• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bordi i AKP-së në Kosovë diskuton për Trepçën, drejt studimit të fizibilitetit

May 30, 2016 by dgreca

-U diskutua edhe lidhur me zhvillimet në Ndërmarrjen Shoqërore Pallati i Rinisë në Prishtinë/

PRISHTINË, 30 Maj 2016-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e saj të 76, të kryesuar nga Petrit Gashi, ku u informua nga menaxhmenti i Agjencisë me aktivitetet e fundit, ndërsa diskutoi edhe për ndërmarrjen Trepça.Në lidhje me këtë ndërmarrje nën administrimin e AKP-së, Bordi shqyrtoi raportin mujor të punës mbi situatën në këtë ndërmarrje dhe u informua lidhur me tenderin e hapur të prokurimit për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale për studimin e fizibilitetit të Trepçës.

Agjencia  Kosovare  e  Privatizimit – Zyra për Marrëdhënie me Publik dhe Media në njoftimin e dërguar sot bën të ditur edhe se, Bordi diskutoi për raportet e Komitetit të Auditimit në lidhje me aktivitetet e auditimit të brendshëm dhe për draft raportin vjetor për vitin 2015  të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe lidhur me zhvillimet në Ndërmarrjen Shoqërore Pallati i Rinisë në Prishtinë, në likuidim prej datës 28 prill 2016, për hapat në vazhdim, gjithnjë duke pasur parasysh operimin sa më të mirë të kësaj ndërmarrjeje dhe aktiviteteve kulturore e sportive që zhvillohen në hapësirat e Pallatit. Në mënyrë specifike u potencua kujdesi i veçantë ndaj punëtorëve të kësaj ndërmarrje gjatë procesit pas vendimit për futje në likuidim.

Gjithashtu Bordi u informua lidhur me kërkesën nga New Co Ferronikeli për qasje në një pjesë të hekurudhës përmes një pjese të parcelës të Ndërmarrjes Shoqërore MIM Golesh.

Bordi aprovoi Raportet e Komisionit për Përcaktimin e Statusit të ndërmarrjeve duke e përcaktuar Organizatën Bazë të Punës së Bashkuar Derivate të Naftës në Prishtinë – Ndërmarrje Shoqërore Ina Trgovina-Zagreb, si aset në pronë shoqërore. Bordi poashtu shqyrtoi dhe aprovoi marrëveshjen për transferimin e aseteve të Ndërmarrjes Shoqërore Kosovatrans (njësia në Malishevë) në Ndërmarrjen Publike Stacioni i Autobusëve Malishevë.

Në vazhdën e finalizimit të procedurave të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi aprovoi disa Raporte të shpërndarjes së mjeteve në likuidim, përkatësisht për ndërmarrjet, si në vijim: 1. Kosova Control, 2.  Derma Commerce, 3. JugoBanka , 4. Fonderia Emaili, 5. AgroDukagjini, 6. Ramiz Sadiku, 7. EnergoInvest , 8. Mekanizimi, 9. Ingeniering, 10. Koritniku, 11. Prizren Market, dhe 12. “25 maji”. Fondet e miratuara për shpërndarje për këto 12 ndërmarrje janë 4, 199, 489. 21 euro.

Bordi poashtu u informua me raportet finale të Likuidimit të NSH-ve pa asete: KB Vitomirica – Pejë, Shoqata Auto Moto – Prizren, dhe Bibaj – Gjilan, të cilat me automatizëm i paraqiten Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për vendim final për mbyllje të tyre. Bordi poashtu shqyrtoi dhe aprovoi rekomandimet e Komisionit për banesat e NSH-ve që ndërlidhen me 37 banesa në pronësi shoqërore të trajtuara sipas Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

Bordi miratoi për dhënie me qira disa asete të NSH-ve. Mbledhja e radhës së Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet gjatë muajit qershor. Agjencia Kosovare e Privatizimit Vitin e Ri 2016 e ka nisur me Bordin e Drejtorëve, të ri, të munguar në 2015-ën. Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit emërimi i Bordit të Drejtorëve  të saj në fundin e seancës përmbyllëse të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe konstituimi i këtij Bordi në ditën e fundit të vitit 2015 ishte një ngjarje e rëndësishme dhe e pritur gjatë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bordi i AKP-së në Kosovë diskuton për Trepçën, drejt studimit, të fizibilitetit

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT