• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN

July 7, 2020 by dgreca

TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN/-(PJESA E DYTË)/

TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN - FJALA e LIRË

Shkruan: ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE/

URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT/

Prizreni, qyteti mijëvjeçar, që ndër shekuj i ka dhënë vendit tonë një hostori të begatë. Kryeqendër historike, politike dhe kulturore, pasyqron në vete një numër të madh të vlerave të shumta në sfera të ndryshme. Pjesë e këtyre vlerave, janë edhe urat që janë ndërtuar ndër vite, kanë krijuar komunikime me mes komuniteteve. Ndër to është edhe URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT. Kjo urë u ndërtua në fund të shek. XV dhe në fillim të shek.XVI. Llogaritet që është ndërtuar në të njëjtën kohë edhe me urën e Gurit në qendër të qytetit. Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit, shtrihet në pjesën verilindoretë Prizrenit, gjegjësisht 5 km larg. Në anën e djathtë të saj gjindet rruga Prizren Sredskë Prevallë, gjegjësisht në aksin e rrugës së vjetër që nisej nga Prizreni përgjatë grykës së Lumbardhit, kalon nëpër mallet e Sharrit që dilet në luginën e Vardarit,  Në anën e majtë, kufizohet me  objektin fetar Manastiri i Kryeengjëve Mihail dhe Gabriel. Poashtu . Përmasat e saj janë: Gjatësia 20 m (e përafërt), gjerësia 3,5 m. Lartësia e harkut 13 m, lartësia e tij 6 m. Skajoret e urës janë nga guri i përpunuar, me këto dimensione: 45x15x70 cm. Ura e Gurit në Grykën e Lumbardhit është urë me përmasa të vogla, njëharkore, e ndërtuar me gurë lumi cilësor, ndërsa harku i saj është me gurë të përpunuar të lidhur ndërmjet vete me llaç gëlqeror. e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, më 1955. Ura e grykës së Lumbardhit,  është ndër monumentet e rralla origjinale që ka mbërri në ditët tona. Të gjitha karakteristikat që i ka Ura e grykës së Lumbardhit, urë i takon grupit të urave periudhës Osmane të ndërtuara në këtë regjion. Sot, ky monument culture, paraqet gjendjen origjinale deri në ditët e sotme, dhe si të tillë ka vlera të larta arkitektonike dhe shkencore.

PASHA ÇEZMA (PASHA ÇESHME)

Pasha Çeshmja është një krua që gjindet në një kodër afër Kalasë së Prizrenit. Ky krua (çezmë), ka qenë pjesë e burgut në periudhën e Perandorisë Osmane. Poashtu, mendohet se çezma në fjalë ishte burgu për eprorë dhe jeniçerë, që dënoheshin me ferman Nga Perandoria Otomane. Në vendin tonë kjo njihet edhe si Çezma e Pashës. Për këtë çezme ka gojëdhëna dhe të ndyshme si: Ndihmon në zgjidhjen e halleve dhe problemeve të ndryshme, mendime të ndryshme!  Në atë kohë, mendohet se Uji Pasha Çeshmes, ishte nxitës për dashuri, dhe shumë nga të burgosurit e pinin atë, dhe binin në dashuri. Një gojëdhënë tjetër shpjegon se ujit i këtij kroi lidhej ngushtë edhe me kultin e zjarrit e kjo kishte të bënte me ripërtëritjen e natyrës dhe bimësisë  Një tjetër gojëdhënë mbi Çezmen e Pashës, ishte edhe Lisi i Pashës. Sipas pleqërisë në atë kohë, rridhte ujë porsi qumësht, që shërbente për shërimin e fëmijëve që kishin problem në të pamur, Gratë që nuk lindnin (U ndihmonte që të bëheshin Nënë), mbylljen e plagëve të ndryshme etj. etj. Karakteristikë e këtij Kroi të Pashës, sipas banorëve të Prizrenit, shërben për shërimin e sëmundjes “IBRET”. Të gjitha familjet për të patur suksese në jetën e tyre, familje dhe shoqëri, merrnin enët e tyre me vete për të mbushur ujë në këtë krua. Shumë njerëz në Prizren (Pleqë dhe të rinjë), këtë krua e konsidrojnë të Shenjtë – si dhuratë nga Zoti. Vlen të përmendet se Pasha Çeshme ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në kohën kur është ndërtuar Kalaja e Prizrenit dhe Kalaja e Cucave, dhe si e tillë ka shëbryer me pozitivitet.  Një histori për këtë krua tregohet kështu: Një udhëheqës i lartë turk (Në Perandorinë Osmane), ishte dënuar me burg.  Pasi e kishte përfunduar burgun, ishte liruar dhe dërguar në Turqi, në një detyrë të re. , Por udhëheqësi pas 3 muajsh, kishte dëshirë që të pinte përsëri në këtë krua. Më vonë ai mori Fermanin (Urdhërin), që nuk mund të vizitonte edhe njëherë Prizrenin, ai (udhëheqësi) vrau veten. Pas përfunfimit të Luftës së Dytë botërore, në Pasha Çezmë ka patur një vend-banim. Kryesisht banorët ishin nga Luma e Shqipërisë, për shkak të kulltoavë dhe uji i shëndetshëm që ishte.

KROI I SHATËRVANIT

Prizreni, i njohur për pozitën gjepgrafike, kulturore dhe ekonomike dhe krijimim e klimës positive, tregon edhe njëherë që në vete ngërthen një oqean të mbushur me ojekte culture dhe fetar. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Kroi i Shatërvanit. Ky krua u ndërtua në shek. XVII, pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës. I ndërtuar formë katrore dhe dhe me gurë të latuarnga mermeri dhe ka ngjyrë të përhimtë. Kroi i Shatërvanit gjindet në zonën historike të qytetit.Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë. Pjesa e sipërme e Kroit të Shatërvanit,  është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Poashtu, në të katër anët e Kroit, gjinden pipëzat e ujit me lartësi prej 1 m. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Vlen të përmendet që, në fund të shek. XIX mbi këtë krua, ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke. Kroi i Shatërvanit ndodhet në qendër të qytetit të Prizrenit (Sheshi Shatërvan). Të gjitha karakteristikat, pozitën e saj, dhe dekorimet që iu bënë ndër  shekuj, paraqet një prej simboleve kyçe të Prizrenit në veçanti, dhe të Kosovës në përgjithësi. 

KROI I BELEDIJES

Prizreni është i njohur për  objektet kukturore në vend. Përveç monumenteve kulturore dhe fetare, një vend të veçantë e zënë edhe krojet (SHatërvanet).Një ndër krojet më të njohura në qytet është edhe Kroi i BELEDIJES. Ky krua emrin e ka marrë emrin nga vetë Beledie. Kroi është i ndërtuar nga gurët gëlqeror të latuar. Gjatë përpunimit, blloqeve të gurëve u është dhënë forma e katrorëve, me madhësi të ndryshme. Në pjesën e sipërme, në të katër anët e tij, ngrihen harqe, e mbi to është vendosur një gur gjysmë sferik. Në pjesën ballore të kroit është një profil i cekët, në formë kornize, ku brenda saj duhej të ishte mbishkrimi me të dhëna elementare për të, por kjo muungon.  Kroi ishte ndërtuar në objektin e Beledies në Prizren në shekullin XIX..KROI I BELEDIJES, gjendej ndërmjet objektit të Beledijes dhe Xhamisë së Mustafë Pashës. Nga koha e ndërtimit të këtij objekti, deri në vitin 1962 e kishte kryer funksionin në mënyrë normale.  Në atë kohë, lagja e Beledijes pësoi ndryshime të mëdha. Xhamia  e Mustafa Pashës u rrënua në vitin 1952. Dhe këto ndyrhsime ishin të parapara. Në anën e djathtë të lumit u ndërtua  rruga e lagjës Tabak-hane deri në Marash (Lagja Ralin). Vlen të përmendet që,  Kroi si rrjedhojë e ndërtimit të aksit rrugor, kroi më 1963 u dislokua në “Sheshin e Dëshmoreve”, i cili gjendet në pjesën qendrore të qytetit, ndërmjet urës e Xhamisë së Arastës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kroi është me një sylinjare., ku ujin e merrte nga ujësjellësi i qytetit. Hapësira e Korit të  Beledijes është ndrtuar nga betoni dhe gurët janë katrorë. Në kohën e ndërtimit të kroit në shesh u ndërtua edhe kanali i ujit, i cili gjarpëronte nëpër shesh. Kroi me kanalin plot me ujë paraqiste një lloj atraksioni. 

SHKOLLA E MUZIKËS  – LORENC ANTONI

Prizreni si qytet multikulturor, në vete çdo herë ka patur një histori të gërshetuar mjeshtërisht nga artistë të ndryshëm. Kinemaja e qytetit, Shkolla e Baletit si dhe ajo e Muzikës, përbëjnë një Trinitet të artit klasik dhe atij modern. Në jetën kulturore në Kosovë, rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Muzika klasike. Vlen të prëmendet se para zhvillimeve profesionale në Kosovë, kishte shumë aktivitete amatore, të cilat më vonë do të ishin një parapërgatitje për zhvillimet e mëtejme të Kulturës sonë. Ndër aktivitetet kulturore ishin krijimi i Orkestrës Frymore Bashkimi në Shkup, Orekstrës Frymore e Gjakovës, e udhëhequr nga Palokë Kurti, The Boarding Kosova në Krumë, Banda e Fraëfarëve në Kukës, dhe Kori i Kishës Katolike në Prizren (pjesë e së cilës ishte dhe Nëna Terezë).Në vitin 1945, në qytetin e Prizrenit u hap Radistacioni i parë. Rëndësia e këtij radiostacioni ishte e veçantë, sepse Muzika Klasike ishte e lidhur ngushtë me Institucionet vendore. Fillet e muikës klasike në kosovë u panë në vitin 1940. Kjo ishte vatër e edukimit muzikorë për shumë kompozitorë shqiptarë të Kosovës. Poashtu, kjo ishte koha kur u formua Kori dhe Orkestra Kamertale e shoqërisë kulturore artistike (SHKA) AGIMI në Prizren në vitin 1944. Më 1948, në Prizren u hap Shkolla e parë e Muzikës. Nga kjo shkollë, kanë dalë emra të njohur të muzikës klasike dhe asaj të lehtë. Pas shkollës së prë klasike në Prizren, u hapën dhe shkolla të tjera si në Prishtinë dhe Gjakovë. Veprimtaritë krijuese të muzikës klasike që bëheshin në fillim në këtë shkollë ishin Veprat Korale apo kapela. Zakonisht kishin përpunime të materialeve nga muzika folklorike, 

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
File:Ura e guurit ne rugove.jpg - Wikimedia Commons
Images of Wiki Loves Monuments 2018 in Kosovo

Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të KosovësKROI BELEDIJE

Kroi në Shatërvan, simboli i qytetit të Prizrenit – TV Prizreni
InstaPrizren Instagram posts - Gramho.com

Kroi i Shatërvanit

urbanmemoryscapesproject hashtag on Twitter

Shkolla e muzikës “Loorenc Antoni”

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Argjira(Ari) Ukimeri, Prizren II, trashegimia kulturore

Trashëgimia Kulturore e Vlorës në pritje të turistëve

June 26, 2015 by dgreca

Nga Klajdi Musabelliu/ Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka çelur së fundmi zyrtarisht edhe sezonin turistik 2015.Këtë lajm e konfirmon edhe vetë Ministria e Kulturës e cila në adresën e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” me anën e një status të veçantë ka njoftuar se Parqet Arkeologjike Amantia, Finiq, Orik dhe objektet e tjera të vizitueshme si Kalaja e Kaninës, Kalaja e Porto Palermos, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Sinagoga, Kalaja e Himarës, Manastiri i Mesopotamit janë të hapura për turistët gjatë gjithë sezonit turistik në oraret  e martë-e diel, ora 09:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.

Pas ndërhyrjeve restauruese, apo mirëmbajtëse dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme nga ana e specialistëve të DRKK-së, monumentet e trashegimisë kulturore vlonjate janë tashmë krenarë dhe gati të mirëpresim turistët nga vendi dhe jo vetëm, të cilët këtë vit do të kenë mundësinë të vizitojnë nga afër ambientet dhe historinë që ofrohen.

Një ndër destinacionet që sugjerojnë specialistët e DRKK-së Vlorë është Manastiri “Burim Jetëdhënës” ose “Stavridhit”, që sipas legjendës uji dhe ikona, shërbyen si fillesat e këtij manastiri, i cili mendohet se i ka fillesat rreth 700 vjet më parë.

Edhe Foinike, kryeqëndra  e Kaonëve dhe kryeqyteti i koinonit Epirot (midis 230-168 p.Kr.) është një tjetër destinacion i cili nuk duhet lënë pa u vizituar.

Një ndër veprat më të realizuara me karakter ndërtimor publik e social në periudhën romake përmendim teatrin, ndërtimi i një strukture publike në pjesën qëndrore të qytetit si dhe cisternat e ujit. Një ndër monumentet më të rëndësishme të kësaj periudhe është dhe bazilika paleokristiane me tre nefe dhe nje atrium në pjesën e përparme (shek. V-VI m.Kr).

Një tjetër drejtim është edhe Manastiri i 40 Shenjtorëve i cili ndodhet në lindje të qytetit të Sarandës, i cili i përket periudhës së Antikiteti të Vonë shek.VI. Manastiri është ndërtuar dhe rindërtuar gjatë qindra vjetëve. Në katin mbitokësor përbëhet nga salla e madhe, kisha me shtatë apsida dhe dy nartekse, tre dyer të mëdha dhe dy rreshta dritaresh ishin ndërtuar në fasadë. Në katin e nëndheshëm ose kriptoriku ruhen galeritë (qelat), galeritë me qemer, qemerët e dyfishtë, afreske të periudhës Bizantine, çisterna uji dhe varre.ndërtuar në shek.XII dhe mbart vlera të kulturës bizantine. Kisha është e tipit kryq të brëndashkruar dhe përbëhet nga naosi, narteksi dhe dhoma e pagëzimit. Në veri kisha ka hajatin e hapur, të formuar nga sistem arkadash të mbështetur mbi kolona guri cilindrik. Midis naosit dhe altarit ndodhet ikonambajtësi i punuar në dru. Teknika e thellë e daltimit, zbukurimet zoomorfe e floreale e datojnë ikonambajtësin në shek.XVII. Brenda në kishë ruhen ende fragmente të pikturave murale që i përkasin shek.XVII-XVIII. Çdo 15 gusht, “Ditën e Fjetjes së Shën Mërisë”, këtu organizohet pelegrinazh.

Kalaja Ilire e Kaninës i ka fillimet në shek. VI p.e.s, është rindërtuar nga Justiniani në shek.V si dhe është meremetuar në vitin 1531 nga Sulltan Sulejmani. Kalaja ka një sipërfaqe rreth 3.6 ha dhe një lartësi rreth 380 m mbi nivelin e detit. Në sistemin e mureve fortifikues vërehen disa faza ndërtimi. Brenda kështjellës ka gjurmë të banesave, si dhe elementë të tjerë ndërtimor si puse, sterra, rrugë të shtruara me gur, etj. Ruhen në gjendje të mirë Porta Mbretërore, ajo e beut e kulla mesjetare e sahatit.

Vranishti i Vlorës, fshati me histori ku dallon Kalaja e Horës, fshati i monumenteve të kulturës dhe atyre të natyrës, i urave mesjetare dhe ujësjellësit të famshëm të ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, fshati i Kapedan Sali Vranishtit, fshati i valles burrërore të trimave, i poetit popullor Muhamet Tartari “Mjeshtër i Madh” dhe i këngëtarit virtuoz Arap Çeloleskaj.

Ura mbi lumin Theollogo, Cerkovë  Sarandë. Ndodhet në fshatin Cerkovicë. Shërben për kalimin e përroit të Leshnicës në fshatin Cerkovicë. Ura ka një gjatësi prej 37 m, me një hark në formë segmenti rrethor me hapësirë 13 m e lartësi 5.6 m mbi nivelin e ujit. Qemeri përshkohet sipër nga kornizë guri. Kalldrëmi me gjerësi 2.60 m vjen i shkallëzuar në të dy anët. Harku i madh në formë gjysëmrrethi ka rreze 4 m dhe harku i vogël ka një rreze prej 3.50 m. Është ndërtuar në shek. XVIII.
Statusin e Trashëgimisë Kulturore, Monument Kulture Kategoria e I. e ka marrë në 16.02.1979.

Fshati i Armenit në Vlorë është i dëgjuar e i shkruar që në lashtësi. Pamja e tij me këndvështrim të gjerë drejt perëndimit, jugut e veriut me disa kodra nga lindja, i jep atij një pamje me përceptim estetik natyror, të gërshetuar me lagjet e sistemuara me banesa të ndërtuara në sup të njëra- tjetrës, të cilat krijojnë pamjen e një qyteti. Mbi këto lagje me vlera arkitekturore qëndron qyteza e lashtë e Armenit. Në majën e kodrës që quhet “Maja e Qytezës” ka me shumicë fragmente qeramike, shpesh janë gjetur dhe monedha me mbishkrimin AMANTION, APOLLONIAT, BYLION.

Ato pak fragmente muri janë të punuara me gurë kuadratik të lidhur në të thatë. Qeramika e gjetur në këtë zonë i takon shek. IV p.e.s dhe të periudhave të më vonëshme. Kisha e Shën Kollit datohet në Shek.IX, është nje kishë e tipit sallë me kupolë. Në plan është drejtkëndësh me një absidë të vogël në anën lindore. Hyhet në një portë perëndimore që duhet të ketë qenë me arkitra guri të rrafshët. Bën pjesë në grupin e kishave njënefëshe.

Muret Rrethuese të Aulonës Antike, Kalaja e Himarës, Kalaja e Borshit, Parku Arkeologjik i Orikut,  “Rrënojat e Tragjasit të Vjetër”, Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno”, Kalaja e Kaninës etj etj, janë vetëm disa nga destinacionet e shumta që ofron Vlora.

Midis kësaj larmishmërisë që ofron Vlora, Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, vazhdon të mbetet një atraksion i veçantë turistik për turistët e huaj dhe shqiptarë.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: trashegimia kulturore, turistet, Vlora

SI PO SHKATËRROHET TRASHËGIMIA KULTURORE E SIRISË

March 13, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

1.Lufta tre vjecare në Siri ka nxjerr në sipërfaqe  ngase një ditë ,por jo befasiht pritej të ngjante shkatërrimin e trashëgimisë kulturore  të këtij vendi.Kur njerëzit flasin për shkatërrimin e trashëgimisë , ata mendojnë së  pari :  e mëdhatw  djegura ose të shkatërruara në rrënoja,  thonë ekspertët botërore të kësaj fushe,që kanë vënë në dukje këtë fenomen  tw lindur  nga lufta. Megjithatë, këto monumente janë në lidhje me njerëzit , dhe kjo është me njerëzit që të gjitha diskutimet e trashëgimisë duhet të mbrohen nga fillimi më fund. Trashëgimia është e ndërtuar nga ana e tyre , dhe të përdorura dhe të ripërdorur  nga ana e tyre . Trashëgimia është edhe për më shumë se strukturat e ndërtuar , ajo është në lidhje edhe me besimet  jo-materiale dhe praktikat që lidhen me to, dhe vlerat e caktuara të tyre, si dhe atoku  mund të mos ketë manifestim material .

2.Siria është ” shtëpi””  nëse mund ta quajmë kështu nga më të vjetra ,ndër  qytetërimet më të përparuara në botë.Zona për shembull  në Latamne , e cila është në mes  800 – 500.000 vjet  , ku janë përdorur mjete guri dhe ndoshta janë identifikuar edhe vatrat e hershme – qindra e mijëra vjet përpara se njerëzit moderne të  kanë ekzistuar ( 120.000 vjet më parë ).

10.000 vjet më parë , u identifikuan të lashtat dhe kafshët e para ishin të zbutur : rritet në shtetet e para të qytetit , të tilla si Eblës dhe Mari. Duke shkruar zhvillimin  atje , duhen përmendur  krijimi i epikave letrare, arti , skulptura  dhe zgjerimi i tregtisë .

3.E vendosur në udhëkryq të Mesdheut , në vendin që do të bëhej moderne Siria u gjend  përball rritjes  së perandorive të mëdha jugore si: Bablyon , Asirisë , Akkad dhe Sumerëve. .

Nga Lindja erdhën persët , mongolët dhe arabët  nga Veriut ,hitejve dhe nga Perëndimi , grekët , romakët , bizantinët  dhe përfundimisht forcat e kryqëzatave të mbretërve të Evropës . Fise nomade , të njohura nga Bibla e krishterë , të tilla si Kanaanët dhe Sirët , erdhën , pushtuan , dhe u vendosën . Siria është zhytur përfundimisht në Perandorinë Osmane , kaloi në kontrollin e frëngjëve  pas Luftës së Parë Botërore , dhe më në fund arriti pavarësinë pas luftës së dytë botërore .

4.Feja , gjithashtu, ka lënë gjurmë . Abrahami , babai i kombit hebre , kulloste delet në kodrën e Aleppo dhe i dha qytetit emrin e saj arabic – Halab . Historia e krishterë pwrmend konvertimin e Saulit, ndaj Apostull  Palit  ka ndodhur në Damask  dhe në vitin 2010 ishte ende në shtëpia,e  banuar pothuajse 2,000 vjet më parë . Kreu Gjon Pagëzorit , kushëriri i Jezusit , është e thënë të jetë  sanksionuar në Xhaminë e Madhe në Damask.  Fshati Maloula është ndër vendet e fundit në botë ku Aramaikisht ,gjuha e folur në kohën e Jezusit , mund të jetë ende e dëgjuar dhe  pjesë e një jete në, historinë e folur . Khalid ibn al – Ëalid , shoqërues të Profetit Muhamed , themeluesi i Islamit , është varrosur në Homs në xhaminë e tij . Pasuesit e Muhamedit lanë një trashëgimi të xhamive të bukura : disa tashmë janë pjesë e vendeve të Trashëgimisë Botërore .

Rezultati i këtij takimi të shteteve , perandorive dhe besimeve është komplekse dhe unike ,nuk gjendet askund tjetër në botë . Xhamia umajad nw Damask , për shembull , ishte fillimisht një tempull  i Jupiterit , i cili ishte konvertuar në një bazilike të krishterë të Gjon Pagëzorit , dhe nga ana tjetër u bë etillë që disa e konsiderojnë vendin e katërt – të shenjtë në islam ( Hiti 2002 5 ) . Salahdin , armiku i mbretit Richard Lionheart , është varrosur këtudhe  historia vazhdoi të lënë gjurmët e saj, gjithnjë në ndryshim . Në tridhjetë vitet e fundit ,UNESCO  ka shpallur gjashtë vende në Siri me vlerë të jashtëzakonshme universale , duke përfshirë Qytetin Antik të Damaskut dhe i shtoi ato në Listën e Trashëgimisë Botërore : shumë të tjera janë në shqyrtim tentativë .Ndërtuar nga kjo histori të pasur dhe të ndryshme , njerëzit e Sirisë kanë një reputacion për tolerancë dhe mirësi . Megjithatë tani kjo histori , dhe paqja e ndërtuar mbi të , është e kërcënuar si kurrë më parë , dhe trashëgimia kulturore është sot nën frikësimin e zjarrit .

5.Një zyrtar i OKB-së për Arsim , Shkencë dhe Kulturë (UNESCO ) , tha se lufta e vazhdueshme civile në Siri “, ka goditur trashëgiminë kulturore në të gjitha format e saj në një nivel të paparë . “” Vendi është duke kaluar nëpër një konflikt shumë të keq që ka goditur trashëgiminë kulturore në të gjitha format e saj në një nivel të paparë “, ka thënë Francesco Bandarin , asistent drejtori i përgjithshëm për kulturën e UNESCO-s , ndërsa duke folur në një konferencë me gazetarët .Ai renditi disa nga objektet  e dëmtuara , duke përfshirë ato, që janë vendosur nën mbrojtjen e listës së vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s .Rrëzimi i minares së  shekullit të 11- të Xhamisë umajad në qytetin e Aleppo së lashtë, zjarri shkatërrues në Souk , apo  nw njw treg të shekullit të 17-të , në Aleppo,bombardimet që goditën objektet   e ruajtura mesjetare Crusader Kalaja e Krak de Chevalliers , e ndërtuar gjatë  shekujve 12, dhe dëmet në qytetin e Palmira , e cila daton në mijëvjeçarin e dytë .Aleppo është qyteti më i madh i Sirisë dhe besohet të jetë një nga qytetet më të populluara të vazhdueshme më të vjetra në botë .

6.Të gjitha tani, qëndrojë në rrënojat,të  shkatërrua nga një luftë që është jo vetëm duke vrarë breza të sirianwve, por edhe çrrënjosja e të gjithë rreth tyre, duke përfshirë faqet që kanë qëndruar që prej agimit të qytetërimit. Në të gjithë Sirinë, ku një luftë me sa duket e pandalshme është gati për të hyrë në një vit të tretë, një trashëgimi e ndërtuar mbi 5.000 vjet apo më shumë është duke u varrosur në mënyrë të qëndrueshme nën rrënoja,shkruan Martin Chulov, (The Guardian, Sunday 26 January 2014). Vetëm rrallëherë e imazhet paqëndrueshme tregojnë dëmin  e bërë përtej betejës – në kishat e lashta, fortesa -guri dhe rrënojat që kanë qëndruar të forta gjatë disa mijëvjeçarëve të apo dhe spastrimeve  por janë duke u tharë nga kjo luftëe  paharrueshëm. Siria ka gjashtë vende të UNESCO-s, që përfaqësojnë të paktën 2.000 vjet të historisë. Të gjithë kanë qenë të dëmtuar.Këto dhe pas fotografive  tregojnë se rendi i vjetër botëror i Sirisë i reflektuar për dekada në librat e historisë,shkojnë drejt zhdukjes. Ata gjithashtu zbulojnë shkallën tronditëse të shkatërrimit në qytetin  Aleppo, një nga të mbuluara me sheshe më të vjetra në botë është tani në rrënoja, labirintet  e saj të rrugëve prej  guri kanw  qenë një nga fushëbetejat më intensive në vend për 18 muajt e fundit,  dhw janw bombarduar nga lart nga avionët e forcës ajrore tregojnë asnjë ndjenjë ndaj pasurisw kulturore. Ata që guxojnë të ngrenë kokat e tyre mbi rrënojat, në drejtim të qytezës së lashtë që qëndrojnw në qendër të qytetit,ku  mund të shihen  dëmet në disa nga muret e saj.Disa qindra kilometra në jug, në perëndim të qytetit të tretë të Sirisë, Homs, një prej kështjellave më të rëndësishme mesjetare në botë, Krak des Chevaliers, ka marrë një taksë edhe më të rëndë. Goditur drejtpërdrejt nga predhat e lëshuara prej avionëve dhe artileria, kalaja tani qëndron në shkatërrim të pjesshëm. Homs vetë paraqitet edhe më keq. Një rrugë banimi, ku nuk kalojnë makinat kohë më parë  është shkatërruar.. Minarja e vjetër në krah të saj gjithashtu  u hodh në erë. Fotografit mendohet të ketë qenë marrë në njw  fshat pranë Hama, në veri të Homs. Por kjo mund  tw jetw po aq e lehtë për të parë  dëmin e bërë në pjesë të kryeqytetit, Damask, apo në qytete dhe fshatra nga Idlib në veri deri në Deraa në jug, ku niswn trazirat e para të kryengritjes në mars 2011 qw shkaktuan luftën.”Shumë qytetërime të kohës së  bronzit  lënë shenjat e tyre të njëpasnjëshme, duke përfshirë Kaldeasve, të Asirisë dhe të Hitejve”.Ato, nga ana tjetër, u zëvendësuan nga kulturat e grekëve , të Sasanians, persianët, romakët dhe arabët, shumë prej të cilëve zgjodhën qytetet siriane si kryeqytetet tw  tyre. Kryqtarët evropiane erdhën dhe e lanë disa nga kështjellat më mbresëlënëse të njohura  dhe Perandoria  osmane  gjithashtu bërë shenjën e saj , të gjitha këto kultura të bashkë-ekzistuar dhe konfliktuale, formuan diçka të re dhe të veçantë dhe që nuk gjendet askund tjetër në botë. ”

“Faqet arkeologjike në Siri janë shpesh në vijën e parë të konfliktit dhe janë duke përjetuar dëme të mëdha. Vështirësitë ekonomike dhe rënie të sigurisë do të thotë edhe vende larg nga luftimet, janë plaçkitur. Drejtori i Fondit Heritage Global i Global Projekteve, Dan Thompson tha: “Të gjitha vendet e  trashëgimisë botërore të vendit kanë pësuar dëme, duke përfshirë qytetet që ka në ruajtje  UNESCO , dhe një numër shumë i madh i monumenteve të tjera janë dëmtuar, shkatërruar ose kanë qenë subjekt i grabitjeve të rënda. “Granatimet, qitje, makineri të rënda të instaluar në vende, dhe plaçkitja e madhe janë shkaqet kryesore të dëmtimit dhe shkatërrimit.Ndërsa vendi numëron të vrarët që i kanë kaluar shifrës 130,000 jetë ,pamjet nga ky vend zbulojnë tragjedin tjetër, hedhjen në listën e mbeturinave të ndërtesave të saj historike  të njohura nga UNESCO.

*Mcs.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: e Sirise, Gezim Llojdia, Si po shkaterrohet, trashegimia kulturore

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT