• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UDHËTIM PËR TEK “ Haxhi Bektash Veliu “

March 28, 2018 by dgreca

Hagia Sophia ne StambollShkroi : Mynyr Z.Nazifi/

Si fëmijë, gjithënjë ka pasë qenë ëndërra e ime ta vizitoja Vëndin e Shënjtë të Haxhi Bektashit në Turqí. Kësisoji, kur Dervish Eliton Pashaj ma vuri në dukje se si Kryeministri i Turqísë Binali Yildirim e kishte ftuar Teqénë tonë ta vizitonte atë Vënd të Shënjtë si edhe të merrte pjesë në kremtimin që i bëhej në Turqí Sulltan Nevruzit e gjithashtu t’ishte e praníshme përgjatë Festivalit Sufí, unë e ndjeva veten të nderuar ta zhvilloja atë shtegtim së bashku me Z.Toni Leska duke e përfaqësuar Teqénë e Parë Bektashjane në Sh.B.A. me atë rast. Ceremonia me Prajministrin Binali YildirimDuke ua pasë dhënë gjithmonë si mësim fëmijëve të mij e gjithashtu edhe fëmijëve të tyre rëndësín’e besimit tonë Bektashjan, unë vendosa ta merrja me vete nipin tim Adrianin, i cili është një skenarist filmash Holliwood-ianë, ta ndajë me mua këtë përvojë e cila nuk paraqitet dy herë në jetë ! Kurse Toni mori me vete dy bijat e tija të reja. Udhëtimi nga Detroiti derisa arritëm në Ankara të Turqísë zgjati mbi katërmbëdhjetë orë ku kjo ishte edhe ndalesa e parë se na bashkoi edhe me qindra Muslimanë Sufí nga an’e mbanë bota. Festa e Sultan Nevrous ne PrespeGjatë darkës së parë në Turqí, grupi ynë u mblodhëm së bashku të hanim një darkë tradicionale turke si edhe të takoheshim me njeritjetrin. Ndonëse shumë nga né nuk e flisnim të njejtën gjuhë, nuk e patëm aspak të vështírë t’i gjenim si terren të përbashkët dashurinë për Haxhi Bektashin si edhe mësimet e tij !

Teqeja e Durbalis ne Greqi 1

Të nesërmen që në mëngjes, grupi ynë i përbërë nga rreth katërqind përfaqësuesish Sufí zumë vënd nëpër autobúse ta përshkonim distancën e gjatë dhe të vizitonim vëndet e shënjtë. Gjatë udhëtimit tonë e ndjeva kënaqësinë të bashkëbisedoja me shumë Bektashinj nga e gjithë bota duke u folur atyre rreth Teqésë sonë Amerikane si edhe punës së madhe të palodhur të Dervish Eliton-it në shtrirje të fushëpamjes Baba Rexheb-it lidhur me shpërndarjen sa më gjerë të mësimeve të Haxhi Bektash-it !

Teqe e Katerine Greqi 2

Mbas një udhëtimi të gjatë ndalimin e par’e bëmë tek Universiteti i Haxhi Bektash-it, njëri nga institucionet edukative më të larta turke ndërtuar për ndér të Tij ! Mbasi e përshkuam qytezën universitare ku dëgjuam edhe fjalime të ndryshme të cilat diskutonin rreth Haxhi Bektashit si edhe mësimeve të tij, grupi udhëtoi edhe disa orë të tjera derisa arritëm tek Vëndi i Shënjtë bashkëkohor i Haxhi Bektash-it. Mbasi mbërrijtëm në qytetin e ndërtuar për rreth Vëndit të Shënjtë, né hymë në Zonën e Shënjtë të vizitonim Tyrbet e Haxhi Bektashit si edhe të Ballem Sulltanit, ndër të tjera. Si një Bektashí i përkushtuar ku jeta e tij kishte si misjon të shtrijë në gjerësí mësimet e Haxhi Bektash-it, kjo qé për mua njera nga përvojat më të thella si edhe më të fuqíshme të jetës sime – një përvojë e cila më bën të ndjehem vërtet i lumturúar q’e ndava atë me nipin tim Adrian, nga që nëpërmjet bijve si edhe në vazhdim edhe fëmijëve të tyre si edhe mbështetur në respektin për besimin tonë fetár që né u mësojmë atyre, (bijve si edhe

nipave e mbesave tona), se si Haxhi Bektashi si edhe mësimet e Tij vazhdojn’edhe janë të gjallë akoma.

Ditën në vazhdim, grupi ynë përfaqësuesish Sufí, u bashkua me qindra Muslimanë nga e gjithë Turqíja të merrnim pjesë në Festivalin Sufí Kryesor. Përgjatë kësaj ngjarjeje né pamë valle cerimoniale, dëgjuam bashkëbisedime karakteri fetár, si edhe dëgjuam fjalimin e Kryeministrit Turk Binali Yildirim.

Mbas Festivalit, unë me Adrianin udhëtuam për në Maqedoní ta celebronim Sulltan Nevruz-in. Mbasi Adriani, për aq ditë sa ndëjtëm atje, u përditësua relativisht mirë lidhur me Kulturën Bektashjane, ne vendosëm ta zgjasnim disí qëndrimin tonë atje duke ndërmarrë një udhëtim jo të gjatë nëpër Greqí që të vizitonim dy vendndódhje, Teqénë Durbalis si edhe atë Katerine.

Përgjatë udhëtimit të kthimit në Sh.B.A. Adriani si edhe unë i bëmë një shtyrje prej një jave duke qëndruar në Stamboll e duke e shijuar kulturën e pasur turke – një kulturë e cila ia dí shumë për ndér Haxhi Bektashit nga që siç është thënë “ Pá Haxhi Bektash Veliun, nuk do të kishte Turqí. “ Gjatë qëndrimit në Turqí, patëm fatin të vizitonim edhe Vëndin e Shënjtë të Motrave të Imamit Hysen si edhe disa Tyrbe të tjera Bektashjane.

Në vështrim të përgjithshëm udhëtimi im për tek Vëndi i Shënjtë i Haxhi Bektash Veli-ut, ishte skajshëm m’i rëndësíshëm nga ç’e kisha përfytyruar si djal’i ri tek i mësoja fillimisht rregullat e fésë tonë të mrekullueshme. Duke ia ditur shumë për ndér Dervish Elitonit si edhe lidhjeve të Tija me organizatorët e Festivalit Turk, e ndjej gjithashtu veten time tamam të lumturuar q’e ndava këtë përvoje që paraqitet vetëm një herë përgjatë jetës … edhe me nipin tim më të moshuar. Duke u ballafaquar drejtpërsëdrejti edhe duke e kuptuar thellësisht se sa e vyer është kjo përvojë e vizitës së një Vëndi të tillë të Shënjtë, unë shpresoj që gjithsecili që do ta kryejë vetë këtë udhëtim, Zoti t’i bekojë e atyre t’u bëhet e mundur ta kryejnë këtë Pelegrinazh !

 

Filed Under: Featured Tagged With: “ Haxhi Bektash Veliu “, Mynyr Nazifi, UDHËTIM PËR TEK

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT