NGA DALIP GRECA/
New York, 7 Shtator 2016- Mbrëmjen e së Mërkurës me 7 Shtator 2016, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës, që ndodhet në 42 Street, në Nju Jork, nën drejtimin e Konsulles së Përgjithshme, ambasadores Teuta Sahatcija, u organizua një ekspozitë historike që përshkonte rrugëtimin e Nënë Terezës ndër vite, mesazhet e saj, Letërkëmbimi, raporetet e saj me të varfërit, të sëmurët, të pastrehët, me Paqen dhe me jetën. Sic tha në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja Teuta Sahatcija, projekti i ekspozuar është fryt i hulumtimit të një numri historianësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, të cilët e mblodhën materialin e ekspozuar, dokumentet, eksponatet e rralla, nëpër shumë arkiva të vendeve të ndryshme.
Veprimtarinë e organizuar e nderoi me pjesmarrjen e Tij dhe një fjalë përshëndetse mjaft të duartrokitur Nuncio Apostolik i Misionit te Vatikanit ne Kombet e Bashkuara Bernardito Auza, si dhe Ambasadorë të shteteve të ndryshme në OKB, profesorë të Universiteteve në NY, gazetarë ,përfaqësues të Institucioneve fetare, si dhe përfaqësues nga diaspora shqiptare në SHBA.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, u përfaqësua në këtë veprimtari me nënkryetarin e saj, z. Agim Rexhaj.
Veprimtarinë që shënoi zyrtarisht nderimin e shënjtërimit të Nënë Terezës nga Konsullata e përgjithshme e Kosovës, e ka moderuar konsulli Fatmir Zajmi.
Ambasadorja Teuta Sahatcija u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe ka vlerësuar figurën e Nënë Terezës dhe mesazhet që ajo ka dhënë gjatë jetës së saj, si dhe është ndalur në motivin e organizimit të kësaj veprimatrie, ku ndërthurej Ekspoziat me dokumente, rrugëtimin jetësor e historik të Nënë Terezës , mesazhet, përkushtimin deri në vetmohim.
Nunsi Apostolik i Misionit te Vatikanit ne Kombet e Bashkuara Bernardito Auza, ka përshëndetur organizatorët e kësaj veprimtarie, pjesmarrësit dhe ka vlerësuar veprën e Nënës Terezë dhe është ndalë në Shënjëtrimin e Shenjtes Tereza e Klakutës, e cila, sic cilësoi ai, e ka deklaruar vetë në të gjallët e saj, publikisht gjatë ceremonies së marrjes të Cmimit Nobel për Paqe, se me gjak, është shqiptare.
Për jetën dhe veprën e Nënë Terezës ka folë edhe Qazim Doda.
Vlerat e veprimtarisë i ka shtuar progarmi artistik. Xhevat Limani ka recituar ne Shqip dhe anglisht fragment nga poema”I Want to come back to Albania”, i shoqeruar mjeshtrisht ne Klarinete nga Igli Tuga. Hymni i Nene Terezes eshte intepretuar me emocion nga Riad Ymeri i shoqeruar ne Piano nga Elona Muca.
Veprimtaria që shënoi shënjtërimin e Nënë Terezës, u mbyll me një kokteil I organizuar nag Konsullata.