“Bab’ Tahiri , ka qenë një patriot e atdhetar , anti komunist, i cili gjithë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi kombit dhe Atdheut, Kosovës e trojeve shqiptare, duke skarifikuar çdo gjë – prej nga jeta e tij në Shqipëri, Kosovë dhe së fundi rrugëve të kurbetit, në SHBA edhe kur atij iu rrezikua edhe jeta”, tha Dr. Buçaj./
Nga Beqir Sina/NEW YORK CITY : Studjuesi e poeti kërrnajas, Halil Zeq Hajdaraj, u dhurojë dje Vatranëve, librin me përshkrime Bab’ Tahiri i Kosovës : (Tahir Curran Kerrnaja) . Dhurata e librit të Hajdarjat, në lokalin “Çakori” në Bronx, Nju Jork, u shoqërua me një diskutim rreth aktivitetit dhe veprimtarisë së Bab’ Tahirit, si e thërrisnin Tahir Curran – Kërrnajën, shqiptarët e Amerikës, dhe nënshkrimet e autorit për miqt e tij vatranë – Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare Vatra, Dr. Gjon Buçaj, anëtari i Keshillit z. Zef Bala, Advisory Board Sejdi Husenaj dhe Zef Përndocaj.
Ndërsa, foli për figurën e Bab’ Tahirit, në SHBA, duke falenderuar me këtë rast edhe autorin, e librit Halil Hadaraj, kreu i vatranëve në SHBA, Dr. Buçaj, gjeti rastin t’i drejtojë atij vetëm fjalë , përgëzuese përzgjedhjen e materialeve të pasqyruara në libër.
“Bab’ Tahiri , ka qenë një patriot e atdhetar , antikomunist, i cili gjithë jetën e vet ia kushtoi Kombit dhe Atdheut, Kosovës e trojeve shqiptare, nën sundimin sllavo-komunist, duke skarifikuar çdo gjë – prej nga jeta e tij në Shqipëri, Kosovë dhe së fundi rrugëve të kurbetit, në SHBA edhe kur atij iu rrezikua edhe jeta”, tha Dr. Buçaj.
Me këtë rastë Sejdi Husenaj, i cili ishte dhe organizatori i këtij, takimi, solli nga njohja e tij, disa kujtime nga më të vështirat, dhe më në rrezik të jetës së Bab’ Tahirit, në Nju Jork, ku ai jetonte.
“Bab’ Tahiri, tha Husenaj, ia kushtoi gjithë jetën kuazës së atdheut të tij. Tahir Kërnaja, i njohur nga shqiptarët si “Babë Tahiri”, ose njeriu i demostratave në Shtetet e Bashkuara për Kosovën dhe të drejtat e tyre në trojet etnike, ishte në ato vite të errëta, trim dhe frymëzues, edhe për brezin e sapoardhur të shqipëtarëve në SHBA, simbas mikut të tij veprimtarit Sejdi Husenaj.
Husenaj, kujtojë një rast pikërishtë, në një kohë kur UDB-ja, Jugosllave po eleminonte një e nga një në Perëndim të gjithë kundërshatarët politikë të regjimit, me një efikasitet dhe mizori që linte pas dhe KGB-nën ruse, “Tahir Kërnaja, tha ai ishte në një lagje të Nju Jorkut, cak i një sulmi të egër fizik, nga persona të panjohur, sa desh i morën edhe jetën atij”.
Zef Balaj, një vatran i orëve të para ka komentuar dhe rikujtuar pjesë nga jeta e shqiptarëve të Amerikës, partiotëve dhe atdhetarve, anti komunistëve të përbetuar në mërgim, duke folur edhe për kontributin e tyre, historik në dekada për çështjen shqiptare.
Libri me përshkrime :”Bab’ Tahiri i Kosovës : (Tahir Curran Kerrnaja)” në vend të parathënies nisë me një letër të Preisdenti historik të Kosovës, të ndjerin Ibrahim Rugova më 15 Shtator 2002, drejtuar Familjes së gjerë Kërrnaja, vëllezërve Sejdi dhe Zabit Bytyçi, zotni Harry Bajraktari, zotni Rrustem Geci, Profesor Sami Repishti, shqiptarëve të Nju Jorkut, dhe Amerikës, me rastin e vdekjes së veprimtarit Tahir Kërrnaja, ku ai shpreh ngushëllimet e thella të tij dhe popullit të Kosovës.
Më pas libri ka Bab Tahirin në mesin e bashkëatdhetarëve, disa kujtime dhe rrëfime nga ata që e kanë njohur nga afër Tahir Kërrnajën, faksimile, letra dhe dokumeta drejtuar kancelarive dhe personaliteve botërore, për Kosovën dhe shtypjen e shqiptarëve nën sundimin e Jugosllavisë, dhe disa shkrime të gazetes shqiptaro amerikane – Illyria, gazetës Dielli dhe Bota sot, në SHBA.
Materiali i botuar në këtë libër, përbëhet nga disa përshkrime të botuara edhe më parë, ku përfshihen disa memorandume të rëndësishme, drejtuar kancelarive, dhe organizatave botërore më prestigjoze të asaj kohe si OKB-ja e tjerë, letra e telegrame drejtuar presidentëve të shteteve më të mëdha të botës, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Brukselin, Bonin, Londër, Tiranën dhe Beogradin, e tjer, artikuj për Kosovën në gazetat më të njohura të kohës, shqiptare dhe të huaja, fletushka të shpërndara nga patrioti i flakët Tahir Kërnaja, të cilat u shpërndanë nëpër sheshet e qendrat e Uashingtonit dhe New Yorkut.
Në libër theksohet se si shqiptarët e Amerikës së bashku me disaporën shqiptare në botë, dolën në mbrojtje të të drejtave të shkelura, dhe se si këta shqiptarë u bënë zëri i shqiptarëve për lirinë e shqiptarëve etnikë, që ishin të shtypur në ish Jugosllavi, e cila nuk egzistonë më, mbas shkërmoqjes së saj.
Libri ka edhe disa rrëfime mbi “Vrasjen e Qemal Stafës” në kontekst të emrit të Tahir Kërrnajës. Vdekjen e paralamëruar e Bab Tahirit, ushtarit të kombit lajmëtarit të lirisë, si e quan autori, 30 vjet bashkëpunim me prof. Peter Prifti, polemikat në internet pas vdekes se Tahir Kërrnajës, dhe delegacionin që përcolli eshtrat e Bab Tahirit, nga Amerika në Kosovë, e tjer.
Në ballinë libri ka një fotografi të vjetër bardh e zi të Bab Tahirit me plis në kokë duke pozuar para protretit të një shqiptare të Kosovës studenten heroinë Hanife Berisha, e varë më 27 Nëntorë 1968 nga dora e UDB – Juogosllave.
Në koopertinën e fundit është Halil Zeq Hajdaraj, si autori i nëntë librave:”Bajram Hazir Rrogami : monografi : sipas kujtimeve të Rrustem Rrogamit” 2001-“Plepi lakuriq : fabula dhe humor, 2003,“Pas gjuetie : vjersha dhe fabula për fëmijë 2008-“Gashi i Gurit / monografi, 2010-“Kukuli dhe kukuljanët / monografi 2010-“Fjalor shqipnisht-shqip / 2012-“Bab’ Tahiri i Kosovës : (Tahir Curran Kerrnaja) / Halil Z. Hajdaraj; Miranda Goleci”-“Mungesë informacioni; gozhda dhe sharra; Grepi dhe karremi; Ankesa e veshit / Halil Z. Hajdaraj”- “Fabula ; [poezi] / Halil Z. Hajdaraj”