• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDAL DEGRADIMIT TË SOVRANITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS NGA EUROPIANËT

February 21, 2014 by dgreca

 “Amerikanët duhet ta ndalin degradimin e sovranitetit shtetëror të Kosovës nga europianët”/

Nga Jusuf Buxhovi*/

Të marrësh pjesë në një manifestim të “Vatrës” është nder i madh. Ndërsa të jesh mysafir i veçantë si ky, me rastin e shënimit të gjashtë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është privilegj i madh.

Por, të jesh mysafir në një manifestim të tillë, ku duhet të thuhet diçka, njëherësh do të thotë edhe përgjegjësi tepër e madhe, ngaqë kjo, krahas falënderimit gjithë atyre që i ndihmuan procesit historik të jetësimit të shtetit të Kosovës, e ku roli i komunitetit shqiptaro-amerikan ishte i madh,nënkupton edhe një qasje kritike ndaj një zhvillimi në të cilin ndodhet shteti i Kosovës nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, qasje kjo që ka për qëllim që atij t’i ndihmohet në mënyrë që ai të përmbyllet në përputhje me idealin e atyre që e projektuan dhe punuan që ai të vihet në binarët historik.

Shikuar nga ky këndvështrim, mund të thuhet se shteti i Kosovës, në këtë gjashtë vjetor gjendet para sfidës të përmbush premtimin e ideatorëve të saj, pra që të bëhet i pavarur dhe të mbetet në kursin perëndimor,  apo, si një projekt ndërkombëtar, me konceptin e qytetarisë dhe në emër të integrimeve evropiane, të rrëshqasë në një të ardhme sa të paqartë e të pasigurt?

Edhe pse sekush e di se Kosova jashtë tutelës së Beogradit nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e ndërkombëtarëve, veçmas të SHBA-ve, që ishin promotor i procesit të nxjerrjes së saj nga pushtimi serb, megjithatë jetësimi i pavarësisë, si një proces që duhet të përfshijë pa përjashtim që të gjithë qytetarët e saj në përputhje me kriteret e të drejtave elementare qytetare, ka rrezik që atë ta dëmtojë, ose ta degradojë deri te përmasat e humbjes së sovraniteti të saj  politik dhe shtetëror madje, po qe se sendërtimi i të drejtave të pakicës serbe lidhen me pranimin e rolit politik të Serbisë në këtë çështje, prapa të cilit shfaqen ambiciet e hapura të Beogradit që me anën e instrumentalizimit të mëtutjeshëm të kësaj çështje, të arrihet ndarja e brendshme e Kosovës, sipas kutit të saj, që pastaj, mund të çojë edhe të ndonjë ndarje tjetër faktike, destabilizuese për gjithë rajonin dhe më gjerë.

Nëse shihet planimetria dhe kahu i bisedimeve të deritanishme midis Prishtinës dhe Beogradit, që po drejtohen nga përfaqësuesja e Bashkimit Europian zonja Eshton, fitohet përshtypja se këto bisedime më pak kanë si qëllim që Kosova të zgjidh problemet e saj të brendshme (përfshirë këtu atë të integrimit të pakicave që shfaqet si parakusht për normalizimin marrëdhënieve me Serbinë), e më shumë atë të krijimit të një raporti partneriteti midis BE-së dhe Serbisë, ku mimikria e bisedimeve me Kosovën dhe gjoja gatishmëria e normalizimit të marrëdhënieve me të, të shërbejë si një alibi që asaj t’i plotësohen kushtet që ajo të përfshihet në procesin e pranimit në Bashkimit Europian.

Andaj, ky zhvillim dhe kjo ecuri, që gjithnjë e më shumë po i nxjerr në pah skenarët jo vetëm për ndarjen e brendshme të Kosovës, por edhe për ndarjen e saj faktike, ka zgjuar shqetësim dhe frikë, gjë që nxjerr në pah nevojën që kjo të thuhet haptas e madje edhe të veprohet që kjo të mos ndodhë, nga rreziku që klasa e tanishme politike e përfshirë në këto bisedime, pa kredibilitet intelektual dhe e shantazhuar nga aferat e ndryshme korruptive dhe  me keqpërdorime ndër më të rëndat, që t’i shpëtojë drejtësisë para së cilës herdo-kudro duhet të dalë, është në gjendje që të pranojë edhe aso zgjidhje që degradojnë shtetësinë e Kosovës dhe interesat e saj pa të cilat ajo nuk mund të funksionojë si shtet. Protestat aktuale të studentëve dhe lëvizjet tjera që po shfaqen nuk mund të shikohen jashtë këtij shqetësimi të madh. Përhapja e tyre e mëtutjeshme nuk mund të lërë të qetë intelektualët e devotshëm, të cilët nuk mund të heshtin apo të rrinë anash karshi zhvillimeve që lidhen me mbrojtjen e shtetit të Kosovës para rreziqeve që po i vinë nga klasa e papërgjegjshme politike, por edhe nga politika evropiane që në vend se ta pranojë dhe ta ndërtojë si shtet të pavarur e demokratik, po i vë fusnota. Elita e ndërgjegjshme intelektuale nuk mund të pranojë retorikën rreth gjoja   integrimeve dhe ardhmërisë  së përbashkët evropiane, kur realitet politike, ekonomike dhe shoqërore, atë po e degradojnë, duke e kthyer në një geto evropiane, ardhmëria evropiane  së cilës kalon nëpër “vullnetin” politik të Beogradit! Shqiptarët e Kosovës  nuk mund të pranojnë që lufta e tyre e gjatë për liri dhe  pavarësi të kalojë në një pazarllëk të hapur të politikave europiane me Beogradin.

Natyrisht se për t’u shprehur ky shqetësim dhe kjo pakënaqësi, e cila po vazhdoi kështu mund të kthehet në një revoltë të hapur, për  adresë të vetme ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, nga fundi i viteve të tetëdhjeta, kur lëvizja jonë kombëtare e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nën moton për liri, demokraci dhe barazi nisi procesin e pandalshëm historik të shkëputjes nga pushtimi serb dhe të rrënimit të ideologjisë komuniste, ishin jo vetëm frymëzues të këtij procesi historik, por u vunë në mbrojtje të tij, duke garantuar edhe suksesin e tij, po qe se shqiptarët do të silleshin në përputhje me parimet e qytetërimit perëndimor dhe të përkatësisë ndaj tij.

Koha tregoi se Shtet e Bashkuara të Amerikës mbajtën premtimin, gjë që për ta nxjerrë Kosovën nga pushtimi i gjatë serb, krahas diplomacisë, e cila nganjëherë dukej se lëshonte pe ndaj Beogradit, përdorën edhe ultima ration, siç ndodhi gjatë fushatës ajrore të mars-qershorit të vitit 1999. Shtet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu, ishin ato që i dhanë fund gjendjes së protektoratit ndërkombëtar, duke u vu në anën e pavarësisë së Kosovës, e cila do të shpallet më 17 shkurt të viti 2008.

Por, siç po shihet, në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të aleatit të madh, për të parandaluar procesin e degradimit të sovraniteti të saj shtetëror, që ka filluar nën trysninë e vendeve evropiane, të cilat, në emër të gjoja parimeve europiane të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, në Kosovë,, gjithnjë e më shumë po e involvojnë interesin e Serbisë! Ky zhvillim i dëmshëm, që si po shihet, mund të prodhojë realitete të tilla politike, që mund të çojnë te ndarja e Kosovës sipas kutit serb, jo vetëm që nuk do të jetë në përputhje me të ashtuquajturën politikë të integrimeve evropiane, por për të kundërtën, ngaqë degradimi i mëtutjeshëm i sovranitetit shtetëror të Kosovës, do të çojë te kthimi i Serbisë në një faktor rajonal, pa marrë parasysh se ajo, deri më dje prodhoi luftëra dhe gjenocide.

Po ashtu, degradimi i sovranitet shtetëror të Kosovës në dobi të Serbisë, nuk mund të jetë as në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,të cilat, janë angazhuar aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Andaj, është koha e fundit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndërhyjnë që të mos lejojnë të përsëritet historia tragjike, të cilës shqiptarët u kanë paguar çmim të madh.( Shkëputje nga fjala përshëndetëse në manifestimin e shoqatës “Vatra” në Nju Jork me rastin e shënimit të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës) )
…

Filed Under: Featured Tagged With: Ndal degradimit, nga europianet, shteterore, te Kosoves, te Pavaresise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT