Sot, e Hënë 5 Shkurt 2018, paradite, nga Ora 10.00-11.00 tek varrezat e tre vëllezërve Bytyçi, Dëshmorë të Atdheut, në Yonkers, New York, u kryen Homazhe dhe u vendosën kurora me lule nga Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, njëkohësisht zv/ Kryeministër z. Dardan Gashi dhe nga Ministri i Diasporës së Shqipërisë Pandeli Majko.
E pranishme ishte dhe familja e Vëllezërve Bytyci. Nderonin me pjesmarrjen e tyre Konsullja e Përgjithshme e Kosovës zonja Teuta Sahatcija, diplomati nga Misioni Shqiptar Armand Shandro, diplomati Ylber Kryeziu, Komandanti i Atlantikut Gani Shehu etj.
Ministrat i shprehën mirënjohjen familjes Bytyçi për sakrificën sublime të tre djemëve të tyre të rënë për atdhe: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit.
Për gazetën Dielli ceremoninë e ndoqi Koordinatori për mediat në Federatën Panshqiptare të Amerikës z. Dritan Haxhia, i cili solli kronikën e filmuar dhe fotografitë. Haxhia, në respekt të familjes dhe Batalionit Atlantiku sponsorizoi takimin.(Për më shumë do të lexoni në Diellin e Printuar. Foto mund te gjeni me shume ne Facebook)