Kjo ngjarje mund të tingllojë si barcoletë, Por asht krejtësisht e vërtetë dhe ka ndodhë në kampin “Ormann Pojan” të Korcës, në vitin 1950/
Shkruan: Bep Kuqani/
Jemi në kampin “Ormann Pojan” të Korcës, në vitin 1950, ku punohej në kanalin e madh per thamjen e “kënetës së Maliqit”. Komandant kampi ishte Tasi Marko (vëllai i Rita Markos, ish antar i Byrosë Politike të K.Q. të P.P.Sh.) me grade kapiten i dytë me sa më kujtohet dhe komandant i rojeve ishte nji aspirant apo n/toger (nuk e di mirë) Haxhi Pela, personazhi kryesor i kësaj ngjarje; nji egersinë, kriminel dhe sadist i pa shpirt që kënaqej kur shihte të rriheshin, të torturoheshin dhe të vdisnin para syve të tij të burgosunit politikë.
Por perpara se të tregoj ngjarjen dishroj të njoftoj lexuesin me regjimin e këtij kampi që per mue ishte i pari dhe më dukej shumë i egër edhe pse disa shokë më thojshin se ky kamp asht si “nji fushë me lule” në krahasim me kampet e vitit 1948 e 49.
Kampi perbahej prej rreth 900 të burgosunish politikë dhe ordinerë. Ishte i ndamë në disa brigada pune dhe cdo brigadë kishte 60-70 forca pune. Komandantë brigade pervec dy-tre xhahilëve politikë, të gjithë të tjerët ishin të burgosun ordinerë. Brigadat shoqnoheshin gjithashtu edhe me nga nji polic pa armë, por mbanin në dorë nji bisht kazme apo lopate që e perdornin si shkop per të goditur cilindo që i mbushej mendja. Këtë të “drejtë” e gëzonin edhe brigadierët që e shfrytëzonin shumë ma shpesh dhe ma egersisht se edhe vetë policët.
Rojet e armatosura me mitraloza dhe me automatikë rrinin 60-70 metra larg nesh.vetë
Nga kampi niseshim per në punë porsa fillonte me zbardhë drita dhe ktheheshim në Perëndim të diellit, sepse nuk duhej në asnji mënyrë të na zinte terri jashtë.
Norma ishte e detyrueshme tri meter kub per person, gërmim dhe transport 30 metra larg kanalit. Mjerë ai që nuk e realizonte se rrahej pa mëshirë. Jo rrallë pleqët e shkretë mbetshin në kanal dhe nganji herë edhe vdisnin nga lodhja e madhe dhe të rrahunit. Zakonisht njerëzit ndaheshin në grupe të vogla, nga dy, nga tre e deri në nga 6 vetë. Këto grupe duhej të realizonin aq norma sa persona kishte grupi dhe shpesh, per të ndihmue pleqët, këto grupe merrshin edhe ndonji plak që ti realizonin normen.
Qoftë kur delnim në mëngjez nga kampi, qoftë kur ktheheshim në darkë nga puna, oficeri dhe n/oficeri i rojes na numronin porsi delet nga të dy anët e daljes. Ky numrim bahej shumë i lodhëshem sidomos kur ktheheshim në darkë nga puna të lodhun e të këputun, sepse zgjaste rreth nji orë dhe nuk mund të shperndaheshim pa mbarue i gjithë numrimi dhe kur ndodhte që nuk i delte numri sa duhej -gja që ndodhte jo fort rrallë- atëherë duhej të fillonte përsëri numrimi nga fillimi. Kjo na e plaste shpirtin sepse na ikte nji orë nga pushimi dhe kryemja e nevojave të ndryshme personale.
E bukura ishte se pa u mbushë mirë nji orë mbas shperndamjes, binte canga dhe duhej te delnim të gjithë në oborr per të ba “gjimnastiken e mbramjes” që zgjaste nji gjysëm ore. Kështu mbas gjithë asaj lodhje të stermundimëshme duhej të banim edhe gjimnastikë dhe të nganim vrap rrotull kampit për të mbajtë trupin në formë sic shprehej me knaqësi Haxhi Pela. Kush mbetej mbrapa hante shkopi e shtjelma dhe perseri pleqët dhe të dënuemit politikë ishin gjithmonë në shenjester të goditjeve, sepse ordinerët ndëshkoheshin shumë ma rrallë.
Mbas gjimnastikës fillonte leximi i gazetës “Zëri i Popullit” që zgjaste edhe kjo nji orë sepse mbas leximit kishte pyetje e diskutime. kur ndodhte që nuk cohej kush per pyetje ose diskutim, atëherë Haxhi Pela i thërriste me emen (kryesisht të burgosunit politikë) dhe u bante ai pyetje provokuese ose i detyronte të diskutonin.
Leximin e bante vetë Haxhi Pela që drejtonte edhe gjimnastiken.
Këtu fillonte edhe ana komike : Duhet dijtë se Haxhi Pela ishte prototipi i injorantit. Shkrim e këndim kishte mësue në nji kurs analfabetizmi dhe tue mos dijtë me lexue mirë, shpesh ia fuste edhe “roma per toma”, tue i tranasformue fjalët e tue i ndryshye edhe kuptimin. Kur ndeshte në ndonji fjalë që s’e kishte ndigjue ma parë vononte ta lexonte,belbëzonte e nervozohej se instinktivisht e ndjente se të burgosunit ulnin kokën e qeshnin tinës per të mos u diktue. Atëherë e nderpriste leximin dhe u kthehej të burgosunve :
“Unë e di se këtu ka armiq të betuar të pushtetit, te lidhur këmbë e kokë me Vatikanin e poshtër sic janë ata priftent katolikë dhe intelektualët borgjezë që s’u pëlqen leximi im. Por unë e lexoj për fshatarët e varfër, për punëtorët që janë të penduar dhe që partia me zemrën e saj të madhe i don dhe i mëshiron etj. etj. kësi pallavrash, me të cilat e harronte leximin dhe fillonte pyetjet.
Në nji rastë, në radhen e pyetjeve, u cue i pari Mark Prela (vëllai i deputetit Kolë Prela i pushkatuem me grupin e deputetëve).
Me leje Z komandant, unë kam nji pyetje : Kam ndigjue shpesh të flitet per këte Vatikanin e poshtër por unë nuk e di se kush asht dhe cka asht ky Vatikan dhe jam i sigurtë se edhe shumë të tjerë këtu nuk e dijnë; prandaj ju lutem a mund të më sqaroni?
Haxhi Pela : Pyetje shumë e drejtë e me vend! Dijeni pra se Vatikani është një “njeri” shumë i poshtër, i lidhur këmbë e kokë me imperializmin amerikan, që e ka halë në sy partinë dhe pushtetin tonë popullor dhe që lufton cdo ditë për rrëzimin e pushtetit tonë për të sjellë në pushtet ballistët e zogistët bashkë me bejlerët dhe agallarët që i kanë pirë gjakun ketij populli…etj. Kësi pallavrash që i kishte mësue përmendësh si papagali.
Nji herë tjeter, në radhen e diskutimeve, cohet Shyqyri Xhaferri, ish pronar i nji librarie në Shkoder para ardhjes së komunistave në pushtet :
Me leje Z komandant (Haxhi Pela ndjente nji knaqësi dhe krenari kur coheshin të pyesnin dhë te diskutonin të burgosunit politikë sepse mendonte se ishte ma i dijshem se ata dhe se konferencat e tij e kishin ba efektin e tyne).
Unë sot more shokë -filloi ai tue iu drejtue të burgosunve- jam cue në mëngjez me nji dhimbje të tmershme koke dhe të pa durueshme. Shkova te Elezi me marrë nji aspirinë (Elez Troshani prej Shkodret kryente detyren e infermierit); por mandej tue mendue se “kjo kokë ma ka fajin që më ka prue këtu”, HIC NUK E PIVA; Aty le të pëlcasin i thashë kokës me vehte dhe “braf”menjiherë u ul ndejun.
Haxhi Pela fill ia priti “BRAVO” -i tha- Ky tregon se ashtë i penduar!
Ne, që e njhnim humori e Shyqëriut kishim ulë kryet dhe me zori mbanim të qeshurit se po të diktonte ndonji tue qeshë, Haxhi Pela do ta nxirte para të gjithëve dhe do ta zhdepte së rrahunit bashkë me tre-katër policë deri sa ta linin shakull per tokë pa ndjenja.
Vec kësaj duhej edhe nji guxim i madh nga ana e Shyqëri Xhaferrit me ba nji humor të tillë që mund të rrezikonte edhe koken. Por per fat të mirë dhe falë injorancës së Haxhi Pelës nuk u kuptue fare prej tij.