• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Turizmi në hanet shqiptare

March 4, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena/- Hanet apo bujtinat, janë struktura të vogla me arkitekturë tradicionale, të cilat kanë qenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë, kryesishtë në rrugë-kalimet tregtare apo ushtarake. Këto struktura kanë ekzistuar që nga periudhat e hershme Romake, periudhës Osmane dhe deri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ato kryenin funksionet e stacioneve të udhëtarëve dhe karvaneve të tyre, fjetjes, ushqimit për udhëtarët dhe kafshëve të transportit, vendas apo të huaj.

Dokumentat e gjetura, flasin për shumë udhëtarë te huaj, që kan lënë shënimet e  tyre mbi vizitën dhe udhëtimet në Shqipëri. Ata kanë përshkruar veç të tjerave, edhe Bujtinat apo Hanet ku janë strehuar, mbrojtur dhe çlodhur. Kanë folur për mikëpritjen Shqiptare, bujarinë, doket, zakonet, veshjen, sjelljen për se cilën zonë të vizituar prej tyre. Mund të përmendim Baronin dhe poetin Anglez Bajron, udhëtaren dhe studiuesen angleze Edit Durham, konsullin francez, Pouqeville, profesorin e Universitetit të Vjenës,Karl Patch, historianin anglez Hamond, e shumë e shumë të tjerë, i kanë përshkruar në shkrimet e tyre këto lloj strukturash autentike. Duke marrë në konsideratë kërkesat e shumta të turistëve të huaj dhe vendas, në kërkim të origjinales dhe asaj e cila mbetet burimore dhe e veçantë, Hanen përbëjnë një nga guidat kryesore turistike në vendin tonë.

Në qoftëse do të hidhnim një vështrim mbi shtrirjen  dhe përhapjen e këtyre bujtinave, vërejmë se ato gjenden  pothuajse në të gjithë teritorin tonë nga Veriu në Jug. Nga Ministria e Turizmit janë evidentuar rreth 40 Hane ose  Bujtina, që ushtrojnë veprimtari hotelerie, ose më saktë, mik-pritëse të bujtësve të tyre.Administratorët e këtyre  Bujtinave, janë kujdesur që të krijojnë ambientin e përshtatshëm pë pushuesit apo vizitorët. Që nga hoteleria me një komoditet bashkëkohor, deri tek gatimi karakteristik i zonës ku ndodhet.

Po kështu, diversifikimi i ofertës turistike, nëpërmjet formave të ndryshme të turizmit, siç janë agro-turizmi, eko-turizmi, turizmi kulturor, ai malor, etj. Padyshim që është i përfshirë në këto aktivitete dhe komuniteti vendas. Zona ku Bujtinat janë më tipike dhe më specifike  është  ajo e veriut të Shqipërisë, në zonat e malësisë së Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.

Do të përmend disa prej haneve në qarkun e Shkodrës,ku vizitori do të gjej akomodim të mirë si dhe do të mësoj mbi kulturën dhe historinë e zonës.

1 Hani i Gjon Dukgilajt

2 Hani i GJERGJ FRANIT

3 Hani i NIK DONIT

4 Hani i NIKOLLË NAÇAJT

5 Hani i LUCË SHQUTAJT

6 Hani i GJOKË BUJAJT

7 Hani i NDOC BUJAJT

8 Hani i ZEF TINAJT

9 Hani i NIKOLL VOLAJT

10 Hani i PRELË VUKTILAJT

11 Hani i MARASH VUSHAJT

12 Hani i NIKOLIN REXHAJT

13 Hani i PRELË TINAJT

14 Hani i LEKË VUKAJT

15 Hani i LLESH NIKOLLËS

16 Hani i MARASH PLLUMBIT

17 Hani i MËHILL ÇARKUT

18 Hani i GJON FRASHNISHTËS

19 Hani i FRAN MOLLËS

20 Hani i GJON DED DOJËS

21 Hani i PAL RUPAJT

22 Hani i GJOVALIN LOKTHIT

23 Hani i NIKOLL POLISË

24 Hani i LULASH KOMETËS

Agjencia Telegrafike Shqiptare, do të transmetojë në ditët në vijim, një cikël të plotë të Haneve shqipëtare dhe vlerave të tyre turistike

 

Filed Under: Kulture Tagged With: në hanet shqiptare, Turizmi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT