• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TEATRI I SHQIPTARËVE TË KROACISË “MËRGIMTARI“ PJESËMARRËS NË FESTIVALIN TEATROR “SKENA PA KUFI” NË BOSNJE

August 24, 2021 by s p

Nga Sokol Paja/

Leonard Hamitaj, aktor dhe regjizor, themelues dhe drejtuesi i Teatrit Mërgimtari, njëkohësisht drejtuesi i Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, në një rrëfim për Diellin e Vatrës në New York dhënë Editorit Sokol Paja rrëfen pritshmëritë e Teatri Mergimtari që do të përfaqësohet në festivalin teatror “Skena pa kufi” në Tuzell të Bosnjes e Hercegovinës me datë 26.08.2021, nga ku do të marrin pjesë trupat teatrore të rajonit.

Regjizori Leonard Hamitaj shprehet se së afermi teatri i shqiptarëve të Kroacisë do të ketë premierën e komedisë “Pacienti i dr. Froidit” të autorit kroat Miro Gavran, bashkëpunim i Teatrit Mërgimtari të Kroacisë me disa aktorë e regjizorë nga Shqipëria. Një sukses për Tetarin Mërgimtari ishte pjesëmarrja në Festivalin e Monodramës Albamono që u zhvillua në Maliq të Korçës me monodramen “Lopata e Artë” në Korrik 2021, ku Leonard Hamitaj u vlerësua me çmimin për regjinë më të mirë të shfaqjes ndër pjesëmarrësve të teatrove të Rusisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut e Serbisë. Regjizori Leonard Hamitaj shprehet se Teatri Mërgimtari, funksionon në Zagreb në kuadër të Shoqatës Teatrore Shqiptare të Kroacisë dhe ka filluar veprimtarinë e tij prej vitit 2013, ndërkohë ka përgatitur 8 premiera dramash, komedish, recitalesh dhe ka një sfond të pasur prej 35 shfaqjesh, të luajtura në skenat e teatrove të Kroacisë, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, të Sllovenisë, të Austrisë e Gjermanisë. Ky teatër është shembulli më i mirë i artistëve shqiptarë në diasporë, pasi gërsheton dhe promovon dy kulturat shqiptare e kroate, duke i ofruar publikut kroat dramaturgjinë shqiptare në gjuhën kroate, ndërsa publikut shqiptar të diasporës dhe të trojeve shqiptare vepra të autorëve kroatë në gjuhën shqipe. Regjizori Leonard Hamitaj na shpjegon me detaje për Diellin e Vatrës në New York se Teatri Mërgimtari ndër vite ka zhvilluar aktivitete shumë të suksesshme si: në vitin 2013- Mbrëmje poetike “Shqiponjes dua t’i ngjaj” një spektakël multimedial me pjesëmarrjen e studentëve shqiptarë të Zagrebit, u vu në skenën e Teatrit të Kukullave të Zagrebit në bashkepunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Po në këtë vit më 2013-Spektakël poetiko-muzikor “Rini thuaja kënges …” – një shfaqje  me vepra të autorëve më të njohur të letërsisë shqiptare nga Rilindja deri në ditët e sotme, performuar nga studentë shqiptarë nga Zagrebi nën drejtimin e regjisorit Leonard Hamitaj. Në vitin 2014-Shfaqje e dramës “Dy të shtëna në Paris” nga autor Pellumb Kulla, me regji të Leonard Hamitaj, u vu në skenë në Teatrin e Kukullave-Zagreb dhe në Teatrin Capodistria në Koper-Slloveni, në bashkëpunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Po në këtë vit më 2014-Shfaqje e komedisë “8 persona plus” nga autor Ferdinand Radi, u vu në skenë në Zagreb, në teatrin e Koperit-Slloveni, në Teatrin Kombetar në Prishtinë, në Teatrin e Tetovës, nën drejtimin e Leonard Hamitaj dhe në bashkëpunim me Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare ë Zagrebit dhe Ministrinë e Diasporës së Kosovës. Po në këtë vit më 2014-Shfaqje e fëmijëve, komedia “Çimi dhe roboti budalla”, interpretuan nxënësit e mësimit shqip të shkollave të Prefektures së Zagrebit, skenariste Melita Orešković e regjizor Leonard Hamitaj. Në vitin 2015-Recital “Kur fjalët i merr era”, mozaik poetiko-muzikor me vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë, interpretuan nxënësit dhe studentët shqiptarë të Zagrebit, ndërsa në kitarë interpretuan studentët kroatë të profesorit Xhevdet Sahatxhiju, regjizor Leonard Hamitaj. Recitali u financua nga Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit. Në vitin 2015-Pjesëmarrje në provimin e librit të autorit Aleksandar Stipčević “Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zares”, botim në gjuhën shqipe, bashkëpunim i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Zagrebit, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci ‟Mërgimtari”, ku aktorët interpretuan pjesë nga libri, poezi, tregime e anegtoda arbëneshe. Viti 2016-Pjesëmarrje në promovimin e botimit në kroatisht të romanit “Otelo, arapi i Vlores” të autorit Ben Blushi, interpretime të pjesëve nga libri nga Leonard Hamitaj, organizuar nga Shtëpia botuese Ljevak. Në vitin 2016-Koncert gala me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, recital i studentëve të Zagrebit dhe ansamblit të Shoqatës Iliria të Koperit, drejtues koncerti dhe regjisor Leonard Hamitaj. Koncerti u financua nga Këshilli shqiptar i Zagrebit dhe Bashkia e Zagrebit. Po në këtë vit më 2016-Koncert me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë: këngëtarja shqiptare Ludmilla Baballeku, muzikanti Arben Zhezha, aktorët e Teatrit Mërgimtari, Ansambli  Sloge e KUD Ogranak Seljačke. Koncerti u financua nga këshillat shqiptarë të Zagrebit dhe Velika Gorices. Në vitin 2017-Shfaqja e komedisë “Burri i gruas sime” nga autori kroat Miro Gavran u vu në skenë në gjuhën shqipe, në teatrot e Zagrebit, Stuttgartit, Linzit dhe Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës, u financua nga Bashkia e Zagrebit. Regjisor e aktor i shfaqjes është Leonard Hamitaj. Po në këtë vit më 2017-Premiera e tragjikomedisë “Ata hyjnë pa trokitur” nga Armada Bora e interpretuar në Zagreb dhe në Rijeka. Ajo u interpretua në Kroaci nga Teatri Shqiptar MËRGIMTARI, Autori: Armand Bora, përkthyer nga Giulian Hamitaj, Aktorët: Ana-Marija Burušić dhe Leonard Hamitaj, muzikë nga Vedran Kojić. Regjisorët: Leonard Hamitaj & Armand Bora. Në vitin 2017-Pjesëmarrje në hapjen solemne të seminarit të mësuesve shqiptarë të gjuhës shqipe të rajonit, me interpretimin e pjesës ”Plisi”, që u mbajt në qytetin e Velika Gorices. Në vitin 2018-Pjesëmarrje në takimin e teatrove të Zagrebit me tragjikomedinë “Ata hyjnë pa trokitur” ku i dhanë vlerësime pozitive nga juria: kritike e teatrit Mira Muhoberac, regjizorja Ivana Peroš dhe dramaturgu Zlatko Krilić. Në vitin 2018-Shfaqje e dramës satirike “Tre mendje në ankand” të autorit Ferdinand Hysi, përkthyer nga Bashkim Fazlliu, me regji të Leonard Hamitaj, interpretim në gjuhën kroate nga aktorë multinacionalë: Leonard Hamitaj, Enisa Majer, Arjana Bali, Vedran Kojić, Miroslav Medaković. Premiera u dha në teatrin e Zagrebit dhe u mbajt një turne shfaqjesh në të gjithë Kroacinë si në qytetet e Zares, Osijekut, Rijekes etj. Në vitin 2019- Pjesëmarrje në takimin teatror të Zagrebit SKAZ me “Tri mendje në ankand”. Po ashtu në vitin 2019-Premiera dhe shfaqjet e monodramës “Lopata e Artë” nga Ferdinand Hysi, me regji të Leonard Hamitaj, u interpretuan në teatrot e Vlorës, Durrësit, Fierit, Tiranës në Shtator 2019, dhe në Zagreb më 8 Nëntor 2019 në Teatrin Mala Scena. Po ashtu në vitin 2020- Pjesëmarrje me monodramën “Lopata e Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Shkup Skupfest më 23 Shtator 2020. Financimi i shfaqjeve bëhet nga Këshilli Për Pakicat Kombëtare e Ministria e Kulturës së Kroacisë, si dhe nga Bashkia e Zagrebit. Teatri Mërgimtari, teksa përmbyll rrëfimin e tij për Diellin, regjizori Leonard Hamitaj, shprehet se është oazi kulturor dhe shpirtëror i shqiptarëve të Kroacisë dhe jo vetëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Leonard Hamitaj, Sokol Paja, Teatri Mergimtari

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT