• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tre të rinjë nga Kosova të vrarë në sulmin terrorist në Mynih, reagon Kosova dhe Shqiperia

July 23, 2016 by dgreca

Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë/

-Kryeministri Mustafa ngushëlloi Kancelaren Merkel pas sulmeve vdekjeprurëse në Munih/

-MPJ: Tre të rinjë nga Kosova të vrarë në sulmin terrorist në Mynih/

PRISHTINË, 23 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve si dhe popullit e qeverisë Gjermane, pas akteve vdekjeprurëse në Munih.

“Jemi të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Kryeministri, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës me popullin dhe qeverinë Gjermane, në këto momente të vështira.

THAÇI: KOSOVA I OFRON ÇDO NDIHMË GJERMANISË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në ‘facebook’: Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit.Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth.

Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit.

VESELI SHPREH INDINJATËN PËR KRIMIN MAKABËR NË MUNIH

-Veseli: Sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta/

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate, ka shprehur dhembjen e thellë për viktimat që solli krimi i mbrëmshëm në Munih të Gjermanisë.

“Ndjejmë dhimbje të thellë dhe shprehim indinjatën tonë për krimin makabër që ua mori jetën 10 qytetarëve të pafajshëm në Munih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë. Shpreh solidaritetin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës”, ka thënë kryetari Veseli.

MPJ E TRONDITUR, TRE TË RINJË NGA KOSOVA TË VRARË NË SULMIN TERRORIST NË MYNIH

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që nga momenti i sulmit në Mynih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë.

Konsullata e jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih

Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë.

MPJ dhe Ambsada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme, thekson deklarata e sapodërguar.

MPJ: QYTETARËT E KOSOVËS, QË NDODHEN NË RAJONIN KU KA NDODHUR SULMI T’I SHMANGEN LËVIZJEVE

Ministria e Punëve të Jashtme i këshillon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që ndodhen në rajonin ku ka ndodhur sulmi t’i shmangen lëvizjeve.

MPJ po e percjell me shqetësim situatën dhe është informuar nga Konsullata në Mynih se zona ku ka ndodhur sulmi është e banuar edhe me qytetarë të Kosovës. MPJ u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në atë zonë t’i lajmërojnë familjet e tyre, dhe për informata tjera e ndihmë të thërrasin në këtë numër telefoni emergjent të Konsullates  në Mynih: +491712818899.

MPJ po e përcjell situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t’iu mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet./b.j/

VALON MURATI: TË QËNDROJMË TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË VLERAVE TË LARTA NJERËZORE

– Telegram ngushëllimi i Ministrit të Diasporës për të rinjtë e vrarë në Mynih/

 Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, ka dërguar këtë telegram ngushëllimi për të rinjtë e vrarë në Mynih:
 Jam thellë i tronditur me lajmin e vrasjes së shumë qytetarëve në Mynih të Gjermanisë, në mesin e të cilëve edhe të tre të rinjve shqiptarë, gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist.
 Sot, terrori nuk ka emër. Këta vrasës janë duke u munduar që të terrorizojnë qytetarët anëkënd botës. Andaj të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave të larta njerëzore si demokracia, barazia dhe liria.
 Mbrëmë, pas Nicës, Stambollit, Parisit e Brukselit u sulmua Mynihu. Mbrëmë, vdekjen gjetën edhe tre bashkatdhetarë tanë të rinjë, që ne i prisnim me shumë gëzim e dashuri të vinin në atdhe.
 Mendimet tona janë tek familjet e
viktimave, gjithë bashkatdhetarët tanë dhe populli gjerman. Sot, ne të gjithë bashkëndjejmë me viktimat.
 Sabina, Armela, Diamant ju gjithmonë do të jeni në mendjet dhe zemrat tona!
 Sot, ne të gjithë jemi Mynih!
Haradinaj: Terrorizmi, e keqja që duhet të përballemi së bashku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi sot se terrorizmi është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj shprehet se “mendimet dhe dhimbja ime për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ngushëllime familjeve të tyre. Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani. Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri”.

REAGON SHQIPERIA

Presidenti Nishani: Solidaritet me popullin gjerman

Presidenti Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, shpreh ngushëllimet më të ndjera për viktimat e pafajshme dhe solidaritetin për popullin gjerman, duke dënuar njëkohësisht me forcë aktet ekstreme dhe kriminale terroriste në Mynih.

“Aktet e djeshme ekstremiste dhe kriminale terroriste në Mynih, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë u lënduan, mes të cilëve edhe disa me kombësi shqiptare, më tronditën shumë. Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë!”, shkruan Presidenti.

“I dënoj me forcën më të madhe këto akte të nxitura nga organizata terroriste e që përmes radikalizimit të të rinjve apo njerëzve në dëshpërim, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët tanë e të ndjellin frikë e panik në jetën e tyre të përditshme”, vijon letrën e tij Nishani.

“Në këto momente tronditjeje dhe dhimbjeje për Gjermaninë, unë dhe populli shqiptar jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, me ju dhe me popullin gjerman”, mbyll mesazhin kreu i shtetit.

Ministri i Jashtem Bushati: Terrorizmi godet sërish në zemër të Europës/

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur keqardhjen për sulmin në Mynih.“Terrorizmi godet sërish në zemër të Europës. Thellësisht i trishtuar dhe i revoltuar nga dhuna barbare që i kushtoi jetën edhe bashkëkombasve tanë. Solidaritet me Kosovën dhe Gjermaninë”, shkruan Bushati në një postim në Facebook.

“Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës vijojnë të ndjekin situatën në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane dhe mbeten në gatishmëri të plotë në ndihmë të bashkëkombasve tanë dhe familjeve të tyre”, thekson ministri Bushati.

Po ashtu kane reaguar Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentari Ilir Meta dhe Kryetari i Opozites Lulzim Basha.

 

 

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: reagon Kosova dhe Shqiperia, te vrare ne mynih, Tre shqiptare

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT