U diplomuan edhe 1257 oficer të rinj, policie në Nju Jork, 20 përqind e tyre janë femra dhe 98 janë veteranë të ushtrisë amerikane/
* Ndërkohë, përsëri unifromave blu të Nju Jorkut, nuk po i mungojnë në rradhët e tyre edhe shqiptarët e Amerikës. Në rrejetet sociale facebook dhe twitter, janë anëtarë të familjeve të tyre, që kan ndarë gëzimin e tyre, duke postuar sot edhe fotografitë e të afërmeve të tyre – që u diplomuan dje në ceremoninë e 1257 oficerëve të rinj të policisë në këtë klasë diplomimit 2016./
* Së bashku me policinë NYPD, do të jenë në shërbim, 24 orë edhe njësitë e sapoformuar të antiterrorizmit të quajtur Komanda e Reagimit Kritik, që është një forcë e armatosur rëndë.
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK CITY : Në sallën qendrore të pallatit të sportit në Nju Jork, “Madison Square Garden” dje u zhvillua ceremonia e diplomimit të Kadetëve të rinjë – oficerve të policisë të NYPD nga më shumë se 50 vende, përfshirë edhe disa kadetët shqiptarë, të cilët u diplomuan, dhe veshën uniformat blu në mesin e shumë kombësive të tjera.
Të gjithë të vetëdijshëm të përgatitur mirë, dhe të betuar për të kryere një detyrë të vështirë e fisnike, që kërkon punë të palodhur dhe bashkëpunimin me komunitetin njujorkez.
Ku këta të rinjë e të reja, tashmë në rradhët e uniformave blu të NYPD, nëpërmjet mësimit që morën në Akademin e Policisë nga NYPD, trajnimit më të mirë, të teknologjisë dhe pajisjeve, nuk ka dyshim, se tani këta burra dhe gra janë të gatshëm të jenë kujdestarët dhe ruajtës të rendit e qetësisë natën e ditën në New York City.
Kryetari i Bashkisë, së qytetit të Nju Jorkut, de Blasio dhe Komisioneri i Policisë Bill Bratton, lavdëruan punën e policisë NYPD, duke uruar dhe inkurajuar me këtë rast edhe anëtarët më të rinj të uniformave blu në Nju Jork, duke kërkuar prej atyre për të punuar ngushtë me komunitetet dhe të mbrojnë ata.
De Blasio, theksoi se gratë përbëjnë kësaj radhe, 20 përqind të oficerëve të rinj dhe 98 prej të diplomuarve, që do të veshin për herë të parë, uniformat blu, janë nga veteranë të ushtrisë Amerikane, që kanë shërbyr në luftë kundë terrorismit në Afganistan dhe Irak.
“Ju nuk keni bërë zgjedhjen e lehtë,” tha ai,: “Ju e keni bërë zgjedhjen më të vështirë dhe më fisnike- Urime dhe sukses!.”
Akademia e Policisë nga NYPD, kësaj rradhe, thuhet se ka nxjerr numërin më të madh të rekrutëve të rinjë, në kuadër të masave që ka marrë NYPD, për të rritur masat e sigurisë në Nju Jork .
Dje, mbi 1.257 oficerë të rinjë, 20 përqind e tyre për herë të parë janë femra të reja me uniformat policore, janë nga ata që u diplomuan nga Akademia e Policisë nga NYPD, në Madison Square Garden.
Shtypi njujorkez shkruan sot se “Në një sallë të madhe, mbushur përplot me anëtarë të familjeve të policve të diplomuar dje, miq dhe shok të tyre, zyrtarët e lart të bashkisë së qytetit të New Yorkut, përfshirë kryetarin e bashkisë, zotin Bill de Blasio, zyrtarët e lart të policisë nga NYPD, me Komisionerin e policisë në krye, William Bratton, kanë përshëndetur dhe përcollën urime, për më shumë se 1257 policë të rinj, të cilët kanë diplomuar në Akademinë e Policisë në New York me të njëjtin urim “ Mirë se vini në unformat blu – NYPD në këtë qytet më të madhe në botë- Urime dhe suksese!”.
Simbas shtypi njujorkez, i gjithë Madison Square Garden, dhe sheshi e saj ishte veshur dje në ngjyrë blu, kur 1.257 oficerë të rinj të policisë u diplomuan nga Akademia e Policisë NYPD.
“Ju do të bëni diçka të mahnitshme për njerëzit e këtij qyteti,” tha në fjalën e tij de Blasio, duke shtuar se :”Ju do të keni me vete në çdo shërbim, shumë njerëz në komunitetin tonë, që dotë u mbështesin për punën tuaj, të cilët do të ju shohin si partner, që duan të ketë sukses në këtë qytet, më shumë rregull, qetësi dhe siguri për të gjithë qytetarët.”
Kryetari i Bashkisê, Bill de Blasio, në fjalimin e tij – përgëzoj edhe oficerët e NYPD , duke uruar që rrugën e tyre, tani t’a ndjekin edhe rekrutët e rinjë nga Akademia e Policisë, të diplomuar në ceremoninë e diplomimit 2016, në Madison Square Graden – NYC.
Në fund të ceremonisë së diplomimit të 1257 kadetëve të rinjë, që vijnë mbasi kan kryer Akademinë e Policisë në New York, oficerët e rinj veshur me uniformt e reja blu, si zakonisht në këtë traditë, ata hodhë lart kapelet dhe dorezat e tyre të bardha në mes gëzimit dhe festimit të diplomimit të tyre.
Ndërkohë, përsëri unifromave blu të Nju Jorkut, nuk po i mungojnë në rradhët e tyre edhe shqiptarët e Amerikës. Në rrejetet sociale facebook dhe twitter, janë anëtarë të familjeve të tyre, që kan ndarë gëzimin e tyre, duke postuar sot edhe fotografitë e të afërmeve të tyre – që u diplomuan dje në ceremoninë e 1257 oficerëve të rinj të policisë në këtë klasë diplomimit 2016.
Ku si tha numëri një i poliicisë në Nju Jork, Komisioneri William Bratton, teksa përshendeste kadetët e rinjë, se :” Ata flasin më shumë se 60 gjuhë dhe ata vijnë nga më shumë se 50 vende . Dhe, tani ata janë të ngarkuar për ruajtjen tonë – , dhe veten e tyre, që të bëjnë jetën e qytetarëve tanë sa më të qetë deh sa më sigurt”.
Siç dihet në kuadër për masat të sigurisë, në luftën kundra terrorismit ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara, janë shtuar masat e sigurisë në disa qytete kryesore dhe më të mëdha të vendit.
Në New York City, tani thuhet se së bashku me policinë NYPD, do të jenë në shërbim, 24 orë edhe njësitë e sapoformuar të antiterrorizmit të quajtur Komanda e Reagimit Kritikë, që është një forcë e armatosur rëndë.