• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbretëresha Elizabeth II priti ambasadorin Shqiptar Mal Berisha

July 2, 2013 by dgreca

Ambasadori i RSH në Mbretërinë e Bashkuar, Z. Mal Berisha, paraqet Letrat Kredenciale tek Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II/

Në një njoftim të saj ambasada e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, thotë se ” Më datën 27 qershor 2013, në Londër, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Letrave Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Sh.T. Z. Mal Berisha, Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.”

Sipas njoftimit zyrtar të kësaj ambasade por edhe dy të përditshmeve britanike The Times dhe Daily Telegraph, të cilat e kane pasqyruar këtë ngjarje në faqet e tyre rreth veprimtarisë së Pallatit Mbretëror, theksohet se :

Ambasadori Mal Berisha u prit ngrohtë dhe në mënyrë mjaft miqësore nga Mbretëresha Elizabeth II, në selinë e saj mbretërore, Buckingham Palace. Ambasadori u shoqërua për në takim nga Z. Charles Gray, Marshall i Trupit Diplomatik, të akredituar në Londër, përfaqësues i Mbretëreshës Elizabeth II. Ambasadori dhe stafi i ambasadës u morën nga selia e Ambasadës Shqiptare në një tur me karrocat mbretërore sipas ritualit të Mbretërisë dhe u përcollën nga Pallati Mbretëror tek ndërtesa ku u organizua edhe pritja për nder të kësaj ngjarjeje. I pranishëm në takimin me Mbretëreshën ishte Sir Simon Fraiser, Zv. Ministër dhe Kreu i Shërbimit Diplomatik në Foreign Office.

Në takim u bisedua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë në nivel dypalësh si dhe në aleanca të ngushta në nivel ndërkombëtar.

Ambasadori i Shqipërisë, Z. Mal Berisha i përcolli Madhërisë e Saj përshëndetjet më të ngrohta të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T Z. Bujar Nishani dhe e falenderoi për ndihmën që qeveria e Saj i ka dhënë Shqipërisë, për ndihmën e dhënë shqiptarëve në Ballkan dhe veçanërisht për ndihmën e dhënë për çlirimin e Kosovës si dhe emigrantëve shqiptarë në vendin e Saj të cilët janë pritur me aq bujari. Biseda u përqëndrua veçanërisht rreth marrëdhënieve shumëdimensionale historike, kulturore dhe ekonomike. Më pas u bisedua për zhvillimet demokratike dhe integrimin europian të Shqipërisë. Z. Berisha u shpreh se shtypi britanik ka qenë shumë pozitiv kur e ka vlerësuar Shqipërinë si vendi i fundit i pazbuluar në Europë.

Ambasadori Mal Berisha shoqërohej në këtë ceremoni nga stafi diplomatik i Ambasadës, për të cilin ishte  rezervuar gjithashtu një takim i shkurtër kortezie me Mbretëreshën Elisabeth II.

Pas takimit me Mbretëreshën Elisabeth II, sipas traditës së Trupit Diplomatik në Londër, Ambasadori Mal Berisha dha një pritje vin d’honneur.Në pritje merrnin pjesë përfaqësues nga Protokolli i Mbretëreshës, Protokolli i Foreign Office, Drejtori për Zgjerimin e BE-së dhe Ballkanin perëndimor, Z. Owen Jenkins dhe diplomatë të tjerë nga Foreign Office që mbulojnë çështjet e integrimit në BE dhe çështjet e Ballkanit, ambasadorë të shumë vendeve mike, përfaqësues të trupit diplomatik në Londër, lordë dhe deputetë të Parlamentit Britanik, përfaqësues të pushtetit lokal në Londër, Presidenti dhe Kryetari i Shoqatës Anglo-Shqiptare, Z. Noel Malcolm dhe Z. Stephen Nash, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër si dhe miq e dashamirës të Shqipërisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Elizabet, Mal Berisha, u prit nga Mbreteresha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT