THIRRJE PER DEMONSTARTË/
Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA-së,të bashkuar si asnjëherë tjetër më pare,ju bëjnë thirrje që të merrni pjese në demonstratën,që do të organizohet në Washington DC me datën 8 Prill 2014, me rastin e vizitës të kryeministrit malazias Gjukanoviq në Washington DC. Demonstrata do të mbahet para Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadës së Malit te Zi .
1. Shoqata “ Ana e Malit “ – New York
2. Shoqata “ Dedë Gjon Luli “ – New York
3. Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ – New York
4. Fondacioni “ Plavë-Guci “ – Nmew York
5. Fondi Humanitar “ Malësia “ – New York
6. Shoqata Atdhetare “ Malësia e madhe “ – Detroit
7. Shoqata Atdhetare “ Kraja “ – New York
8. Shoqata “ Ulqini “ – Chikago
9. Rrënjët Shqiptare (Albanian Roots) – New York
10. VATRA – New York
11. Shoqata Rugova – New York
12. Shoqata Kosova Lindore – New York
13. Albanian American Foundation – New York
I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA-së,Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Këshillit Shqiptaro Amerikan dhe gjithë shoqatave me origjinë nga trojet tona shqiptare me veprimtari në SHBA-së, që ta përkrahin këtë demonstratë, të marrin pjesë masive dhe të solidarizohen me vëllëzërit tanë që gjinden nën Malin e Zi ! Kjo demonstratë organizohet për të ngritur zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të cilën, aparati shtetëror malazias ushtron vazhdimisht kundër bashkëkombasve tanë në vendlindje. Është koha që të parandalojmë integrimet e Malit të Zi në botën demokratike, është koha që ne shqiptarët autoktonë nën Mal të Zi të kërkojmë me forcën e arsyes, që t’i gëzojmë të gjitha të drejtat, sipas konventave të botës demokratike. Është koha kur shtetit të Malit të Zi t’i thuhet “ STOP “ aplikimit të politikave të dyfishta ndaj shqiptarëve. Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus , ne Bronx, Arthur avenue para lokalit te Gjergj Dedvukaj “Giovanni” dhe ne Brooklyn kryqezimin Church dhe McDonald, ditën e Merkure me daten 8 Prill 2014, ne ora 4:30AM. Apelojmë tek te gjithë te interesuarit qe ti bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt. New York – Për rezervimin e vendeve ne autobus ju lutem telefononi: per Bronx, Agim Rugova 917 291 0138 dhe Fahredin Kukaj 201 304 1113, Brooklyn, Mustaf Ahmetaj 917 548 6273. Detroit- Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus, nga oborri i Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, ditën e Hënë, me 7 Prill, 2014, në ora 8 të mbrëmjes. Për rezervimin e vendeve ju lutemi telefononi: 586-530-0373 dhe 586-929-9062.
Ju faleminderit per mir kuptim,
Mustaf Ahmetaj