• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump kërcënon Turqinë me “shkatërrim” ekonomik nëse sulmon kurdët në Siri

January 14, 2019 by dgreca


Presidenti Donald Trump në Zyrën Ovale.
Presidenti Donald Trump në Zyrën Ovale.- Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do ta shkatërrojë Turqinë në aspektin ekonomik nëse sulmon milicinë kurde në Siri, duke ulur vlerën e lirës turke, çka ka nxitur reagim të ashpër nga Ankaraja të hënën, transmeton Reuters.

Marrëdhëniet në mes të dy aleatëve të NATO-s janë tensionuar për shkak të mbështetjes që u kanë dhënë Shtetet e Bashkuara, Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG).

Turqia i konsideron këto Njësite të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është duke kryer kryengritje për dekada në tokën turke.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
 Një krizë diplomatike e vitit të kaluar, kur Trump pati rritur tarifat në eksportet turke të metalit, pati ndikuar që lira turke të shënojë ulje rekorde të vlerës së saj në muajin gusht.

Trump ka thënë të dielën se Shtetet e Bashkuara kanë filluar tërheqjen e trupave nga Siria, pasi e ka bërë të ditur këtë vendim në muajin dhjetor, mirëpo megjithatë ka thënë se do të vazhdojë të luftojë grupin militant, Shteti Islamik (IS) në këtë vend.

“Do të sulmojmë sërish nga zonat e afërta nëse do të ketë reformim. Do të shkatërrojmë Turqinë në aspektin ekonomik nëse ata qëllojnë kurdët. Do të krijojmë një zonë të sigurt prej 20 miljesh. Mirëpo unë nuk dua që as kurdët të provokojnë Turqinë”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.

Zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin ka thënë se Trump duhet të respektojë aleancën e Uashingtonit me Ankaranë.

“Zoti Donald Trump është një gabim fatal nëse barazoni kurdët sirianë me PKK-në, e cila gjendet në listën amerikane të terroristëve dhe degë e YPG-së në Siri”, ka thënë zëdhënësi Kalin në Twitter.

“Terroristët nuk mund të jenë partnerë dhe aleatë. Turqia pret që SHBA-ja të nderojë bashkëpunimin tonë strategjik dhe nuk dëshiron të jetë në hije të propagandës terroriste”, ka thënë ai të hënën.

Filed Under: Politike Tagged With: kercenon Turqine, Trump

Trump synon krijimin e Forcës Hapësinore deri më 2020

August 10, 2018 by dgreca

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence/

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten për planin ambicioz të krjimit të “Forcës Hapësinore” si kategori të gjashtë të ushtrisë së SHBA-së deri më 2020.Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka përshkruar Forcën Hapësinore, gjatë një fjalimi në Pentagon, si “ide, koha e së cilës ka ardhur”.

“Amerika do të kërkojë gjithmonë paqe në hapësirë, ashtu sikurse edhe në Tokë. Mirëpo historia na ka treguar se paqja vjen vetëm përmes fuqisë dhe në sferën e hapësirës së jashtme, Forca Hapësinore e Shteteve të Bashkuara do të jetë ajo fuqi në të ardhmen”, ka thënë Pence.Ai ka shtuar se Kongresi duhet të veprojë menjëherë duke themeluar dhe financuar këtë department.

Presidenti Trump ka thënë në një postim në Twitter se “Është duke ardhur Forca Hapësinore”.

Kjo Forcë do të jetë përgjegjëse për një varg të kapaciteteve të rëndësishme të ushtrisë amerikane duke nisur nga satelitët që mundësojnë Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), e deri te sensorët që ndihmojnë në nisjen e raketave.

Mirëpo kritikët e kanë cilësuar krijimin e kësaj Force, si të panevojshme dhe përpjekje burokratike të kushtueshme, që anashkalon punën që veçse është duke u bërë në mënyrë të duhur nga Forcat Ajrore.

Filed Under: Featured Tagged With: 2020, Forca Hapsionre, Trump

Gjykata Supreme në SHBA mbështet vendimin e Trumpit

June 26, 2018 by dgreca

1 Gjykata emig

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur udhërin e presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar udhëtimin në SHBA, të qytetarëve të disa vendeve me shumicë myslimane. Me pesë vota për dhe katër kundër, Gjykata ka konstatuar se ndalimi i udhëtimit nuk është diskriminues ndaj myslimanëve dhe nuk e tejkalon autoritetin e presidentit.

Gjykata ka thënë se sfiduesit e vendimit nuk kanë arritur të dëshmojnë se ndalesa shkel ligjin e migrimit në SHBA, ose amendamentin e parë të kushtetutës.

Urdhër-ndalimi ishte konsideruar jokushtetues nga gjykatat më të ulëta.

Ai po ashtu ishte kritikuar nga grupe të refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut.

Ndalimi vlen për shumicën e qytetarëve nga Irani, Libia, Koreja Veriore, Somalia, Venezuela, dhe Yemeni në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Filed Under: Politike Tagged With: emigrantet ne udhetim, Gjykata, Trump

Pakti historik:SHBA dhe Koreja e Veriut parimisht dakord për çarmatim atomik

June 12, 2018 by dgreca

Çarmatim dhe paqe në Kore: Në takimin historik në Singapur presidenti i SHBA-së, Trump dhe kreu i shtetit të Koresë së Veriut Kim ranë dakord për “denuklearizim të plotë” të gadishullit korean.

1 Tramp-Kim

Kreu i shtetit të Koresë së Veriut Kim (l) dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ranë parimisht dakord gjatë takimit të cilësuar si historik në singapur për një çarmatim “të plotë” bërthamor, por ata nuk kanë përcaktuar një plan konkret kohor. Ky është thelbi i marrëveshjes, që Kim dhe Trump nënshkruan në përfundim të samitit në Singapur në prani të motrës së Kim dhe ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Pompeo.

Një plan kohor apo hapa specifikë nuk përmenden në dokumentin e nënshkruar. Në të thuhet vetëm, se ministri i Jashtëm Mike Pompeo “sa më sjhpejt të jetë e mundur” do të nisë bisedimet me palën koreano-veriore, për t’i zbatuar shpejt rezultatet e samitit. Në dokument Kim shpreh “deklarimin e tij të vendosur dhe të palëkundur” për një çarmatim atomik në gadishullin koeran. Trump shpreh gatishmërinë për garancitë për sigurinë.

Të dy vendet duan që t’i vendosin mbi një bazzët të remarrëdhëniet mes tyre. Me këtë ata i përgjigjen dëshirës së dy popujve për “paqe dhe mirëqenie”. Të dy shtetet deri tani nuk kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Zgjidhje paqësore “e qendrueshme dhe stabël”

SHBA-ja dhe Koreja e Veriut duan të punojnë “për një zgjidhje paqësore të qendrueshme dhe stabël” në gadishullin korean, theksohet më tej në dokumentin e nënshkruar. Megjithatë nuk është rënë dakord për hapat zyrtarë se si do t’i jepet fund gjendjes së luftës në gadishullin korean. Që nga fundi i luftës së Koresë më 1953 deri më sot nuk është vendosur një marrëveshje paqeje mes palëve, ndër të cilat bën pjesë edhe SHBA-ja.

Trump deklaroi, se do ta ftojë Kim për një bisedë të dytë në Shtëpinë e Bardhë në uahsington. Për udhëheqësin e vendit komunist të izoluar nga bota e jashtme kjo nënkupton një vlerësim të madh ndërkombëtar. Trump shtoi, se “Ne jemi krenar pë rkëtë që ndodhi sot.” Pavarësisht premtimeve disi përgjithësuese në dokument, ai e quajti “marrëveshjen si mjaft të zgjeruar”.

“Bota do të përjetojë kthesën e madhe”

Kim gjithashtu u shpreh i kënaqur me rezultatet gjatë ceremonisë së nënshkrimit. “Ne vendosëm ta lemë pas të shkuarën”, tha ai. “Bota do të përjetojë një kthesë të madhe.”Takimi në Singapur ishte samiti i parë në historinë e të dy shteteve. Deri para pak muajsh Kim dhe Trump shkëmbenin sharje ndaj njeri-tjetrit, madje deri në kërcënime me armë bërthamore.

Pas nënshkrimit në Singapur Trump tha për Kim, se “mësova, që ai është një burrë i talentuar dhe po ashtu kuptova, që ai e do shumë vendin e tij. Takimi persona,lisht në hotelin luksoz “Capella” n ëishullin Sentosa duhet të shërbejë si një fillim i mirë në raportet deri tani armiqësore. Pas shtrëngimit të parëtë duarve me Trump Kim tha: “Praktikat e vjetra dhe paragjykimet kanë punuar kundër nesh. Por ne i kemi kapërcyer ato. Dhe tani jemi këtu.” Gjatë shtrëngimit për vetëm 13 sekonda të duarve, që konsiderohet si historik të dy politikanët  dukeshin seriozë dhe të tensionuar, por Trump i rrahu shkurt e miqësisht shpatullat bashkëbiseduesit të tij.

Teksti i plotë i deklaratës së përbashkët SHBA – Koreja e Veriut

Teksti i plotë, siç u publikua nga agjencia koreanoveriore “Yonhap” dhe televizioni “CNN”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Kryetari i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Demokratike Popullore të Koresë (DPRK), Kim Jong Un, zhvilluan një takim të parë historik në Singapor, më 12 qershor 2018.

Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un patën një shkëmbim opinionesh gjithëpërfshirës, të thelluar dhe të sinqertë, për çështje që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve të reja mes SHBA-së dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, DPRK, si dhe ndërtimin e një regjimi paqeje afatgjatë dhe të fortë në Gadishullin Korean. Presidenti Trump u zotua t’i ofrojë DPRK-së garanci sigurie, dhe Kryetari Kim Jong Un përforcoi angazhimin e tij të qëndrueshëm dhe të palëkundur për ç’armatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Me bindjen se vendosja e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK do të kontribuojë për begatinë e Gadishullit Korean dhe të botës, si dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit reciprok mund të nxisë ç’armatosjen bërthamore të Gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un deklarojnë si më poshtë:

  1. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për vendosjen e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK, në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe begati.
  2. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja do të bashkojnë forcat për të ndërtuar një regjim afatgjatë dhe të qëndrueshëm paqeje në Gadishullin Korean.
  3. Duke rikonfirmuar Deklaratën e Panmujom-it të nënshkruar më 27 prill 2018, DPRK-ja angazhohet për të punuar drejt ç’armatosjes së plotë bërthamore të Gadishullit Korean.
  4. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për gjetjen e eshtrave të ushtarakëve, si dhe për rikthimin e menjëhershëm të eshtrave të identifikuara.

Duke pranuar se samiti SHBA – DPRK, i pari në histori, ishte një ngjarje epokale me domethënie të madhe, që lë pas dekada tensionesh dhe armiqësie mes të dy vendeve, si dhe duke hapur një të ardhme të re, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un angazhohen të zbatojnë plotësisht dhe me shpejtësi parashikimet e kësaj deklarate të përbashkët. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për zhvillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të mëtejshme të kryesuara nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo dhe nga një zyrtar i nivelit të lartë i DPRK-së, për të zbatuar rezultatet e takimit SHBA – DPRK.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kim, pakti historik, Trump

Trump kërcënoi me “shkatërrimin total” të Koresë së Veriut

September 19, 2017 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfrytëzoi fjalimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për t’iu bërë thirrje vendeve anëtare që të marrin qëndrim më të ashpr kundër Koresë Veriore dhe Iranit.Ai kërcënoi me “shkatërrimin total” të Koresë së Veriut nëse Kombet e Bashkuara dështojnë të adresojnë kërcënimet që ajo paraqet me programin e armëve bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara kanë forcë dhe durim të madh, por nëse detyrohen të mbrojnë veten dhe aleatët, ne nuk do të kemi zgjedhje tjetër, pos ta shkatërrojmë tërësisht Korenë e Veriut”, tha Trump.Phenjani, vetëm gjatë muajit shtator, ka testuar një bombë të dyshuar hidrogjeni dhe një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi.Trump i mirëpriti sanksionet e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë Veriore, por tha se duhet bërë më shumë.Trump tha se është koha që të gjitha vendet të punojnë së bashku për të izoluar regjimin e Kim Jong Unit, derisa ai të ndalojë sjelljen armiqësore.

Trump po ashtu tha se bota duhet t’i kundërvihet Iranit, të cilin e quajti “një tjetër regjim vrasës”, i cili “minon paqen në të gjithë Lindjen e Mesme”.Ai tha se Teherani nuk duhet të lejohet të vazhdojë zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.

Duke folur për marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Trump i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se nuk mund të pajtohet me një marrëveshje, nëse ajo shërben si mbulesë për zhvillimin e programit bërthamor.“Marrëveshja me Iranin ishte një nga transaksionet më të këqija dhe më të njëanshme që ka bërë SHBA-ja. Sinqerisht, marrëveshja është e turpshme për SHBA-në”, tha presidenti amerikan, duke iu refereuar marrëveshjes së epokës së paraardhësit të tij, Barack Obama.Qeveria iraniane maskon një diktaturë të korruptuar me maskën e rreme të demokracisë, shtoi Trump.Ai kritikoi edhe Rusinë dhe Kinën dhe tha se shtetet duhet t’i flakin kërcënimet ndaj sovranitetit “nisur nga Ukraina deri në Detin e Kinës Jugore”.

Filed Under: Featured Tagged With: Fjalimi ne OKB, Korea e V, Trump

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “The Adriatic Review”: Mehmet Konica dhe Apeli për Presidentin Wilson
  • SHQIPJA DHE SHQIPTARËT NË STUDIMET E STUDIUESVE TË HUAJ
  • SEJDI DIDA – INTELEKTUALI QË I DHA HASIT ARSIM, KULTURË DHE IDENTITET
  • Kur SHBA flet për Kosovën pa folur me Qeverinë
  • Banaliteti i së keqes…
  • Në Kishën e Shën Tomës në New York u mbajt meshë falënderimi në nderim të Ambasadorit Frank G. Wisner II
  • SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO AMERIKANË DHE ALEANCA SHQIPTARE NJU XHERSI (NEW JERSEY)
  • JAVË E SUKSESEVE TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE NË WASHINGTON
  • Angjelin Preljocaj, Odiseja e baletmaestrit që iku nga Vërmoshi në barkun e nënës, për të qenë sot pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura
  • Shoqata “Gjergj Kastrioti”, mërgata shqiptare në Zvicër në promovim të veprës së heroit tonë kombëtar
  • Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës
  • Refuzimi i mbrojtjes në liri të të akuzuarve në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
  • Të përdorur dhe të flakur…
  • 52 vite nga Kryengritja e Spaçit
  • Vendosja e Komandës së Trupave Amerikane në Kosovë, pikë kthese strategjike për sigurinë rajonale dhe integrimin Euro-Atlantik

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT