• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U MBLODH PARLAMENTI I RI SHQIPTAR

September 9, 2013 by dgreca

Mbledhja e Parlamentit te ri startoi te Henen e 9 shtatorit nën tingujt e Himnit Kombëtar të Flamurit, ndërsa më pas Namik Dokle nën praninë e 140 deputetëve, ka hapur dhe mbledhjen, si deputeti më i vjetër në moshë pas refuzimit të Kryeministrit të dorëhequr Sali Berisha. Në fjalën e tij ai e vlerësoi seancën e sotme si një nga të vetmet pa bojkot dhe kjo jo aq për meritë të subjekteve politike, sesa prej faktit se populli e tha me votë fjalën e tij, duke përcaktuar qartësisht mazhorancën.

“Më nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjecare, kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së VIII- të kuvendit të Shqipërisë. Kolegë mirëserdhët dhe uroj të jenë në lartësinë e votës që na ngarkoi vota e popullit. Kjo legjislaturë është e para që nis pa bojkot. Populli na bëri thirrjen e madhërishme të Nënë Terezës : ….aty ku është urrejtja të sjellë dashuri, ku është ndarja të sjellë bashkim… Uroj të dalim faqebardhë në detyrën fisnike të duetet duke mos harruar që ajo kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim pozitë-opozitë”, u shpreh Dokle.

Drejtuesi i seancës uroi dhe deputetët të cilët ulen për herë të parë në karriget e Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë seancës kamerat fokusuan në sallë dhe ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili refuzoi drejtimin e seancës plenare.

Më pas Dokle ka caktuar dhe tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, për të kryer përkohësisht  detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit.

Në këtë seancë të parë u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, i cili, sipas rregullores përbëhet nga 9 deputetë dhe ka dy ditë kohë për të kontrolluar përputhshmërinë me ligjin të mandateve të 140 deputetëve. Ishin kryetarët e grupeve parlamentare, ata që bënë edhe propozimet e anëtarëve, ku kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci propozoi Armando Subashin, Ermonela Felajn, Besnik Baren, Vexhi Mucmatën. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili propozoi deputetin Vangjel Tavo si anëtarin e 5-të të këtij komisioni.

Ndërsa kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka propozoi 4 emrat që do të përfaqësojnë opozitën në këtë komision, përkatësisht Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani. Komisioni ka dy ditë kohë për të kontrolluar përputhshmërinë me ligjin të mandateve të 140 deputetëve.

Pas hartimit të një raporti nga ana e këtij komisioni, pritet që një ditë më pas, pra më 10 shtator, të kryhet betimi i deputetëve, ku Dokle përcaktoi orën 11:00 të ditës së nesërme për mbledhjen e radhës.

Menjëherë pas kësaj, po në bazë të rregullores, pritet që rreth 15 deputetë t’i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të zgjedhur kryetarin e tij, që do të jetë Ilir Meta. Procedura vijon më tej, me votim të fshehtë. Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Dokle do t’i lirojë atij vendin dhe më pas do të jetë ky kryetar që, pasi të mbajë fjalën e rastit, të njoftojë edhe datën dhe orën e mbledhjes së Kuvendit, kur kryeministri do të bëjë publik programin e qeverisë së re.

Në Kuvendin e ri,  aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë.  Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë.

Deklarata para dhe pas seancës parlamentare-

Panariti: Sfida më e afërt, marrja e statusit kandidat

Ministri për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Administrimin e Ujërave i emëruar në kabinetin Rama, Edmond Panariti, tha  për Ora News se qeverisja e majtë është në kohë të shpalosë alternativën e saj, ndërsa vlersoi si sfidën më të afërt, marrjen së statusit kandidat në BE.“Kemi një opozitë të vështirë. Kjo jo vetëm për shkak të numrave, por ata që kemi përballë i parashikoj që s’do jenë aq luajalë qoftë me opozitën qoftë me qytetarët. Ne do jemi opozitë luajale, nuk do ta mbështesim opozitën tonë as në shpifje, as në dhunë kur s’kemi argumnta, do jemi bashkëpunues në ato raste që kjo mazhorancë do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të tyre. Vërtet Rama do të mund të jetë duke thurur ëndrrra me pushtetin, por shumë shpejt këto mund ti kalojnë në ankthe. Kemi qëllim dhe synim të madh përpara, tu rikthejmë besimin qytetarëve shqiptarë, të rikthejmë edhe njëherë në pushtet PD” tha ai.

Meta: Opozitarë, por vëllezër

“Opozitarë, por vëllezër është tashmë një shprehje  e njohur nw parlament. U uroj mbarëvajte deputeteve dhe legjislaturës së re” tha Meta ndwrsa u pyet nëse do të dëgjonte zërin e opozitës në Parlament.

Arvizu: Festë për shqiptarët, presim angazhim për axhendën europiane

“Është shumë emocionuese që ndodhem këtu sot. Edhe një herë dua të shpreh përgëzimet e mia në emër të SHBA-së për të 140 deputetët e parlamentetit të ri. Nuk e mbaj mend saktësisht, por rreth 40% e tyre janë të rinj; rreth  40% po rikthehen. Po ashtu, jam shumë i kënaqur me numrin e grave që janë zgjedhur deputete dhe të atyre që do shërbejnë në qeveri.  Kjo është një ditë për t’u festuar për të gjithë popullin shqiptar, po përpara ka shumë punë për të bërë. Sytë do ngulen tek Qeveria, por edhe tek zhvillimet këtu në parlament. Presim me kënaqësi angazhimin e deputeteve për axhendën evropiane të vendit dhe përsa i përket SHBA-së, jemi shumë të kënaqur që kemi marrëdhënie shkëlqyera si me mazhorancësn e re dhe me opozitën”deklaroi ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu pas përfundimit të seancës.

Sequi: Parlamenti startoi me integrimin si prioritet

Ndërsa ambasadori i BE, Ettore Sequi e konsideroi këtë ditë “si shumë të rëndësishme për Shqipërinë,  pasi ky parlament dillon me një fryt të qartë e të pastër, me një prioritet të rëndësishëm siç është integriteti në Evropë.”

“Mendoj se janë të njëjtat shpresa që ka gjithkush në Shqipëri. Një parlament që të punojë në mënyrë efikase, që duhet të punojë duke pasur parasysh se perspektiva evropiane e Shqipërisë është dhe duhet të jetë përparësi, një parlament ku dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet, një parlament ku respekti do të mbizotërojë mbi diskutimet e nxehta dhe, mendoj, një parlament që do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e integrimit evropian – një përparësi kombëtare. Për këtë na nevojiten të gjithë aktorët politikë. Por unë do të shkoja edhe më tej, e gjithë Shqipëria, e gjithë shoqëria civile, i gjithë opinioni publik, tëgjitha mediat duhet të punojnë së bashku. Mendoj se kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Mendoj se të gjithë mund të themi se sot është një ditë historike. Mendoj se është e tillë pasi ky parlament po nis me një përparësi të qartë, që është integrimi i Shqipërisë në Evropë, që shpresojmë të realizohet së shpejti”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: i ri shqiptar, U mblodh Parlamenti

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT