• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tregime nga Malësia e Gjakovës

January 17, 2018 by dgreca

Disa mendime mbi librin “Tregime nga Malësia e Gjakovës” të Xhenc Bezhit/

1 astrit LULUSHI1 Xhenc Bezhi

Nga Astrit Lulushi/

Libri i Bezhit përbën risi sepse kërkon të përtërijë tregimet gojore duke e sjelle atë në formën e shkruar. Dhe kjo bëhet që legjenda të mos shuhet; sepse shumë nga legjendat a tregimet popullore kanë evoluar; është vetëm forma letrare që i bëjnë të mbijetojnë. Dhe Bezhi sjell në libër ato që janë treguar brez pas brezi pranë vatrës, në oda e kuvende. Sa keq që “Oratoritë” në parlamentet e sotme pak u ngjajnë përrallave të urta të moçme prej nga njerëzit e mbledhur nxirrnin mësim.
Xhenc Bezhi është diplomuar për gjuhë letërsi nga shkolla e Lartë Pedagogjike e Gjakovës. Lindur më 1961, pasioni i Xhencit është përralla, legjenda, tregimi, si dhe poezia, mjeshtër i së cilës është;
“As pranverë, as vjeshtë;
as zgjuet,
as fjetë.
Pak verë,
dimën shumë
Dielli i zbehtë, portokall,
krejt pak dritë, pa ngrohtësi…
Për një kore bukë, mundqarë
pse s’deshtem me lypë, pak bukë
të ngjyeme në lot
e të lidhun
në grykë.
Rinia –
e trishtë,
përditë e ma e largtë,
e ardhmja – e zbehtë,
si ky diell i paktë.”
(Ky Diell i Paktë, XB)
Prej vitit 1992, Xhenc Bezhi ndodhet në emigracion, në Austri. Librin Tregime nga Malësia e Gjakovës e shkroi për tri arësye, thotë Bezhi në parathënie: që tregime të tilla të mos humbasin; të mos mungojnë: që urtësia e shprehur në to të trashëgohet brez pas brezi, si tregime pleqërie në oda e kuvende burrash.
Libri përmban 218 tregime, dhe çdo titull ngjan me një fjale të urtë. Janë anekdota plot urtësi që padashur të bëjnë të mendosh e buzëqeshësh njëkohësisht. Ato të kujtojnë shijen e mbetur pasi ke ngrëne një ushqim të mirë; bëjnë që kuptimi të mos harrohet e tregimi të ngulitet thellë në mendje. Këto e bëjnë librin tepër edukues.
Për shkruarjen e një libri të tillë një studio për të shkruar nuk mjafton. Shpesh autorit i është dashtë me i marrë ato direkt nga goja e njerëzve ndoshta pa dieninë e tyre por veç duke i dëgjuar prej tyre. Pastaj i ka ‘përtypë, i ka mendue e përpunue dhe është ulë e i ka hedhë në letër.’ Kësaj i thonë edhe “mbledhje folklori”; puna që ka bërë autori Xhenc Bezhi, me banim larg por me zemrën gjithmonë në Gjakovën e lindjes.
Shumë folkloristë i kanë interpretuar gojëdhënat si dokumente historike. duke besuar se ato kanë ruajtur detajet e kohëve të lashta. Tregimet e Bezhit rrjedhin nga goja e malësorit me gjuhë të zhdërvjellë, humor të hollë e gegnishte të pastër si gura e maleve që përhapet fushave e kudo, siç është edhe historia jonë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Astrit Lulushi, nga Malësia e Gjakovës, Tregime, Xhenc Bezhi

Vlera memorialistike të një autori nga Kosova

January 6, 2013 by dgreca

Besnik Lajqi, Tregime, Amanda Edit, Bukuresht 2013/

Nga Baki Ymeri/

Nga “recetat” e mençurisë indiane dhe hebraike, kuptojmë se tri janë rrugët e pasurimit: tregtia, dituria dhe lëmosha. Shqiptari nuk e korit vetëveten duke kërkuar lëmoshë, por duke e siguruar ekzistencën me punë, mundim e djersë. Një nga ta është edhe autori i këtij libri që i lë pa brekë disa pseudokomandantë që ia nxinë fytyrën vetëvetes duke u implikuar në kurvëri politike, mashtrim, hajdutllëk, korupcion dhe vrasje. Tregimet e Besnikut strukturohen në dy kapituj: “Kujtime të paharruara” dhe “Lepujt e Kosovës në Tiranë.” Në kuadrin e kapitullit të dytë, autori shkëlqen edhe me një serë polemikash që dëshmojnë se ai ka sinqeritet, humor dhe çiltërsi mendimesh. Edhe ky libër, me një lëndë prej 100 faqesh, del në dritë në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksinë e revistës Shqiptari.

Nga biigrafia kuptojmë se Besnik Lajqi është pjestar i një familjeje me tradita të larta patriotike nga Kosova. U lind më 11 shtator 1965 në Pejë, në gjirin e një familjeje me prirje të moderuara europiane, ku mbi të gjitha zotëronte sakrifica dhe lufta që të mbijetojnë shpirti, gjuha, tradita, kultura dhe arti shqiptar nën pushtimin serb. Sipas shënimeve të tij kuptojmë se “Lagja e jonë ku ishim në qytet, e quanin Kalaja. Kala e quanin se në kohët e vjetra kishte qenë aty një kala e vjetër. Por me ardhjen e pushtusve osmanë dhe serbë, ajo ishte rrënuar që nga themeli. Brenda në kala kishte qenë garnizoni i ushtrisë turke në atë kohë. Se si u zhduk kjo kala, askush nuk tregon në ndonjë shkrim. Në vitet 60-ta fillon hapja e fabrikave në qytet. Shumë fshatarë nga rethet e Pejës i lëshuan fshatrat që të hyjnë në punë në fabrika, për një jetë më të mirë. Në mesin e tyre ishim edhe ne si familje, si dhe shumë e shumë familje tjera të rrethit të Dukagjinit e më gjerë.”

Mençuria ndërlidhet me pasurinë e vërtetë, atë shpirtërore, sepse njeriu që punon ndershmërisht, pa shije paranoike për të grumbulluar pasuri, din t’i ndihmojë edhe të tjerët. Ndihmat që ka dhënë Besnik Lajqi për zbutjen e varfërisë në Kosovë e Shqipëri, janë një subjekt tjetër që meriton një kapitull të veçantë. Çdukush prej nesh e din se pasuria vjen e shkon, ndërsa kujtimet mbeten. Kujtime nga fëmijëria ime në Kosovë, Aty ku ka rrugë, ka punë e gjallëri dhe jetë të lumtur, Kulla e Berishëve dhe morali ushtarak, Një dashuri tragjike në Rekën e Llagës, Fëmijëria ime në mesin e një familjeje katolike shqiptare, Shqipëria në sytë e mi më 1989, Diktatura më e egër në botë, Zeka i zi dhe rrezillëqet e tij, Ish/luftëtarja dhe gjenerali vagabond, Zagari i zi i diplomacisë jugosllave, Komandantët e pulave të Kosovës në Tiranë, Biografia e zezë e Komandant Faqeziut, Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në Kosovë, Nuk është në rregull ta luani rolin e hetuesit, janë disa nga subjektet që trajton ky autor vlerash të rralla memorialistike.

Libri përmbyllet me disa komente si: „Mua më duket se Besnik Lajqi është duke i lënë pa brekë komandantët e vetëshpallur që i likuiduan kuadrot ushtarake më të afta dhe më besnike të Dr. Ibrahim Rugovës. Besnik Lajqi ka një biografi briliante për të cilin garantojnë të gjithë ata që e njohin, sepse e ka ngulur i pari pllugun në brazdë, jo vetëm për këtë subjekt të nxehtë, sepse ai ka shkruar me bindje e besnikëri, sepse shkruan e do të shkruajë edhe më tej: me sinqeritet, pa prapavijë dhe pa dorëza.”Sipas Bujkut, „Besniku e njeh shumë mirë Komandant Zezën që e ka njohur personalisht, dhe ende nuk e ka përmendur me emër e mbiemër, sepse artikujt e tij kanë vlera reale, letrare dhe artistike, dhe i vjen keq pse ka patur punë me këtë “njeri”, i cili ende nuk ka patur guxim të dalë me ndonjë koment apo reagim, sepse, siç thot njëri nga ata që e ka njohur këtë dhe disa komandantë tjerë të vetëshpallur: “Këta janë komunista dhe këta nuk kanë Atdhe, sepse këta i ka bashkuar gënjeshtra, mashtrimi, korupcioni, vjedhja, shantazhi dhe vrasja e bijve më të mirë të kombit.”

Pas shkollimit elementar, Besnik Lajqi e braktis Kosovën për të siguruar ekzistencën në Perëndim, që në moshën 15 vjeçare. Ka ndjekur disa shkolla të ndryshme daneze (http://www.ipc.dk/), Kolegjin internacional për komunikim me nacionalite të ndryshme nga gjithë bota. Një vit pastaj ndjek një shkollë të lartë (Krabbesholm Højskole. http://www.krabbesholm.dk/). Merret me art/design, arkitekturë e tjera. Ka qenë pronar i disa lokaleve gastronomike për shumë vite, duke e vazhduar edhe sot e kësaj dite këtë punë. Është koleksionar i shumë eksponateve etnografike të motshme e të rralla shqiptare. Është pronar i Kolonisë së Artit dhe Amfiteatrit në një lokacion me nivelin mbidetar më të lartë në botë. Ka dhënë nam kontributesh vullnetare për infrastrukturën e vendlindjes, për familjet e varfëra dhe çështjen kombëtare. Njihet si ish/luftëtar që nga ditët e para të UÇK-së. Dikush e ka mashtruar duke u bazuar në zemërgjerësinë e tij, por ai nuk e ka shfrytëzuar përvojën aziatike për ahmarrje fizike. Rugova është vendfrymëzimi i tij. Besnik Lajqi posedon prirje të lindur për memorialistikë, prozë, tregime dhe reportazhe të botuara në shtypin e shtypur (Bota sot) dhe massmedian elektronike (Zemra Shqiptare, Gazeta Kritika etj.). Ky është libri i tij i parë, pas të cilit pason një libër tjetër kushtuar Rugovës dhe vlerave të saj.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Baki Ymeri, Besnik Lajqi, Tregime

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT