• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diskurset e fotografisë së luftës së Kosovës në spektrin filozofik të një libri

October 2, 2014 by dgreca

Shkruan: Dr Fatmir Terziu/Londer/
Libri më i suksesshëm i pas luftës së Kosovës, ndoshta më i veçanti i këtij lloji, “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit Pr. Dr. Nusret Pllana, ka dhe një arsye tjetër të jetë më i ndjeshmi. Është i tillë, jo thjesht si dokumentim, as edhe si një memorje e trishtë, por si një ftesë globale në këtë dimension logjik për diskursin e luftës. Ka një histori të luftërave që bëhet më pas një histori kujtese. Dhe kjo ndodh në tërë dimensionin diskursiv që mbart arsyen e përcjelljes mes mbishkrimeve në rreth shtatë gjuhë të ndryshme, edhe pse gjuha e fotografisë ka vlerën e saj më të madhe. Në këtë shkrim shqyrtimi i retorikës vizuale të këtij libri dhe një tjetri me temë akademike “Nato dhe intervenimi në Kosovë” kanë një kapërcim mediatik dhe ndjehen të arsyeshëm në mjedisin e një diskutimi logjik, ku përfqësimi dhe imazhet në cilësimin e fjalëve kanë më shumë se sa një mesazh. Të dy tregojnë për atë rezistencë dhe për atë mbijetesë. Fotografitë kanë gjuhën e tyre, po aq sa edhe të thënat e të pathënat, me syrin mjeshtëror të Profesor Pllanës. Por në planin transmetues pyetjet janë në kalibrin tjetër. Çfarë tregojnë fotografitë? Çfarë bëjnë këto fotografi të sugjerojnë në lidhje me legjitimitetin e veprimeve të pushtuesve dhe atyre që bënë ato masakra?
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve mjafton të shfletosh me durimin dhe guximin më të madh mbi gjashtëqind fletët e një formati të madh e të rëndë të librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”. Për mbledhjen e të dhënave ka qenë vetë aktiviteti i përkushtuar i luftëtarit Pllana, por edhe arsyeja e tij akademike për të bërë globale një memorje që s’duhet të shuhet. Periudha që pasoi dhe që pason atë periudhë është edhe një kronologji akademike në të dy librat. Rrënjët janë kudo dhe memorja flet.
Para se të diskutojmë për imazhet fotogazetarske të realizuar nga vetë autori në më të shumtën e rasteve, por edhe të mbledhura nga një ekip që drejtohej dhe ideohej prej tij, duhet të flasim në lidhje me vlerën e lajmeve dhe mesazheve të tyre.
Disa prej fotografive në korpusin tonë janë ato imazhe të rralla dhe tronditëse të momenteve ekstreme. Ato janë zakonisht të ndjeshme, të kualitetit të dobët në disa raste, framuar në mënyrë të keqe e të fokusuara si në terren lufte e në viktima, të vështira për tu parë nga të gjitha moshat. Mjaft janë si vetë kohë lufta dhe realizimi me kamera vëzhgimi. Por ato janë jo thjesht mes faqeve të librit, janë duke lëvizur kudo ku ai krim u bë dhe ngado nga ato duar u zgjatën e bënë krimin.
Jo më kot para publikut londinez, Profesori James Pettifer, historiani i dalluar britanik dhe njohësi i mirë i Ballkanit, theksoi rëndësinë e dokumentimit të krimeve në funksion të prezantimit të së vërtetës. Kjo e vërtetë që vjen nga diskursi i fotografisë së luftës. Kështu promovimi në Londër i kësaj vepre madhore publicistike dokumentare: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” dhe filmit dokumentar: “Rrugëtimi i një libri nëpër botë” të autorit Prof. Dr. Nusret Pllana, solli arsyen diskursive në një mjedis të ndjeshëm akademik, ku ishin mjaft personalitete akademike si Stephanie Schaëandner-Slevers dhe James Pettifer etj. Diskursi fotografik i këtij libri i cili dokumenton krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga regjime të ndryshme serbe përgjatë historisë u bë në ambientet e Regent’s University. Promovimi u organizua nga Ambasada e Kosovës në Londër në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare ‘Faik Konica’ në Britani të Madhe.
Ambasadori Greiçevci e vlerësoi punën e palodhshme të autorit në evidentimin e të kaluarës së hidhur dhe tragjike të kombit tonë. “Dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të luftës nuk duhet të mbetet vetëm përpjekje akademike, por edhe obligim për të gjithë ne për të mirën e gjeneratave që do të vijnë. Siç thotë një thënie e urtë, ata të cilët nuk mësojnë nga e kaluara, e kaluara u përsëritet”, pohoi ambasadori Greiçevci. Të pranishmëve u folën edhe Ambasadori i Shqipërisë në Mbretëri të Bashkuar, Mal Berisha, dhe Talat Pllana, kryesues i Bashkësisë Shqiptare ‘Faik Konica’ në Britani të Madhe.
Në fjalimin e tij enkas për librin që për herë të parë po shpalosej para publikut londinez, historiani i dalluar britanik dhe njohësi i mirë i Ballkanit, James Pettifer, theksoi rëndësinë e dokumentimit të krimeve në funksion të prezantimit të së vërtetës. Puna të cilën z. Pllana e ka bërë, tha Pettifer, është mënyra më efikase për t’iu kundërvënë përpjekjeve për rishkrim të historisë. Të pranishmit patën rastin ta shohin edhe një dokumentar që paraqiste rrugëtimin e këtij libri nëpër kryeqendra të ndryshme të botës. Në fund të promovimit, autori foli për rolin dhe rëndësinë e dëshmive dhe të dhënave të përfshira në librin e tij, si dhe paraqitjen para audiencës ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ai falënderoi organizatorët e këtij promovimi, si dhe të gjithë pjesëmarrësit.
Të dy librat e autorit, dokumentari dhe fjalët e këtj evenimenti sollën në skenë me të madhe një arsye të rëndësishme për orët e historisë shqiptare të Kosovës. Orët e historisë shqiptare të Kosovës mes këtij diskursi folën me një gjuhë globale, atë të respektit dhe kujtesës ndaj asaj që ka ndodhur për të mos u rikhtyer e për të mos harruar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatmir Terziu, Londer, Nusret pplana, terrori i serbise

“Terrori i Serbise…” ne duart e Dick Marty

May 13, 2013 by dgreca

Libri I prof.dr.Nusret Pllana,,Terrori I Serbise pushtuese mbi shqiptaret1844-1999,,ne duart e Dick Marty/

Nga Skender Karacica/

Libri arkivor-historik,,Terrori I Serbise pushtuese mbi shqiptaret 1844-1999,,i autorit prof.dr.Nusret Pllana(Prishtine)tashme ka bere udhen e gjate ne te gjitha kontinetet qe nga Amerika,Europa dhe Australia e larget per te preznetuar me fakte relevante oret vrastare deri ne shkalle te gjenocidit qe ka kryer Serbia nder vite ndaj popullit shqiptar dhe Kosoves.Per keto njeqind vjet te pushtimit dhe te ripushtimit te Kosoves nga regjimet vrastare dhe antishqiptare te Serbise,ajo me tere mekanizmat e saj diplomatik dhe perms asociacioneve tjera te fushes se propagandes(edhe permes simpoziumeve universitare,kulturore dhe sportive I pati afruar keso kohe matriale me permbajtje te thelle antishqiptare ne Ballkan dhe rreth Kosoves.
Viti 1999 eshte koha kur pergjithmone i eshte ndalur ora vrastare e Serbise ndaj popullit shqiptar dhe te Kosoves,kur me ndihmen e botes demokratike te prire nga SHBA-ja dhe BE-ja i dolen ne krah shpetimit nga asgjesimi deri ne substance te shqiptareve qe me planet sekrete ushtarko-policore serbe planifikohej pastrami entik i territorit te Kosoves qe nuk ishte pare ndonjehere pas Luftes se Dyte Boterore.E tere kjo katrahure antishqiptare u korezua me shpalljen e pavajetresise se shtetit te Kosoves(2008),qe per popullin shqiptar hapet kapitulli i ri i histories dhe endrra shekullore per liri,demokraci dhe mevetesi te kaheve te reja te shtetndertimit te qindar brezave shqiptare nder shekuj.
Ne keto katermbedhjete vjet regjimi serb nuk e ndali propaganden antishqiptare dhe ndaj Kosoves,kur e kur,per te kompremituar para syve te botes me skenaret tashme te njohur per ne.Per te ndertuar skenat e propagandes antishqiptare,regjimi serb e pati autorizuar deputetin zviceran ne Asamblene e Keshillit te Evropes Dick Marty qe te dele me programin e skenarit per gjoja pjestaret e UCK-se paskeshsin keqtrajtuar popullaten serbe per trafikim te organeve.Me paraqitjen e ketyre skenareve shtypi boterore dhe qarqet e ndryshme e priten me indinjate ,,rrugetimin e kolovajzes,,serbe ne Beograd qe kishte per qelllim(vetem)kompremitimin e rrugetimit te shtetit te Kosoves dhe te trgjate ajtave te reja per demokracine dhe lirine si dy elemente themelore te opusit te gjere te lirise dhe te drejtave njerezore ne bote.
Per te kundervene tere makenirene antishqiptare serbe dhe te qarqeve te miqesise me (bakshishet serbe)te njohura per te arritur qellimin e moren me vete edhe Dick Marty,i cili shpejt i mori detyren ne Asamblene e Keshillit te Evropes karshi shtetit te ri te Kosoves,do te jete libri i prof.dr.Nusret Pllana qe kohe me pare iu dergua misionarit nga Zvicrra per te pare skenat me makabre qe ben ushtria dhe policia e Serbise ndaj popullit shqiptar.Libri i N.Pllanes ka fakte relevante me afro 600 fotografi nga masakrat e njohura ndaj shqiptareve te Kosoves nder vitet e renda te kohes,qe si thone shume miq dhe lexues te bibliotekave neper bote,jane rrenqethsese dhe tronditese per opinionin e gjere intelektual dhe te fushave te dijes shkencore.
E kam marre kete hap,thote prof.dr.Nusret Pllana,qe librin tim te nisi per ne adresen e Dick Marty dhe te institucioneve parlamentare dhe te Asmablese se Keshillit te Evropes qe edhe njehere te shohin me syte e vet tere katrahuren shekullore te oreve vrastare mbi shqiptaret dhe Kosoven regjimi serb ne Beograd dhe deputeti i institucionit europian te mendoje me mire dhe mos te bie pre e kurthave te kurdisura nga qarqet natishqiptare serbe dhe te perkrahesve te shperblyer ne stilin e njohur serb.
Me nismen e LQSHA-se(Joe DioGuardi)dhe te SHSHA-se ne Cikago,libri i prof.dr.Nusret Pllana tashti eshte vendosur ne sirtaret e Bibliotekes Nderkombetare te Kongresit Amerikan ne Uashington,i cili po lexohet me vemendje nga shume lexues zyrtar te Departamentit te Shtetit dhe te fushave tjera politike dhe te diplomacise.

Filed Under: Kulture Tagged With: Dick Marty, Nusret pllana, Skender Karacica, terrori i serbise

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT