• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deputetët e Kosovës në Organizatën Botërore të Parlamentarëve kundër Korrupsionit

December 9, 2016 by dgreca

-U mbajt ceremonia e anëtarësimit të deputetëve të Kosovës në Organizatën Botërore të Parlamentarëve kundër Korrupsionit (GOPAC)/0-GOPAC është aleancë e parlamentarëve për të luftuar korrupsionin, fuqizuar demokracinë dhe për sundim të ligjit/0-2PRISHTINË, 9 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  u mbajt sot ceremonia e anëtarësimit të deputetëve të Kosovës në Organizatën Botërore të Parlamentarëve kundër Korrupsionit-GOPAC, me ç’rast u bë edhe themelimi i Degës së GOPAC-ut në Kosovë.

0-3

Fillimisht për rëndësinë e themelimit të kapitullit GOPAC-ut në Kosovë foli Valdete Bajrami,  kryesuese e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe kryesuese e Komitetit të Përkohshëm Drejtues për themelimin e Degës së GOPAC.

Deputetja Bajrami sqaroi se duke pasur parasysh faktin se GOPAC është unik në atë që është rrjeti i vetëm ndërkombëtar i parlamentarëve  të fokusuar vetëm në luftimin e korrupsionit dhe duke pasur parasysh se anëtarët e tij përfaqësojnë më shumë se 50 vende të botës, deputetët e Kuvendit të Kosovës (Valdete Bajrami, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Agim Aliu dhe ish-deputetja Suzan Novobërdali) në bashkëpunim me UNDP-në kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të jenë pjesë e kësaj organizate. Bajrami shprehu besimin e saj se në ditët në vijim do të rritet numri i deputetëve për t’u bërë pjesë e fuqishme e kësaj organizate.

“Duke qenë në mesin e atyre njerëzve dhe duke marrë praktikat më të mira të botës, do  t’i kontribuojmë vendit që të avancojmë luftën tonë të pa kompromis kundër korrupsionit”, tha Bajrami dhe shtoi se në këtë mënyrë përmes përmirësimeve  në fushën e legjislacionit do të avancojnë në këtë rrafsh, për të mos anashkaluar edhe faktin se funksioni i dytë kryesor i parlamentarëve përveç atij ligjvënës është edhe mbikëqyrja parlamentare. Deputetja Bajrami tha se në këtë mënyrë synojnë që me përvojat e tyre që do t’i marrin atje, duke qenë pjesë e kësaj organizate, do ta forcojnë mbikëqyrjen parlamentare në raport me institucionet  zbatuese të ligjit.

Krejtësisht në fund, Bajrami deklaroi se deputetët inicues për anëtarësim në këtë organizatë janë shtyrë nga këto parime: ndershmëri, përgjegjësi, bashkëpunim, si dhe diversitet të parimeve, të cilat promovohen pikërisht nga organizata GOPAC.

Edhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit,  Albulena Haxhiu, tha se duke marrë parasysh shkallën e korrupsionit në vend dhe vështirësitë për ta luftuar atë,  po ashtu bazuar edhe në rolin që kanë si deputetë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,  kanë nisur procedurat e anëtarësimit në GOPAC me ndihmën e UNDP-së,  dhe me disa nga deputetët e Komisionit për Legjislacion, si dhe ish deputetja Suzan Novobërdali.

Kjo sipas Haxhiut meqë  ka qenë nevojë urgjente që të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes, në mënyrë që ligjet që nxirren nga Kuvendi të zbatohen dhe jo të mbesin në sirtarë të institucioneve, si të pazbatueshme.

“Ligjet duhet të mbikëqyren  dhe aty ku kemi probleme t’i avancojmë dhe forcojmë. Si drejtuese e Komisionit për Legjislacion dhe për anëtarët  e këtij komisioni është nder që në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit të jemi edhe zyrtarisht pjesë  e një organizate që promovon vlera dhe  praktika më të mira të qeverisjes së mirë.  Shpresoj që në kohën kur Kosova do t’i futet një reforme të mirëfilltë  të funksionimit të sistemit,  neve si deputetë të na gjejë të përgatitur,  duke njohur mirë sistemet e avancuara dhe ato t’i përshtatim  për vendin. Ne si deputetë duhet të mundohemi që besimin e humbur tek qytetarët  ta kthejmë meqë ata presin veprime konkrete në luftën ndaj korrupsionit”, tha deputetja Haxhiu.

Gjatë kësaj ceremonie foli edhe z. Jean-Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë, për përkrahjen e Zvicrës për luftën kundër korrupsionit në Kosovë. “Pavarësisht  dëmit të madh që korrupsioni ia shkakton shoqërisë, nga e cila përfitojnë disa dhe tjerët dëmtohen,   shpeshherë kjo mbetet e pandëshkuar dhe kjo vlen për shumë vende, duke përfshirë edhe Kosovën.  Jemi në dijeni që korrupsioni ka kosto të lartë sociale dhe ekonomike dhe në këtë mënyrë dobësohet apo zbehet mundësia e zhvillimit të Kosovës. Korrupsioni  është një krim që nuk duhet të tolerohet  dhe duhet të refuzohet dhe të luftohet në disa nivele”, tha Hubert Lebet, duke sqaruar në vijim se Zyra për Zhvillime Zvicerane e ka mbështetur këtë kornizë, ndërkaq shtoi se kjo është një punë e gjatë dhe sfiduese për të gjithë.

”Zvicra do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm që ta mbështesë Kosovën për të përqafuar standardet,  vlerat e llogaridhëniës dhe transparencës”, tha ai, duke shtuar se objektivi i projektit është që të forcojë transparencën institucionale, llogaridhënien, integritetin,   me fokus të veçantë në fuqizimin e qytetarëve dhe qasjen në informacione.

Jean-Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë, përmendi faktin se një nga partnerët kryesor të projektit kundër korrupsionit është Kuvendi i Kosovës, duke mbështetur kështu parlamentarët në avokimin e legjislacionit për ta bërë administratën publike më llogaridhënëse dhe më transparente.

“GOPAC-u, kapitulli i Kosovës do të jetë një fokus në fuqizimin e kapaciteteve të deputetëve për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe për të promovuar  qeverisjen e mirë” tha z. Hubert Lebet, duke uruar kështu deputetët që ta kryejnë këtë funksion me dinjitet dhe me zell.

 

Përkrahjen e vazhdueshme nga UNDP-ja në luftimin e korrupsionit në Kosovë, nëpërmjet një letre e e cila u lexu në këtë ceremoni, e ka konfirmuar edhe znj.Alessandra Roccassalvo, zëvendës-përfaqësuese e përhershme, UNDP Kosovë, (e cila nuk ishte prezente në këtë ceremoni për shkaqe shëndetësore).

Ndërkaq, për themelimin e Kapitullit të GOPAC-ut në Kosovë, për rëndësinë, praktikat ndërkombëtare dhe hapat e radhës, një fjalë rasti mbajti edhe  z. Akaash Maharaj, kryeshef ekzekutiv, nga Sekretariati Global i GOPAC.

  1. Akaash Maharaj  tha se GOPAC është aleancë e parlamentarëve për të luftuar korrupsionin, fuqizuar demokracinë dhe për sundim të ligjit. Ndërkaq vlerësoi se korrupsioni është kërcënim i madh i sigurisë së shtetit dhe i të drejtave të njeriut.

“Statusi i Kosovës në komunitetin ndërkombëtar është i pazgjidhur dhe besojmë se anëtarësimi i Kosovës në GOPAC do të luajë një rol ndërkombëtar  për t’i mundësuar Kosovës që ta zë vendin e saj si një komb i lirë dhe i barabartë me vendet tjera. Kosova është bërë pjesë e GOPAC  për shkak të përpjekjeve të mëdha.

Ne, do të luftojmë me juve dhe për juve, si dhe jemi shumë mirënjohës që e keni marrë këtë vendim”, tha z. Maharaj duke falënderuar  kështu UNDP-në për rolin e vendimtar për t’ia mundësuar Kosovës  anëtarësimin në GOPAC, duke përmendur me këtë rast edhe ambasadën zvicerane, si dhe deputetët e Kuvendit për vullnetin e tyre për t’i shërbyer të mirës shoqërore.

Në këtë ceremoni  një fjalë rasti mbajti edhe z. Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili foli për rolin e Administratës së Kuvendit në përkrahjen e deputetëve të Kuvendit kundër korrupsionit.

“Sot,  kur përmbyllet java ndërkombëtare e antikorrupsionit po konfirmohet gatishmëria dhe vullneti i Administratës së Kuvendit për t’iu bashkangjitur dhe anëtarësuar  kësaj organizate, që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, që në vete përmban luftën kundër korrupsionit”, tha Sekretari i Kuvendit, z. Krasniqi.

Në vijim, ai sqaroi faktin se Administrata e Kuvendit ofron mbështetje profesionale për kryesinë, seancën plenare, komisionet parlamentare, grupet parlamentare,  si dhe për deputetët , sipas parimeve të cilat duhet t’iu përmbahet çdo nëpunës civil gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Z. Krasniqi vlerësoi se qasja etike e punës institucionale për një qeverisje të mirë ka bërë që Kuvendi të marrë parimet bazë të GOPAC-ut dhe t’i transferojë në planin e saj strategjik, duke ngritur po ashtu edhe një plan të integritetit për Administratën e Kuvendit.

“Deklaroj përkushtimin e administratës se do të veprojë në koordinim të ngushtë me komisionin në jetësimin e të gjitha obligimeve që merr Kuvendi si pjesë e GOPAC”, tha sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi duke përmendur faktin se transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit janë elemente të parapara dhe duke besuar se Kuvendi nëpërmjet mekanizmave të vet do të ndërtojë standarde të qarta të integritetit dhe transparencës./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: deputetet e Kosoves, në Organizatën Botërore, të Parlamentarëve

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT