RIVARRIMI I NËNËS/
Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi/
Qysh vdiqe moj nëna ime,/
Me një det me hidhërime,/
Me burgje dhe internime,/
Ajo çika zemër trime./
T e k i u /
Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, ne emigruam nga atdheu për në Shtetet e Bekuara të Amerikës, për t`i shpëtuar vuajtjes së pa fund që kishim provuar në atdheun tonë.
***
Unë Tekiu, arrita së fundi të hedh një grusht dhe, mbi varrin e nënës sime të dashur, sepse kur ajo dorëzoi shpirtin e saj të bardhë dhe të vuajtur, më 15 prill të vitit 1982, unë nuk u ndodha pranë saj, pasi vuaja në burgun komunist të Ballshit, për idetë e mia.
E kujtoj si sot, se atje ku isha, në skëterrën komunistë, atë natë pashë një ëndërr që më tronditi jashtë mase: M`u bë sikur u ndërpre lidhja telefonike me nënën. U besoj ëndërrave dhe prandaj menjëherë i nisa nënës një telegram. Pasi nuk mora përgjigje të nesërmen nisa një telegram tjetër, por përsëri asnjë përgjigje. Në përgjigje të telegramit të tretë më shkruhej: ”Personi që kërkoni ka vdekur. Në fund të telegramit ishte shënuar dërguesi:Posta”.
Me telegramin në duar që më dridheshin pa fund, nuk e durova dot dhimbjen dhe ulërita si fëmijë. Shumë më vonë, mara vesh se kjo përgjigje ishte kthyer nga Zonja e nderuar, bashkëshortja e të ndierit Leka Kruta, që punonte në postë.
Vdekja e nënës, ndodhi në kohën kur kisha vetëm 5 ditë që kisha dalë nga labirinthet e skëterrshme të Sigurimit të Shtetit, ku vuajta 5 muaj hetuesi çnjerzorë, tmerr, që besoj se helmoi dhe përshpejtoi vdekjen e nënës sime të dashur e të vuajtur.
Në gjendjen që u ndodha, bashkëvuajtësit në burg, Safa Çeloaliaj dhe zotrija që sot më nderon në këtë ceremoni përkujtimore Dilaver Çeloaliaj, brenda pak minuatve shtruan një batanije në fund të kapanonit me dërrasa, ku ishte ulur Faik Margaritari, një i moshuar i burgosur rreth të tetëdhjetave, mik i familjes time por më fatkeq se unë, i cili më përqafoi dhe pasi fshiu dy pika loti, drodhi një cigare dhe ma tha:
– Djalë bëhu i fortë! Pasi heshti pak e hoqi në zemër vazhdoi:
– Mua më dënuan pa asnjë faj 25 vjet, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa djali tjetër vdiq nga vuajtja dhe mungesa e barnave në burgun e Spaçit dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto tmerre,- më pushkatuan edhe dhëndërrin: Sezai Çeloaliaj dhe prapë bëj durim dhe bëhem i fortë.
Kështu filluan bashkëvuajtësit e mi, të vinin e të më ngushëllonin, atje tek batanija e shtruar për tokë duke më hedhur edhe nga një cigare dhe duke treguar sejcili historinë e tij.
Njeri më thoshte unë kam qënë në Burrel me babanë tuaj, një tjetër më tha jam shok i Muratit, vëllai jonë që vuante në burgun e Spaçit dhe për çudi ndryshe nga të tjerët më dha dy cigare: një për mua dhe një për vëllanë tonë Muratin, pasi nuk kishte se ku e gjente dhe ta ngushëllonte edhe atë për vdekjen e nënës.
Pastaj erdhi duke qarë Sherif Merdani, ai këngëtari i famshëm, Sherua siç i thërrisnim ne, me të cilin kisha qenë edhe ushtar në repartin e punës në Dushk- Lushnje. Edhe ai duke qarë bashkë me mua, më tha: ”Po mbi një batanije, në burg, i priti cigaret për babanë, edhe vëlli juaj dhe shoku im, Murati. Ishte 29 qershor i vitit 1976, atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Në se një ditë do të hapen dosjet e diktaturës komuniste, drama e familjes tuaj do t`i tronditë shqiptarët!”
Miku i familjes tonë Pipi Konomi erdhi bashkë me një mikun e tij: një burrë të gjatë me trup të drejtë, i cili më dha dorën dhe më tha:
– Burrat nuk qajnë! Unë u befasova, kur Xha Faiku më tha se ai ishte komunisti Andon Sheti nga Vunoi i Vlorës. Vuajtja dhe burgu ia kishin zbutur zemrën këtij komunisti…
Kështu të dashurit e mi, këta që përmënda dhe shumë të tjerë, më ngushëlluan për vdekjen e së mirës nënës sime.
Të nesërmen i nisa një letër Finlandës, bashkëshortes sime, e internuar në fshatin e Tragjasit, të cilën e porosisja që të mbante afër fëmijët dhe ta duronte dhimbjen, siç ishte mësuar edhe ajo t’i duronte dhimbjet, kur i kishin pushkatuar babanë, kur ishte arratisur xhaxhai, dhe kur e kishin internuar familjen e saj.
Në fundin e asaj letre i shkrova një elegji për nënën:
Qysh vdiqe moj nëna ime,
Me një det me hidhërime,
Me burgje dhe internime,
Ajo çika zemër trime.
***
Ne u njohën me komunizmin që fëmijë dhe që athere kuptuam, se ai sistem nga luga e floririt që premtonte do ta shpinte popullin të hante me lugën e drurit! Ishte 24 dhjetor i vitit 1944, kur dy partizanë erdhën në shtëpinë tonë, në lagjen Skelë, buzë detit, dhe arrestuan babanë. Ne, katër vëllezër, ende fëmijë, iu qepëm nga prapa babait duke qarë, por komunistët e pa shpirt na shtynë me urrejte, me qytat e pushkëve duke shfryrë:
– Kulishët e ballistit! Fjalë që ne nuk arrinim t`i kuptonim asokohe…
Kurrë nuk mund ta harrojmë nënën tonë të dashur, e cila edhe ajo duke qarë dhe mallëkuar, na mblodhi rreth vetës si zogj shqiponje duke na thënë se babai do të kthehej shpejt, ndofta edhe ajo, nëna jonë, besonte se ai, babai jonë do të kthehej me të vërtetë. Por babai u kthye në shtëpi pas dhjetë vjetësh, kur ne në vuajtje e mjerim, tashmë ishim rritur…
Kjo e keqe na ndoqi gjithë jetën. Pas babait, vëllai jonë Qamili u hodh në det nga brigjet e Sarandës dhe doli me not në Korfuz. Më pas Memishahu, në moshën 16 vjeçare përfundoi në burg. Pas Memishahut radhën e kishte Murati i cili vuajti në burgjet komuniste mbi 18 vjet të jetës së tij dhe i fundit isha unë Tekiu…
Finlanda bashkëshortja e Tekiut e tregon kështu ditën e arrestimit të tij: “Pas arrestimit të Tekiut të Vlorë, ia behën në shtëpi 5 oficerë të Sigurimit të prirë nga i famshmi Xhebro Shalari… Ata do të kontrollonin shtëpinë e armikut të popullit tashmë të arrestuar, por edhe do të terrorizonin një grua pa mbrojtje dhe fëmijët,- më i madhi vetëm 14 vjeç… Në largim Xhebro Shalari i drejtohet Finlandës, me një krenari prej krimineli:
– Ku e ke Tekinë ? Dhe ajo si grua vërtetë shqiptare iu përgjegj:
– Sa herë që Tekiu vinte në Vlorë ne dilnim në shkallë dhe e prisnim. A do të kthehej, apo do arrestohej? Tani që ju e morët nuk kemi se ç`farë të presim më. Na i pakësuat vuajtjet, shtoi ajo me një qëndrim burrneshe… „
***
Që nga 24 dhjetor i vitit 1944, familja jonë kishte vuajtur e provuar kalvarin çnjerzor komunist. Vuajtjet shpirtërore ndofta as varri nuk do t`i shërojë, por u ndamë nga vuajtjet fizike, 24 vjet më parë, pikërisht në një ditë si sot më 5 gusht të vitit 1990, kur u lartguam zemër djegur nga atdheu ynë që na kishte bërë të vuanim aq shumë.
Atë ditë kisha hipur në traget i përcjellë nga tre- katër miq, ndërmjet tyre edhe profesor Bejkush Birçe, që më ka nderuar edhe sot me praninë e tij në rivarrimin e nënës…
Ndërsa trageti u nis, hodha sytë me mallëngjim në brigjet e Adriatikut, atdheut tim të dashur, po mendimet e mia m’i ndërpreu Finlanda, bashkëshortja ime dhe im bir Fatmiri, athere 11 vjeç të cilët më thanë:
– A ke forca ta fillosh jetën nga e para?
Përgjigjia ime ishte: Po!
-Athere, më thanë ata në nje gojë, ne do ta gëzojmë jetën dhe sot e tutje nuk do të guxojë njeri të na diskriminojë e të na fyej si komunistët e Tragjasit. Jeta nën diktaturën komuniste na mësoi si të duronim dhimbjen fizike e shpirtërore.
Në varrimin e babait morën pjesë vetëm 15 vetë…
Kur dola nga burgu, nje njeri i mirë nga lagjja Llonxhë ku banonte nëna, me ftoi për një kafe dhe më tha: „Kam qënë këtu, ulur, kur është përcjellë nga kjo lagje, në përjetësi nëna juaj vetëm me 7 vetë. Në fund ishte Beshiri, varrmihësi, por edhe ai u ndalua nga një anëtar i Këshillit Popullor, sepse gruaja që përcillej ishte e veja e një Ballisti, dhe grua që kishte lindur vetëm armiq të popullit të cilët partia i kushte burgosur… „
***
Një familje e tërë, e dënuar mizorisht: Babai, Muhamet Gjonzeneli (1907 – 1978) i dënuar me 30 vjet burg, Qamili, djali i madh, i arratisur jashtë shtetit,Tekiu i dënuar me 8 vjet burg, Memishahu i dënuar me 6 vjet burg, Murat Gjonzeneli dënuar me 20 vjet në burg.
Zonja (1908 – 1982), nëna e katër djemëve të dënuar, ajo grua heroinë që e kishte kalur gjithë jetën nëpër dyert e burgjeve dhe që i kishte larë udhët e Shqipërisë me lot, duke ndihmuar sado pak bijtë nëpër burgje dhe kampe e qante të shoqin me lot hidhërimi:
Muhamet e varfëra,
Po e keqia s`tu nda,
S`të qan motër, as vëlla
As fis as akraba.
Për ta kuptuar dhimbjen e kësaj nëne, për ata që nuk e jetuan atë kohë, sqarojmë se Muhameti si shumë të tjerë në atë kohë ishte njeri i braktisur nga njerëzit, më të afërt, nga fisi dhe miqësia sepse ishte “armik populli”! Edhe në përjetësi ai burrë i rëndë u përcuall nga një grusht njerzish.
***
Më 5 gusht 2014, ne bijtë e atyre prindërve të vuajtur arritëm që prindërit tanë t`i rivarrosim në vendlindjen e tyre në Tragjas, në baltën që i kishte lindur, rritur dhe vuajtur pa fund, pranë të afërmve dhe të dashurve të tyre nga të cilët ishin ndarë në gjallje dhe ndofta Perëndia i bashkonte në atë jetë.
JU TREGOJ BRIGADAT USHTARAKE TE PUNES
*Gjatë këtyre dy dekadave të ndryshimeve demokratike në Shqipëri është shkruar për burgjet famëkeqe të Burrelit, Qaf’barit, Tiranës, Gjirokastrës, Qaf’Muzinës ; është shkruar për kampet e përqëndrimt të Gradishtës, Grabianit, Savrës, Plukut, Gjazës e gjetkë, por nuk u shkrua asgjë për brigadat e ashtuquajtura ushtarake të punës, ku dërgoheshin djemtë e të persekutuarëve politik…/
* Në repartin e punës në Dushk të Lushnjës kishte poetë, artistë, humoristë, përkthyes, si Jorgo Bllaci, Sherif Merdani, Pjetër Radiqi, Gjosho Vasia e të tjerë…/
Nga TEKI GJONZENELI, Bloomfield N.J./*
Eshtë e pabesueshme, por përmbi dy dekada të kaluara nga fillimi i ndryshimeve demokratike, nuk është shkruar asgjë dhe nga askush për të ashtuquajturat: Brigadat Ushtarake të Punës.
Vendosa një të dielë t’i bëj një vizitë bashkatdhetarit dhe mikut tim familiar Prenjo Imeraj i cili banon në Astoria-Queens të qytetit të New Yorkut. Ne komunikojmë me njëritjetrin, pasi edhe ai bën vizita në familien time në Bloomfield NJ ku unë banoj prej 23 vjetësh. Unë e dija se në lagjen e tij banon prej vitesh një komunitet lushnjar dhe, natyrisht doktori ishte i lidhur me të, pasi në atë qytet pat punuar 37 vitet më produktive të jetës së tij si mjek i specializuar. E patëm lënë për ta pirë kafenë sëbashku në Kafe “Milan”, ku edhe mblidhen shumë lushnjarë dhe, doktorin e gjeta me një shokun e tij, i cili pasi u prezantuam u tregua shumë i çiltër gjatë bisedës. Quhej Kristaq Papa me origjinë nga Bubullima e Lushnjës. Ishte njeri përsëmbari dhe shumë i kulturuar. Aty mësova se kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, se kishte qenë edhe në Lushnjë me punë si regjizor dhe drejtor i Kinoteatrit dhe Estradës së Lushnjës. Madje kishte punuar edhe në Fier, kinostudio e në rininë e herëshme kishte luajtur edhe në ndonjë film artistik shqiptar. Konsiderata mu rrit më tepër kur mësova nga dr. Prenjo se z. Kristaq kishte marrë për bashkëshorte vajzën e aktorit të mirënjohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare Ilia Shytit të ndjerë.
Këtu në këtë vend ne takohemi rrallë me njëri tjetrin dhe, unë fillova të flas pa rezerva, po kur z. Papa pa se, unë po flitnja më shumë për Lushnjën se sa për Vlorën time, ai ndërhyri me kureshtie: -Po ç’ne Ju për Lushnjën, nga e njihni ju atë?
-E njoh, posi! U përgjigja unë, -atje kam kryer dy vjet shkollë të madhe, por edhe dy vjet torturash e peripecish të pa numurta.
– Në shkollën Bujqësore, pyeti z. Papa përsëri?
-Jo, jo! Kam kryer të dy vjetët e shërbimit të detyruar ushtarak në Repartin e Punës 2200 në Dushk. Dhe ndërsa zotëria zuri të mendohej për një çast, mendja ime më shpuri pas në prag vitet 60të të shekullit që kemi lënë prapa. Kaloj shpesh atyre anëve, po thuajse çdo vit, kur shkoj në Atdhe për të parë njerëzit që kemi lënë atje dhe, sapo kaloj urën e Rrogozhinës më lindin kujtime të herëshme dhe nuk ngopem së sodituri ato kodra pa mbarim në të majtë të udhës automobilististike të mbuluara nga vreshtat dhe ullinjtë e pa numurtë, të punuara, sistemuara dhe mbjella nga duart tona, gjatë dy viteve të shërbimit të detyruar ushtarak në repartin 2200 Dushk të Lushnjës.
Unë kam lindur në Tragjas, por gjatë Luftës së Dytë Botërore babai na lëvizi në qytetin e Vlorës. Në vitin 1945 babanë tonë e arrestuan si antikomunist dhe. Si familie njerëzit e pushtetit nuk na shikonin me sy të mirë.Na pengonin ne fëmijeve të Muamet Gjonzenelit të vazhdonim shkollëat e larta. Kështuqë duke e ditur pozicionin tonë politik bënim punë të rënda krahu me kokën ulur. Kur vëllai im, më i madhi ndër katër vëllezër, Qamili u arratis në Greqi nga Saranda, për ne u rëndua edhe më tepër gjëndja politike dhe ekonomike. Më kujtohet si tani 18 gushti i vitit 1959, kur unë u ktheva nga plazhi në pragmbrëmje dhe e gjeta nënën time të prishur në fytyrë. Duke më zgjatur një copë letër foli tërë pikëllim: Duan të të bëjnë bedel, duket për tët vëlla që ka përfunduar në Amerikë! Ishte një fletëthirrje nga Dega Ushtarake e Rrethit për t’u mobilizuar në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. E shtrenjta nëna ime! Pasi nxori nga thellësia e shpirtit një psherëtime dhëmbjeje, u largua për të kryer punët e saj. Unë e mora me mend se do më shpinin në ndonjë brigadë pune, pasi edhe im vëlla Qamil Gjonzeneli që andej u arratis. I patën ndërprerë studimet në Institutin e Fiskulturës në Tiranë dhe, e përplasën në një repart pune në Sarandë. (Te plote lexojeni ne Diellin e printuar)
“VËLLAI I PENGUT” I RESHAT AGAJ PROMOVOHET NË VLORË
NGA GËZIM LLOJDIA/
Ne kuadër te 100 vjetorit te pavarësisë kombëtare në Universitetin “Pavarësia’ ”u promovua libri me kujtime :”Vëllai i pengut “shkruar ,Reshat Agaj. Msc Gëzim Llojdia:Në parathënie të librit A.Meksi ka shkruar “Në këtë mozaik botimesh zë vend edhe ky vëllim me kujtime , apo siç e quan autori “Vëllai i pengut”, ditar i shkruar në Amerikë nga Reshat Agaj, një nga intelektualët më të njohur vlonjatë, që ndonëse njeri me moral dhe integritet të spikatur, regjimi komunist, qysh në fillim, e burgosi dhe e torturoi deri në skaj të ekzistencës. “Mëkatet” e tij ishin dashuria për atdheun, dashuria për liri dhe për drejtësi shoqërore. Mbasi e burgosën pa asnjë shkak, e torturuan në mënyrë të përbindshme si mijëra intelektualë të tjerë, veçanërisht në vitet e para të vendosjes së diktaturës sllavo-komuniste në Shqipëri, e detyruan të “arratiset” në perëndim, i kërkuan të bëjë të pamundurën; të spiunonte të arratisurit , disa prej të cilëve ishin të afërm të tij. Libri me kujtime i Reshat Agaj mbetet I veçantë për llojin e tij për publicistikën pak të rrahur n gjuhën shqipe në këtë .Kujtimet e Ismail Qemalit në gjuhën shqipe janë botuar jashtë Shqipërisë para 42 vitesh.Përkthyesi ishte Reshat Agaj nga Vlora,shkruan publicist i njohur Dalip Greca, i cili ndërroi jetë në Kenosha të shtetit Ëiskons dhe u varros në Detroit më 1981. Botimi u realizua në Kanada nga Shtëpia Botuse Harmoni Printing Limited. Libri është luksoz, me kopertinë të fortë. Në ballinën me ngjyrë të kuqe është shtrirë një shqiponjë në futurim. Libri ka 275 faqe, që përbëjnë kujtimet dhe 52 faqe plus, ku përfshihet parathënia, shënimi i përkthyesit, albumi dhe kujtimet personale dhe familjare rreth Ismail Qemalit nga Sefa Vlora, që në kohën e përkthimit të “Kujtimeve” jetonte në Romë. Në faqen e parë është vendosur shënimi:Përktheu nga Anglishtja Reshat Agaj. Libri ka dhe një album nga jeta dhe aktiviteti i Ismail bej Qemalit, ku mbizotërojnë fotografi të aktit të shpalljes së pavarësisë. Përkthysi ua kushton librin: “Dëshmorëve të atdheut, dëshmorëve të flamurit; atyre që ranë në çdo vend dhe në çdo kohë për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, për Flamurin e shenjtë të Skënderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit”.Ti marrësh dhe ti shfletosh me radhë kapitujt e këtij libri shfaq këta personazhe interesant. Kapitujt janë gurët e një fortese. Kujtimet e këtij botimi janë të mrekullueshëm. Për nga mënyra e të shkruarit stilistik dhe gjuhësor mund të krahasohen me kujtimet e mjaftë intelektualëve që mërguan përtej detit..Ky libër është shkruar me sinqeritet dhe realizëm.Dy fjalë për mistikën e autorit. Duke qenë se kam studiuar deri në detaje një tarikat mistik ndër 12 perlat e burimeve hyjnore do të shprehesha se nga thëniet e Baba Rexhebit të teqesë së Detroitit në botimin voluminoz për misticistimën shqyrtohet dhe sillet rasti i përhapjes së betashizmës në Labëri,ku agajt e Smokthinës kanë qenë myhib që është shkalla e parë e gradës në këtë tarikat mistik. Domethënë ata hynin në mejdan,aty s’hyn kushdo dhe dëgjon mësimet hyjnore si dhe të fshehtat e fuqisë hyjnore. Prandaj njerëzia e këtyre radhëve kanë orë shpirti,ora e këtyre njerëzve është ora e kuptimit të gjuhës së fjalëve të pathëna. Po të vini re më vëmendje autori flet për lajmëtarët e fateve tonë të pathëna Reshat Agaj ka qene një ndër personalitete e kulturës tonë që pak I njohur për shkak të regjimit dhe mërgimit, por duhet thënë se Reshat Agaj ky burrë i urtë pak kush e di dhe e njehe që është përkthyesi i kujtimeve të Ismail Qemalit,në këtë kuptim etimologjia e fjalës filozofi jepet dashuri për urtësinë. Njerëzit e mëdhenj i përshkon urtësia .Një ndër këta është Reshat Agaj këtë e kumtojnë edhe shumë autorë që janë shprehur për librin me kujtime si Aleksandër Meksi,Qefalin Hamdia,Prof Nderim Kupi,historiana Nermin Vlora Falaski,Shkrimtari Petro Marko,Dalib Greca,apo Fahri Shaska,Finalanda Qamil Gjonzeneli,Dr Prenjo Imerja,Kastriot Frashëri, dhe të tjerë .Disa fjalë për botimin Ballina e kopertinës është realizuar nga piktori Fejzo Lala.Redaktori i botimit të dytë është Kryeredaktori i gazetës “Dielli” Dalib Greca. Botohet nën kujdesin e familjes të vëllezërve Reshat dhe Petref Agaj me iniciativën e Finlanda Agaj e bija e Petref Agaj dhe bashkëshortit të saj Teki Gjonzeneli,Monika Gjonzeneli vajza e Teki dhe Finalndës tregoi edhe kësaj radhe dashurinë, e pakufishme për atdheun e saj të lindjes Shqipërinë dhe krenarinë për historinë e të parëve të saj duke sponsorizuar botimin librit.
Teki Gjonzeneli cili sëbashku me bashkëshorten Finlanda përgatitën ,pajisën me shënime dhe u përkujdesën për botimin librit. Teki Gjonzeneli tha : Me brengën e pashuar në zemër, për të gjetur varrin e babait,me mendimin se çdo njeri reflekton për të kaluarën dhe të tashmen,20 vjet pas rënies së komunizmit po nxjerrim në dritë botimin e dytë të kujtimeve të xhaxhait tonë të paharruar Reshat Agaj që vdiq në Amerikën e largët zëmërdjegur për vendin dhe njerëzit e tij të afërm. Në prill të vitit 1950 komunistët e Vlorës „pushkatuan“ babanë tim, Petref Bajram Agaj. Pas një jave si kishin marrë lajmin, se Petrefi me shokë u vranë xhaxhai babait, Hatja, kishte vajtur në burg për të marrë rrobat e babit, si të gjithë atyre që i vrasin .Për të vërtetuar “veprën” e tyre Sigurimi i Shtetit ia dha rrobat e tij të shpuara me plumba dhe të spërkatura me gjak. Që nga ajo kohë dhe në vazhdim njerzit e familjes kërkuan kudo për të gjetur varrin e njeriut të tyre të dashur, por pa sukses. Me përmbysjen e diktaturës komuniste rifilluan kërkimet me shumë përkushtim, por edhe këto kërkime nuk patën sukses me gjithë preokupimin dhe seriozitetin që iu kushtoi qeveria e Partisë Demokratike kërkesave tona. Vëllai i Piro Xhezos, “pushkatuar” me babanë tim, Xhezo Iliazi, së bashku me bashkëshortin tim Teki Gjonzeneli u munduan shumë duke bërë edhe thirrje të hapura në shtypin e përditshëm, ata iu drejtuan me emër terroristëve komunist Aranit Çelës, Skënder Konicës dhe Jonus Mersinit, por komunistët heshtën duke provuar edhe një herë, shpirtin çnjerëzor dhe imoralitetin e tyre. Më 10 gusht 1990, bashkëshortët, Finlanda dhe Teki Gjonzeneli u larguan në Itali, me synim të mbërrinin në Amerikë, duke marrë me vete edhe një prokurë prej Astritit që të vepronin në emrin e tij.Sapo ata mbërritën në Amerikë, me numurin që kishte testamenti, morën në telefon Qefalin Hamdinë, në Çikago, që për fatin e tyre të mirë ai u përgjigj. Në vitin 1991, ky burrë fisnik erdhi në Vlorë për të takuar familjen e mikut të tij Reshat Agaj, duke i dorëzuar kujtimet e Reshatit, fotografi dhe sende të tjera personale, si dhe pjesën e parave që iu takonin sipas testamentit. Bashkëshortes së Reshatit që i kishte qëndruar besnike gjatë gjithë jetës sajë të zezë, i bëri garancinë për të shkuar në Amerikë e për të vizituar varrin e të shoqit.Në vitin 1992, vjen nga Amerika në Vlorë Teki Gjonzeneli dhe u njoh me kujtimet e Reshatit, si dhe për herë të parë mori vesh se përse ishte “arratisur”, jashtë shtetit Reshati dhe thekson se: “ Gjatëudhës së jetës u njoha me një vajzë me emrin e rrallë Finlanda, që më vonë pata fatin të bëhej shoqia ime e jetës.Kur hyra në familjen e tyre pashë se ajo trashëgonte virtytet e Ervehesë, nënës së saj, personifikim i gruas labe që ngrihet mbi vuajtjet dhe shtypjen e diktaturës komuniste. Hyrja në këtë familje më imponoi në angazhimin për të hedhur dritë mbi jetën plot peripeci e privacione të Reshat Agaj, xhaxhai i bashkëshortes sime.Vëllezërit Agaj, Reshati dhe Petrefi, iu përkushtuan një ideali të madh ati të lirisë, për këtë ideal ata vërtetësisht sakrifikuan gjithëçka dhe nuk u ndalën para asnjë pengese. Ndjehem i lumtur që po paraqes para botës shqiptare, me anën e këtij libri sakrificat e pafundme të tyre për lirinë e vendit tonë”.Në vitin 2009, familja ra dakort dhe kujtimet u botuan në VlorëBotimi parë u prit mirë. Na erdhën shume urime dhe falnderime të mirëpritura, nga shokë dhe miq të shumtë brënda dhe jashtë Shqipërisë. Libri u vlerësua edhe nga shtypi përditshëm në Shqipëri dhe në Amerikë.Por pavarësisht vlerësimeve, pati edhe vrejtje të cilat menduam t`i korigjojmë në botimin e dytë: Inkuadruam kujtimet në periudhën historike në të cilën ato u mbajtën dhe u zhvilluan ngjarjet, duke foluar për fisin e Agajve të Smokthinës, organizatën antikomuniste „Rilindja Kombëtare“, për të cilën u dënua me vdekje Petref Agaj dhe u nda nga atdheu vëllai tij Reshati. Plotësuam figurën dhe personalitetin e autorit të kujtimeve Reshat Agaj, duke botuar parathënien e përkthimit të kujtimeve të Ismail Qemalit dhe letërkëmbimin e pakët që ishte ruajtur nga familjarët. Jemi duke u interesuar për artikujt që Reshati ka botuar në shtypin e përditshëm dhe periodik në Amerikë.Pajisëm librin me shënimet e domosdoshme që të kuptohen e vlerësohen drejt faktet dhe ngjarjet e trajtuara në kujtime. Shënimet janë të Finlanda dhe Teki Gjonzenelit.
Fari Shaska, gazeta “Liria”, dt. 8. 5. 1996, f. 6,Dalip Greca, gazeta “Republika”, dt. 10. 1. 2010, f. 14-15, Kastriot Frashëri, gazeta “Republika”, dt. 2. 2. 2010, Enver Memishaj: gazeta “ 55 ”, dt. 29 – 30. 9. 2009, f.16-17,gazeta “Republika”,dt. 4 dhe 10.10. 2009, f. 14-15, gazeta “ 55 “, ribotim, dt. 23. 8. 2010, f. 16-17Gëzim Llojdia, gazeta “Republika”, dt. 17. 8. 2011 , f.16-17
Botuam dokumenta dhe fotografi.Kapitulli i I, i III, i IV dhe i V, janë shkruar nga përgatitësit elibrit: Finlanda dhe Teki Gjonzeneli Në këtë mënyrë, libri merr vlera historike dhe do të shërbejë sinjë dokument, dëshmi dhe një material më shumë për të njohur dhe denoncuar regjimin diktatorial komunist. Jemi duke punuar për të grumbulluar artikujt, intervistat dhe poezitë e tij të botuara në shtypin amerikan si dhe në gazetat “Dielli”, “Atdheu”, “Krahu i Shqiponjës”, “Djalëria”, “Shqiptarët e Argjentinës” etj, në të cilat ai shpalos idetë e tij demokratike,intelektin, atdhedashurinë etj.
Studiuesi Fahri Shaska do të rreferojë rreth përkthimit të kujtimeve të Ismail Qemalit nga Reshat Agaj
Shaska tha se në vitin në vitin 1996 kemi bërë një tubim për veprën e përkthyesit të Ismail Qemalit,Reshat Agaj.Shaska më pas sqaroi rrethanat dhe kurthet e sigurimit të shtetit për vëllanë e Reshat Agës. Shpresim Kasaj,mësues dhe kryetar i shoqatës :”Armeni “ u përqendrua më tepër tek dhimbja e madhe që la regjimi te Agajt.Historiani Agim Ahmetaj solli të dhëna dhe fakte rreth fisit të dëgjuar Agaj të Smokthinës,qendrën,patriotizmin e tyre në luftëra dhe përpjkeje për lirir dhe pavarësi kombëtare.Ahmetaj tha se duhet vlerësuar roli i Shero agaj si dhe lidhjet e tyre me familjen madhe Vloraj. Në emër të fisit Agaj folën: Irfan Agaj,Astrit Agaj.
Studiuesi Fahri Shaska do të rreferojë rreth përkthimit të kujtimeve të Ismail Qemalit nga Reshat Agaj.Shaska tha se në vitin në vitin 1996 kemi bërë një tubim për veprën e përkthyesit të Ismail Qemalit,Reshat Agaj.Shaska më pas sqaroi rrethanat dhe kurthet e sigurimit të shtetit për vëllanë e Reshat Agës. Shpresim Kasaj,mësues dhe kryetar i shoqatës :”Armeni “ u përqendrua më tepër tek dhimbja e madhe që la regjimi te Agajt.Historiani Agim Ahmetaj solli të dhëna dhe fakte rreth fisit të dëgjuar Agaj të Smokthinës,qendrën,patriotizmin e tyre në luftëra dhe përpjkeje për lirir dhe pavarësi kombëtare.Ahmetaj tha se duhet vlerësuar roli i Shero agaj si dhe lidhjet e tyre me familjen madhe Vloraj. Në emër të fisit Agaj folën: Irfan Agaj,Astrit Agaj.