• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“TOBELIA E PENDUAR” U PROMOVUA NE QENDREN”NENA TEREZE”

January 16, 2018 by dgreca

MHILL VELAJ: “TOBELIA E PENDUAR”- ROMAN  I ETIKËS, HEROIZMIT DHE MBIJETESËS SHQIPTARE NDËR SHEKUJ/1 mderatorja

Të dielën me 14 Janar 2018 në Qendrën Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” u organizua promovimi i romanit ”Tobelia e Penduar” i shkrimtarit nga trojet kombëtare në Malin e Zi, Fran Camaj. Veprimtarinë promovuse e ka moderuar Valenna Gorvokaj-Curanaj, e cila ka prezantuar autorin dhe veprën e tij letrar, duke ndalë enkas në romanin “Tobelia e Penduar”, vepra më e fundit e shkrimtarit nga Malësia, nga i cili ka lexuar një fragment.

1 Dom PjetriNjë përshëndetje të vecantë u ka drejtuar pjesmarrësve dhe autorit të romanit, famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj.1 Arjeta Fran zef

Studiuesja Arjeta Ferlushkaj ka paraqitur kumtesën e saj, duke bërë një analizë të detajuar të veprës letrare, të cilën do ta botojmë të plotë në numrat e ardhshëm të Diellit.

1Marjan

Ndërsa nënkryetari I Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, shkrimtari Mhill Velaj, paraqiti kumtesën e tij “TOBELIA E PENDUAR”- ROMAN  I ETIKËS, HEROIZMIT DHE MBIJETESËS SHQIPTARE NDËR SHEKUJ. Po e përcjellim atë të plotë.Gjeka

Emri i Fran Camaj në letersinë shqiptare është skalitur me dekada si një yll ndriçues mes shqiptareve të Malit të Zi, Kosovës, Shqiperisë dhe diaspores shqiptare në Amerikë. Pas disa romaneve me vlere i të njejtës përmasë, vlerë e cilesi, na ofrohet edhe romani më i ri ,, Tobelia e Penduar ,, i cili roman kapërthen dimensionet ndërnacionale , etnike, por në veçanti tharmin e jetës psikologjike të Malësorëve të Mbishkodrës. Vendosja e një kryepersonazhi fëmër në krye të rrefimit romanor është kryetema e një fati tragjik e plot sakrifica deri tek ngadhënjimi fisnik për tu shtrirë meë pas deri të rrafshi etnik dhe mbijetesa shqiptare ndër shekuj nën trysninë e shumë sunduesve të ndryshëm.

1 GrupKronika e zezë e ngjarjes reale fillon më personazhin e Liridones-emer ky simbolik e cila që në barkun e nënës është e destinuar të rritet jetime pas vrasjes së babait në fushëbetejat e krushqve miop, për tu rritur më pas nga tutorja e saj Besarta,e cila i kishte dhënë fjalën e besën nënës natyrale se do ta rriste dhe trajtonte më plot dashuri deri në fund të jetës. Paralelja tjetër e rrefimit romanor është familja e Kolë dhe Gjergj Martinit nga Camajt e Hotit më kryefamiljare Lukë Dedushaj nga e cila familje lind dhe kryepersonazhi tjetër i ketiij rrefimi, Trimi. Fjala të mbanë për besë e zemren ta ndezë, thuhet në Malësi të Madhe, andaj çifti fisnik e besnik, Besarta dhe Sadik Krasniqi ishin përbetuar që vajzën do ta rrisnin dhe edukonin si të ishte e gjakut të tyre. Saga e kësaj vuajtje fillon mes dy miqsh, Bardh Luka dhe Gjergj Marku,të cilët fati i kishte lidhur më kryengritjet antiosmane dhe që të dytë i kishin gratë shtatzëna. Aty ishte dhënë fjala që shpon gurin e rrënon murin në emer të miqësisë dhe dashurisë: po qe se njëra palë lind femijë femër do ta fejonte për djalin e mikut të jetës, luftes dhe paqës. Figura e Gjergjit në ketë roman të Camajt, na paraqitet si një burrë dyzetë vjeçar ,i guximshëm,atdhetar, por që kurrë buza si shkonte në gaz dhe kishte prirje antifeministe. Ai ishte pikëlluar për lindjen e vajzës, por fjalën e dhëneë në besëe e kishte mbajtur. Këtu fillon edhe burimi i kësaj ngjarjeje dhe rrefimi romanor. E ëma Selvia nuk mund të pajtohej më faktin se si bashkëshorti i saj Gjergji e kishte fejuar vajzën ende pa lindur ajo, këmbëngulje e kundërshti e cila shpesh i kushtonte më dhunë fizike nga burri. Mes lindjes e vdekjes, lirisë e vuajtjes, roberisë e tradites, dhimbjes e dashurisë,mbijetesës së malësorit,e ngurtësimit në tradita merr rrjedhë ky roman i Franë Camajt. Ai si një kronikan i mirë, i lindur e rritur në Malësi të Madhe, aq bukur di ti trajtojë keto tema të ndërlikuara,saqe lirshëm mund ta quajmë edhe ‘’mjeshtër i lartë i ketij zhanri letrar ’’. Shqiptari i mbishkodrës Ii vënë në keto situate lufte nga të huajt si turq e malezias, i mberthyer në tradita, vuajtje ekonomike, dhunë e robëri nga i huaji, e luftë për mbijetesë, nuk ka si të ishte ndryshe veqse fisnik dhe i pa epur. Të tillë na i paraqet edhe romancieri Franë Camaj, malësorin e atëhershëm, por shpesh ngreh edhe zërin e kritikës perms shprehjeve metaforike e letrare për disa vese të importuara nga të huajt. Si pikë sfide, autori pandeh maltretimin e femres, fejesat në djem, vellavrasjen, hakmarrjen e gjakmarrjeën, krenarinë, kokëfortësinë, por edhe miopinë kolektive, për shkak të moskontaktit më botën e jashtme.

Krejt kjo realizohet me mjete shprese, stilore e ideoartistike, përmes figurës së Dom Augustinit ,i cili më të gjitha forcat e tij morale, luftonte ti bindte malësoret që ti dergonin vajzat në shkollë. Kjo ngurtësi shprehet edhe përmes figurës së Gjergjit dhe luftës titanike të së ëmës Mrikë, për ta rehabilituar të birin. Liridona e gjendur në keto situata tragjike vendos që të vihet në kërkim të identitetit të saj të vertetë se kë e kishte prind biologjik. Kronika njëshekullore e rrefimit romanor të Franë Camajt vendoset në mes tri grupimesh tona etnike e tri palë të historisë përsonale që lundrojnë në mes Malit të Zi, Kosovës e Shiperisë, ku në menyrë mjeshtërore e rrefyesi ynë romanor, përmes poli – tekstit letrar shpërfaq situata, përplasje e gjakime për mbijetesë të familjeve shqiptare në përgjithësi. Ky sublimin letrar përshkruhet përmes figurës së Besartës dhe burrit të saj Sadikut, më të cilin ishte fejuar në Kosovë dhe aty jetonin që kur Ernest Koliqi kishte iluminuar shqiptaret e Kosovës ku kishte derguar 400 mesimdhënës enkas për ta larguar errësiren e analfabetizmit. Permenden kalimthi edhe Kolë Parubi e Marie Shllaku. Shperberja e një familjeje dhe gjakimi për mbijetesë i Suzanes së bashku më të fejuarin e saj Trimin është një kapitull në vete i këtij rrefimi romanor,që përpelitet mes luftës për emancipim e njerëzve në njerën anë dhe sakrificës për mbijetesë, e liri në anën tjetër. Mes ketyre dy ujërave letrarë, lundron pena e artë e Franë Camajt, i cili në rrëfimet e tij cilësore e hermetike, shpesh na del edhe si krijues delikat që nuk mund të kuptohet edhe aq lehtë. Liridonën e takojmë si përson të tronditur pas kumtit të së vertetës së saj nga ana e Besartës se nëna e saj biologjike Lina ishte martuar pas vrasjes se burrit në betejë, më një përson tjetër argjendar, nga Prizreni me emrin Anton. Kjo brenge atë e vë në kërkim të identitetit të saj, por e zhyt njeherit në ujërat e errëta të deshpërimit deri në vetëmohim. Rrefenjëzat plot mall e lot të Linës shpalosin në detaje jetën e Gjergjit si martesa e tij me Zografën, shkollimin e tij në Shkoder tek Jezuitet, pastaj në Elbasan,talentin e tij sportiv, muzikor e teatral, dhe se atij kur ishte në burg i kishte lindur djalii tij, Antoni në vitin 1946. Ne moshen 29 vjeçare Gjergji që ekzekutuar se bashku më Marie Shllakun, Bernardin Llupin e Kolë Parubin. Në luftën e dyshimeve Liridona kërkon ndihmë nga Frati Gjakovës i cili e gjënë atë në librin amë të të pagëzuarve. Aty figuron të emri i saj dhe prindërve të saj biologjike, Lulo dhe Lirije, dhe se Liridona aty për aty kërkonte krezmimin e saj.

Prifti pas degjimit të rrëfimit nga goja e Liridonës e uroi më shpirt çiftin Besarta dhe Sadik Krasniqi për fisnikërinë e tyre. Saga familjare e Gjergjit vazhdonte se bashku më egersinë e tij. Ai tundonte familjen, impononte dhune, vullnete dhe më çdo kusht kërkonte martesën e vajzes se tij më djalin e Dedushajve kurse historinë e Liridonës e kishte kuptuar nga sigurimi shteteror. Tëndodhur në këtë kaos familjar, Gjergji plagosët në luftë, kurse Suzana nuk fuste gjumë në sy dhe kishte frikë për vëllanë 12 vjeçar dhe xhaxhallaret të cilët mund ti vente në gjak për shkak të prishjës së fejesës. E ndodhur në mes të ketyre kryqeve jetesore ajo kishte vendosur të hiqte dorë nga fejesa dhe me lejen e bekimin e gjyshit ti vishte rrobat e burrit, ti ngjeshte armet dhe të bëhej mu si Nora e Kelmendit, Tringa e Grudës, Milica e Trieshit të bëhëj Tibeli dhe ti bashkohej luftëtarëve të lirisë. Këtu merr pikë kthese ky roman i cili i ndarë dysh në dy terene ngjarjesh, situatash, është sfidë për tu lexuar e kuptuar. Babai i saj Gjergji kishte dhënë jetë, kurse bija po e vazhdonte misionin e tij në luftë për çlirimin e atdheut, kurse në krahun tjetër rrefimi i dyfishtë romanor tregon se Liridona nuk gjente qetësi por përjetonte dhunë psikologjike nga inspektorët e shtetit dhe në asnjë menyrë nuk e kishte dhënë vetën para tyre falë intelegjencës, maturisë, durimit dhe idealeve të saj të larta. Autori Camaj për të na shpërfaqur etjen për liri të malësoreve, jo rrallë në këtë roman shkëput e rrëfen situata e ngjarje historike, ku veçon figurën e Edith Durhamit, ku autori bën një paralele historike mes femres shqiptare si Tobeli dhe Edith Durhamit të cilin malësorët e quanin Tobeli apo ‘’virgjëresha’’ të cilin më shumë nderime e kishin pritur malësoret më kryeprotaonistët Dom Augustinin dhe Lekë Dedushaj. Autori rrëfën edhe shumë ngjarje të kryengritjeve të malësorëve kundër Xhonturqve hipokrit e tradhetar dhe atyre Malazias, ku si protagonist na del figura e Dedë Gjon Lulit si zjarr i pushkës kurse Luigj Gurakuqi si frymë e ideve. Në krahun tjetër të kronikës kohore të autorit, del vuajtja psikologjike e Liridones përballë trysnisë së xhelatëve të sigurimit Jugosllav. Figura e Trim Lukës I kthyer nga Londra më diplomë të arkitektit na del tepër interesante. Ai ishte treguar tepër tolerant më vendimin e Suzanës sepse vizionet e tij ishin magjepsese e jo të ngurta nga tradita. Ai kishte respektuar lirinë e saj. Kalimthi Në kete roman përmendet edhe kongresi ë dytë i Manastirit, beteja e Çafe Agrit ku në pah na del figura heroike e Mehmet Shpendit.

Në ketë pikë kemi një situatë kthese dramatike të rrëfimi romanor. Mu aty ku takohën e bashkohën armët e lirisë kundër robërisë nga i huaji, mu aty atakohën fatet e dashurisë të ngjizura që nga barku i nënës, tek dy shpirtrat rinor. Zemra e trimit ngazëllehet nga guximi i Tobiles – Syzanës dhe një ndjenjë e gëzimit dhe dashurie ia përshkron zemren. Mu ketu bie perdja e rrëfimit romanor të Franë Camajt, ku në vend të traditave të ngurta, ngadhënjen zemra, dashuria dhe vullneti i lirë për të dashuruar e jo tregtia emocionale e imponuar nga prindërit e traditat e shkullit, beronjë e pa dritë vezulluese të shpirtit. Endërr e etur e plot ankth në këtë rrëfim është edhe jeta e Liridonës në krahun tjetër, e cila kishte përjetuar kalvarin gjatë kalimit illegal të kufirit ku i ishte nënshtruar dhunës psikologjike e shantazhëve deri të kufijtë për të uleritur edhe qielli. I ndodhur në mes të dilemës e lirisë kombetare, dashurisë, traditës dhe luftës për mbijetesë emancipim dhe integrim, Trimi ia tregon gjyshit të tij dhe Suzanës deshiren e tij te fjetur, mu asaj vajzës që ia kishin fejuar që ne paralindje dhe tani po vepronte si Tobeli. Edhe Syzana lundronte në mes ketyre dilemave ekzistenciale dhe ofertën e Trimit ia tregoi së gjyshës së saj. Ata pas shumë kryqësh jetësore prapë lidhën jetën së bashku, por në paqe e dashuri e jo me imponime të ftofta si vdekja, gjersa fati i Liridonës e trungut të saj familjar po e përjetonte një Kalvar tjetër.

 

Ketu qendron edhe mjeshtria letrare e Fran Camajt që situatave tragjike e gjakuese tu jep ngjyrime shprese e dashurie por edhe të progresit e vizioneve të reja.

Liridona nga gjakimi për liri kombetare kishte përjetuar zhgjënimin total nga ana e pjesës tjetër të etnisë.

Odiseiada e saj zgjat me dekada dhe por fryma e idealeve e mbanë në jetë.

Guximi i saj për të guxuar  siq ishte rasti i zhbërjës së fejeses , por tani kerkesës për ta rikthyer fejesen e për ta kurorezuar me martesë i Syzanës ishte pritur më entuziasem  e jo me paragjykim edhe nga paria e malësorëvë. Kurorë u kishte vënë në një copë të Atdheut Dom Augustini, por ngjarja nuk i kishte ikur pa u verejtur as nga pashai i Shkodrës. Shtepia në flakë e Lekë Dedushaj ishte sinjal i ri se armiku shekullor nuk flë kurrë dhe nuk deshironte lule përmbi këtë dhe por vetëm luftë, armë e gjak e pleq të kërrusur që nuk mund t’ia ndjejnë as shijojnë aromen lirisë. Kjo ishte hakmarrja haptas e Pashait për luftën e Agrit, ku trimi e Syzana kishin shpalosur shenja trimerie e heroizmi.

Me kalimin e kohes shuhen edhe brezat. Një pikë kthese bën edhe vdekja e Lukës dhe Lulës, gjyshërve të Suzanës, për të derivuar më pastaj ngjarjet e vitit 1911, kryengritjeve të mëdha të malësorëve për liri, akti me sublime – shpallja e Pavaresisë së Shqiperisë më 1912, luftërat me Malazias më 1913 dhë përshkrimi i tradhëtive të Esat Pashë Toptanit. Më kalimin e kohës  Suzana vendos të jetoj në  Shkodër. Ajo tashmë kishte tanime mision tjetër: emancipimin e gruas. Më 1911 ajo nga fryti i dashurisë lindën vajzën dhe e pagëzuan më emrin Liri, por gëzimi i tyre zgjati pak sepse Trimi vritet në betejën e Bratilës dhe Suzana kalon në fazën më të veshtirë të jetës së saj. Lidhjen e tyre e forcojnë edhe Liria e Luli të cilët kishin vendosur të jetonin në Shkodër më pas për tu rikthyer prapë më grupin e mësuesve në Kosovë. Liridona vendoset në Tepelenë ku vazhdon gjimnazin dhe më në fund e lidh zemren me Agronin. Ajo ne fund arrinë të vizitoj trojet e të parëve, kurse Kosovën e kishte në zemër,të cilën e pa të lirë vetëm ne 2008-en.

 

 

REZYME

Ky roman i Fran Camajt me elemete etkine kulturore dhe etnopsikologjike është udhë rrëfyes për brezat e ri. Aty shprehet shpirti TitaniK shqiptar I vujtur në pesë brezni. Shpaloset drama familjare e kolektive dhe e fatit të individëve përballë furtunave të ideologjisë . Eshte fati I kryqezuar I shume breznive te cilet gjakuan per mbijetese pa e cenuar idealin e tyre, traditen dhe trojet e te pareve. Ketu pershkruhen aq bukur padrejtesite e anatemat qe ju bene Malesoreve te Mbishkodres nga njeriu I huaj dhe i tij duke tentuar qe edhe ate pjese te paster te Etnise ta benin me cdo kusht por megjithate me gjithe pasojatnuk ja arriten kurrë.

Ky është roman i mbijetesës familjare, kolektive e nacionale. Është kumti i shpresës që rrjedh nga pena e artë e romancierit Fran Camaj .

Fran Camaj ka etje.

Etja e tij është tepër fisnike…

E ajo etje është mosharrimi i së kaluarës dhe deshira e zjarrtë e tij që kombin e tij ta shoh të integruar pas vuajtjeve shumë shekullore.

Autorit i uroj shendet dhe Zoti ja priftë të mbarën në shtegun e tij letrar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, Fran Camaj, Mhill velaj, Tobelia e Penduar

DEDË GJON LULI, FIGURË E SHQUAR KOMBËTARE DHE FLIJIMI I FAMILJES LULI PËR KOMB E ATDHE

December 22, 2015 by dgreca

NGA FRAN CAMAJ/*
Për të shkruar për jetën dhe veprën e një heroi e atdhetari të madh, siç është trimi i Malësisë e luftëtari i gjithë shqiptarisë, heroi ynë Dedë Gjo’ Luli, është detyrë e vështirë ngase gjithmonë rrezikon të mos thuash diçka të re. Them kështu sepse me këtë temë janë marrë shumë historianë, letrarë, skulptorë, piktorë, muzikantë e krijues të tjerë nga fusha të ndryshme. Nga ana tjetër është obligim i yni, ngase sado që është shkruar e thënë për të dhe meritat e tij njerëzore, kombëtare e patriotike, megjithatë ende ka çka të thuhet.
Dede Gjo’ Luli ka lindur ne Bardhaj te Hotit, në vitin 1840. Ishte i vetmi djalë e Gjonit dhe i Lulë Keqes nga Shkreli. Deda kaloi fëmijëri të vështirë, sepse babai i vdiq kur ai nuk i kishte mbushur as dy vjet, kurse e ëma u martua pas një kohe të shkurtër për të dytën herë, në fshatin Spi, po ashtu në Traboin. Sipas zakonit që mbretëronte atëherë në Malësi, në rast të martesës së nënës, fëmijët vazhdonin të jetonin në shtëpi të babait. Në rastin konkret për Dedën u kujdes axha i tij Gjelosh Luli e posaçërisht e shoqja DilëHasanja nga Kastrati, grua burrëreshë e me nam në atë kohë. Qysh herët u dallua ndër të gjithë shokët me zgjuarsi, pjekuri, aftësi dhe guxim, veti këto të cilat do t’ i tregojë në praktikë gjatë tërë jetës së tij të gjatë 75 vjeçare. Mbase ishte djalë i vetëm dhe pa baba e me nënë të martuar, Deda u martua tepër i ri me Prenë Gjeloshen, të bijën e Gjelosh Marashit nga Gruda, përndryshe një familje ndër më të përmendurat e këtij fisi. Me të pati dy vajza Naren e Mrinë (të dyja u martuan në Triesh) dhe dy djem- Kolën e Gjergjin, të cilët, ashtu si pothuajse e tërë familja Luli, u sakrifikuan në lule të rinisë për atdhe. Deda në moshë të re mori armën, të cilën askurrë nuk do ta heq nga krahu deri në ditën e vdekjes. Në moshën 22 vjeçare, konkretisht në vitin 1862, kur OsoKuka me shokët luftonin me guxim të madh në kullën e Vraninës, të rrethuar nga Ushtria malazeze, Dedë Gjo Luli, me disa trima të tjerë malësorë, i shkoi atij në ndihmë.
Rikthesë të madhe në angazhimin e mëtejmë të Dedë Gjo’ Lulit bëri pjesëmarrja e tij në Lidhjen e Prizrenit. “Si plak i dytë në Hot dhe i parë në Traboin, Dedë Gjon Lulit i takonte me përfaqësueTraboinin në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” Me të kthyer nga ky takim i rëndësishëm të prijësve shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, ai me shokët e vet iu përvesh punës për të organizuar malësorët në luftë kundër armikut shekullor. “Dedë Gjo’ Luli, tashmë i formuar politikisht dhe me eksperiencën e fituar në vitet 1878-1881, iu bashkua Lidhjes Shqiptare të Pejës. Ai qe një nga udhëheqësit dhe veprimtarët më të shquar të saj në ato vise dhe të lëvizjes shqiptare në tërësi.” Natyrisht se nga takimet e tilla u njoh me trimat dhe patriotët më të njohur shqiptarë të asaj kohe, të cilët shihnin rrezikun e copëtimit të trojeve shqiptare pas Kongresit të Berlinit. Dedë Gjo’ Luli ishte ndër luftëtarët më të dalluar kundër pushtimit osman të Shqipërisë, por edhe kundër shteteve fqinje që shikonin momentin e volitshëm për të kapur ndonjë pëllëmbë më shumë nga kjo tokë. “Vala e protestave u përhap si flaka në të gjitha trojet shqiptare. Përfaqësuesit e popullit iu drejtuan ditë e natë Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha. Të gjitha këto protesta, memorandume e vendime i kishte nënshkruar edhe Dedë Gjo’ Luli i Hotit.” Historiani i mirënjohur shkodran Romeo Gurakuqi është marrë me angazhimin e hershëm të Dedë Gjon Lulit në mbrojtjen e tokave shqiptare. Ai sjell dy dokumente, të panjohura deri tani, të cilat flasin për angazhimin patriotik dhe luftarak të tij disa vite pas Kongresit të Berlinit, konkretisht në vitin 1883. Në atë kohë Valiu i Shkodrës bënte përpjekje të mëdha që ta shtrinte sundimin e vet edhe në Malësi, gjegjësisht të fuste aplikimin e vendimeve të Komisionit të Xhibalit, kurse nga ana tjetër Turqia filloi bisedimet me Malin e Zi për caktimin definitiv të kufijve mes dy vendeve, ngase prijësit dhe patriotët shqiptarë nuk pajtoheshin që tokat e tyre t’ u falen të tjerëve. “Prijësit malësorë, pa ngurrim, i thanë Bedri Pashës (komisionarit) dhe Valiut të Shkodrës se, meqenëse toka e prekur prej kësaj vije kufitare u përkiste fiseve të tyre dhe askujt tjetër, ata nuk do të lejonin transferimin e saj në duar të tjera. Ata gjithashtu i vunë në dijeni këto autoritete se do të ktheheshin menjëherë në shtëpitë e tyre për t’ u bërë gati për rezistencë nga çfarëdo lloj krahu që mund të vinte sulmi.” Si gjithherë, turqit u përgjigjën me sulme brutale. Disa taborre të ushtrisë, në krye me gjeneralin famëkeq Hafiz Pashën, ia mësynë Malësisë. U bënë masakra të mëdha ndaj popullatës së pambrojtur të kësaj krahine, edhe pse burrat e këtij vendi bënë rezistencë të madhe. Sipas historianit Gurakuqi, “ Pikërisht gjatë kësaj kohe krerët malësorë i drejtuan dy memorandume përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Shkodër…” Memorandumi i parë mban datën 9 qershor, kurse i dyti 26 qershor 1883. Të dy këto memorandume i nënshkroi edhe Dedë Gjon Luli, i cili pas shtypjes së kryengritjes, u arratis në mal me shumë prijës të tjerë malësorë. Angazhimi i mëtejmë luftarak e patriotik i Dedë Gjon Lulit është i madh, pa asnjë rënie deri në ditën e vdekjes. Pothuajse nuk mund të flitet për ndonjë ngjarje të rëndësishme në Malësi e të mos përmendet emri i tij. Bashkëpunonte ngushtë me udhëheqësit hotianë e malësorë (Çun Mulen, Marash Ucin, TringëSmajlen, Dedë Nikën, Gjon Ujkën, PjetërZefin, LucëMark Gjeloshin, Mirash Palin, Mirash Lucën, TomëNikën, Mehmet Shpendin), por edhe me “Luigj Gurakuqin, HilMosin, RistoSiliqin, NikollëIvanajnMarkKakarriqin nga Shkodra, SaliHidën nga Elbasani, Fadil Toptanin nga Tirana e deri te IsmailQemalin nga Vlora e të tjerë” , me kosovarët Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, me mirditorin Prend Doçin dhe me shumë figura të tjera të shquara të pendës dhe të pushkës nga e gjithë Shqipëria dhe trojet shqiptare jashtë kufijve zyrtarë. Angazhimi më i madh patriotik e luftarak, aftësitë organizative dhe guximi i madh te trimi Dedë Gjon Luli do të vijnë në shprehje gjatë Kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911. Do të shohim më vonë se sa në këtë kohë do të vijë në shprehje edhe vigjilenca e tij para shumë dredhive dhe kurtheve që i përgatiteshin atij, malësorëve dhe popullit shqiptar në Stamboll dhe Cetinë, por edhe në vendet tjera fqinje dhe në qendra të ndryshme botëror. Viti 1910 atë e gjen në Mal të Zi, ku kishin ikur shumë patriotë shqiptarë, por edhe një numër i madh i refugjatëve malësorë. Mbreti i Malit të Zi NikollaPetroviq ishte shumë dinak dhe me mjete e metoda të llojllojshme u mundua ta kthejë Dedën për vete, siç kishte kthyer shumë të tjerë. Ai madje mundohej ta bind atë dhe udhëheqësit tjerë të kryengritjes që të luftojnë nën flamurin e Malit të Zi. Dedë Gjon Luli e kuptoi menjëherë qëllimin djallëzor të mbretit të Malit të Zi dhe i kthen përgjigje negative:“Takena mësy si kufitar që të kemi, e tuemendu se luftojmë kundër njianmiku të përbashkët. Pasi puna qëndruaka ndryshe, duhet ta dish se shqiptarët kanë luftue e derdh gjak, jo të përfitojë Mali i Zi në kurriz të tyne e të përfitojë toka shqiptare…” Ka mbetur e njohur në popull edhe përgjigja tjetër e Dedës kralNikollës “Për mik të pranoj, por për vëlla e zot shtëpie askurrë për jetë”. Më në fund këtë e pranon edhe historiografia bashkëkohore malazeze. “KralNikolla u ka propozuar atëherë shqiptarëve që të luftojnë nën flamurin e Malit të Zi, por ata e kanë refuzuar këtë ofertë. Esenca e politikës malazeze ndaj lëvizjes në Shqipëri ka qenë bashkimi i pjesës veriore të Shqipërisë Malit të Zi”. Në mënyrë të ngjashme shkruan edhe Atë DonatKurti në gazetën “Hylli i dritës”, në vitin 1937/11 fq.521-523 “Do pasë parasysh se Mali i Zi, u kishte çilë rrugë malcorve, jo pse donte të mëkambejnjiShqipni e lirë, por pse donte me e mbajtëzjarmin ndezë kundra Turkis e me gjuejtë peshk në ujë turbullt. Malcorët gjatë ksajë kryengritjeje luftuen për nji ideal, luftuen vetëm për pamvarsin e Shqypnis.” Edhe këngëtari popullor i kushton një këngë kësaj problematike, duke e konsideruar mbretin e Malit të Zi njeri dinak, që mundohet të fusë përçarje në mes të shqiptarëve të feve të ndryshme, kurse Dedë Gjon Lulin njeri vigjilent, që nuk tradhtohet lehtë nga intrigat e tij.
KralNikolla kopil kopilit
i dha armë tetanëkshtënimit
tanë kshtënimit armë i ka dhanë
mei vra turqit ku mej zanë.

Këngëtari popullor e kupton qëllimin e mbretit Nikolla se ai nuk mendonte për turqit, por për shqiptarët e fesë islame, andaj i vë në gojë udhëheqësit të vet Dedë Gjon Lulit këtë përgjigje mbretit të Malit të Zi:

Dedë Gjon Luli burr dai
i thotkralit ën Ceti
i vras turqit e Azisë
por jo vllaznit e Malsis.

Vetëm këto vargje flasin mjaft për vigjilencën e Dedë Gjon Lulit, por edhe të popullit të cilit i printe dhe i cili i thuri këto vargje kaq domethënëse. Dedë Gjon Lulin u mundua ta kthejë për vete edhe Porta e lartë, por ai nuk gënjehej lehtë. Përfaqësuesi i Bedri Pashës e luti me para, duke menduar se ai do t’ i marrë dhe do të veprojë për interesa të Perandorisë, ngase ishte në gjendje të keqe materiale, por Deda ia ktheu: “ Hami dreq lirat e tua. Shqipninë as nuk e shes, as nuk e fali.”
Emri i Dedë Gjon Lulit është i lidhur ngushtë me Kryengritjen e Malësisë të vitit 1911. Në të vërtetë nuk mund të flasësh për këtë ngjarje kaq të rëndësishme në historinë shumëshekullore të popullit tonë e të mos përmendësh rolin vendimtar të tij si komandant, ushtar e strateg e mbi të gjitha si largpamës e atdhedashës. Ngritja e flamurit në Bratilë, afër Deçiqit, paraqiste gëzimin më të madh të Dedë Gjon Lulit, ngase edhe më herët ishte angazhuar me tërë forcën e vet që aty të valëvisë vetëm flamuri shqiptar e asnjë tjetër. Kjo ishte fitore e madhe, jo vetëm e Malësisë, por e tërë shqiptarisë, ngase për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë, valoi flamuri kombëtar në një territor të çliruar, edhe pse vetëm për një kohë të shkurtër. Dedë Gjon Luli është bashkautor dhe nënshkrues i shumë memorandumeve, kërkesave, protestave dhe kuvendeve që u organizuan aso kohe në Malësi dhe në mbarë Shqipërinë, por edhe jashtë vendit. Është ndër nënshkruesit e memorandumit të Cetinës, që iu drejtua Fuqive të Mëdha më 30 mars 1911, autor i të cilit ishte Luigj Gurakuqi. “Sipas këtij memorandumi kërkohej që të manifestohej kombëtarizimi shqiptar si në fushën territoriale, si në fushën e arsimit, si në fushën e administratës, po ashtu edhe në atë ushtarake…” Dedë Gjon Luli mori pjesë edhe në Kuvendin e njohur të Greçës në qershor të vitit 1911 dhe u angazhua mjaft që në memorandumin, që u miratua njëzëri, të futen kërkesat me karakter gjithëkombëtar e jo vetëm lokal. Pasi u njoftua me përmbajtjen e Memorandumit të Greçës, Sulltani dërgoi përfaqësuesin e vet që të bisedojë në Podgoricë me krerët e kryengritjes, në mesin e të cilëve ishte edhe Dedë Gjon Luli. “Pyeti këta zotërinj nëse atë që përmendin i duan për vete apo për gjithë Shqipërinë?”- e kishte porositur Sulltani të dërguarin e vet. Në këtë pyetje Deda ishte përgjigjur : “Ato pikat që janë në Librin e Kuq i dona ma parë për vedi, mandej për Shqipni mbarë.” Për këtë shkruan edhe historiani Gazmend Shpuza: “Ky program për meritë, në radhë të parë të udhëheqësit kryesor të saj, Dedë Gjon Luli, u bë flamur i një kryengritjeje që i detyroi autoritetet civile dhe ushtarake osmane, jo vetëm të ulen në tryezën e bisedimeve me kryengritësit malësorë, por edhe të bëjnë lëshime jo të vogla, të cilat i hapën rrugën sendërtimit të autonomisë së Shqipërisë.”
Këto raste dhe shumë të tjera tregojnë qartë se Dedë Gjon Luli nuk luftonte vetëm për Hotin e Malësinë, por për gjithë shqiptarinë. Ai i dha çka kishte Shqipërisë dhe popullit shqiptar. I fali atdheut të dy djemtë: Gjergjin, i cili u vra më 20 shtator të vitit 1912 në vazhdim të kryengritjes dhe Kolën, të cilin e helmuan në Vlorë më 1918 kur ishte duke u kthyer nga Italia ku e kishin internuar. Me vrasjen e Kolës mbyllet përgjithmonë dera e familjes së ngushtë të Dedë Gjon Lulit, kurse nga familja e gjerë e Lul Doçit Dedvukajt, për ideale të larta kombëtare, u sakrifikuan edhe shumë burra e trima të tjerë. Nikë Gjelosh Luli, që pati nderin ta ngrejë Flamurin e Skënderbeut në Bratilë më 6 prill të vitit 1911, u vra një muaj më vonë, më 3 maj të vitit 1911, kurse i biri i tij, Luc Nishi në Suka të Moksetit në vitin 1920, në moshën 21 vjeçare, kur u hodh në grykë të topit të forcave serbe për të penguar depërtimin e tyre në Shqipëri. Gjok Luli, plagoset në luftën e Koplikut e pastaj internohet, kurse i biri i tij, i famshmi kapedan Gjelosh Luli, u vetsafrikua për ideale kombëtare në vitin 1947. Për atme e atdhe u sakrifikua edhe vet Dedë Gjon Luli në moshën 75 vjeçare. E vrau dora e zgjatur serbe në Mirëditë, më 24 shtator të vitit 1915. “Në vjeshtën e vitit 1915, në bjeshkët e Mirëditës ushtria shoveniste serbomadhe e vrau mizorisht atdhetarin e shquem, luftëtarin e flaktë për lirinë e Shqipërisë Dedë Gjo’ Lulin.” Lidhur me vrasjen e heroit tonë Dedë Gjon Lulit ka pasur edhe mendime tjera të ndryshme, por askush nuk e sjell në pyetje datën, vendin dhe dorën e zezë që ia shkurtoi jetën këtij patrioti e tribuni të popullit tonë. “Më 24 shtator të vitit 1915, pikërisht këtu e 90 vjet më parë, u vra Dedë Gjo’ Luli nga dora e kriminelit serb kapidanGjura, i cili ishte me një kompani ushtarësh serbë në vendin e quajtur Sheshaz. Luftëtarët e Dedë Gjo’ Lulit, që e shoqëruan deri në vdekje, për ta mbrojtur nderin e Mirëditës, edhe ata u vranë në mbrojtjen e heroit tonë kombëtar. Ata i therën me bajoneta dhe i hodhën në Shpellën e Akullit, në Malin e Shënjetit. Atdhetarët mirditas, që u sakrifikuan në mbrojtjen e Dedë Gjo’ Lulit, janë:
1. Mark llesh Doda
2. Ndue Kol Pjetri
3. Zef Ndue Gjoka
4. Preng Qup Deda
5. Bib Marlula
6. Llesh Doda
Pra, kjo është e vërteta historike e vrasjes së atdhetarit Dedë Gjo’ Luli. Çdo falsifikim që është bërë në të kaluarën nga pseudohistorianët, shërbëtorë të regjimit më të egër pansllavist të diktatorit Enver Hoxha, nuk do të ketë vlerë as peshë historike. Aq më pak kur tentohet të mbillet përçarje në mes Malësisë e Mirditës, këtyre dy krahinave heroike.” Tetë vjet më vonë, më 1923 eshtrat e tij u sollën në Shkodër, ku u bë rivarrimi me nderime të mëdha, si e meritojnë njerëzit e mëdhenj, që tërë jetën ia kushtojnë çështjes kombëtare e ai kësaj çështjeje i kushtoi edhe më shumë se jetën e vet. “Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetëmohimin e familjes Gjo’ Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ata të Kolës dhe u sollën në Shkodër.” Atëherë në Shkodër edhe u formua Komiteti “Dedë Gjo’ Luli”, i cili duhej të ndërtonte përmendoren e prijësit të Malësisë e luftëtarit të Shqiptarisë. “Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me AvniRustemin e RistoSiliqin anëtarë nderi të komitetit, shkruante: “…due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo’ Luli…” Patrioti tjetër i shquar, AvniRustemi, do të shkruante që nga Roma: “Gëzohem që u muarinisiativa për t’ i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi.” Për heroin tonë Dedë Gjon Lulin kanë folur e shkruar shumë mendimtarë e patriotë të kohës së tij dhe më vonë. Për plakun e Vlorës, IsmailQemajlin, “Dedë Gjo’ Luli asht pushkë e ngrehun për Shqipninë”, për Atë MarinSirdanin “ Dedë Gjo’ Luli asht kreshnik i Malëcisë”, për AvniRrustemin “ …asht burrë i pa frikë e i pa njollë i maleve tona”, kurse për historianin e njohur kroat, MillanShufllajn familja Luli ka qenë “…derë e parë nëpër shekuj”. Fishta i madh heroit tonë i ka kushtuar këngën e 28 të “Lahutës së Malëcis’” prej 770 vargjesh. Për të Dedë Gjo’ Luli është “Shpatë e gjallë e burrë si motit”. “Mos vallë në jetën e tij pasqyrohet tragjizmi i Shqipërisë në të kaluarën?”- pyet gjuhëtari i madh shqiptar Eqrem Çabej. Edhe studiuesit dhe historianët bashkëkohorë, në çfarëdo rasti, flasin me nderim dhe fjalë të zgjedhura për trimin Dedë Gjon Luli. “ Deda ishte jo vetëm një organizator i shquar, udhëheqës me përvojë dhe ushtarak i zoti, por njëkohësisht edhe një personalitet i pjekur politikisht, falë kjo pjesëmarrjes në tubime të ndryshme politike dhe kontakteve me rilindësit ideologë.” “Dedë Gjon Luli bën pjesë në atë plejadë udhëheqësish popullorë, si Bajram Curri, Isa Boletini, IdrizSeferi, Alush Taka, MuharremRushiti e të tjerë, të cilët dhanë një ndihmesë të pallogaritshme për shkrirjen e programit të rilindje Kombëtare me luftën e armatosur të masave dhjetëra mijëshe të kryengritësve.” “Dedë Gjo’ Lulin e njohu dhe respektoi mjedisi si askënd tjetër në kohën e tij. Ishte burrë në zë, fjala e tij kishte peshë shumë të madhe në tërë Malësinë. Ishte ndër figurat më të mëdha që pati Malësia në kohën e tij…” “Heroi i Popullit Dedë Gjo’ Luli pati dy jetë: atë fizike (1840-1915) dhe atë artistike. Kjo e dyta, nëpërmjet “Lahutës së Malcis”, vazhdon gjer në ditët tona.” “Historia shkruhet me emra. Kryengritjen e 1911-ës e bënë malësorët që kishin prijës. Atë e udhëhoqi Dedë Gjo’ Luli me trimat malësorë të Hotit, Grudës, traboinas etj.” “DedëGjo Luli nuk qe vetëm burrë i fjalës e i gishtit. Atij ia priste mendja përtej tehut të taganit.” “Falë veprimtarisë së gjatë atdhetare mbi 50 vjeçare, në shërbim të përpjekjeve të popullit të tij për liri, pavarësi e bashkim kombëtar, trimi traboinas i Hotit, Dedë Gjo’ Luli rreshtohet padyshim midis figurave më të shquara të kombit.” Këto janë vetëm disa nga shumë mendime e vlerësime të shprehura kohëve të fundit të studiuesve shqiptarë për figurën e shquar të prijësit të Malësisë dhe luftëtarit të shqiptarisë, Dedë Gjon Lulit, emri i të cilit do të jetojë sa të jetojë Shqipëria dhe populli shqiptarë e ata do të jetojnë përgjithmonë.
BURIMET E AUTORIT
1. Historia e Shqipërisë, Vëllimi II, Tiranë 1965
2. Romeo Gurakuqi, “Kryengritja e MalësisësëMbishkodrës 1911”, PHOENIXSHKODRA, 2002
3. Pal Doçi, “DedëGjo’ Luli”, Tiranë, 2003
4. KristaqPrifti, “LidhjaShqiptare e Pejës”, Toena, Tiranë, 2002
5. GjergjNikprelaj, “Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, Gjonlekaj Publishing CO, NjuJork, 2004
6. GazmendShpuza, “Nëpragtëpavarësisë, Eagel Press, NjuJork, 1999
7. DalipGreca, Gazetashqiptaro-amerikane “Illyria” New York Nr. 919, Mars 2000
8. “DedëGjon Luli-90 vjetori i vrasjes”- Konferencëshkencorepërkujtimore, ILLYRICUMI, Tuz, 2006
9. “Kryengritja e Malësisë 1911”, materialet e Simpoziumitshkencor, ILLYRICUM, Tuz, 2001
10. Grupautorësh, “IstorijskileksikonCrne Gore”, Redakcija “Vijesti”, Podgoricë, 2006, Rrëshen-Mirditë, 24-25 korrik 2006
* Kumtese e mabjtur ne Konferencen kushtuar 100 vjetorit te vrasjes se Dede Gjo Lulit, organizuar ne Royal Regency Hotel, Yonkers, NY nga Shoqata “Malesia e Madhe” ne New York

Filed Under: Histori Tagged With: DEDË GJON LULI, E SHQUAR KOMBËTARE, figure, Fran Camaj

Artikujt e fundit

  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor
  • “Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise”
  • Shqipja Futet në Komunikimet Zyrtare të Shkollave Publike në Nju Jork – Një tjetër arritje historike për arsimin dhe familjet shqiptare në Diasporë
  • EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO
  • Kosova – shtet i pavarur, por pjesë e pandashme e Shqipërisë kombëtare
  • Albanian Parade in New York City
  • “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”
  • EDHE NJЁ VEPЁR ME PESHЁ TЁ MADHE STUDIMORE PЁR EPOSIN E KRESHNIKЁVE
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kompromisi austro-rus në lindjen e shtetit shqiptar
  • Ambalazhet plastike ushqimore dhe siguria e shëndetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT