• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

… Toka e të gjallëve dhe toka e të të vdekurve

September 21, 2016 by dgreca

Shënime për librin “Ura e Mbretit Shën Luigj” të Thornton Wilder,përkthyer nga Pirro Dollani/

Nga Teuta Mulaj/ Nevada/

Ditët e fundit doli në qarkullim libri “Ura e Mbretit Shën Luigj” i autorit të shquar amerikan Thornton Wilder, përkthyer nga Pirro Dollani, botim i “Botimet Living.”

Ky roman, botuar më 1927 u prit me shumë interes nga lexuesit dhe kritika në mbarë botën. Në  vitin 1928 romani fiton Çmimin “Pulitzer”, pa përmendur disa çmime të tjera. Në 1998 u rendit i 37 në një listë të 100 librave më të mirë të shekullit XX, të përpiluar nga Amerikan Modern Library. Revista e madhe “Time Magazine” e përfshin në një listë të 100 librave më të mirë të shkruara në gjuhën angleze, prej vitit 1923 deri në 2005.

Ky libër ka mbi 105 edicione, dhe është  ekranizuar dy herë. Është botuar në mbi 40 gjuhë të huaja. Në kohën kur u nderua me Çmimin Pulitzer, më 1928, pra, në më pak se një vit, nga dita e botimit, kishte 17 ribotime dhe ishin shitur rreth 300 mijë kopje, kurse në mars të 1958 libri arriti shifrën 2 milion kopje.

Baza filozofike e këtij romani është inspiruar nga bisedat e autorit me të atin, priftin e devotshëm, dhe mbështetur në Ungjillit të Lukës, 13:4 “. . . ata të tetëmbëdhjetë mbi të cilët ra kulla e Siloamit dhe i vrau, a mendoni se ishin më shumë fajtorë se gjithë të tjerët, banorë të Jeruzalemit?”

Libri fillon me mesditën e së premtes të datës 1714 kur ura që lidhte Limën dhe Kuzkosin, një nga urat më të bukura të Perusë, u shemb dhe të pesë këmbësorët që po ecnin mbi të, përfunduan në humnerë. Atë Xhuniper, prifti i mirënjohur i kishës pranë urës, në çast pyet veten: “Pse u ndodhi atyre të pestëve? Nëse do të kishte një plan në univers a ndonjë element karakteristikë në jetën e njeriut, sigurisht që mund të zbuloheshin brenda atyre jetëve që u shuan aq papritur. Dhe ai filloi hulumtimin në jetën private të atyre pesë njerëzve.

Personazhet janë gdhendur me mjeshtëri. Veprimi i librit, drama, dashuria e intriga, dhe disa nga karakteret më të rëndësishme e kanë origjinën e vetë në njohjen e thellë të letërsisë frënge nga Th. Wilder. Markeza de Montemajor, që zë aq shumë vend në libër, me botën, personalitetin apo letrat e famshme të saj, është modeluar sipas një figure historike dhe pikërisht sipas Madam Sevigne, (Maria de Rabutin-Chantal, 1626-1696, e famshme për letrat e saj).

Aktorja e famshme La Perichole dhe dashuria e saj famëkeqe me Guvernatorin e Perusë, Don Andreas, është mbështetur në një komedi të shkurtër të Prosper Merimesë, “Le Carosse du Saint-Sacrement”.

Lejtmotivi i romanit është dashuria, dashuria e madhe, dashuria për njeriun, dashuria për jetën. Mesazhin e fuqishëm që përcjell “Ura e Mbretit Shën Luigj” e ka bërë më të prekshëm citimi i kryeministrit britanik Toni Blair në një shërbim përkujtimor për viktimat e sulmit në  World Trade Center. “Ka një tokë të të gjallëve dhe një tokë të të vdekurve dhe dashuria është ura, e vetmja mbijetesë, i vetmi kuptim.”

Letërsia e Thornton Wilder është e madhe, e mirënjohur në gjithë botën, dhe e vlerësuar tre herë me Çmimin Pulitzer, American National Book Award dhe çmime të tjera.

Këtë autor dhe libër të madh e sjell në shqip përkthyesi tashmë i mirënjohur, Pirro Dollani. E kam lexuar “Ura e Mbretit Shën Luigj” në original dhe në shqip. Përkthimi është briland. Është ruajtur me një fanatizëm stili i autorit, e njëjta forcë dhe nuancë e mendimit, është qëmtuar dhe përzgjedhur me kujdes fjala e duhur, me tingëllimin më të bukur në shqip. Ky është i njëmbëdhjeti libër përkthyer nga Dollani. Ai e nisi rrugën me përkthimin nga shqipja në anglisht të librit të Kadaresë “Coffeehouse Days”. Përkthyesi spikat me shijen e tij në përzgjedhjen e librave, ka klasë e finese në përkthimin e tij, profesionalizëm dhe elegancë. Ky përkthyes i ka sjellë lexuesit shqiptar libra të korifejve të letërsisë amerikane, shumë pak ose aspak të njohur më parë tek ne, si psh. William Trevor, Alice Munro, Richard Powers, Ann Patchett, etj.

“Ura e Mbretit Shën Luigj” është një nga librat më të preferuar për mua që do t’ua rekomandoja miqve të mi dhe lexuesve të etur për letërsinë e madhe.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “Ura e Mbretit Shën Luigj”, Pirro Dollani, Thornton Wilder

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT