“SanDiegoUnionTribune”, kontigjenti i ri i trupave amerikane në Kosovë/
Rreth 70 trupa të Gardës Ushtarake Kombëtare të Kalifornisë, janë nisur këtë të martë nga San Diego për në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës në këtë vend. Ky kontigjent do të bëjë zvëndësimin e trupave amerikane në Kosovë, pjesë e Brigadës së Këmbësorisë, në kuadër të NATO-s, e cila është në mbrojtje të Kosovës që nga lufta e vitit 1999 me Serbinë, shkruan gazeta lokale e San Diegos. Misioni i këtyre trupave do të zgjasë një muaj dhe është i pari i trupave amerikane në këto nëntë muajt e fundit në Ballkan. {Sh.K}.