PODGORICE : Në Mal të Zi, më 17 dhe 18 korrik, u përurua projekti ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, një projekt ky që ka nisur nji vjet më parë në Nju Jork, dhe, që i kushtohet veprimtarëve të komunitetit shqiptar në SHBA, tha ne programin televizivë Ditari – korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj nga Ulqini, ku ai kishte përgatitur dhe kronikën që e transmetojë, ky radio -televizion.
Simbas, tij, në këtë prezantim personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët krijuan emër në fusha të ndryshme në Amerikë, theksuan rëndësinë e nxitjes dhe bashkëpunimit me bashkëvendasit e tyre në Mal të Zi. Me këtë rast, tha Salaj u shfaq edhe filmi dokumentar “Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, realizuar në Nju Jork nga “Albanian Media Group, Fadil Berisha Studio, së bashku me American Councils for International Education’s Kosovo American Education Fund -“ Kurse, në faqen e rrjetiti social facebook Albanian American Success Stories , thuhet se rrjeti “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” është pritur edhe nga Ambasada Amerikane në Podgoricë si dhe ka mbajtur javën e kaluar dy forume të hapura me panelist nga rrjeti “Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, në SHBA.
Njoftohet se këto forume kan qenë të hapura për studentët e shkollave të përgjithshme publike, profesionistëve të rinj, sipërmarrësve dhe shumë të interesuarve të tjer. Me këtë rast thuhet në njoftim të rrjetit “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” se këto forume janë mbajtur në partneritet me Ambasadën e SHBA në Podgoricë, dhe aty jan prezantuar një sërë arritjesh dhe është folur për disa nga ngjarjet e rëndësishme.
Bisedat e hapura me komunitetet u mbajtën në Podgoricë, Tuz dhe Ulqin më 17 dhe 18 korrik, 2015, në udhëtimin dy ditor intensiv dhe frymëzues, thuhet në njoftim.
Rrjeti “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Podgoricë, përfshirë edhe zvendes Ambasadorin e SHBA në Mal të Zi, B. Bix Aliu, i cili është edhe pjesë e librit të 150 shqiptarëve më të suksesshëm në Amerikë, zyrtarët e lart komunal, anëtarë të komunitetit, veprimtar dhe aktivist të tjerë, janë takuar në Hotel Otrant, në takimin ku mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe zyrtarë e Organizatës Turistike të Ulqinit.
Zonja Vera Mjeku, drejtore ekzekutive dhe themeluese e Albanian American Success Stories, në profilin e saj në facebook ka postuar fotografitë e këtij udhëtimi në Mal të Zi, duke shoqëruar ato me shkrimin :”Ky ka qenë një udhëtim i mahnitshm, me disa anëtarë të Rrjetit “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” në Mal të Zi. Falenderim të veçantë, thotë zonja Mjeku, në profilin e saj, për ambasadoren e SHBA-së në Malin e Zi Margaret Uyehara, Zëvendës-ambasdorin B. Bix Aliu, zotin Bernard Cobaj dhe veçanërisht grupin vetëmohues, të këtij rrjeti AASS, i cili udhëtoi këto ditë në Mal të Zi, për të ndarë historitë e tyre, të suksesit me shqiptarët në Podgoricë, Ulqin dhe Tuz”/ Beqir SINA/.
U promovua filmi dokumentar “Skënderbeu i pagjumë”
Nga Zhuljeta Grabocka Çina/
Gjinia e dokumetarit, si kronikë e ngjarjeve aktuale për të çuar në kujtesën kolektive rrugën, përpjekjet e njerëzve të zakonshëm e udheheqës, kryen detyrën e krijimit te fytyrës se një epoke të caktuar. Promovimi i dokumentarit “Skënderbeu i pagjumë” në mjediset e AQF me regji te Angjelina Xhara.e Bujar Kore,skenar të A. Xharrës, operator Ermal Kore..kosulente shkencorë Prof. Dr.Moikom Zeqo e Valentina Duka, Zhani Ciko e Virgjil Kule.etj e tejkaloi këtë detyrë. Duke i dhënë skenarit një peshë emocionale, që njeriu i ditës të përjetojë përditshmërinë duke shkundur nga pluhuri i harresës arkivat e Filmit e të RTSH. Të dukej se kinostudioja po ripërtërihej përsëri. Kishin bujtur për të uruar kolegët, mjeshtra e themelues të këtij institucioni. Dhe ata nuk i zhgënjen. Roza Anagnisti ikona e filmit shqiptar shprehet me fjalët më te mira per realizimin e dokumentarit, Tinka Kurti e Margarita Xhepa aktoret e filmit e tëekranit për gjysëm shekulli e quajtën një sukses të ri në gjininë e dokumentarit. Flora Uka do të pëmendte përlotjen disa herë,duke nënvizuar rëndësinë e trajtimit të temës historike e emocionin patriotik që ajo të jep. Kosulenca e zgjedhur bëri, që Skënderbeu t’i vijë shikuesit me mesazhin e qytetarit të shqetësuar për fatet e mëtejshme të kombit. Në këtë mënyrë realizuesit e kanë të qartë, se po realizojnë një dokumentar, që i kalonte kufijtë e një dokumentari të zakonshëm. Kineastë e dokumentarist thonë vetëm përgëzime: Kujtim Gjonaj, Ilia Tërpini, Kolec Traboini, Ilia Dede. Gazetarë si Albert Xholi, e Juli Vrapi kanë bërë artikuj të veçantë mikpritës për këtë film dokumentar. Bashkëpunimi i autorëve kryesorë A. Xhara e B. Kore eshte i dukshëm e i sukseshëm në realizimin e një dokumentari historik. Gjithçka falë pasionit e punës. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen në një. Sekuencat e tij janë të njohura. Renditen pamjet e filmit “Skënderbeu”,pamjet e inagurimeve të veprave skulturore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Por gjeografia e tij si qytetar i Europës shtrihet më tej. Në sheshet e Romës e Kalabrisë e Siqilisë, Bruksel e Detroi. Dimensioni i Skenderbeut strategut e humanistit e kapërxen epokat. Duke folur për të krijuesit e veprave e qytetarët per përjetimet e tyre. Shqetësimi krijues i autorëve të dokumentarit del i qartë. Në këtë mijëvjeçar të ri Shqipëria troket në dyert e Bashkimit Evropian si pjesë e proçeseve të saj. Gjuha e dokumentarit përdor bukur simbolikën e Skënderbeut. dhe detajeve që.lidhen me misionin e tij. Ai ështe i pranishëm midis nesh , në çdo eviniment kombëtar, kthese e ribërjeje, me kalin e tij “i pagjumë ” në sheshin e madh të kryeqytetit tonë e kudo ku jetojnë shqiptarë. Përsëritja e imazhit te tij i rrethuar me dëborë e shqotë edhe i të njëjtave rrugë detare, që përcollën përpjekjet diplomatike të tij, e bëjnë të afërt për kohën, që po jetojmë duke ndriçuaruar koshiencën tonë historike. Përsëri Skënderbeu, skënderjada, mbetet si gjithnjë simbol i madh i unitetit, formësimit dhe vizionarit historik. Dokumentari u përjetua me mbresa të fuqishme krenarie e përgjegjësie qytetare. Shqitarët janë në pritje të lajmit të mirë. Orrakulli e thotë, ora po vjen. Ne kemi mitin tonë, mikun e qytetarin e hershëm të Evropës, Skënderbeun. Janë shqiptarët, që duhet ta meritojnë, që Evropa mos na zhgënjejë këtë herë.
U përurua në Staten Island- Nju Jork, libri “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës”
Daci : “Libri vjen si një mesazh solidariteti në këto ditë të vështira e të trazuara jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë njerëzimin”/
STATEN ISLAND NEW YORK : – Në Klubin e dibranëve – “Dibra” në ishullin Staten Island – New York, dje në mesdrek, pas rrugëtimit të tij – në Tiranë dhe Dibër e Madhe, u përurua libri “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës” i autorit Fatos Mehdi Daci.
Veprimtaria u organizua nga Shoqata Atdhetare “Dibra”, në bashkëpunim me disa veprimtarë të këtij komuniteti. I pranishëm ka qenë edhe vetë protagonisti i këtij libri- ose personazhi kryesorë i romanit , Sakip Veliu, i cili në mungesë të autorit, ka dhuruar për të gjithë pjesëmarrësit nga një libër me autografin e tij, edhe në emër të autorit.
Në këtë veprimtarii ishin të pranishëm, një grup veprimtarësh ,drejtues dhe përfaqësues të shoqatës Atdhetare Dibra, miq, kolegë, dhe dashamirë të autorit dhe personazhit kryesorë të librit,:Ylber Pilku, Arben Rrustja, Lavderim Koxha, Arif Mjeshtri, Imer Rusi, Qamil Çela, Lirim Mashkulli, Rrustem Arapi, Agron Efendia, Selaudin(Dini) Radoveshi, Rrape Ruci, Enver Hasanbelliu, Dr. Adem Harxhi, Prof. Skënder Kodra, Shpend Koleci, Tomë Paloka dhe Hysen Kosovrasti.
Pas hapjes së kësaj veprimtarie kulturore nga drejtuesi i saj – gazetari i komunitetit Beqir Sina, i cili shprehu kënaqësinë që promovimi i këtij libri po nxjerr në pah disa nga vlerat më të spikatura dhe vyrtytet e çmuara tek Dibranët, si historia e tyre kombëtare, bujaria, trimëria, zemërgjerësia, fisnikëria, ka qenë recenzuesi i këtij libri Hysen Kosovrasti, i cili lexoi referatin me titull: “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës” i autorit Fatos Daci – Histori të pazakonta njerëzore nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.
Shkrimtari dhe publicisti, nga Dibra e Madhe, Kosovrasti, foli gjatë referatit të tij, për traumën kosovare, dëbimin e tyre si dhe përkrahjen e dhënë të dëbuarve nga shqiptarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ai më tej shtoi se familja katëranëtarëshe e Abdyl Bahtirit nga Sibovci i Podujevës, jo vetëm që i gjeti dyert e zemrat e hapura në familjen e Sakip Veliut, pasi ata emigruan në SHBA, ndërsa vogëlushen Fitoren e ritën dhe në moshën shtatë vjeçe arritën t’a bëjnë me bashkim biologjik me familjen. Sakaq, fatmirësisht ajo sot është 16 vjeçe, dhe rritet e shëndetshme dhe e lumtur, tha Kosovrasti.
Më pas rencenzuesi nënvizojë, atë se autori Fatos Daci, në romanin e tij një histori njerëzore e pazakontë vjen me këtë roman me një titull provokativ dhe metaforik “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës”, roman ky që përshkruan në të edhe dëbimet e dibranëve, që u bënë nga serbët pas kryengritjes anti serbe të dibranëve në vitin 1913, luftën e vitit 1999, heroike të UÇK-së dhe ndihmesën e koalicionit të madh të Natos me në krye SHBA kundra forcave ushtarake e policore të ish–Jugosllavisë, së mbetur të asaj kohe e cila me Kosovën shënojë edhe shpërbërjen e saj”.
“Në këtë kontekst, përshkruhet tha në rencezën e tij – Kosovrasti, edhe ardhja e 10 mijë vëllezërve dhe motrave nga Kosova të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, nga maskrat, dhuna, dhe përndjekja e tyre, nga policia, ushtria dhe forcat paramilitare serbe, për të gjetur strehim- bujarinë dhe hapjen e zemrës dhe shtëpive të tyre në Dibër e Peshkopi, duke treguar si i gjithë populli shqiptar atë humanizmin e pashoq të treguar në rastin e luftës së Kosovës, i cili është humanizmi ekstrem i shkallës sipërore, mirësia dhe bujaria shqiptare”
Kurse, duke folur për autorin, Kosovrasti, tha se Fatos Daci me këtë libër vë edhe një gurë për atë që pësoi populli i Kosovës Martire, duke thurur ngjarjen në roman me protagonist kryesor një vajzë shtatë vjeçare, e cila edhe nga Amerika e largët ëndërron për vendlindjen, Dibrën, si shumë moshatar të saj, duke kujtuar natyrën e bukur të këtij qyteti, ku ajo ka përjetur momentet më të dashura të jetës së saj, që ndoshta nuk mund t’i hasë as atje ku ajo tani jeton…..”
Më pas përshëndeti të pranishmit shkrimtari Tomë Paloka, i cili shprehu kënaqësinë që promovimi i këtij libri me vlera të veçanta të kombit shqiptarë, bëhet në mesin e një komuniteti të dalluar në Nju Jork, pra si tha ai komunitetit Dibran.
“Dashamirë të fjalës së shkruar Shqipe, tha folësi kryesorë i këtij promovimi – botuesi i Revistës “Trojet Tona” Tomë Paloka, shkrimtar dhe publicist, duke vlersuar pjesmarrjen tuaj në këtë promovim të këtij libri, përkatësisht, romanin “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës”, e shkrimtarit Fatos Daci, ne i bëjmë një nder autorit, dhe personazheve të këtij romani, por edhe vetes tonë, sepse këtu në Amerikë – kurbet pra, ne kemi mundësinë të marrim në dorë një libër në gjuhën shqipe, i cili është edhe një “pikë uji” në liqenin e madh të kulturës sonë kombëtare. Dhe, aqë më tepër kur një libër siç është ky që promovojmë sot, është ai libër që pasqyron jetën tonë, edhe me atë dhimbjen e saj si plagë e kahershme e të gjitha atyre dhimbjeve të mëdha që kaloi kombi ynë, me ato ikjet e vazhdueshme nga trojet e tona, ndër shekuj të detyruar nga pushutuesit e ndryshëm shekullor”.
Më pasë për t’a bër edhe më të larmishëme këtë veprimtari Paloka, recitoi një poezi të publikuar vite më parë në revistën e tij “Trojet Tona” të potetit të ndjerë Qerim Ujkani, poezi e cila i kushtohet baladës me krenare të femrës shqiptare, sidomos atyre që u bën pjesë të eksodit dhe genocidit biblik të luftës në Kosovë në vitin 1999,e shoqëruar me një fotografi të një nëne shqiptare me një fëmijë në dorë duke përjetuar eksodin, fotografi që tha Paloka bëri xhiron e botës në atë kohë.
Promovimin e librit “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës” – Një histori Njerëzore e Pazakontë, e autorit Fatos Daci, u përshëndet edhe nga Kryetari i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave, Prof. dr. Skender Kodra, i cili mes të tjerave ka ngritur lart bujarinë dhe fisnikërinë dibrane. Kurse, në emër të Shoqatës Atdhetare “Dibra”, përshëndeti kryetari i kësaj shoqate zoti Musa Paçuku.
Ky libër u mirëprit dhe u vlerësua edhe nga veprimtarë të dalluar të komunitetit, si professor Esat Ahmeti, Dr. Adem Harxhi, zoti Lavdërim Koxha dhe poeti Shpend Koleci, i cili recitoi edhe një prozë nga libri “Fitorja e Kosovës në duart e Dibrës” –
Sakip Veliu – në emër të tij, dhe autorit të librit falenderoi të pranishmit, dhe panelistët, të ftuarit specialë dhe në veçanti bashkëshorten Bujaren dhe familjen e tij, për motivimin e tyre të vazhdueshëm në këtë histori, e cila është e përshkruar me aq mejshtëri në faqet e këtij libri, nga autori i saj.
Mësimdhënsi nga Dibra e Madhe në pension, Sakip Veliu, më pas duke falënderuar autorin Fatos Daci, gjeti rastin në mënyrë të veçantë, të shpreh një mirënjohje dhe faleminderim edhe për bashkëshorten e tij Bujaren, e cila tha ai për koicidencë si pjesë e kësaj ngjarje të këtij romani, ka edhe emrin sinjikativ të kësaj dashurie dhe fisnikërie të gruas shqiptare – bujarinë dhe dashurinë e nëns për fëmijën. Veliu, drejtojë edhe një faleminderim për fëmijët e tij, për përkrahjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë, atij, duke permendur mes tyre edhe shtypin shqiptar , gazetarët e mrekullueshëm dhe të palodhshëm si gazetarin Rexhep Torte, Nefail Spahiu, në përcjelljen hap pas hapi të kësaj historie, që lidhet me luftën në Kosovë, eksodin biblik të shqiptarëve.
Tek faleminderimet teksa i permendi të gjithë me radhë ai tha se :” Nuk mund të le pa permendur edhe Qendrën Medicinale Dibër, Dr. Lulëzim Mela, Ylber Kokale, stafin e motrave mendicinale, me Bardha Tominja, që për çdo çast u kudesën për shëndetin e Fitores”.
Në mbyllje të kësaj veprimtarie kulturore drejtuesi i saj – gazetari i komunitetit Beqir Sina, lexoi biografinë e autorit, dhe mesazhin e dërgura prej tij për këtë libër.
“Ky autor paraqitet para publikut shqiptar me këtë vepër të madhe, tha Sina, pasi 45 vjetë me radhë ka shkruar e publikuar shkrime të shumta në shtypin e përditshëm dhe periodik shqiptar si dhe deri tani ka botuar 35 libra, çka i bie përafërsisht “çdo vit një libër”….. Gjatë 10 vjetëve të fundit, Daci ka botuar 11 vepra të tjera letrare e historike, përfshirë veprën madhore “Enciklopedia e Dibrës”, në vitin 2006, duke botuar në të njëjtën periudhë tri gazeta “Dibra”, “Zëri i Lirë” e “Trojet Shqiptare” dhe duke shkruar intensivisht artikuj në më shumë se 12 organe të tjera publicistike të vendit tonë.Deri tani ai ka botuar 7700 faqe libri, ku gjenden 1892 portrete individuale, 20.000 emra dhe mbiemra, të cilët janë të listruara me 2541 fotografi. Fatos M. Daci është fitues e disa çmimve ndërsa Komuna e Lurës e ka nderuar me mirënjohjen “Qytetar Nderi”./Photo credit Esat Ahmeti/
“Kosova” në gjuhën angleze e Jusuf Buxhovit u promovua në Nju Jork
Nga Nju Jorku, botimi në anglisht i veprës “Kosova” të professor Isuf Buxhovit merr rrugëne promovimeve para lexuesve amerikanë. Promovimi i librit të autorit Jusuf Buxhovi thotë shtëpia botuese dhe shkrimtari do të vazhdojnë rrugëtimin nëpër Shtetet e Bashkuara, mbas Nju Jorkut, në Detroit dhe Çikago/
Nga Beqir Sina, Bronx – Nju Jork/
BRONX NEW YROK : Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane në lidhje me Monroe College mbajti përzemërsisht të dielën pasdite një leksion nga profesori i njohur botën shqiptare, Jusuf Buxhovi,( 23 shkurt 2014) në King Hall të Kolegjit Monroe në Bronx- Nju Jork, duke bërë promovimin veprës së professorit kosovar Isuf Buxhovi, në rrugëtimin e tij, nëpër univeristetet amerikane.Veprimtarinë e drejtojë ish Assemblymani dhe anëtar i hershëm i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, avokati Stephen B. Kaufman, presidentit AASF, zoti Esad A. Rizai dhe Zëvendës – presidenti i saj – profesor Haxhi Berisha, të cilët ishin dhe organizatorët e këtij promovimi ku morën pjesë dhjetra vetë.Në këtë përmovim foli edhe botuesi i kësaj vepre në anglisht Ramiz Tafilaj nga kompania “Jalifat Publishing”, ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në Nju Jork, Dean Karenann Carty, nën/presidente e Çështjeve Akademike e kolegjit Monroe, Esad Rizai, dhe vetë professor Buxhovi, i cili në fund edhe iu përgjigjë interesimit të pyetjeve nga auditori lidhur me këtë vepër.
Esad Rizai, iniciatori i kësaj veprimtarie, thotë se “Këto vepra ne duhet t’i vlersojmë se këto janë vepra historike, të cilat flasin me gjuhën e hulumtimeve serioze dhe kan argumente të rëndësishme, për ne shqiptarët kudo që jemi. Ato janë busulla jonë për të na treguar se pa kthyer kokën mbrapa për të parë historinë tonë, ne shqiptarët nuk mund të ecim përpara. Ne duhet të dimë se nga kemi ardhur dhe se çfarë kan bërë shqiptarët për çështjen shqiptare – me vite të tëra”.
Në promovimin, që i është bërë kësaj vepre të dielën në Monroe College në Bronx Nju Jork,, përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Janifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, ka thënë se ai ka pasru peripecitë e tij për ta përkthyer këtë vepër, të cilat ceku ai kanë qenë shumë të mëdha. “Jemi munduar ta bëjmë përkthimin e ‘Kosovës’ në gjuhën angleze ashtu siç është përpjekur ta shkruajë miku ynë Jusuf Buxhovi, theksoi ai duke shtuar se peripecitë, sipas tij kanë qenë shumë të mëdha për ta përkthyer, mbasi nuk është punë e vogël për ta bërë përkthimin e 2 600 faqeve, sa i ka kjo vepër madhështore”, ka thënë Tafilaj.
Ai shtoi se promovimi i këtij libri në Nju Jork, madje edhe në një universitet të till, natyrisht që merr një rëndësi të veçantë, për ne shqiptarët, duke parë me këtë rast edhe auditori i cili ishte megjithse jo në numër të madh – por me një nivel vlerësues edhrdhi me një interesim të madh për pyetur për këtë libër, të professor Buxhovit, kështuqë, .”mendojë se ka qenë një promovim i shkëlqyeshëm i një vepre të shkëlqyeshme, e cila nëpërmjet Kosovës, mendojë se i bashkon të gjitha territoret shqiptare, edhe pse e ka emrin “Kosova”, por nën emrin e saj është Dardania”, u shpreh Tafilaj.
“Vepra “Kosova” e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, botuar në tri vëllime, tha më tej për gazetën tonë, përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Janifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, ka prirë si libri më i shitur(bestseller) për vitet 2012 dhe 2013 dhe ka mijëra kërkesa për ribotim. Njëkohësisht, vepra “Kosova”, është edhe libri më i shitur ndonjëherë në historinë e Kosovës,” deklaroi ai.
Autori fillimisht ka falënderuar Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane,e cila në bashkëpunim me Monroe College dhe shtëpinë botuese Jalifat Publishing, ishin mikëpritësit e këtij promovimi. Gjithashtu, edhe sh-anëtarin e Asamblesë Shtetërore të New Yorkut, avokatin e njohur Stephen B. Kaufman, i cili drejtojë ceremoninë, kryetarin e Fondacionit, z. Esad A. Rizai, nënkryetarin Haxhi Berisha, konusllin e Kosovës, zotin Bekim Sejdiu, dhe mediet shqiptare për mbulimin e kësaj veprimtarie.
Autori i kësaj vepre Jusuf Buxhovi ka nënvizuar se vepra e tij “Kosova”, është përkthyer në gjuhën angleze falë bashkëpunimit me shkrimtarin e njohur Nazmi Rrahmani nga shtëpia botuese “Faik Konica” dhe Ramiz Tafilajn nga shtëpia botuese “Janifat Publishing”, e cila gjendet në Huston Texas të SHBA-ve..
Me këtë rast professor Buxhovi, vlerësoi lart nderimin që i bëri atij me këtë rast Kolegji Monroe, me dhënjen e nderimit “Mirënjohje” të këtij tempulli të diturisë, duke thënë se ” Në një kohë kur ky libër në disa qarqe të caktuara po kontestohet – vjen një Kolegj i njohur në Shtetet e Bashkuara që e sheh të rrugës ta nderojë autorin dhe veprën e tij “Kosova” dhe t’a stimulojë atë për një punë të më tëtutjeshme shkencore dhe historike për Kosovën”.
“Vepra ‘Kosova’ tha professor Buxhovi është shkruar për ta përcjellë mesazhin e historisë së shqiptarëve, të cilën duhet ta shkruajnë vetë autorët shqiptarë, e kjo historiografi të jetë në përputhje me qëndrimin tonë që të rrënohen stereotipat dhe klishetë, që i ka krijuar për shekuj me radhë historiografia serbo-madhe e Beogradit, Greqisë dhe Rusisë”, është shprehur ai. Sipas tij, deri më tani historiografia shqiptare, nuk ka autor që i janë përkthyer veprat e tyre kushtuar ngjarjeve dhe çështjeve të rëndësishme historike për Kosovën.
Në fund Zëvendës – presidenti i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, professor Haxhi Berisha, ka faleminderuar autorin dhe pjesëmarrsit dhe ka premtuar se Kolegji Monroe, mirëpret dhe i ka “dyert e hapura” për komunitetin shqiptarë, që të organizojnë aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe promovime të tjera në mjediset e këtij kolegji – duke pasur edhe mbështejen e tij personale si profesor i pa kursyer për shqiptarët në Kolegjin Monroe, dhe adiministratës së këtij kolegji amerikan.
Përkthimin e këtij libri e kanë bërë Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe Faton Bislimi. Përkthimi anglisht i tri vëllimeve i cili ka dalë nga shtypi në fund të vitit të kaluar ka titujt: “Dardania in Ancient and Medieval Times”, “The Ottoman Empire” dhe “From Occupation to International Protectorate”.Vepra është botuar ekskluzivisht nga shtëpia Jalifat Publishing, me seli në Houston të Texasit.
Jusuf Buxhovi është shkrimtar, historian dhe publicist. Romanet e tij janë shpërblyer me çmime dhe janë përkthyer në shumë gjuhë. Për dekada me radhë, z. Buxhovi jetoi në Bonn të Gjermanisë, ku shërbeu si korrespondent i gazetës “Rilindja”. Në Gjermani filloi një punë të gjatë gjurmimesh për historinë. Më 1989, bashkëthemeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës në emër të përpjekjes së intelektualëve për krijimin e shtetit të Kosovës. Tani jeton në Prishtinë ku vazhdon të merret me shkrime dhe studime historike.