Ne Foto:Clearwater ceremonia e festimit te 105 vjetorit te themelimit te Vatres/
Kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes Dr. Gjon Bucaj, i shoqeruar nga zonja e Tij Nikoleta, nga anetari i Kryesise dhe arketar i Vatres Marjan Cubi me zonjen Dila, si dhe nga anetari i Keshillit te Vatres, Eduard Bucaj, prej disa ditesh po ndjekin nga afer mbledhjet e degeve te Vatres ne shtetin e Florides, ne prag te Kuvendit te Vatres qe do te zhvillohet ne Nju Jork me 10 qershor 2017. Ne shtetin e Florides aktualisht e zhvillojne veprimtarine 4 dege te Vatres.
Ne Foto:Me nxenesit e shkolles shqipe/
Takime u organizuan nga deget ne Tampa, Jacksonville, Orlando. Ne Clearwater, u organizua edhe festimi i 105 vjetorit te themelimit te Vatres. Po percjellim informacionin e deges se Vatres ne Tampa-Clearwater:
105 vjetori i krijimit të Vatres u kremtua nga Vatranet dhe bashkatdhetare ne qytetin e Clearwater, Florida. Me kete rast vizituan degen e Vatraes neTampa kryetari i Vatres Dr. Gjon Bucaj, arketari I Vatres Z. Marian Cubi dhe bashkeshortet e tyre të nderuara. Ne kete mbremje festive moren pjese kryetari i ri i deges se Washington D.C z. Armin Zotaj dhe anetari I bordit të kesaj dege z. Eduard Bucaj. I pranishem ishte miku i Vatres nga McDill Air Force base Colonel Walt Pjetraj me origjine shqiptare.
Ne Foto:Nga atkimi ne Jacksonville/
Mbremja u hap me himnin e flamurit Amerikan dhe flamurit shqiptar. Kryetari i deges Vatra Tampa z. Tasim Ruko pershendeti mysafiret dhe të gjithe bashkeatdhetaret duke perkujtuar sakrificen mbi nje shekullore të gjithe parardhesve qe kontribuan per të mbajtur zjarrin e Vatres shqiptare të ndezur ne Diaspore. Fjalimin e rastit e mbajti Dr. Bucaj ku pershkroi punen patriotike të gjithe brezave qe kontribuan ne mbijetesen shekullore të Vatres dhe misionin e Vatres per të percuar gjuhen, traditat dhe kulturen ne brezat e rinj ne Diaspore. Dr. Bucaj shprehu kenaqesi qe ishte I pranishem per here të pare ne Clearwater dhe falenderoi degen e Vatra Tampa per punen dy vjecare dhe mbarevajtjen e shkolles Shqipe “Vatra”. Ai gjithashtu permendi qe eshte e rendesishme qe të vazhdoje harmonia midis besimeve fetare per gargantuar bashkim dhe tolerance ndermjet shqiptareve.
Me pas, të gjithe pjesemarresit u ndjen krenar dhe u mallengjyen nga vargjet e kenges dedikuar Vatres per 105 vjetorin e krijimit nga kengetari i mirenjohur i serenatave korcare z. Mihallaq Andrea. Me pas Dr. Bucaj dhe Z. Ruko shuan qirinjte e tortes me mbishkrimin Gezuar 105 Vjetorin.
Mbremja vazhdoi deri ne oret e vona të nates me muzike nga të gjitha trevat dhe me nje menu të pasur tradicionale shqiptare ofruar nga restoranti Jessi’s restaurant.
Vatra Tampa falenderon të gjithe bashkeatdhetaret qe moren pjese ne kete pervjetor dhe të gjithe vullnetaret qe e bene kete mbremje me speciale.
Shenim: Se shpejti do te kemi nje informacion me te zgjeruar per aktivitetet e zhvilluara ne deget e Florides.