MHILL VELAJ: “TOBELIA E PENDUAR”- ROMAN I ETIKËS, HEROIZMIT DHE MBIJETESËS SHQIPTARE NDËR SHEKUJ/
Të dielën me 14 Janar 2018 në Qendrën Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” u organizua promovimi i romanit ”Tobelia e Penduar” i shkrimtarit nga trojet kombëtare në Malin e Zi, Fran Camaj. Veprimtarinë promovuse e ka moderuar Valenna Gorvokaj-Curanaj, e cila ka prezantuar autorin dhe veprën e tij letrar, duke ndalë enkas në romanin “Tobelia e Penduar”, vepra më e fundit e shkrimtarit nga Malësia, nga i cili ka lexuar një fragment.
Një përshëndetje të vecantë u ka drejtuar pjesmarrësve dhe autorit të romanit, famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj.
Studiuesja Arjeta Ferlushkaj ka paraqitur kumtesën e saj, duke bërë një analizë të detajuar të veprës letrare, të cilën do ta botojmë të plotë në numrat e ardhshëm të Diellit.
Ndërsa nënkryetari I Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, shkrimtari Mhill Velaj, paraqiti kumtesën e tij “TOBELIA E PENDUAR”- ROMAN I ETIKËS, HEROIZMIT DHE MBIJETESËS SHQIPTARE NDËR SHEKUJ. Po e përcjellim atë të plotë.
Emri i Fran Camaj në letersinë shqiptare është skalitur me dekada si një yll ndriçues mes shqiptareve të Malit të Zi, Kosovës, Shqiperisë dhe diaspores shqiptare në Amerikë. Pas disa romaneve me vlere i të njejtës përmasë, vlerë e cilesi, na ofrohet edhe romani më i ri ,, Tobelia e Penduar ,, i cili roman kapërthen dimensionet ndërnacionale , etnike, por në veçanti tharmin e jetës psikologjike të Malësorëve të Mbishkodrës. Vendosja e një kryepersonazhi fëmër në krye të rrefimit romanor është kryetema e një fati tragjik e plot sakrifica deri tek ngadhënjimi fisnik për tu shtrirë meë pas deri të rrafshi etnik dhe mbijetesa shqiptare ndër shekuj nën trysninë e shumë sunduesve të ndryshëm.
Kronika e zezë e ngjarjes reale fillon më personazhin e Liridones-emer ky simbolik e cila që në barkun e nënës është e destinuar të rritet jetime pas vrasjes së babait në fushëbetejat e krushqve miop, për tu rritur më pas nga tutorja e saj Besarta,e cila i kishte dhënë fjalën e besën nënës natyrale se do ta rriste dhe trajtonte më plot dashuri deri në fund të jetës. Paralelja tjetër e rrefimit romanor është familja e Kolë dhe Gjergj Martinit nga Camajt e Hotit më kryefamiljare Lukë Dedushaj nga e cila familje lind dhe kryepersonazhi tjetër i ketiij rrefimi, Trimi. Fjala të mbanë për besë e zemren ta ndezë, thuhet në Malësi të Madhe, andaj çifti fisnik e besnik, Besarta dhe Sadik Krasniqi ishin përbetuar që vajzën do ta rrisnin dhe edukonin si të ishte e gjakut të tyre. Saga e kësaj vuajtje fillon mes dy miqsh, Bardh Luka dhe Gjergj Marku,të cilët fati i kishte lidhur më kryengritjet antiosmane dhe që të dytë i kishin gratë shtatzëna. Aty ishte dhënë fjala që shpon gurin e rrënon murin në emer të miqësisë dhe dashurisë: po qe se njëra palë lind femijë femër do ta fejonte për djalin e mikut të jetës, luftes dhe paqës. Figura e Gjergjit në ketë roman të Camajt, na paraqitet si një burrë dyzetë vjeçar ,i guximshëm,atdhetar, por që kurrë buza si shkonte në gaz dhe kishte prirje antifeministe. Ai ishte pikëlluar për lindjen e vajzës, por fjalën e dhëneë në besëe e kishte mbajtur. Këtu fillon edhe burimi i kësaj ngjarjeje dhe rrefimi romanor. E ëma Selvia nuk mund të pajtohej më faktin se si bashkëshorti i saj Gjergji e kishte fejuar vajzën ende pa lindur ajo, këmbëngulje e kundërshti e cila shpesh i kushtonte më dhunë fizike nga burri. Mes lindjes e vdekjes, lirisë e vuajtjes, roberisë e tradites, dhimbjes e dashurisë,mbijetesës së malësorit,e ngurtësimit në tradita merr rrjedhë ky roman i Franë Camajt. Ai si një kronikan i mirë, i lindur e rritur në Malësi të Madhe, aq bukur di ti trajtojë keto tema të ndërlikuara,saqe lirshëm mund ta quajmë edhe ‘’mjeshtër i lartë i ketij zhanri letrar ’’. Shqiptari i mbishkodrës Ii vënë në keto situate lufte nga të huajt si turq e malezias, i mberthyer në tradita, vuajtje ekonomike, dhunë e robëri nga i huaji, e luftë për mbijetesë, nuk ka si të ishte ndryshe veqse fisnik dhe i pa epur. Të tillë na i paraqet edhe romancieri Franë Camaj, malësorin e atëhershëm, por shpesh ngreh edhe zërin e kritikës perms shprehjeve metaforike e letrare për disa vese të importuara nga të huajt. Si pikë sfide, autori pandeh maltretimin e femres, fejesat në djem, vellavrasjen, hakmarrjen e gjakmarrjeën, krenarinë, kokëfortësinë, por edhe miopinë kolektive, për shkak të moskontaktit më botën e jashtme.
Krejt kjo realizohet me mjete shprese, stilore e ideoartistike, përmes figurës së Dom Augustinit ,i cili më të gjitha forcat e tij morale, luftonte ti bindte malësoret që ti dergonin vajzat në shkollë. Kjo ngurtësi shprehet edhe përmes figurës së Gjergjit dhe luftës titanike të së ëmës Mrikë, për ta rehabilituar të birin. Liridona e gjendur në keto situata tragjike vendos që të vihet në kërkim të identitetit të saj të vertetë se kë e kishte prind biologjik. Kronika njëshekullore e rrefimit romanor të Franë Camajt vendoset në mes tri grupimesh tona etnike e tri palë të historisë përsonale që lundrojnë në mes Malit të Zi, Kosovës e Shiperisë, ku në menyrë mjeshtërore e rrefyesi ynë romanor, përmes poli – tekstit letrar shpërfaq situata, përplasje e gjakime për mbijetesë të familjeve shqiptare në përgjithësi. Ky sublimin letrar përshkruhet përmes figurës së Besartës dhe burrit të saj Sadikut, më të cilin ishte fejuar në Kosovë dhe aty jetonin që kur Ernest Koliqi kishte iluminuar shqiptaret e Kosovës ku kishte derguar 400 mesimdhënës enkas për ta larguar errësiren e analfabetizmit. Permenden kalimthi edhe Kolë Parubi e Marie Shllaku. Shperberja e një familjeje dhe gjakimi për mbijetesë i Suzanes së bashku më të fejuarin e saj Trimin është një kapitull në vete i këtij rrefimi romanor,që përpelitet mes luftës për emancipim e njerëzve në njerën anë dhe sakrificës për mbijetesë, e liri në anën tjetër. Mes ketyre dy ujërave letrarë, lundron pena e artë e Franë Camajt, i cili në rrëfimet e tij cilësore e hermetike, shpesh na del edhe si krijues delikat që nuk mund të kuptohet edhe aq lehtë. Liridonën e takojmë si përson të tronditur pas kumtit të së vertetës së saj nga ana e Besartës se nëna e saj biologjike Lina ishte martuar pas vrasjes se burrit në betejë, më një përson tjetër argjendar, nga Prizreni me emrin Anton. Kjo brenge atë e vë në kërkim të identitetit të saj, por e zhyt njeherit në ujërat e errëta të deshpërimit deri në vetëmohim. Rrefenjëzat plot mall e lot të Linës shpalosin në detaje jetën e Gjergjit si martesa e tij me Zografën, shkollimin e tij në Shkoder tek Jezuitet, pastaj në Elbasan,talentin e tij sportiv, muzikor e teatral, dhe se atij kur ishte në burg i kishte lindur djalii tij, Antoni në vitin 1946. Ne moshen 29 vjeçare Gjergji që ekzekutuar se bashku më Marie Shllakun, Bernardin Llupin e Kolë Parubin. Në luftën e dyshimeve Liridona kërkon ndihmë nga Frati Gjakovës i cili e gjënë atë në librin amë të të pagëzuarve. Aty figuron të emri i saj dhe prindërve të saj biologjike, Lulo dhe Lirije, dhe se Liridona aty për aty kërkonte krezmimin e saj.
Prifti pas degjimit të rrëfimit nga goja e Liridonës e uroi më shpirt çiftin Besarta dhe Sadik Krasniqi për fisnikërinë e tyre. Saga familjare e Gjergjit vazhdonte se bashku më egersinë e tij. Ai tundonte familjen, impononte dhune, vullnete dhe më çdo kusht kërkonte martesën e vajzes se tij më djalin e Dedushajve kurse historinë e Liridonës e kishte kuptuar nga sigurimi shteteror. Tëndodhur në këtë kaos familjar, Gjergji plagosët në luftë, kurse Suzana nuk fuste gjumë në sy dhe kishte frikë për vëllanë 12 vjeçar dhe xhaxhallaret të cilët mund ti vente në gjak për shkak të prishjës së fejesës. E ndodhur në mes të ketyre kryqeve jetesore ajo kishte vendosur të hiqte dorë nga fejesa dhe me lejen e bekimin e gjyshit ti vishte rrobat e burrit, ti ngjeshte armet dhe të bëhej mu si Nora e Kelmendit, Tringa e Grudës, Milica e Trieshit të bëhëj Tibeli dhe ti bashkohej luftëtarëve të lirisë. Këtu merr pikë kthese ky roman i cili i ndarë dysh në dy terene ngjarjesh, situatash, është sfidë për tu lexuar e kuptuar. Babai i saj Gjergji kishte dhënë jetë, kurse bija po e vazhdonte misionin e tij në luftë për çlirimin e atdheut, kurse në krahun tjetër rrefimi i dyfishtë romanor tregon se Liridona nuk gjente qetësi por përjetonte dhunë psikologjike nga inspektorët e shtetit dhe në asnjë menyrë nuk e kishte dhënë vetën para tyre falë intelegjencës, maturisë, durimit dhe idealeve të saj të larta. Autori Camaj për të na shpërfaqur etjen për liri të malësoreve, jo rrallë në këtë roman shkëput e rrëfen situata e ngjarje historike, ku veçon figurën e Edith Durhamit, ku autori bën një paralele historike mes femres shqiptare si Tobeli dhe Edith Durhamit të cilin malësorët e quanin Tobeli apo ‘’virgjëresha’’ të cilin më shumë nderime e kishin pritur malësoret më kryeprotaonistët Dom Augustinin dhe Lekë Dedushaj. Autori rrëfën edhe shumë ngjarje të kryengritjeve të malësorëve kundër Xhonturqve hipokrit e tradhetar dhe atyre Malazias, ku si protagonist na del figura e Dedë Gjon Lulit si zjarr i pushkës kurse Luigj Gurakuqi si frymë e ideve. Në krahun tjetër të kronikës kohore të autorit, del vuajtja psikologjike e Liridones përballë trysnisë së xhelatëve të sigurimit Jugosllav. Figura e Trim Lukës I kthyer nga Londra më diplomë të arkitektit na del tepër interesante. Ai ishte treguar tepër tolerant më vendimin e Suzanës sepse vizionet e tij ishin magjepsese e jo të ngurta nga tradita. Ai kishte respektuar lirinë e saj. Kalimthi Në kete roman përmendet edhe kongresi ë dytë i Manastirit, beteja e Çafe Agrit ku në pah na del figura heroike e Mehmet Shpendit.
Në ketë pikë kemi një situatë kthese dramatike të rrëfimi romanor. Mu aty ku takohën e bashkohën armët e lirisë kundër robërisë nga i huaji, mu aty atakohën fatet e dashurisë të ngjizura që nga barku i nënës, tek dy shpirtrat rinor. Zemra e trimit ngazëllehet nga guximi i Tobiles – Syzanës dhe një ndjenjë e gëzimit dhe dashurie ia përshkron zemren. Mu ketu bie perdja e rrëfimit romanor të Franë Camajt, ku në vend të traditave të ngurta, ngadhënjen zemra, dashuria dhe vullneti i lirë për të dashuruar e jo tregtia emocionale e imponuar nga prindërit e traditat e shkullit, beronjë e pa dritë vezulluese të shpirtit. Endërr e etur e plot ankth në këtë rrëfim është edhe jeta e Liridonës në krahun tjetër, e cila kishte përjetuar kalvarin gjatë kalimit illegal të kufirit ku i ishte nënshtruar dhunës psikologjike e shantazhëve deri të kufijtë për të uleritur edhe qielli. I ndodhur në mes të dilemës e lirisë kombetare, dashurisë, traditës dhe luftës për mbijetesë emancipim dhe integrim, Trimi ia tregon gjyshit të tij dhe Suzanës deshiren e tij te fjetur, mu asaj vajzës që ia kishin fejuar që ne paralindje dhe tani po vepronte si Tobeli. Edhe Syzana lundronte në mes ketyre dilemave ekzistenciale dhe ofertën e Trimit ia tregoi së gjyshës së saj. Ata pas shumë kryqësh jetësore prapë lidhën jetën së bashku, por në paqe e dashuri e jo me imponime të ftofta si vdekja, gjersa fati i Liridonës e trungut të saj familjar po e përjetonte një Kalvar tjetër.
Ketu qendron edhe mjeshtria letrare e Fran Camajt që situatave tragjike e gjakuese tu jep ngjyrime shprese e dashurie por edhe të progresit e vizioneve të reja.
Liridona nga gjakimi për liri kombetare kishte përjetuar zhgjënimin total nga ana e pjesës tjetër të etnisë.
Odiseiada e saj zgjat me dekada dhe por fryma e idealeve e mbanë në jetë.
Guximi i saj për të guxuar siq ishte rasti i zhbërjës së fejeses , por tani kerkesës për ta rikthyer fejesen e për ta kurorezuar me martesë i Syzanës ishte pritur më entuziasem e jo me paragjykim edhe nga paria e malësorëvë. Kurorë u kishte vënë në një copë të Atdheut Dom Augustini, por ngjarja nuk i kishte ikur pa u verejtur as nga pashai i Shkodrës. Shtepia në flakë e Lekë Dedushaj ishte sinjal i ri se armiku shekullor nuk flë kurrë dhe nuk deshironte lule përmbi këtë dhe por vetëm luftë, armë e gjak e pleq të kërrusur që nuk mund t’ia ndjejnë as shijojnë aromen lirisë. Kjo ishte hakmarrja haptas e Pashait për luftën e Agrit, ku trimi e Syzana kishin shpalosur shenja trimerie e heroizmi.
Me kalimin e kohes shuhen edhe brezat. Një pikë kthese bën edhe vdekja e Lukës dhe Lulës, gjyshërve të Suzanës, për të derivuar më pastaj ngjarjet e vitit 1911, kryengritjeve të mëdha të malësorëve për liri, akti me sublime – shpallja e Pavaresisë së Shqiperisë më 1912, luftërat me Malazias më 1913 dhë përshkrimi i tradhëtive të Esat Pashë Toptanit. Më kalimin e kohës Suzana vendos të jetoj në Shkodër. Ajo tashmë kishte tanime mision tjetër: emancipimin e gruas. Më 1911 ajo nga fryti i dashurisë lindën vajzën dhe e pagëzuan më emrin Liri, por gëzimi i tyre zgjati pak sepse Trimi vritet në betejën e Bratilës dhe Suzana kalon në fazën më të veshtirë të jetës së saj. Lidhjen e tyre e forcojnë edhe Liria e Luli të cilët kishin vendosur të jetonin në Shkodër më pas për tu rikthyer prapë më grupin e mësuesve në Kosovë. Liridona vendoset në Tepelenë ku vazhdon gjimnazin dhe më në fund e lidh zemren me Agronin. Ajo ne fund arrinë të vizitoj trojet e të parëve, kurse Kosovën e kishte në zemër,të cilën e pa të lirë vetëm ne 2008-en.
REZYME
Ky roman i Fran Camajt me elemete etkine kulturore dhe etnopsikologjike është udhë rrëfyes për brezat e ri. Aty shprehet shpirti TitaniK shqiptar I vujtur në pesë brezni. Shpaloset drama familjare e kolektive dhe e fatit të individëve përballë furtunave të ideologjisë . Eshte fati I kryqezuar I shume breznive te cilet gjakuan per mbijetese pa e cenuar idealin e tyre, traditen dhe trojet e te pareve. Ketu pershkruhen aq bukur padrejtesite e anatemat qe ju bene Malesoreve te Mbishkodres nga njeriu I huaj dhe i tij duke tentuar qe edhe ate pjese te paster te Etnise ta benin me cdo kusht por megjithate me gjithe pasojatnuk ja arriten kurrë.
Ky është roman i mbijetesës familjare, kolektive e nacionale. Është kumti i shpresës që rrjedh nga pena e artë e romancierit Fran Camaj .
Fran Camaj ka etje.
Etja e tij është tepër fisnike…
E ajo etje është mosharrimi i së kaluarës dhe deshira e zjarrtë e tij që kombin e tij ta shoh të integruar pas vuajtjeve shumë shekullore.
Autorit i uroj shendet dhe Zoti ja priftë të mbarën në shtegun e tij letrar.