Hollësitë e urdhrave ekzekutivë për imigracionin ende nuk janë të qarta, por zoti Trump po shqyrton mundësinë e një bllokimi për katër muaj të pranimit të refugjatëve në vend, si dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të hyrjes në SHBA të çdo personi nga Iraku, Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni – vende këto me shumicë myslimane/
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të japë urdhër sot për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar imigrimin e paligjshëm. Ai do të kufizojë gjithashtu pranimin e refugjatëve në vend si dhe do të përballet me autoritetet e qyteteve amerikane që marrin në mbrojtje imigrantët pa dokumente.Presidenti i ri pritet t’i nënshkruajë urdhërat ekzekutivë për imigracionin gjatë një vizite që do të bëjë sot në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, agjencia federale e ngarkuar për mbrojtjen e kufirit si dhe të ndërmarrë veprime të tjera në ditët e ardhshme.Urdhërat ekzekutivë do të shërbejnë për të ritheksuar një nga temat kryesore që i dhanë zotit Trump një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, pohimin e tij se emigrantët e paligjshëm kërcënojnë sigurinë e vendit dhe u kushtojnë punëtorëve amerikanë vendet e punës. Gjatë mitingjeve të shumta të fushatës, mbështetësit e tij thërrisnin vazhdimisht “Të ndërtojmë murin!”.Hollësitë e urdhrave ekzekutivë për imigracionin ende nuk janë të qarta, por zoti Trump po shqyrton mundësinë e një bllokimi për katër muaj të pranimit të refugjatëve në vend, si dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të hyrjes në SHBA të çdo personi nga Iraku, Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni – vende këto me shumicë myslimane. Pritet të përjashtohen pakicat fetare që përballen me përndekje në këto vende.(VOA)
Jakov says
Do te isha shume kurioz te isha ne Shba ne diten kur Z.Trump te fillonte punimet per ndertimin e murit te tij “Kinez “qe do te bllokonte nje prej fatkeqesive me te cilen Amerika eshte perballur deri me sot ,Meksikanet e kane bere HAN jugun me depertime te paligjeshme e me futje drogash gjithfare lloje pocaqish qe andej .Suksesi i ndertimit te murit eshte i siguruar sepse ai e dha proven gjenerale ne Israel .Qysh kur kemi ndertuar muret me arabet ,kemi eliminuar nje pjese te madhe te depertimit te paligjeshem dhe aktet e terrorit ketu ,prandaj puna per ate MUR duhet filluar pa humbur kohe .Ata qe do te behen pengese per ndertimin e tij ,qofshin ata amerikane ,duhen ndeshkuar rreptesisht .Kufiri eshte ajo pjese e nje kombi qe duhet respektuar sepse aty ndahet shapi nga sheqeri –ai eshte njesi territorjale e kombit dhe kush e prek ate ka shkelur rende ate qe e quajme –Te qenurit KOMB .Amerika duhet gjithashtu te pastrohet nga plehrat qe ndotin vendin dhe rrezikojne perdite qetesine e popullates e gjithe shtetit .Bejeni shpejt z.TRUMP !