• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Londër-Kosova vend me potenciale të mëdha për investime

February 26, 2018 by dgreca

-Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor/

1 Londer okLondër 26 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/

Ka nisur sot në Londër takimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka prezantuar dhjetëra projekte konkrete, me qëllim financimin për realizimin e tyre.3PaneliNë fjalën e tij përpara qindra investitorëve potencial nga e gjithë bota, kryeministri Haradinaj përmendi punën e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investimet e huaja, për bizneset e vogla dhe korporatat, heqjen e taksave në disa sektorë për të stimuluar rritjen ekonomike, krijimin e një klime më të mirë investive në fushën e bujqësisë, në fushën e teknologjisë informative dhe prodhimit të energjisë alternative.“Kosova ka popullatën më të re në Evropë. 65 për qind e saj janë nën moshën 35 vjeçare, fakt ky që e bënë tregun e punës tejet atraktiv. Të rinjtë tanë kanë përvetësuar në masë të madhe teknologjinë informative, duke u bërë një nga top vendet në botë në përdorimin e saj. Shumë prej tyre janë folës të disa gjuhëve të huaja”, ka thënë në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj.Takimi i sotëm i gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u hap nga Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, i cili u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe EBRD-së, duke shprehur përkrahjen e tij në mbështetjen e projekteve regjionale të këtyre vendeve dhe në projektet për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe të energjisë.Fillimin e punimeve të samitit të Londrës me një fjalë hyrëse e përshëndeti përveç presidentit Chakrabarti, edhe kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, i cili njëherësh kryeson presidencën e EU-së dhe Matt Hancock, përfaqësues i Qeverisë Britanike, i cili tha se Ballkani Perëndimor ka potenciale reale për investime, por duhet një bashkëpunim dhe për këtë arsye jemi këtu. “Britania e Madhe është e përkushtuar për stabilitet dhe prosperitet. Po punojmë ngushtë me secilin vend për përmirësimin e klimës ligjore dhe ekonomike”, tha z.Hancock.Kryeministri Haradinaj ka falënderuar presidentin e EBRD-së dhe shprehu përkushtimin e qeverisë së vendit në zhvillimin e projekteve regjionale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur projektet si , ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidhin Kosovën  me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimi i autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans Adriatik.“Përpjekjet e Kosovës për ta finalizuar infrastrukturën e saj bazike, autostradën, hekurudhën, furnizimin me ujë, atë me rrymë, janë parakushte për investitorë, në mënyrë që ata të jenë nga rajoni ynë ose më gjerë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se për të bashkëpunuar me vende të tjera, është e nevojshme një klimë e mirë investive e vendit tonë.Kosova në Samitin e Londrës është përfaqësuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar në delegacion nga zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi.

Në samitin e sivjetmë, qeveria e vendit ka prezantuar 39 projekte konkrete, që kapin vlerën e 600 milionë eurove. Projektet vijnë nga sektori publik dhe ai privat dhe janë të dedikuara në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, projekte nga prodhimi i energjisë alternative dhe projekte të prodhimit.Ka më shumë se 5 muaj që Qeveria e Kosovës është përgatitur për Samitin e Londrës, duke zhvilluar takime të shumta në nivel lokal në Komunat e Kosovës dhe me përfaqësuesit e bizneseve nga vendi.

Bëhet e ditur edhe se në Londër kreu i qeverisë së Kosovës, Haradinaj do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të lartë britanikë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Conference e trete, investimet, Londer

Veseli në Vjenë: Kosova, mundësi e jashtëzakonshme për investitorët

June 6, 2016 by dgreca

Kryeparlamentari Veseli hapi Forumin ekonomik “Kosovo, a market full of opportunities”, i cili po mbahet në Vjenë: Diaspora kosovare dhe ndërmarrjet austriake tashmë kanë një destinacion të ri të investimit në Kosovë/

VJENË, 6 Qershor 2016/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Austri, bëri sot hapjen e Forumit ekonomik “Kosovo, a market full of opportunities”, e cila po zhvillon punimet në Vjenë, me pjesëmarrje të mbi 100 bizneseve të ndryshme.

Kreu i Kuvendit tha se diaspora e Kosovës në Austri dhe ndërmarrjet austriake tashmë kanë një destinacion të ri të investimit në Kosovë, e cila ofron mundësi të jashtëzakonshme për investitorët.

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i mbështesin investitorët nga Austria që vijnë në Kosovë. Ne kemi ndërtuar bazë të mirë ligjore dhe politika fiskale që përkrahin një klimë të favorshme për çdo ndërmarrësi”, theksoi Veseli.

Po sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga ministrat e resorëve ekonomikë e financiarë të Qeverisë së Kosovës, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësues të Odës Ekonomike Austriake.

Duke i konsideruar të shkëlqyeshme marrëdhëniet politike midis Vjenës dhe Prishtinës zyrtare, Veseli tha se pret që këto marrëdhënie të shndërrohen në këmbime ekonomike.

“Kosova ka çka t’u ofrojë investitorëve. Resurse të mira natyrore, kapacitete humane, si dhe politika fiskale, që e bëjnë Kosovën një vend të mirë për investime”, theksoi kryeparlamentari Veseli./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: investimet, në Vjenë: Kosova, Veseli

Kosova, investime për zhvillim ekonomik

January 12, 2016 by dgreca

-Jahjaga: Është tashmë e qartë që zhvillimi ynë ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme investimi, pa pengesa administrative, me sundim të fortë të ligjit dhe konkurrencë të barabartë/
PRISHTINË, 12 Janar 2016/ Zhvillimi ynë ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme investimi, tha sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomik Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, nisi sot vizitat në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë.
“Kam vendosur të fillojmë vizitat nëpër komuna të Kosovës për të nxitur një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe investimet e huaja. Është tashmë e qartë që zhvillimi ynë ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme investimi, pa pengesa administrative, me sundim të fortë të ligjit dhe konkurrencë të barabartë”, u shpreh Jahjaga.
Vizita, vijoi ajo, ka për qëllim adresimin e drejtpërdrejtë të këtyre pengesave për të ndihmuar bizneset që të depërtojnë në Kosovë, në përpjekje për të ulur papunësinë dhe për të ngritur kualitetin e jetës në Kosovë.
“Gjatë tërë mandatit tim e kam adresuar zhvillimin ekonomik në mënyra të ndryshme, prej komunikimeve të drejtpërdrejta me investitorë të huaj e deri te inicimi i partneriteteve strategjike. Megjithatë, na duhet t’i adresojmë me urgjencë edhe problemet në nivelin komunal sepse pa i tejkaluar këto sfida është e vështirë të sjellim investitorë në Kosovë”, tha Jahjaga.
Gjatë ditës së sotme, Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Klinës, të Istogut, të Pejës, të Deçanit dhe atë të Junikut.
“Pikënisja është Rrafshi i Dukagjinit dhe unë besoj dhe shpresoj që deri në fund të muajit do t’i përmbyllim me vizita shumicën e komunave të Kosovës”, tha ajo.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, u shpreh se, “të fillosh vitin e ri kalendarik 2016 me një mbështetje nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga që vërtet prioritet ta ketë zhvillimin ekonomik është më e mira që mund t’i ndodhë Kosovës”.
“Më lejoni fillimisht, zonja Presidente t’ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj iniciative, e që në fakt jeni prijëse e kësaj iniciative”, tha Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, duke shtuar se, “plani është që gjithashtu brenda një periudhe të shkurtër të bëjmë sërish vizita, por herën tjetër nëpër kompani”.
Albert Matoshi, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane, vlerësoi se, “kjo është një iniciativë shumë e mirë që ka gjetur përkrahjen edhe nga ana e Odës Ekonomike Gjermane”./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: investimet, Jahjaga, kosova

Marrëveshje me BERZH për krijimin e Këshillit Kombëtar të Investimeve

February 25, 2014 by dgreca

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i BERZH Suma Chakrabarti firmosën Marrëveshjen kuadër për bashkëpunimin mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Marrëveshja u nënshkruar gjatë Konferencës së Investimeve me temë ”Investing in Ëestern Balkans”, organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që u mbajt në Londër.

Siç u shpreh Kryeministri “me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne jemi duke bërë një hap të madh përpara, në çlirimin e potencialit ekonomik të vendit. Krijimi i mjedisit të duhur të biznesit është tani më kritik se kurrë dhe ne jemi të sigurtë se me ndihmën e BERZH do të përparojmë shumë shpejt”.

Marrëveshja parashikon gjithashtu edhe krijimin e Këshillit Kombëtar të Investimeve si një strukturë që do të trajtojë me përparësi çështjet e lidhura me investimet në vend dhe do të jetë një organ i rëndësishëm referimi dhe orientimi për Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Pjesë e delegacionit shqiptar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, diskutoi në panelin me temë “Klima e Investimeve” përkrah personaliteteve të njohur si zv. Presidenti i politikave të BERZH, zv. Kryeministri i Maqedonisë, Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore E. Goldstein etj

.Reformat e Qeverisë në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit në vend, intensifikimit të komunikimit me bizneset, thjeshtësimin e procedurave ligjore dhe administrative, luftimin të informalitetit në sektorin privat e publik dhe krijimin e një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat, ishin në qëndër të fjalimit të Ministrit Ahmetaj.Prezentë në këtë konferencë ishin delegacione nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, si Kryeministri i Kosovë Hashim Thaçi dhe krerët e qeverive të Bosnje- Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë etj, me qëllim promovimin e potencialeve të vendeve të tyre por edhe të rajonit si i një i tërë përpara investitorëve të huaj, shpalosjen e platformave dhe pikëpamjeve në fushën e bashkëpunimit ekonomik, të energjisë, transportit, turizmit, projekteve strategjike etj. Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj iu referua kuadrit makroekonomik të ekonomisë shqiptare, ecurisë së deritanishme dhe masave të marra nga Qeveria e re për përmirësime të ndjeshme në të gjithë sektorët në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai theksoi se raporti i Doing Business është një tregues i rëndësishëm për ekonomitë e të gjitha vendeve, por debati për të nuk është thjesht një çështje renditjeje të përvitshme.

“Më shumë se sa klasifikimi në këtë raport, duhet të shqetësohemi për avancimin dhe cilësinë e reformave tona, për shpejtësinë me të cilën po i realizojmë ato dhe mbi të gjitha, për cilësinë dhe kapacitetin vendimmarrës për përmirësimin e klimës së biznesit nga njëri vit në tjetrin. Mbas çdo indikatori të Doing Business, qëndron një politikë specifike ekonomike, financiare apo ligjore e administrative, dhe përtej vendit në klasifikim, duhet të shohim përmbajtjen e politikave dhe cilësinë e zbatimit të tyre në praktikë, duhen analizuar shkaqet dhe faktorët e suksesit apo dhe dështimeve të mjaft reformave”,  theksoi Ministri Ahmetaj.Projektet strategjike të Qeverisë në fushën e investimeve të huaja direkte dhe objektivat kryesorë të saj ishin një tjetër element i rëndësishëm i fjalës së Ministrit Ahmetaj në diskutimin e tij.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Edi Rama, investimet, Keshilli Kombetar, Marreveshje me BERZH

Artikujt e fundit

  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GREQI
  • Me ceremoni solemne shqiptarët e ngritën flamurin kuqezi në Bashkinë e Filadelfia
  • “Kosova në dokumentet amerikane 1945-1999”
  • PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, SHËN NËNË TEREZA  “NJË URË QË NA LIDHË”
  • GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE
  • Këngët e Lefter Çipës, perla që nuk e humbasin kurrë shkëlqimin
  • Epikë biblike
  • Si dështoi komploti i organizuar nga Ismail Qemali për të rrëzuar sulltan Abdylhamidin II
  • Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!
  • Ndërtesa ku u shpall Pavarësia?
  • Super-K: Miti i Henry Kissingerit
  • Shqipëria e pavarur rreth flamurit me një frymë, një besë e një lutje Zotit
  • SHKOLLA SHQIPE NË LUGANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm
  • PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT