• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veprat e kompozitorëve të Kosovës, Premierë në Londër

May 28, 2020 by dgreca

–

Për shkak të pandemisë koncertet do të transmetohen drejtëpërdrejt në livestream/

PRISHTINË, 22 Maj 2020- Gazeta DIELLI/

Vepra e kompozitorëve kosovarë “Trio” e Kreshnik Aliçkaj dhe “Optio” e Memli Kelmendit, do të jenë veprat që do të interpretohen Premierë Botërorenga Willingdon House Music Londër. 24 kompozitorë nga mbarë bota u janë përgjigjur thirrjes së aplikimit WHM (RE) Inventions, New music, për shkak të numrit të madh të veprave selektive, koncerti do të mbahet në dy ditë.

Koncerti i parë, “Optio” e Memli Kelmendit do të interpretohet të Premten me 29 Maj në ora 19:30 ndërsa koncerti i dytë, vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj do të interpretohet të Premten me 5 Qershor në ora 16 :30.

Për shkak të pandemisë globale, virusit COVID-19, koncertet do të transmetohen drejtëpërdrejt në livestream
http://www.facebook.com/willingdonhousemusic

Willingdon House Music është ansambël professional në përbërje nga; Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy and Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (intstrumente të barokut) deri tek muzika bashkëkohore.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Londer, veprat e Kompozitireve

Pas kthimit nga Londra-Haradinaj: Vizita e frytshme dhe e rëndësishme

July 12, 2018 by dgreca

-“Bashkëbisedova me kryeministrin e Polonisë, Greqisë, Serbisë, por me rëndësi ishin dy takimet bilaterale me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kancelarin e Aurstrisë, Sebastian Kurz”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se në takim me kancelaren Merkel ka biseduar për axhendën evropiane të Kosovës/

 1 Ramush pas Londres

 PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar shumë të frytshëm dhe të rëndësishëm për vendin, Samitin e Londrës, në të cilën Kosova është përfaqësuar nga vetë kryeministri Haradinaj.Pas kthimit nga Lodra, në konferencën për medie, kryeministri Haradinaj tha se Procesi i Berlinit është një instrument shtesë nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor, për gjashtë vendet që ende nuk janë anëtare, dhe në kuadër të këtij procesi ka ngjarje të rëndësishme, dhe njëra nga këto ngjarje e rëndësishme për Kosovën, ishte Samiti i Londrës, në të cilën Kosova ka marrë pjesë në dy sesionet e Samitit.Kryeministri Haradinaj tha se në kuadër të Samitit të Londrës, ka zhvilluar takime bilaterale me udhëheqës të institucioneve të larta të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ditën e parë të qëndrimit kam zhvilluar takim bilateral me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, me të cilin kam biseduar për tranzicionin e FSK-së dhe mund të them se në këtë temë me Londrën jemi mirë”, tha kryeministri Haradinaj.Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se në Londër është takuar edhe me ministrin e Shtetit për Tregti Ndërkombëtare, George Hollingbery dhe grupin e miqësisë Parlamentare Kosovë – Mbretëri e Bashkuar dhe se bashkëbisedimi me ta ishte fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik mes dyja vendeve.Kryeministri Haradinaj tha se në punimet e Samitit të Londrës, ka shprehur qëndrimin e Kosovës dhe mirënjohjen për Bashkimin Evropian, vendet e botës, aleatëve për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në çështjen e sigurisë, në fushën politike dhe atë ekonomike.“Kosova sot është e gatshme të bëjë partneritet për këto tema me të gjitha vendet e botës. Pra, nuk jemi vetëm ata që kërkojmë ndihmë, por jemi ata që sot afrohemi për partner në temat e sigurisë përmes tranzicionit të FSK-së, në temat ekonomike përmes investimeve dhe në tema politike, procesin e anëtarësimit”, tha kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj, theksoi se përveç  pritjes nga nikoqirja, kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, respekt të madh për Kosovën kanë treguar të gjithë pjesëmarrësit në këtë Samit.“Bashkëbisedova me kryeministrin e Polonisë, Greqisë, Serbisë, por me rëndësi ishin dy takimet bilaterale me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kancelarin e Aurstrisë, Sebastian Kurz”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se në takim me kancelaren Merkel ka biseduar për axhendën evropiane të Kosovës.Kryeministri Haradinaj falënderoi kancelaren Merkel dhe kancalerin Kurz për respektin që i kanë bërë Kosovës, duke thënë se të vetmet takime bilaterale që ata kanë zhvilluar në këtë Samit, kanë qenë me Kosovën.“Liberalizimi i vizave nuk është betejë e humbur, por kemi punë. Ne do të punojmë intensivisht me të gjithë që kjo të arrihet”, tha kryeministri Haradinaj.Në konferencë Kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për proceset politike në vend./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeminstri Haradinaj, Londer, pas kthimit

Londër-Kosova vend me potenciale të mëdha për investime

February 26, 2018 by dgreca

-Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor/

1 Londer okLondër 26 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/

Ka nisur sot në Londër takimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka prezantuar dhjetëra projekte konkrete, me qëllim financimin për realizimin e tyre.3PaneliNë fjalën e tij përpara qindra investitorëve potencial nga e gjithë bota, kryeministri Haradinaj përmendi punën e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investimet e huaja, për bizneset e vogla dhe korporatat, heqjen e taksave në disa sektorë për të stimuluar rritjen ekonomike, krijimin e një klime më të mirë investive në fushën e bujqësisë, në fushën e teknologjisë informative dhe prodhimit të energjisë alternative.“Kosova ka popullatën më të re në Evropë. 65 për qind e saj janë nën moshën 35 vjeçare, fakt ky që e bënë tregun e punës tejet atraktiv. Të rinjtë tanë kanë përvetësuar në masë të madhe teknologjinë informative, duke u bërë një nga top vendet në botë në përdorimin e saj. Shumë prej tyre janë folës të disa gjuhëve të huaja”, ka thënë në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj.Takimi i sotëm i gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u hap nga Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, i cili u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe EBRD-së, duke shprehur përkrahjen e tij në mbështetjen e projekteve regjionale të këtyre vendeve dhe në projektet për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe të energjisë.Fillimin e punimeve të samitit të Londrës me një fjalë hyrëse e përshëndeti përveç presidentit Chakrabarti, edhe kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, i cili njëherësh kryeson presidencën e EU-së dhe Matt Hancock, përfaqësues i Qeverisë Britanike, i cili tha se Ballkani Perëndimor ka potenciale reale për investime, por duhet një bashkëpunim dhe për këtë arsye jemi këtu. “Britania e Madhe është e përkushtuar për stabilitet dhe prosperitet. Po punojmë ngushtë me secilin vend për përmirësimin e klimës ligjore dhe ekonomike”, tha z.Hancock.Kryeministri Haradinaj ka falënderuar presidentin e EBRD-së dhe shprehu përkushtimin e qeverisë së vendit në zhvillimin e projekteve regjionale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur projektet si , ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidhin Kosovën  me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimi i autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans Adriatik.“Përpjekjet e Kosovës për ta finalizuar infrastrukturën e saj bazike, autostradën, hekurudhën, furnizimin me ujë, atë me rrymë, janë parakushte për investitorë, në mënyrë që ata të jenë nga rajoni ynë ose më gjerë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se për të bashkëpunuar me vende të tjera, është e nevojshme një klimë e mirë investive e vendit tonë.Kosova në Samitin e Londrës është përfaqësuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar në delegacion nga zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi.

Në samitin e sivjetmë, qeveria e vendit ka prezantuar 39 projekte konkrete, që kapin vlerën e 600 milionë eurove. Projektet vijnë nga sektori publik dhe ai privat dhe janë të dedikuara në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, projekte nga prodhimi i energjisë alternative dhe projekte të prodhimit.Ka më shumë se 5 muaj që Qeveria e Kosovës është përgatitur për Samitin e Londrës, duke zhvilluar takime të shumta në nivel lokal në Komunat e Kosovës dhe me përfaqësuesit e bizneseve nga vendi.

Bëhet e ditur edhe se në Londër kreu i qeverisë së Kosovës, Haradinaj do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të lartë britanikë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Conference e trete, investimet, Londer

Ministri Bytyqi u takua me diasporën shqiptare në Londër

January 25, 2018 by dgreca

foto-2-takimi me diasporen

LONDËR, 25 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, është takuar me përfaqësues të shoqatave dhe të shkollave të mësimit plotësues të komunitetit shqiptar që jeton në Londër.

Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi ka shpalosur prioritetet arsimore të Kosovës, me theks bashkëpunimin midis Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për organizimin dhe financimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.

Pasi që theksoi kontributin e madh që ka dhënë dhe po e jep për vendin tonë diaspora shqiptare, ministri Bytyqi premtoi që së bashku me ministritë tjera të linjës do të jenë gjithmonë pranë diasporës shqiptare, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës.

Ky takim është zhvilluar gjatë vizitës zyrtare të ministrit Bytyqi në Londër, ku ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Londer, Ministri Bytyqi, takim me diasporen

4 të vrarë, dhjetra te plagosur, në një akt terrorist pranë Parlamentit në Londer

March 22, 2017 by dgreca

Shtatë të arrestuar pas sulmit në Londër/

Parlamenti britanik është mbyllur pas dy përpjekjeve të koordinuara për incidente të dhunshme, të cilat policia tha se po i trajtonte si sulme terroriste.Policia e Londrës ka konfirmuar se katër persona janë vrarë në Londër – përfshirë këtu edhe një sulmues të dyshuar- nga sulmi në parlamentin britanik dhe në Urën Westminister.Policia tha se një sulmues i veshur në të zeza hyri brenda perimetrit të Pallatit Westminster në Londër dhe theri me thikë një polic në afërsi të hyrjes që shfrytëzohet nga anëtarët e Parlamentit. Polici më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.Autoritetet thanë se sulmuesi u vra nga zyrtarët e sigurisë jashtë ndërtesës së parlamentit.

Një grua është vrarë kur një sulmues goditi me veturë 12 kalimatarë në Urën Westminister, në afërsi të Parlamentit dhe të Kullës Big Ben të Londrës. Ndërkaq edhe një person tjetër ka vdekur në Urën Westminister.Ndërkaq, të paktën 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.Zyrtarët spitalor thonë se dhjetra persona, që u goditën nga vetura e sulmuesit kanë pësuar lëndime “katastrofale”.

Një grua është nxjerr e gjallë nga Lumi Thames në Londër, pas sulmit në Urën Westminister, ka thënë për Reuters një zëdhënës i Autoritetet i Portit të Londrës.“Një grua është nxjerr nga uji në afërsi të urës Westminister. Ajo është e gjallë por ka lëndime serioze”, ka thënë zëdhënësi, duke shtuar se ajo tashmë është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

BBC raporton se një grup i studentëve francezë, në kohën e sulmit me veturë, ishin duke ecur në pjesën verirore të Urës Westminister. Ata janë në mesin e të lënduarve nga ky sulm.Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve janë tre nxënës francezë, të moshës 15 dhe 16 vjeçare.

Një polic është goditur me thikë brenda Parlamentit britanik, tha kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, David Lidington.Ai u tha ligjvënësve se “sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia e armatosur” pas “incidentit serioz”.Stafi brenda Parlamentit është urdhëruar të qëndrojë brenda zyrave, raporton BBC.

Policia tha se është thirrur për një incident me armë zjarri në Westminster, brenda Londrës.

Raportohet për disa persona të plagosur.Stacioni i metrosë në Westminister është mbyllur, me kërkesë të policisë.

Kryeministrja Theresa May u pa të jetë shoqëruar në veturën e saj pas të shtënave që u dëgjuan në Parlament, gjatë incidentit.Një burim nga kryeministria ka konfirmuar se kryeministrja Theresa May ishte mirë, shkruan BBC.

Zoti Lidington tha: “Duket se një polic është goditur me thikë dhe se sulmuesi i dyshuar u qëllua nga policët e armatosur”.

“Ka njoftime për incidente të tjera të dhunshme në hapësirat e Pallatit Westminster por shpresoj se kolegët nga të gjitha palët do të mirëkuptonin se do të ishte e gabueshme për mua që të jap më shumë hollësi deri sa nuk kemi një konfirmim të policisë dhe nga autoritetet e Sigurisë së Parlamentit për çfarë bëhet fjalë”.

3 terrorizem 2Shtëpia e Bardhë i ka ofruar mbështetjen e plotë amerikane Londrës në përgjigje të sulmit terrorist pranë parlamentit britanik ku gjetën vdekjen katër vetë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.1 Londer

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se Presidenti Trump kishte folur me Kryeministren Theresa May lidhur me ngjarjen dhe i kishte ofruar ndihmën amerikane për të sjellë personat përgjegjës para drejtësisë. Sipas zëdhënësit, Shtëpia e Bardhë përgëzon Britaninë për reagimin e shpejtë ndaj incidentit.2 gruaja e plagosur

Një sulm i përgjakshëm në kompleksin e parlamentit britanik në Londër ka lënë të vrarë 4 persona, ndër të cilët edhe një polic.Kreu i anti-terrorizmit në Departamentin Policor të Londrës e cilësoi aktin një sulm terrorist dhe konfirmoi se ndër të vrarët përfshihen autori i sulmit dhe një polic.2 terrorisem

Mark Rowley tha se rreth 20 vetë janë plagosur dhe policia ka rrethuar dhe bllokuar parlamentin. Autoritetet po kontrollojnë zonën, për të garantuar se nuk do të ketë sulme të reja në zonë, megjithëse policia beson se vetëm një person ishte i përfshirë në këtë sulm.3 terrorisem

Zoti Rowley tha se polici i vrarë ishte një ndër rojet e armatosura të parlamentit. Viktima tjetër ishte lënduar nga sulmi në urën Westminster.

Një person, që sipas njoftimeve ishte një burrë në moshë të mesme, qëlloi me armë të ftohtë policin brenda perimetrit të parlamentit, para se të qëllohej me armë zjarri nga policia.

Një zyrtar i lartë i policisë tha për Zërin e Amerikës se autoritetet besojnë që një person ishte i përfshirë në një sulm me tre etapa.

Incidenti filloi me një makinë në urën Westminster pranë Parlamentit Britanik. Makina hipi në trotuar dhe goditi disa këmbësorë.

Policia metropolitane tha se po e heton incidentin si akt terrorist, deri kur të dihen hollësi të tjera, duke shtuar se situata është në zhvillim dhe duke u bërë thirrje njerëzve të mos afrohen tek skena e ngjarjes.

Kryetari i Dhomës së Komuneve në parlament, David Lidington tha se ka pasur njoftime për akte të dhunshme brenda kompleksit të organit legjislativ britanik. Ai konfirmoi se personi i dyshuar si autor i sulmit është vrarë nga forcat e rendit. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve dhe fotografive nga skena e ngjarjes, në zonë duken dy viktima të përgjakura pranë urës Westminster, ku sipas njoftimeve policia reagoi ndaj një “incidenti me armë zjarri”.Dëshmitarët njoftuan më pas se kishin parë një makinë në lëvizje që goditi disa persona mbi urë. Në fotografi shihen një numër viktimash mbi urë.

Shtatë të arrestuar pas sulmit në Londër/

Policia britanike tha të enjten se ka arrestuar shtatë persona në lidhje me sulmin e së mërkurës afër parlamentit britanik në Londër, që la pas vetes katër të vrarë, përfshirë edhe sulmuesin.

Mark Rowley, shefi i kundër terrorizmit në policinë e Londrës, tha se arrestimet pasuan kontrollet në gjashtë adresa të ndryshme dhe se kërkimet në Londër, Birmingham dhe pjesë tjera të vendit po vazhdojnë. Ai nuk saktësoi nëse të arrestuarit kishin lidhje me sulmin e së mërkurës.

“Ne besojmë, në bazë të hetimeve se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe ishte frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar”, u tha ai gazetarëve, duke refuzuar të publikojë emrin e sulmuesit gjatë asaj që ai e cilësoi “fazë të ndejshme” të hetimeve.

Hetimet janë përqendruar në motivet, përgatitjet dhe mbështetjen e sulmuesit i cili goditi këmbësorët me makinë në urën Westminster, pastaj qëlloi me thikë për vdekje një oficer të sigurimit para se të qëllohej dhe të vritej nga një oficer tjetër i policisë.

Rowley tha se 29 veta janë dërguar në spital, shtatë prej të clëve në gjendje të rëndë. Ai tha se numri i atyre që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore është i paqartë.

Rowley më herët e identifikoi oficerin e vrarë si 48 vjeçarin, Keith Palmer, që kishte shërbyer për 15 vjet në radhët e policisë.

Filed Under: Featured Tagged With: 20 the plagosur, 4 the barre, Akt terrorist, Londer

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT