• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEPUTETË, RISHIKONI LIGJIN PËR PRONAT!

January 19, 2016 by dgreca

DEKLARATË PUBLIKE E KOALICIONIT TË PRONARËVE ADRESUAR DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË/
Tirane-19 Janar 2016/
Deputetë të nderuar,Dëgjuam në TV dt 19.01.2016 qëndrimin e antarëve të Komisionit të Ligjeve. Ju ftojme të rishikoni ligjin nr.133/2015 të propozuar nga AKKP dhe Ministria e Drejtesise “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit.” qe ju miratuat me 78 vota të maxhorances midis të cileve ishin 20 deputetë, që kishin votuar për ligjin 9235 dt.29/07/2004, që ndryshon në themel me draftin qe keni votuar me urdher politik.Presidenti Nishani ka percaktuar mangësitë e atij ligji që bien ndesh me nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës, të asaj Kushtetute, që jeni betuar ta mbroni. Ju bëjmë këtë thirrje publike që për interesa partiake, të mos shkelni mbi parimin, ndershmërinë dhe betimin tuaj. Si mundet të pretendohet për drejtesi kur Kuvendi bën ligje që mbrojnë dhunuesit.? Drejtësia vonon por nuk harron. Mos harroni se populli do drejtesi dhe s’do t’ju a fali kurrë këtë faj !
Kryeministri qe e konsideron politik votimin e këtij ligji gabon rëndë, sepse ky ligj i thellon konfliktet e pronesisë, nuk zgjidh asgjë nga ato që vetë Edi Rama premtoi me rilindjen. Ne ju ftojmë të reflektoni dhe të votoni nji ligj që të zgjidhi problemet, duke mbyllur plaget, jo nji ligj që do të shtojë plagë të reja.! Kanë ndodhur mbi 8000 vrasje për pronat,ish kryeministra dhe deputete janë deklaruar se pas vitit 1991 janë bërë gabime të rënda me pronat. Ne urojmë që ju ta mbroni Kushtetutën dhe mos bëni të njejtin gabim dy here duke e votuar atë ligj, që është vazhdimësi e gabimeve të derisotme, pasi abuzimet me pronat janë të stimuluara nga kakofonia ligjore e deri tanishme. Është shansi juaj të merrni nji vendim të mënçur për mbylljen e këtij procesi brenda maxhorancës. Mos bëni nji ngatërresë e re më të madhe, prona është e shejtë, është identitet, është e sanksionuar ne Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne Kushtetutën tonë dhe mbrohet nga Gj.E.D.Nj. në Strasburg. Presidenti ju ka ftuar por edhe ne pronarët e grabitur nga diktatura dhe nga postdiktatura, ju ftojmë të reflektoni.
Manovrat, me çmimet dhe vlerësimet, sipas gjëndjes së pronës në kohen e konfiskimit apo shtetezimit, pa mbaruar më parë procesi i kthimit dhe korigjimi i gabimeve me kthimet, që janë vjedhje që kanë bërë institucionet e ngarkuara me kthimin e pronave, gomarllëku për ti diktuar Strasbugut të mos pranojë ankimime është fjasko banale, që pranon të shkatërrojë gjithçka për interesa meskine dhe klanore. Ka kohë që politika luan me legalizimet thjeshtë për përvetësime pronash dhe blerje votash, ky ligj cenon ligjet e mëparshme për legalizimet por cenon rëndë vetë shtetin dhe e injoron drejtësinë. Me këtë ligj të fundit, kërkohet të ligjërohet dhunuesi në kurriz të të dhunuarit.! Kështu Shqipëria nuk mund të jetë shtet ligjor.! Ka vite që të huajt ju thonë për shtetin ligjor në përputhje me ligjet Evropiane. Strasburgu e ka dënuar dhjetra herë dhe do të vazhdojë ta dënojë shtetin, dhe ju nuk mund ta komandoni dhe korruptoni Strasburgun, që të veprojë me dy standarde se ndrysha ajo nuk mund të quhet më Gjykatë. Ju që populli ju ka votuar keni në dorë dhe alternativën e zgjidhjes që është propozimi i berë me draftin e Shoqatës Pronësi me Drejtesi në vitin 2013. Ai draft nuk është përfillur dhe nuk është analizuar sepse po të zbatohen detyrimet Kushtetutese, oligarkisë politike u preken interesat, për pronat që kanë perfituar padrejtesisht. Kjo është e vetmja arsye që ligjet e pronave janë ngaterruar vazhdimisht. Nëse e ju do ta votoni përsëri këtë ligj, ju po dilni hapur kundër Europës, kundër rrekomandimeve të përsëritura të Gj.Strasburgut dhe Kushtetutës së vendit , për të mbrojtur abuzimet e deritanisheme.
Zotërij deputetë: Ne besojmë se ju do ngriheni në lartësinë morale të deputetit. Keni shansin të beni nji ligj qe e zgjidh drejtë problemin kangrenë të pronave. Pikërisht për këtë ju ftojmë ta rishikoni ligjin, të mos e votoni politikisht se do shtoni padrejtesine. Nese doni alternativën që e zgjidh problemin mirë shpejt pa kosto dhe në përputhje me Kushtetutën shqyrtoni si alternativeë propozimin e pronarëve dhe do jeni faqebardhë, duke e zgjidhur këtë çështje nji here e mirë.
Themeli i reformës në drejtësi duhet të fillojë me pronën, në të kundërt, do të vazhdojë oligarkia kleptokratike e periudhës së pluralizmit postkomunist.

Për Kryesinë e Koalicionit të Pronarëve Shqiptarë
Av. Axhem Ymeri

Filed Under: Komente Tagged With: Axhem Ymeri, Deklarate per deputetet, e Koalicionit, TE PRONARËVE

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATAVE TE PRONARËVE

June 1, 2014 by dgreca

Për kthimin fizik të pronave conform detyrimeve të Kushtetutës së Republikës/
Duke marrë shkas nga anarkia në të cilën ndodhet aktualisht problemi i pronave në Shqipëri, Shoqata Bregdeti, Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata Dukati (Degët Tiranë,Durrës,Vlorë e Fier), u mblodhën së bashku për të diskutuar lidhur me situatën anarkike e kleptokratike me pronat, si rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës së Republikës, për kthimin e pronës pronarëve trashëgimtarë.
Në kuvënd u shpreh shqetësimi se Qeveria, nuk po zbaton nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës, të cilët sanksionojnë të drejtën e njohjes dhe Kthimit fizik të pronës së trashëguar, por në mënyrë arbitrare vazhdon të zbatojë standarde të shumëfishta, duke e futur popullin në konflikt të përjetshëm me njëri tjetërin.
Argumenti i Qeverisë RAMA se: “ atyre që kanë gati çerek shekulli që po e punojnë tokën (dmth pronarëve të rinj ), do tu a japim pronë në bazë të 7501-shit, ” përveç se është antikushtetues është edhe i padrejtë. Po ne pronarët që këtë tokë e kemi trashëguar e punuar në shekuj, si dhe kemi cerek shekulli që po e kërkojmë – a nuk paskemi shumëfish të drejtë ?
Kompensimi i pronarëve trashëgimtarë, realisht është një absurditet, sepse siç u shpreh edhe Drejtori i Bankës Botërore Z.Lahi, “Kompensimin e pronave në Shqipëri, s’ka buxhet që e përballon…”, ose siç u shpreh Zv/Minitri Peçi në Komisionin e Ligjeve se : “ …nëse vazhdohen të jepen vendime të tilla nga Strasburgu, atëherë rrezikohet falimentimi i shtetit Shqiptar..” Ndërkohë që është e sigurt, se nëse toka kthehet tek pronari që e trashëgon, detyrimi financiar i kompensimit bëhet ZERO.
Po ashtu, edhe Verifikimi i titujve të pronësisë është i pavlefshëm dhe mashtrim i qëllimshëm, sepse do të thotë “që pronarët të shpresojnë tel ligji 7501 dhe mos ndoshta është bërë ndonjë gabim nga komisioni vendor i ndarjes së tokës, që të mund të marrin disa metra, nga toka e tyre, si lëmoshë ” !.
Është një fakt tashmë i njohur nga të gjithë, se aktualisht toka në Shqipëri nuk ka tituj pronësie komform Kushtetutës. Për këtë arësye për konflikte pronësie, deri tani janë vrarë mbi 8000 persona. Këtë e ka deklaruar në Kuvënd vetë Kryeministri Z. Rama. Njëherësh ish kryeministri Sali Berisha, ideatori e zbatuesi i anarkisë post komuniste me pronën, ka deklaruar publikisht se : “ Klasa Politike Shqipëtare ka GABUAR me ligjin 7501 ”.
Shoqatat “Bregdeti” ,“Pronësi me drejtësi” dhe “Dukati” denoncojnë publikisht dhe i konsiderojnë të papranueshme të gjitha aktet ligjore që kanë dalë për pronat në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe veprimet e fundit të Qeverisë për të paisur me çertifikata pronësie pseudopronarët e fabrikuar nga zbatimi i ligjit antikushtetues 7501.
Ne, u bëjmë thirje edhe një herë Presidentit, Kryetarit të Kuvëndit, Kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit e gjithë Institucioneve të tjera qëndrore, që të ushtrojnë përgjegjësitë dhe detyrimet që u ka ngarkuar kushtetuta, sipas neneve 41 dhe 181, lidhur me të drejtën e pronësisë. Për këtë Shoqatat tona e kanë dhënë me kohë zgjidhjen nëpërmjet Projektligjit që i kanë ofruar Qeverisë dhe gjithë Institucioneve të tjera, i cili zgjidh përfundimisht problemin e pronave, mbyll korrupsionin dhe eliminon faturën financiare për kompensim. Projektligji dhe dokumenta të shumta që ju janë dërguar politikanëve, ambassadorëe dhe institucioneve ndërkombëtare në shqip dhe anglisht, janë publikuar ne internet në adresën www.defendingproperty.com
Shoqatat Bregdeti, Pronësi me Drejtësi dhe Degët e Shoqatës Dukati në Tiranë, Durrës,Vlorë e Fier, i drejtohen përsëri Ambasadës Amerikane në Tiranë, Delegacionit të Bashkimit Europian, Prezencës së OSBE-së, Komisionit Europian, Këshillit të Europës, si dhe gjithë Ambasadorëve të vëndeve të Bashkimit Europian në Tiranë, që marrëdhëniet me Qeverinë Shqiptare ti kushtëzojnë me zbatimin e Kushtetutës së Republikës për kthimin fizik të pronës.
Tratativat më të fundit të Qeverisë për të bindur Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për shtyrjen e afatit të gjobitjes së radhës të Qeverisë Shqipëtare, me pretendimin se na duhet edhe 1 vit që të nxjerrim faturën e kompensimit të pronarëve është një veprim absurd dhe sa për të shtytur zgjidhjen e problemit, sepse fatura tashmë dihet është me dhjetra miljardë Euro, përvec gjobave të pa përballueshme.
Për mijëra familje autoktone të zonës bregdetare Vlorë-Sarandë, Zgjidhja e vetëme e çështjes së pronës është “kthimi fizik i Pronës” , pra zbatimi i nenit 181 të Kushtetutës , i cili përcakton : “Kuvëndi i Republikës së Shqipërisë, brënda 2-3 vjetësh, duhet të ndryshojë ligjet për pronat, që kanë dalë para kësaj Kushtetute, duke i përshtatur sipas nenit 41 të Kushtetutës ”, sipas të cilit “prona fitohet me dhurim, me blerje ose me trashëgim….”
Prandaj, Sot Kuvëndi dhe Qeveria Shqipëtare, kanë rastin historik të shkëputen nga tradhëtia Kombëtare, në të kundërt, ne deklarojmë se jemi tërësisht të vendosur të përshkallëzojmë veprimet në mbrojtje të së drejtës kushtetuese, për kthimin fizik të pronave që na kanë lënë trashëgim të parët tanë.
Nëse, nuk do të korigjohet situata e deri tanishme e pronësisë, do të thotë që si alternativa të mbeten zgjidhja konfliktuale dhe ajo gjyqësore nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut.
Shoqata Bregdeti,
Shoqata Pronësi me Drejtësi,
Shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës,Vlorë, Fier)

Filed Under: Opinion Tagged With: DEKLARATË PËR SHTYP, E SHOQATAVE, TE PRONARËVE

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT