• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi për “The Independent”: Kontribuova për rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit

August 31, 2015 by dgreca

Tani ka shpresë për drejtësi për qytetarët tanëNë një editorial për gazetën britanike “The Independent”, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënvizuar se “tani, pothuajse dy dekada pas luftës së Kosovës, nuk do të lejoj që historia e shtetit tonë të rishkruhet për të mjegullimuar vijat midis viktimës dhe agresorit”.
Shkruan: Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi muajin që shkoi ndryshimet kushtetuese për të mundësuar krijimi e një Gjykate Speciale që do të gjykojë krimet e dyshuara të kryera nga shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës çlirimtare të vitit 1999.
Pas diskutimeve të gjata, votimi i fundit të Kuvendin tonë ishte jashtëzakonisht pozitiv. Si kryetar i partisë më të madhe në Kuvend, kam punuar shumë me kolegët e mi për tër të bindur deputetët, si dhe opinionin, për të krijuar këtë intstrument të pazakontë ligjor në mënyrë që të mund të kemi gjykime të besueshme, të pavarura dhe të menaxhuara ndërkombëtarisht.
Shtatëmbëdhjetë vite kanë kaluar që nga fillimi i luftës në Kosovë, më 1998. Atëbotë, kam qenë drejtor politik i një force guerila që nisi një kryengritje kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Millosheviqi dhe miqtë e tij për vite ishin përfshirë në shtypjen sistematik të popullit të Kosovës. Kryengritja jonë ishte një rast i vërtetë i luftës së Davidit me Goliathin. Ne nuk kishim armë, kemi qenë të pastërvitur, dhe luftëtarët e gueriljes ishin jorrallëherë vullnetarë të papërgatitur për luftë të cilët u përballën me batalione të organizuara dhe të egra të policisë dhe forcave ushtarake serbe.
Rezistenca guerile e Kosovës shpejt u shndërrua në një kërcënim vdekjeprurës ndaj Millosheviqit. Duart e tij ishin tashmë plot gjak pas vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, duke përfshirë edhe Srebrenicën. Ne besojmë se edhe në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid. Bota demokratike thjesht nuk do të lejonte të ishte dëshmitare e një masakre të tmerrshme të radhës në Ballkanin Perëndimor. NATO-ja ndërhyri dhe Kosova u çlirua.
Një milion njerëz të dëbuar nga atdheu i tyre u kthyen. Ata u kthyen nga kampet e refugjatëve në vendin e tyre, ku gjetën eshtrat e familjarëve të tyre në varrezat masive, shtëpitë e tyre të djegura deri në themel, dhe jetesën e tyre të shkatërruar. Qeveria serbe u përpoq për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre. Mijëra trupa u rivarrosën në fshehtësi, disa prej tyre edhe 600 kilometra larg vendlindjes. Tribunali i Hagës për krime lufte dëshmoi dhe vërtetoi pa dyshimin më të vogël se i gjithë aparati shtetëror serb nga varrmihësit e deri të gjeneralët kryesorë dhe kryetarët, ishin të përfshirë në një krim të organizuar me synim zhdukjen e popullsisë shqiptare të Kosovës.
Pas përfundimit të luftës, jo gjithçka shkoi siç kishim shpresuar. Ne fillimisht e arritëm çmilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa individë mund të kenë qenë, eventualisht, të angazhuar në sulme kriminale mbi pjesëtarët e pakicave të mbetura. Shumë serbë u sulmuan menjëherë pas luftës, qoftë pas akteve të hakmarrjes apo për përfitime financiare. Këto krime individuale të kryera nga disa kosovarë ishin të tmerrshme dhe ne i dënojmë ato. Por, armiqtë tanë pretenduan se këto akte të izoluara ishin moralisht të barasvlershme me gjenocidin masiv të kryer nga qeveria e Serbisë kundër popullit tonë. Një pretendim i tillë është i çmendur dhe absurd. Unë kam dënuar këto akte të kryera nga kosovarët, dhe tani ne kemi Gjykatën Speciale për të bërë ndarjen mes akteve të ish-pjesëtarëve të ushtrisë sonë çlirimtare dhe këtyre individëve.
Asnjë kosovar, përfshirë veten time, nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë Gjykatën Speciale që të barazojë aktet e Sllobodan Millosheviqit, i njohur botërisht si “Kasapi i Ballkanit”, me aktet e kryera nga individë të dëshpëruar apo kriminelë gjatë apo pas luftës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësive paraushtarake, dhe me mbështetje nga intelektualë serbë. Kjo luftë ishte një luftë fashiste, qartë dhe thjeshtë. Ne në Kosovë nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet për të mjegulluar vijat midis viktimës dhe agresorit. Ne do të mbrojmë ligjshmërinë dhe trashëgiminë e luftës sonë të drejtë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ne jemi krenarë për çlirimin tonë dhe për sakrificat që kemi bërë për të arritur pavarësinë tonë. Ne jemi krenarë me burrat dhe gratë tonë që shërbyen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lëvizja çlirimtare nuk i përkiste një individi, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk ka asnjë arsye për frikë. Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë gjatë gjykimeve që do të vijojnë. Ne po bëjmë çmos për të siguruar se drejtësia në Kosovë është vendosur dhe që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucionet dhe vlerat e qytetërimit perëndimor. Bota ka fjalën time, atë të qeverisë sonë, dhe atë të qytetarëve tanë. Kosova, me të gjithë sfidat që ka para vetes, është dhe do të mbetet një rrëfim suksesi.

Filed Under: Interviste Tagged With: Kontribuova, për rrëzimin e, Sllobodan Millosheviqit, Thaçi për “The Independent”:

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT