Takim i bukur festive me vajzat dhe grate Shqiptare ne Jacksonville,Florida/
Komuniteti i grave dhe Shoqata “VATRA” ne Jacksonville, Florida, me rastin e 8 Marsit , Dites Nderkombetare te Gruas, , organizoj nje mbasdite festive ne perkujtim te perpjekve dhe sakrificave te shume grave per te fitue te drejtat e tyre legjitime.Salla e restorantit “Maggiano” ne Town Center ishte mbushur me bukuri e madheshti Shqiptare.Qindra gra dhe vajza ishin mbledhur grupe-grupe, duke u pershendetur e biseduar me njera-tjetre, pa mundur te fshehin edhe nji pike loti mallengjyes por edhe gezimin dhe lumturine per kohen e shkuar dhe arritjet e tyre ne token e bekuar Amerikane, qe mbetet pararoja dhe simbol i lirise dhe demokracise per mbare boten.Grate Shqiptare i gjen sot ne Amerike . jo si skllave te dikurshme te sistemit ma SATANIK ne bote, atij komunst, por tashme ato jane te pavarura ne profesionet e tyre si mjeke, mesuese, ekonomiste e ne shume profesione te tjera ku ato punojne.
E ftuara e nderit ne kete eveniment ishte zonja Ermira Babaliu, e cila me zanin e saj te ambel e plot melodi, e ndezi sallen me kange e valle per kater ore rresht. Repertori i saj i pasur, solli edhe njehere gjithe muziken shqiptare ne Jacksonville, duke na bere qe te ndjehemi edhe nje here sikur te ishim fizikisht ne vendin tone.
Interesante ishte konkursi”Belly Dance” sponsorizuar nga Ermira Babaliu, ku kunkurrentet shpalosen
me finese artin e tyre duke shpalle edhe tri fitueset ma te mira.
Gjitheashtu, u vu ne dukje dhe u vleresuan shume gra dhe vajza per kontributin
e tyre ne ruajten e kultures dhe zhvillimin e gjuhes shqipe ketu ne Jacksonville.
Nji rol te madh luan edhe “VATRA” ne bashkimin e komunitetit dhe sidomos ne hapjen e shkolles Shqipe,ku ne qender te saj mbetet gjithnji afrimi i sa me shume femijve per te mesuar gjuhen tone amtare ne menyre qe te mos harrojme te kaluaren pasi gjuha asht menyra ma e bukur per te na mabjte te lidhur me vendin e te pareve tane,aq ma teper qe Amerika ofron mundesine per te ruajtur trashigimine kulturore te cdo etnie.
Kjo feste , pervecse historise se saj, ishte edhe nji rast i dobishem per te na bashkuar si gra e motra,
te ndare me njera-tjetren momente qe do mbesin ne kujtesen e seciles prej nesh per nje kohe te gjate.
Cdo feste ku bashkohemi, eshe nje burim i se mires tone te perbashket, prandaj ne gjithemone kemi se cka te mesojme nga njeri-tjetri.
Ne perfundim, deshta te falenderoj edhe bashkepunetoret e mi per organizimin e ketij evenimente, znj.Shpresa Gallo e z. Adriatik Spahiu.
Per Gazeten “Deilli’ nga Jacksonville, Florida, Vasilika Dhimitri-Mato