• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THACI NE TIRANE:Shqipëria dhe Kosova, model bashkëpunimi

October 3, 2016 by dgreca

1-ok-thaci-nishani-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, takim në Tiranë/

1-nishan-thaci-Presidenti i Kosovës në vizitën zyrtare në Shqipëri, sot dhe nesër takohet me krerët e shtetit shqiptar, liderin e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa zhvillon edhe aktivitete tjera/

TIRANË, 3 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shqipëri me takimin e përbashkët me homologun e tij, Bujar Nishani.Pas përfundimit të takimit dypalësh, në konferencën e përbashkët për medie, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie te shkëlqyera dypalëshe, duke mos pasur asnjë çështje diskutabile mes tyre.“Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe tashmë kanë fituar edhe dimension të partneritetit të pandashëm strategjik, i cili i ka hapur rrugë institucionalizimit të marrëdhënieve tona në çdo fushë. Jemi model për rajonin në rrafshin e bashkëpunimit dhe kemi përparim në të gjithë sektorët”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i vendit theksoi se edhe marrëdhëniet ekonomike në mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë shënuar një rritje dhe, sipas tij, në këtë rritje ka ndikuar investimi i dyanshëm në infrastrukturën rrugore.Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë shkëlqyeshëm edhe në skenën ndërkombëtare.

“Shqipëria ka kërkuar gjithnjë pjesëmarrje të barabartë të Kosovës në të gjitha nismat rajonale e ndërkombëtare, kurse Kosova ka mbështetur fuqimisht vendosjen e selive në Tiranë të Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, që nënkupton forcim të rolit të Shqipërisë në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që është një urë mes shteteve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.Ndërkaq, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se Kosova është konsoliduar si shtet dhe po vazhdon me sukses reformat në ekonomi, në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe të qeverisjes së mirë.“Pas hyrjes në fuqi të MSA-së, si marrëveshje e parë kontraktuale e Kosovës me BE-në, shpresojmë që shpejt të ndodhë edhe përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave nga ana e Komisionit Evropian, sepse nuk ka alternativë tjetër përpos eurointegrimit të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë presidenti Nishani.Ai ka shtuar se Shqipëria gjithmonë do të jetë avokuese e Kosovës në forume ndërkombëtare.“Do të jemi gjithmonë përkrahës të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në organizata dhe forume ndërkombëtare”, tha presidenti Nishani.Presidenti Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, kanë theksuar edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit në rrafshin akademik.Ata kanë thënë se duhet të shfrytëzohen mundësitë e mëdha që ekzistojnë dhe të rritet bashkëpunimi edhe në mes të universiteteve të të dyja shteteve.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se më shumë projekte të përbashkëta duhet të bëjnë edhe dy akademitë përkatëse, projekte këto që kanë interes edhe për publikun ndërkombëtar dhe që i shërbejnë interesave të të dy vendeve.Në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, presidenti Thaçi po shoqërohet edhe nga Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, si dhe ai i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, sot dhe nesër takohet me krerët e shtetit shqiptar, liderin e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa zhvillon edhe aktivitete tjera.

Presidenca e Kosovës në njoftimin dërguar e ka bërë të ditur axhendën:Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ndërsa, në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë shtypi përbashkët.Pas takimit me presidentin Nishani, në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.Ndërsa, në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Velijaj.

Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: presidentin Nishani, takim, Thaci ne Tirane

Artikujt e fundit

  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ
  • 100 VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR MË 28 KORRIK 2022
  • Një copë qielli midis Meksikës dhe Kosovës
  • NJË PYETJE (NEVE) PËR QËNDRESËN
  • Meet a NYCHA Construction Partner: STV  
  • KUVENDI  I  GREÇES , KRYEKUVENDI  KU MORI  JETË PROGRAMI  POLITIK I PAVARESISË  SË SHQIPERISË…
  • GAZETA E VETME SHQIPE E KOSOVËS “BUJKU” E 23 QERSHOR 1991: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS
  • Mirënjohje dhe vlerësim

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT