• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Partia e tij i shkakton Presidentit Trump një humbje befasuese

March 25, 2017 by dgreca

Në një disfatë madhore për Presidentin Donald Trump, Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga republikanët, nuk e arriti numrin e nevojshëm të votave për të miratuar paketën e reformës së kujdesit shëndetësor. Vetëm një orë përpara seancës së planifikuar për votimin, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve e tërhoqi mbrapsht propozimin që do të anullonte dhe zëvendësonte Ligjin për Kujdesin e Përballueshëm, që kishte qenë një premtim kyç i fushatës elektorale të zotit Trump. Ky përfundim dramatik mund të shërbejë si një sinjal për të ardhmen e Presidentit Trump dhe të axhendës së tij legjislative.

Rëndësia ishte tepër e lartë. Presidenti Trump luftoi për secilën votë për të miratuar përpjekjen e parë të presidencës së tij për hartim politikash, por nuk ja doli dot.

“Për pak e arritëm. Por, kur nuk ke asnjë votë nga pala tjetër, dmth demokratët, është vërtet e vështirë”, u shpreh Presidenti Trump.

Megjithëse Presidenti fajësoi palën tjetër, ishin realisht ndasitë brenda partisë së tij që i shkaktuan këtë disfatë.

Konservatorët e “Grupit të Lirisë” refuzuan negociatat e minutës së fundit me Nënpresidentin Mike Pence.

Dhe ndërsa republikanë të tjerë iu drejtuan mediave sociale për të shprehur pasiguritë e tyre, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, pas dështimit, u nis drejt Shtëpisë së Bardhë për ta dhënë vetë lajmin e keq.

Zoti Trump dhe zoti Ryan, të cilët bashkëpunuan ngushtë për të përmbushur premtimin e tyre të rëndësishëm elektoral për të zëvendësuar planin e kujdesit shëndetësor të mbiquajtur Obamacare, u shprehën se kjo disfatë nuk ndryshon marrëdhënien e tyre.

((PRESIDENTI DONALD TRUMP))

“Më pëlqen kryetari Ryan. Ai punoi shumë, me grupime dhe fraksione të ndryshme”, tha Presidenti Trump

Por, ky ishte një dështim tepër personal për presidentin e ri, thotë Donald Kettl i Universitetit të Merilendit:

“Ai pati thënë se do ta dëshmonte se është ndërmjetësuesi më i mirë. Dhe, dështoi në të parën marrëveshje që duhet të arrinte.”

Kryetari Ryan u përpoq të minimizonte dëmin për Presidentin:

“Presidenti dha gjithçka në këtë përpjekje. Ai bëri gjithçka mundej që njerëzit të vlerësonin mundësitë që ofronte ky propozim.”

Por, zotit Ryan iu desh edhe të ribashkonte anëtarët e befasuar të partisë së tij.

“Është një dështim që na dëmton të gjithëve dhe ngrihet pyetja si ta marrim veten”, tha ligjvënësi Mike Coffman.

Republikanët e pezmatuar u larguan nga takimi duke u munduar të tingëllojnë optimistë për hapat e mëtejshëm të Presidentit Trump.

“Mendoj se do angazhohet më herët në të ardhmen për iniciativat e tjera të axhendës së tij. Mendoj se do t’u kushtojë më shumë kohë”, shtoi zoti Coffman.

Ata gjithashtu pranojnë realitetin e ashpër se kanë ende shumë punë për të qeverisur.

“Kemi shumë për të bërë”, tha ligjvënësi Lee Zeldin.

U përballën ndërkohë me një Parti Demokrate të fuqizuar prej kritikave ndaj Presidentit.

“Na fajësoi neve për disfatën e kauzës së tij madhore? E pranojmë meritën”, deklaroi udhëheqësja demokrate Nancy Pelosi.

Një paralajmërim se kjo betejë është vetëm e para në shumë të tjera për Presidentin Trump.(VOA)

 

Filed Under: Politike Tagged With: mundet, nga Partia e vet, Trump

Ndalimi i hyrjes në SHBA: Kush preket nga urdhri i Trumpit?

January 31, 2017 by dgreca

*Urdheri Ekzekutiv ndalon hyrjen në SHBA të të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe të refugjatëve sirianë për kohë të pacaktuar./

*Urdhri Mbrojtja e Kombit nga Hyrja e Terroristëve të Huaj në SHBA ka hyrë në fuqi menjëherë pasi është lëshuar, më 27 janar./

1 Urdheri TrumpUrdhri ekzekutiv i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndalon hyrjen në SHBA të të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe të refugjatëve sirianë për kohë të pacaktuar.Urdhri Mbrojtja e Kombit nga Hyrja e Terroristëve të Huaj në SHBA ka hyrë në fuqi menjëherë pasi është lëshuar, më 27 janar.

Urdhri, po ashtu, u ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA njerëzve nga shtatë vende me shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni – derisa të futet një sistem më i rreptë i verifikimit të vizave.

Gazeta New York Times ka raportuar se Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së kanë udhëzuar avio-kompanitë që të ndalojnë pasagjerët që vijnë nga vendet në listë të zezë, të hyjnë në fluturimet drejt SHBA-së. Gazeta ka thënë se edhe anëtarët e ekuipazhit që vijnë nga vendet e tilla, janë ndaluar të hyjnë në SHBA.Tashmë ka pasur polemika për statusin e qytetarëve nga këto vende, të cilët kanë arritur në SHBA me viza të lëshuara përpara urdhrit ekzekutiv. Edhe pse me urdhër, atyre u është ndaluar hyrja, gjykatës në katër qytete të SHBA-së, me aeroporte të mëdha ndërkombëtare, kanë vendosur që këta individë të mos dëbohen.Vendimi i gjykatësve, megjithatë, duket se është i kufizuar vetëm për njerëzit që kanë qenë në aeroporte të SHBA-së në kohën e njoftimit të ndalesës dhe se nuk do të vlejë për njerëzit që do të arrijnë në të ardhmen, me viza të lëshuara më parë.

Vendimi i gjykatësve nuk e ka sfiduar legjitimitetin e vetë urdhrit ekzekutiv. Me ligjin e SHBA-së, presidenti ka kompetenca të gjera për të kontrolluar migracionin dhe mund të pezullojë hyrjen e “të gjithë të huajve ose ndonjë kategorie të të huajve si migrantë ose jomigrantë” nëse ai konsideron se hyrja e tyre është e dëmshme për interesin kombëtar.Administrata amerikane e ka bërë të qartë se masa 90-ditëshe nuk do të thotë se udhëtimi do të rivendoset automatikisht pas kësaj periudhe. Gjatë 90 ditëve, Qeveria e SHBA-së do të vendosë se si do të bëhen gjërat pas 27 prillit.

Urdhri nuk përcakton shprehimisht kufizime të udhëtimit ndaj qytetarëve të shtatë vendeve, të cilët janë po ashtu banorë të përhershëm të SHBA-së, apo posedues të kartës së gjelbër.

Më 29 janar, sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, John Kelly, ka thënë se mendon se “hyrja e banorëve të ligjshëm është në interesin kombëtar të SHBA-së”.

Megjithatë, ai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë se poseduesit e kartës së gjelbër nga vendet në listën e zezë mund të përballen me kontrolle apo pyetje shtesë kur të pranohen në SHBA.

Individët nga vendet në listë të zezë, të cilët po ashtu kanë shtetësinë e një vendi tjetër, pos SHBA-së, nuk lejohen të hyjnë në SHBA për 90 ditë.

Ka pasur pyetje nëse ka përjashtime për njerëzit që kanë shtetësi të dyfishtë me një vend që është aleat i afërt i SHBA-së, si për shembull Kanadaja ose Britania. Sekretari i Jashtëm britanik ka thënë se Uashingtoni e ka siguruar atë se ndalesa nuk aplikohet për ata që kanë shtetësi të dyfishtë britanike.

Urdhri ekzekutiv, ndërkaq, nuk aplikohet për shtetasit amerikanë, pa marrë parasysh nëse personi ka lindur në SHBA ose është bërë shtetas pas migrimit në SHBA.

Qytetarët amerikanë që udhëtojnë në shtatë vendet e listës së zezë mund të përballen po ashtu me pyetje shtesë pas rikthimit në SHBA.

“Nëse je shtetas amerikan që shkon e vjen në Libi, ka shumë gjasa që të përballesh me pyetje kur arrin në një aeroport”, ka thënë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, për rrjetin televiziv NBC.

Sa u përket refugjatëve sirianë, urdhri i presidentit Trump i ndalon të gjithë ata të hyjnë në SHBA për një periudhë të pacaktuar.

Prapëseprapë, urdhri thekson se individët mund të pranohen, në raste të caktuara, “kur personi është pakicë fetare në vendin e tij dhe përballet me persekutim fetar”. Trump i ka përmendur të krishterët në Siri si shembull.

Derisa urdhri pezullon plotësisht pranimin e refugjatëve nga kudo në botë, për 120 ditë, prapë ekziston mundësia për përjashtime, përfshirë këtu pakicat e persekutuara fetare.

Se a do të përfshihen vende të tjera në listën e zezë në të ardhmen, tash për tash nuk dihet. Priebus ka thënë se shtatë vendet, që ndodhen aktualisht në listën e zezë, janë zgjedhur pasi Kongresi dhe administrata e ish-presidentit Barack Obama i kanë identifikuar ato si “vendet më të vëzhguara për strehim të terroristëve”. Ai ka thënë se mund të shtohen edhe vende të tjera, por nuk ka dhënë detaje.

Përgatiti: Valona Tela

Filed Under: Analiza Tagged With: Kush preket, Trump, Urdhri ekzekutiv

Trump Invites a Terror Attack

January 30, 2017 by dgreca

1-david-filips-300x169

By David L. Phillips*/

2 Trump Immig

The Trump administration insists its immigration and refugee policy will make America safe. However, Trump’s thinly veiled racist and Islmaphobic policies will have the exact opposite effect: intensifying radicalization, inviting attacks against the United States, and undermining the campaign against the Islamic State.Trump’s policy is based on wrong information.Trump banned nationals from seven majority-Muslim countries — Iraq, Iran, Syria, Somalia, Sudan, Libya, and Yemen. But there has never been a terrorist attack by a national from these countries in the United States.The policy puts Americans at-risk.

The executive action will be used as a recruitment tool, summoning jihadis to battle, and risking hard-fought gains in Iraq and Syria. Extremists will use the order as proof that the US is at war with Islam. US citizens and interests may also be targeted.Banning travel by Iraqis is vexing, and totally inconsistent with the US-Iraq Strategic Framework Agreement.It undermines Trump’s plan to work with “coalition partners” to defeat ISIS, straining relations with an ally the US needs to defeat ISIS and liberate Mosul.The executive action betrays Iraqis who put their lives on the line serving as translators and fixers for the US military.

It compounds confusion created by Trump’s comments at the CIA last week, asserting that the US should have “kept” Iraq’s oil.

It emboldens America’s detractors. Moktadar al-Sadr, a radical Shiite cleric, has demanded the expulsion of US troops from Iraq.

Though Iraqi Kurdistan has de-facto independence, Iraqi Kurds still travel using Iraqi passports. Banning their travel is insulting to the few real friends we have in Iraq.

The executive order tarnishes America’s reputation. Refugees and migrant want to resettle in America because they see it as a shining city on a hill. America’s openness and freedoms are its greatest appeal. Trump’s ban casts doubt.

The US is respected for its “can do” attitude. However, the chaos arising from Trump’s executive action makes the Trump administration look incompetent, giving ammunition to our critics and sewing doubt among our friends.

Trump is accused of a double standard. Muslim-majority countries where the Trump organization does business were exempted, fueling ethics concerns.

What next?

Expect an attack on US soil. The Trump administration will react by extending the ban or by making it permanent. Institutionalizing Islamophobia risks a spiral of deadly violence.

David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a senior adviser and foreign affairs expert to the US State Department under Presidents Clinton, Bush, and Obama.( Huffington Post)

* Director, Program on Peace-building and Rights, Institute for the Study of Human Rights, Columbia University

 

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Philips, Invites a Terror Attack, Trump

SHBA,ndal emigrimit nga nga shtatë vende myslimane

January 28, 2017 by dgreca

Trump urdhëroi masa për ndaljen e imigrimit nga 7 vende myslimane/4 Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar ndaljen e pakufizuar të hyrjes së refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara dhe pezullimin e vizitave nga disa vende të tjera myslimane.Zoti Trump mbrëmë vonë, duke shprehur përkushtim për mbrojtjen e vendit nga “terroristët e jashtëm”, ka urdhëruar suspendimin e migrimit nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane për 90 ditë, derisa të implementohet procesi i ri rigoroz “ekstrem i vërtetimit”.Shtëpia e Bardhë tha se në shënjestër të këtyre urdhërave janë Siria, Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.Zoti Trump, po ashtu, ka urdhëruar pezullimin katërmujor të programit amerikan për refugjatë për Irakun, Afganistanin dhe Pakistanin.Ai e ka përcaktuar numrin prej 50 mijë refugjatëve nga e gjithë bota, që Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë këtë vit.Një përjashtim madhor për ndalesën e refugjatëve është bërë për të krishterët sirianë, për të cilët Trump tha se janë të shtypur në vendin e tyre.Duke folur për urdhrat e tij, gjatë qëndrimit në Pentagon, Donald Trump tha:“Po krijoj masa të reja të vërtetimit, që terroristët radikal islamikë të mbahen jashtë Shteteve të Bashkuara. Ne nuk i duam ata këtu. Ne dëshirojmë të sigurojmë se ne nuk i pranojmë në vendin tonë kërcënimet për ushtarët tanë që luftojnë tej oqeanit”.“Ne vetëm dëshirojmë që në vendin tonë t’i pranojmë ata që do ta mbështesin vendin tonë dhe do ta duan thellësisht popullin tonë”. Për presidentin Trump, kjo është mbrojtje e kufijve të SHBA-së nga terroristët e jashtëm.

“Kjo është mbrojtje e vendit nga hyrja e terroristëve të jashtëm në Shtetet e Bashkuara. Ne të gjithë e dimë se çka do të thotë kjo. Kjo është çështje e madhe”, shtoi Donald Trump.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë dënuar këto masa duke i vlerësuar si diskriminuese dhe jokushtetuese, meqë cak i tyre është vetëm një religjion specifik.

Këto grupe thonë se lëvizjet, të cilat Trump i kishte paralajmëruar gjatë fushatës së tij, do t’i bllokojnë refugjatët në vendet e rrezikshme dhe do të kenë efekt të urrejtjes ndaj Shteteve të Bashkuara në botën myslimane dhe do ta dëmtojnë reputacionion e SHBA-ve si vend që i mirëpret migrantët dhe “masat më të varfra dhe më të ndjeshme” në botë.

“Shqyrtimi ekstrem është vetëm një eufemizëm për diskriminim kundër myslimanëve”, tha Anthony Romero, drejtor ekzekutiv i Unionit Amerikan Të Lirive Civile.

Ahmed Rehab, nga Këshilli për raportet Amerikano – Islamike, tha se grupi i tij do të luftoj kundër urdhrave të presidentit Trump në gjykata, me të gjitha mjetet.

“I merr në shënjestër njerëzit bazuar në religjionin e tyre dhe origjinën kombëtare, e jo për nga karakteri i tyre ose kriminaliteti i tyre”, tha Rehab.

Mbrojtësit e imigrimit thonë se urdhrat kanë një ndikim kaotik të menjëhershëm në njerëzit që kanë planifikuar t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara ose për ata që përpiqen t’i sjellin të afërmit e tyre për vizitë në Shtetet e Bashkuara, nga vendet që gjenden në urdhërat e presidentit, Donald Trump.

Demokratët e kanë dënuar këtë lëvizje si joamerikane, dhe kanë thënë se do ta dëmtojnë reputacionin e Shteteve të Bashkuara.

“Urdhri i sotëm ekzekutiv nga presidenti, Donad Trump, është më tepër për shkak të ksenofobisë ekstreme se sa kontrolli ekstrem”, tha në deklaratën e tij, senatori demokrat, Edward Markey.

Por, disa republikanë, përfshirë kryesuesin e Komitetit të drejtësisë të Dhomës Përfaqësuese, Bob Goodlatte, e kanë mbështetur vendimin, duke theksuar se grupi ekstremist, Shteti Islamik, ishte kërcënuar për ta përdorë sistemin e imigrimit në Shtetet e Bashkuara.Para se të shpalleshin urdhrat e presidentit amerikan, Donald Trump, disa njerëz të njohur nga vendet në shënjestër të urdhrave, thanë se ata do ta bojkotojnë udhëtimin në Shtetet e Bashkuara në shenjë të protestës.Përgatiti: Fatmir Bujupi

Filed Under: Komente Tagged With: ndal emigrimit, nga vendet myslimane, Trump

Trump, urdhra ekzekutivë për murin me Meksikën dhe imigrantët

January 25, 2017 by dgreca

Hollësitë e urdhrave ekzekutivë për imigracionin ende nuk janë të qarta, por zoti Trump po shqyrton mundësinë e një bllokimi për katër muaj të pranimit të refugjatëve në vend, si dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të hyrjes në SHBA të çdo personi nga Iraku, Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni – vende këto me shumicë myslimane/

1 Trump Muri meksike

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të japë urdhër sot për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar imigrimin e paligjshëm. Ai do të kufizojë gjithashtu pranimin e refugjatëve në vend si dhe do të përballet me autoritetet e qyteteve amerikane që marrin në mbrojtje imigrantët pa dokumente.Presidenti i ri pritet t’i nënshkruajë urdhërat ekzekutivë për imigracionin gjatë një vizite që do të bëjë sot në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, agjencia federale e ngarkuar për mbrojtjen e kufirit si dhe të ndërmarrë veprime të tjera në ditët e ardhshme.Urdhërat ekzekutivë do të shërbejnë për të ritheksuar një nga temat kryesore që i dhanë zotit Trump një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, pohimin e tij se emigrantët e paligjshëm kërcënojnë sigurinë e vendit dhe u kushtojnë punëtorëve amerikanë vendet e punës. Gjatë mitingjeve të shumta të fushatës, mbështetësit e tij thërrisnin vazhdimisht “Të ndërtojmë murin!”.Hollësitë e urdhrave ekzekutivë për imigracionin ende nuk janë të qarta, por zoti Trump po shqyrton mundësinë e një bllokimi për katër muaj të pranimit të refugjatëve në vend, si dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të hyrjes në SHBA të çdo personi nga Iraku, Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni – vende këto me shumicë myslimane. Pritet të përjashtohen pakicat fetare që përballen me përndekje në këto vende.(VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe imigrantët, për murin me Meksikën, Trump, urdhra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT