-Në bazë të marrëveshjes fillestare të vitit 2011/PRISHTINË, 4 Prill 2016/ Në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të dyja palët kanë rikonfirmuar që do të zbatojnë marrëveshjen për pranimin reciprok të diplomave profesionale dhe akademike. Kjo u bë e ditur pak më parë në një njoftim të dërgur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.Theksohet se, diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE. Pas këtij vërtetimi mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike.
Njohja profesionale do të bëhet nga organet qeveritare përkatëse, brenda maksimumi 90 ditësh pas pranimit të aplikacionit dhe me një tarifë e cila është e barabartë me 50 euro ose ndonjë shumë të barabartë me të. Njohja profesionale do të konsiderohet e mjaftueshme për mundësi punësimi, përfshirë këtu edhe në organet qeveritare.
Njohja akademike do të nevojitet për vazhdimin e studimeve; procedurat do të varen nga institucioni individual i arsimit të lartë dhe do të kenë një afat të përgjithshëm prej pesë muajsh. Të gjitha certifikatat që janë marrë më herët në EUA do të njihen nga të dyja palët. Diplomat e vërtetuara tashmë nga EUA mund të dorëzohen direkt për njohje. Palët do t’i procesojnë ato që nga 4 prilli 2016. Të gjitha njohjet e mëparshme të diplomave do të trajtohen të vlefshme.
Për më tepër, palët janë pajtuar të zgjerojnë fushëveprimin e marrëveshjes së vitit 2011 për të përfshirë edhe këto nivele arsimimi: arsimi i lartë (Bachelor, Master dhe PhD) dhe arsimi para-universitar (fillestar, sekondar, edukimi profesional dhe niveli i pestë i kualifikimit sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimit). Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë këtë proces përmes financimit të një projekti që do të lehtësojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje në fazën fillestare të certifikimit. Hollësitë për modalitetet e këtij projekti dhe partnerin(ët) e përzgjedhur implementues do të shpallen në një fazë më të vonshme.Në ndërkohë, kërkohet që aplikuesit e interesuar t’u drejtohen ministrive përkatëse të arsimit për të dorëzuar aplikacionet e tyre./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.