• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova ka përjetuar humbje fatale të trashëgimisë së saj kulturore

September 24, 2021 by s p

PRISHTINË, 24 Shtator-Gazeta DIELLI/

“Themelimi i Komisionit shtetëror për dokumentim të trashëgimisë kulturore të shkatërruar nga forcat e armatosura serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, ka një rëndësi madhore. Do të bëjmë dokumentimin zyrtar shtetëror të vlerave që janë dëmtuar dhe zhdukur qëllimshëm, për t’i hapur rrugë kërkesës sonë për drejtësi dhe kompensim të dëmit të shkaktuar, i cili nuk është vetëm dëm material”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të takimit të parë të Komisionit shtetëror për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së vitit 1998-1999.Kryeministri theksoi se ky komision është pjesë e nismave të Qeverisë për të adresuar të kaluarën, që përfshijnë Strategjinë Shtetërore për Drejtësinë Tranzicionale dhe Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, e që emërues të përbashkët kanë ballafaqimin me të kaluarën.“Fatkeqësisht, shkatërrimi i trashëgimisë sonë kulturore nga forcat e armatosura serbe, ka mbetur disi i heshtur dhe i harruar nga Institucionet e Republikës së Kosovës. Pas afro 23 vitesh, për herë të parë kemi vendosur një hap drejt kërkesës sonë për drejtësi, për dëmtimet e qëllimshme dhe humbjet në vlerat e trashëgimisë sonë kulturore”, tha kryeministri Kurti.Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili edhe udhëhoqi takimin e parë të komisionit, tregoi se ministria komisioni ka mbështetjen e plotë ministries. “23 vjet pas luftës së viteve 1998 – 1999 kur krahas humbjeve fatale të jetës së njerëzve dhe dëmeve materiale, janë shkatërruar qëllimshëm monumentet e trashëgimisë kulturore për herë të parë kemi ndërrmarë nismën për të kërkuar drejtësi për vlerat e shkatërruara. Gjykatësit kanë konstatuar se këto shkatërrime nuk kanë qenë të rastësishme dhe as dëme kolaterale, por pjesë e një plani për të sulmuar identitetin, kulturën dhe historinë e shqiptarëve”, u shpreh ministri Çeku.Komisioni Shtetëror për hulumtimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999 në Kosovë është emëruar në mbledhjen e 19-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
I nderuari Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku,E nderuara Kryesuese e Komisionit Shtetëror, znj. Gjejlane Hoxha,Të nderuar anëtarë të Komisionit shtetëror për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së vitit 1998-1999,Të nderuar media,Zonja dhe ZotërinjKam kënaqësinë e veçantë të jem sot bashkë me ju në këtë ngjarje të rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore, të humbur e të shkatërruar qëllimshëm.Trashëgimia kulturore është ndër burimet më të fuqishme formative të identitetit kulturor. Ajo fuqizon lidhjen tonë me historinë, zhvillon ndjenjën e pronësisë dhe kujdesit ndaj vlerave dhe nxit përgjegjësinë ndaj gjeneratave që do të vijnë.Gjatë luftës së viteve 1998-1999, krahas mijëra jetëve të humbura dhe dëmeve materiale, e shpirtërore, Kosova ka përjetuar humbje fatale të trashëgimisë së saj kulturore. Gjatë luftës, trashëgimia kulturore shqiptare është shënjestruar, plaçkitur dhe shkatërruar nga forcat e armatosura serbe. Shkatërrimi masiv, në zonat urbane e rurale, rezultoi me humbje dhe dëmtim serioz të ndërtesave tradicionale pjesë të trashëgimisë kulturore, ku qindra xhami dhe objekte të besimit islam, qendra historike, kulla, ndërtesa tradicionale, biblioteka, arkiva, muze janë shkatërruar.Trashëgimia ndërtimore nuk ishte kategoria e vetme e shkatërruar, por gjatë periudhës 1998-1999 me mijëra objekte nga koleksioni muzeor i Muzeut Kombëtar të Kosovës, dhe dokumente origjinale arkivore janë marrë dhe vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Serbi.Në gjykimet e Tribunalit të Hagës, shkatërrimi i qindra monumenteve të Kosovës gjatë luftës është cilësuar si krim kundër njerëzimit. Tribunali ka dënuar gjashtë zyrtarë të Ushtrisë Serbe, policisë dhe zyrtarë shtetërore si përgjegjës për një fushatë dhune masive, përfshirë shkatërrimin e xhamive dhe objekteve tjera fetare, gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.Megjithatë shumë pak e kanë thënë që shkatërrimet në fjalë janë një komponent kyç i krimeve të kryera gjatë luftës. E kjo është edhe një prej arsyeve pse na duhet të nisim këtë diskutim e të bëjmë shumë punë mbi adresimin e shkatërrimeve të kryera.Por fatkeqësisht, shkatërrimi i trashëgimisë sonë kulturore nga forcat e armatosura serbe, ka mbetur disi i heshtur dhe i harruar nga Institucionet e Republikës së Kosovës. Pas afro 23 vitesh, për herë të parë kemi vendosur një hap drejt kërkesës sonë për drejtësi, për dëmtimet e qëllimshme dhe humbjet në vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.Jam shumë i nderuar dhe i lumtur që ftesës sonë për të kontribuar në këtë çështje shumë të rëndësishme, i janë përgjigjur ekspertë shumë të nderuar vendor e ndërkombëtar, e në veçanti jam shumë mirënjohës për praninë e dy ekspertëve, të cilët kanë mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore të shkatërruar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, z. Riedlmayer dhe z. Herscher.Themelimi i Komisionit shtetëror për dokumentim të trashëgimisë kulturore të shkatërruar nga forcat e armatosura serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, ka një rëndësi madhore. Do të bëjmë dokumentimin zyrtar shtetëror të vlerave që janë dëmtuar dhe zhdukur qëllimshëm, për t’i hapur rrugë kërkesës sonë për drejtësi dhe kompensim të dëmit të shkaktuar, i cili nuk është vetëm dëm material. Gjatë punës së Komisionit do të merren për bazë të gjitha dokumentimet që janë kryer deri tani dhe sidomos vepra kolosale e profesorëve të nderuar Riedlmayer dhe Herscher.Roli dhe përgjegjësia e punës së këtij komisioni është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Me kontributin e të gjithëve, ndaj besimin e thellë që rezultatet do të jenë afirmative.Për fund është me shumë rëndësi të theksohet që ky komision është pjesë e nismave të filluara nga Qeveria jonë për të adresuar të kaluarën. Këto nisma përfshijnë Strategjinë Shtetërore për Drejtësinë Tranzicionale dhe Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës.Koordinimi i mirëfilltë mes institucioneve është me rëndësi të ketë një emërues të përbashkët. E emëruesi i përbashkët në këtë rast është ballafaqimi me të kaluarën.Të gjeturat nga Komisioni shtetëror për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së vitit 1998-1999, do t’i shërbejnë dhe transferohen Institutit i cili presim të themelohet dhe funksionalizohet vitin e ardhshëm.Prandaj, më lejoni ta mbyllë fjalën time duke ju falënderuar të gjithëve për angazhimin dhe kontributin tuaj.

Filed Under: Kulture Tagged With: Albin Kurti, Trashegimia kulturore e Kosoves

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT