Nuk ka më enigma: De Biasi vendosi më në fund se kush do të jenë 23 të përzgjedhurit e tij në Kampionat Europian.
Tekniku italian Gianni De Biasi ka bërë publike mbrëmjen e së martës listën me 23 emrat që do të marrin pjesë në Euro 2016, duke lënë jashtë Rrahmanin, Gjimshitin, Shalën dhe Rashicën.
Tekniku italian do të japë një konferencë për shtyp mesditën e së mërkurës kur pritet edhe të shpjegojë zgjedhjet e bëra nga ana e tij.
Ja të përzgjedhurit:
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.
Mbrojtës: Arlind Ajeti, Nasër Aliji, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Frederik Veseli
Mesfushorë: Ansi Agolli, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli.
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi.