• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sylvia Plath – poetja tronditëse e shekullit XX

January 19, 2021 by dgreca

Nga Nga Gladiola Jorbus/

Sylvia Plath ishte një poete, noveliste dhe shkrimtare amerikane. Ajo ka lëvruar zhanrin e poezisë rrëfyese dhe është e mirënjohur për vëllimet e botuara, ‘Kolosi dhe Poemat e tjera dhe Ariel’ si dhe ‘Kavanozi i ziles’, një roman gjysmëautobiografik i botuar pak para vdekjes së saj. Në 1982, ajo fitoi çmimin ‘Pulitzer’ pas vdekjes për Poemat e Mbledhura.

Lindur në vitin 1932 në Boston, Masaçusets, Plath studioi në Kolegjin Smith dhe në Newnham College në Kembrixh, Angli. Ajo u martua me poetin anglez Ted Hughes, me të cilin fillimisht jetuan në Shtetet e Bashkuara, e më pas në Angli. Sollën në jetë dy fëmijë, para se të ndaheshin nga njëri – tjetri.

Sylvia Plath ishte një nga poetet më dinamike dhe të admiruara të shekullit XX. Vepra e saj tërhoqi vëmendjen e një numri të madh lexuesish, të cilët konstatuan në vargun e saj njëjës, një përpjekje për të përshkruar dëshpërimin, emocionin e dhunshëm dhe obsesionin me vdekjen. 

Në revistën e librit në New York Times, Joyce Carol Oates e përshkroi Plath si “një nga poetet më të famshme dhe më të diskutuara të pasluftës që shkruajnë në anglisht.” Intensivisht autobiografike, poemat e Plath-it hulumtojnë ankthin e saj mendor, martesën e saj të trazuar me poetin Ted Hughes, konfliktet e saj të pazgjidhura me prindërit dhe vizionin e saj për veten.

 Sylvia shkroi për natyrën, ose për kufizimet shoqërore të individëve, duke e zhveshur poezinë e saj nga penelatat zbutëse. Përkundrazi, përmes procesit të të shkruarit, ajo shprehu frikën parësore, kontradiktat, tensionin. Poezitë e Sylvia Plath i nënshtrohen imagjinatës së egër, të lënduar, hedhin imazhe dhe fraza me energjinë e një kali të arratisur.

Në veprën e Plath-it vërejmë përdorimin e paqartë të teorisë psikoanalitike dhe kjo na fton të rivlerësojmë lidhjet e vendosura nga kritikët midis poezisë rrëfyese dhe psikanalizës. Përcjellja e vetvetes, kufijtë e kujdesit të të folurit dalin në pah në poezitë e saj, të cilat lexohen në formë sipërfaqësore, madje duket se ilustrojnë teoritë e Frojdit. 

Sylvia Plath nuk e përdor psikanalizën thjesht për të hetuar thellësinë e pavetëdijes së saj. Prania e këtij ligjërimi dëshmon interesin e saj të përjetshëm për për të strukturuar veten. 

Referencat e shumta ndaj miteve, përrallave dhe folklorit në poezi të mbështetura fort në teorinë psikoanalitike, sugjerojnë se kjo e fundit nuk është, veçse një nga shumë format narrative mbi të cilat Plath-i modelon imazhin e psikikës së saj. 

Kjo mënyrë i siguron asaj një mori personazhesh dhe embrionesh narrative të cilat ajo i përdor si pikënisje, duke i lakuar konceptet frojdiane sipas qëllimeve të veta. Psikoanaliza është kthyer në kokën e saj pasi tallja-hermeneutike (metoda e interpretimit të tekstit) e Plath-it vë në lëvizje metaforën dhe identifikimet shtrembëruese të cilat nuk i japin qasje tjetrit, por e kthejnë atë në një krijim letrar.

Plath pyet veten nëse përpjekja e saj për përsosmëri vallë a do të sjellë ndonjëherë fryte dhe a do të shfaqet së jashtmi:

‘Kurrë, kurrë nuk do ta arrij përsosmërinë që dëshiroj me gjithë shpirt – pikturat e mia, poemat, historitë e mia – të gjitha pasqyrime të dobëta … Shkrimi është dashuria e parë e jetës sime. Unë kurrë nuk mund të jem një shkrimtare e ngushtë dhe introverte, ashtu si janë shumë të tjerë, sepse shkrimi im varet aq shumë nga jeta ime.

Plath-i ka vuajtur nga depresioni gjatë pjesës më të madhe të jetës së saj dhe i është nënshtruar terapisë elektrokonvulsive (ECT). Fundi i saj qe tragjik. U vetëvra. Ajo që e shtyu Sylvia Plath (vajzën e profesorit emigrant gjerman Otto Plath) drejt vdekjes ishte e dhimbshme, por e qartë për psikiatrin e saj: depresion klinik. 

Nga ana tjetër, pasi poetja e mrekullueshme, kreu vetëvrasje më 11 shkurt të vitit 1963, miqtë, adhuruesit dhe biografët e saj ishin të etur për të fajësuar dikë për këtë tragjedi, një zuzar prej mishi dhe gjaku. Më potenciali ishte bashkëshorti i saj poeti Ted Hughes, i cili e kishte braktisur Sylvian dhe dy fëmijët e tyre të vegjël për të dashurën e tij Assia Esther Wevill. Përkthyesja gjermane, u kish shpëtuar nazistëve në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe kishte emigruar fillimisht në Palestinë, e më vonë në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo përjetoi një lidhje 6-vjeçare me poetin Ted Hughes, por vrau veten dhe vajzën e tyre katër vjeçe Shura duke përdorur një furrë me gaz, vdekje e ngjashme me vetëvrasjen e gruas së parë të Hughes, Sylvia Plath.

Fakti që dhe Assia kreu vetëvrasje pas gjashtë vitesh në të njëjtën mënyrë si gruaja e tij, Sylvia duke lënë hapur gazin e sobës, vulosi fajësinë e Hughes. Në një letër drejtuar mikut të tij të ngushtë Lucas Myers, T. Hughes reflekton nga ana e tij për vdekjen e dy grave që deshi. Në letër rrëfen se për vdekjen e gruas së tij, Sylvia Plath, shkaktare ishte “vendosmëria e tij e sëmurë”, ndërsa në rastin e së dashurës shkaktare ishte “pavendosmëria e tij e sëmurë”.

Martesa midis Plath dhe Hughes u shtri në vitet (1956 – 1963). Ajo konsiderohet si një nga martesat më të shqyrtuara e detajuara, në historinë e letërsisë së shkruar në anglisht. 

Gjithsesi, poetja amerikane Sylvia Plath (jetës së të cilës i është kushtuar filmi ‘Sylvia’ një prodhim i vitit 2003, interpretuar nga ylli hollivudian Gwyneth Paltrow), edhe pse jetëshkurtër, ka lënë gjurmën e saj të pashlyeshme në botën e letrave. 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Gladiola Busulla, SYLVIA PLATH

FASLLI HALITI SJELL SYLVIA PLATH NE SOFREN E DIELLIT

December 12, 2015 by dgreca

 SYLVIA PLATH 1932 – 1963/

Sylvia Plath (Boston, 27 tetor 1932 – Londër, 11 shkurt 1963) ishte një poete dhe shkrimtare amerikane./

Lindur në një lagje të Bostonit nga prindër gjermanë emigrant, dhe nëna e saj, Aurelia Schober, i përkiste një familje austriake mërgoi në Masaçusets, e mësuar të flasë vetëm gjermanisht në shtëpi, ndërsa babai i saj, Oto Emil Plath, profesor kolegji, bir i prindërve gjermanë , u zhvendos në Amerikë në moshën 16 -të vjeç, më vonë duke u bërë një entomolog i respektuar, veçanërisht në fushën e bletëve.

E njohur kryesisht për poezitë e saj, ajo ka shkruar edhe romanin gjysmë-autobiografik Kambana prej qelqi (The Bell Jar) nën pseudonimin Victoria Lucas. Protagonistja e librit, Esther Greenwood, është një studente e shkëlqyer i Smith College, e cili fillon të vuajë nga psikoza gjatë një stazhi pranë një gazete femërore mode njujorkeze . Trama ka një paralele me jetën e Plathit, e cila kaloi një periudhë pranë revistës femërore Mademoiselle, pas së cilës, në kthetrat e një gjendjeje të fortë depresioni, tentoi vetëvrasje.

Vdiq në moshën 30-vjeçe me vetëvrasje.

 

 

TULIPANËT

Tulipanët janë shumë nervozë, është dimër këtu,
Shiko si çdo gjë është e bardhë, e qetë, me dëborë.
Mësoj paqen, ndërsa prehet e qetë afër meje
si drita mbi këto mure të bardha, si ky shtrat, si këto duar.
S’jam askushi, s’kam të bëj me shpërthimet.
I dhashë emrin tim dhe rrobat e mia infermiereve,
historinë time anestezistit dhe trupin tim kirurgëve.

Kanë mbështetur kokën time midis jastëkut dhe buzës së çarçafit
si një sy midis qepallave të bardha që s’do të mbyllen.
Bebëz budallaqe, duhet të grumbullosh gjithçka.
Infermieret kalojnë dhe rikalojnë, nuk turbullojnë,
kalojnë si pulëbardhat drejt tokës me skufjet e tyre të bardha,
duke bërë gjëra me duar, të barabarta me njëra-tjetrën,
kështu që është e pamundur të thuhet se sa janë.

Trupi im është një gur për ata, bëhen gati si uji
për gurët mbi të cilët duhet të rrjedhë, duke i lëmuar me mirësjellje.
Më japin topitje me gjilpërat e halave xixëlluese, më japin gjumë.
Tani kam humbur veten time, jam e lodhur nga bagazhet –
Çanta ime prej lëkurë si një kutizë e zezë pilulash,
burri dhe fëmija im
buzëqeshin në fotografinë familjare;
buzëqeshjet e tyre më mbërthejnë lëkurën, grepa të vegjël të buzëqeshur.

Kam hedhur gjëra në det, unë, anija tridhjtëveçare.
bashkangjitur fort tek emri im dhe tek adresa.
Ata kanë fshirë të gjitha ndjenjat e mia.
E frikësuar dhe e zhveshur mbi barelën e gjelbër plastike
Kam parë çajnikun tim, komonë e rrobave, librat e mi
të zhyten thellë, si dhe ujin t’më arrijë mbi kokë.
Jam një murgeshë tani, nuk kam qenë kurrë kaq e pastër.

Nuk doja lule, doja vetëm të shtrihesha,
me pëllëmbët lart krejtësisht boshe.
Të jesh i lirë, s’e keni idenë se sa të lirë jeni-
paqja është kaq e madhe sa të verbon,
S’ kërkon asgjë, një etiketë me emrin, ndonjë çikërrimë.
Me këtë, më në fund, i mbyllin të vdekurit; i përfytyroj
duke e mbllaçitur si një meshë kungimin.

Tulipanët janë tepër të kuq në radhë të parë, më plagosin.
Edhe nëpërmjet dhuratës së paketuar si dhuratë i dëgjoja të merrnin frymë ngadalë,
nëpërmjet fashës së bardhë, si një fëmijë monstruoz.

Faqekuqët i flasin plagës sime, i përgjigjen.
Janë tradhtarë:duken se valëzojnë, edhe nëse më tërheqin poshtë,
duke më ngatërruar me gjuhën e tyre të beftë e me ngjyrën,
një duzinë tulipanësh të kuq të plumbtë rreth qafës sime.

Më parë asnjë s’më përgjonte, tani po më përgjojnë.
Tulipanët kthehen drejt meje, dhe dritarja pas
ku drita çdo ditë zgjerohet e hollohet,
unë shoh veten, madje, qesharake, hije letre e riprerë
midis syrit të diellit dhe syve të tulipanëve,
nuk kam fytyrë, kam dashur të shuhem.
Tulipanët gjallërues konsumojnë oksigjenin tim.

Para se të vinin atmosfera ishte mjaft e qetë,
Pulsonte, frymëmarrje pas frymëmarrjeje, pa ndërprerje.
Pastaj tulipanët e mbushën me zhurmë të madhe.
Tani ajri i shtyn dhe i vërtit përreth si lumë
i shtyn dhe i shtjell rreth një makine të kuqe-ndryshku të thellë.
Koncentrojnë vëmendjen time që ishte e lumtur
duke luajtur e duke pushuar pa u angazhuar.

Edhe muret duken se u ngrohën midis tyre.
Tulipët duhej të qëndronin pas hekurave si kafshë të rrezikshme;
hapen si goja e një tigri të madh afrikan,
dhe unë kujtohem për zemrën time: hap e mbyll
vazon e saj të gonxheve të kuqe për dashurinë time të vërtetë.
Uji që shijoj është i ngrohtë dhe i kripur si deti,
dhe vjen nga një vend i largët si shëndeti.

 

DELE NË MJEGULL

 

Kodrat kridhen në të bardhë.

Njerëz apo yje më shohin me trishtim, i zhgënjej.

 

Treni lë prapa një rrugë me vazhdë frymëmarrjeje.

Oh ngadalë kale ngjyrë ndryshku, thundra, kambanat të dhimbshme.

 

Gjithë mëngjesin që

mëngjesi është duke u nxirë, një lule e lënë jashtë.      

 

Kockat e mia përfshijnë palëvizshmërinë, fushat

e largëta më shkrijnë zemrën.

 

Kërcënohem

Që të më lenë të hyj në një qiell

pa yje dhe pa baba, një ujë i zi.

Përktheu: Faslli Haliti

Filed Under: Featured Tagged With: nga Faslli Haliti, poezi, SYLVIA PLATH

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT