• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët ortodoks të Pejës

June 24, 2015 by dgreca

FOTO:Shqiptaret ortodoks te Pejes. Foto e vitit 1936.

Nga Fahri XHARRA/
Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?
Kush ishte shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet -shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe. ( për me shumë lexojeni . “Kush janë shkijet (2 )nga Fahri Xharra)Por , shtrembërimet historike nga të tjerët për ( se nuk kishim gojë për të folur !!!) e katandisen jo vetëm historinë por edhe popullin tonë si mos më keq.Me miliona shqipëtar u bën turq , boshnjak sepse e kishin të lehtë se ishin musliman , e në anën tjetër u sllavizuan dhe u grerqizuan si ishin të fesë ortodokse.
Fatkeqësia është edhe më e madhe ,që edhe në ditet e sotme kur “ mësuam shkrim –lexim “ na dalin shtembëruesit tjerë autokton ,shqiptarë me fytyra të dyfshta dhe flasin e shkruajnë jo për në por për ata që na sollën në këtë gjendje. Nje fare profesori (Prof. Nexhat Ibrahimi nga Prizreni , i edukuar në frymën e Alija Izetbegoviqit në Sarajevë ) e mbeshtjellë token tonë me një histori e cila nuk qëndron “as në tokë e as në qiell::   “(1) Pushtimi romak i trojeve ilirike bëri që një pjesë e popullit vendas, veçan qendrat, herët të bien nën ndikimin politik e ekonomik, e më pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqëror. Ky proces quhet romanizim. Më vonë, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nëpërmjet pushtuesve romakë, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirëpo, që në fillim një pjesë e popullsisë vendase i bëri rezistencë të madhe pushtuesit të huaj, duke refuzuar njëkohësisht edhe romanizimin edhe kristianizimin. Kjo pjesë e popullsisë, mjaft e kon­siderueshme, qoftë tërësisht duke e refuzuar romanizimin e kristianizimin, qoftë vetëm formalisht duke e pranuar atë, sa për t’iu shmangur zhdukjes fizike, u përballoi vështirësive kohore dhe në shekullin VIII e më vonë u ndesh me kulturën arabo-islame. Kjo ishte realitet sidomos në pjesën lindore të Dardanisë, d.m.th. në Kosovën e sotme, në pjesët lindore të Serbisë së sotme dhe në një pjesë të Maqedonisë. (Prof. Nexhat Ibrahimi ) (2) Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet në këtë fushë janë nën çdo nivel, ndaj shkencëtarët e painformuar injorojnë reali­tetin historik se një pjesë e trojeve dardane dhe ilire përgjithësisht, më herët është islamizuar se që është kristi­a­nizuar. Shembulli i peçenegëve, muslimanëve në mbretërinë bullgare, i turqve vardarianë dhe i pranisë muslimane në bregdetin ilir më se një shekull e gjysmë, është i qartë dhe kërkon studime më të hollësishme në të gjitha segmentet e mundshme. Në anën tjetër, me këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë muslimanë do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolikë, por Turqia i bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’i përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencë­tarët e mirëfilltë. ( Prof Nexhat Ibrahimi ) “”” Pra ?

Kemi edhe Historian të tjerë të cilët përkundër vlerave të tyre që i kanë, në disa raste “ rrëshqasin” dhe padashtas ( apo me dashje krijojnë huti në opinionin e interesuar shqiptar ) dhe i mohojnë apo as që i cekin disa periudha të cilat i dalin në mbrojtje të qenjes sonë shqiptare në këto toka, Jahja Dranqolli , prof .dr.
Historiani Drancolli me kete bisede tregoi se eshte perfaqesues i denje i shkolles nacional-historike serbe. Nuk eshte cudi pse ky me ekipin e “historianeve” kosovar ia falen trashegemine kulturore e me kete edhe te drejten historike te Kosoves shtetit serb qe ndodhi permes Pakos se Ahtisarit. Me kete te drejte false, te cilen ia dhuruan ekipi i “eksperve”, ku mori pjese edhe ky historian, shteti i Kosoves ne te ardhmen mund te kontestohet ne planin historik dhe te trajtohet si nje sajese artificiale. Pos pergjegjsise shkencore e morale (si kinse intelektual) keta mbajne edhe pergjegjesi politike per lojen me te ardhmen e shtetit te Kosoves.

Shih burimet historike, jo propagandë. Shkenca nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.- thot Nikollë Loka , historian . Eshtë e pranuar se trojet shqiptare per shkaqe gjeopolitike u perfshinë në sferen lindore dhe ndikimi i botës ortodokse qe më i madh dhe më i drejtperdrejtë.
Mos të harrojmë se : “Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët).(fxh)”

Pra shqiptarët ortodoks falë ndarjes së kishes lindore nga ajo perendimorja , falë Shikzmës ( 1047 ) i quajtëm shki , shkije . Kjo ndoshi 400 vjet para ardhjes së turkut në këto anë .

Nëpër publikimet serbe i gjeta fotot origjinale nga ajo kohë, atherë kur shqiptarët katolikë nuk kishin asnjë përkrahje , e shqipatarët musliman i besonin “ dumëbabës”
Shkenca e historisë nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.

Filed Under: Histori Tagged With: Shqiptarët ortodoks, te Pejes

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT