• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova shtet fiton medaljen e parë olimpike, të artë, nisin urimet

August 7, 2016 by dgreca

-Majlinda Kelmendi, e artë në Rio, krerët e shetit të Kosovës urojnë/

Rio, 7 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Kosova shtet i pavarur me xhudisten Majlinda Kelmendi para pak momneteve fitoi medaljen e parë olimpike në Rio 2016 – të artë. Në finale u përball me italianen Odette Giuffrida.

Majlinda Kelmendi ka arritur finalen e madhe  në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen Misato Nakamura.  Kosova. në Brazil, po merr pjesë për herë të parë në një Olimpiadë si shtet me të drejta të plota.

Krerët e shetit të Kosovës urojnë Majlinda Kelendin:

Presidenti Hashim Thaçi: Krenar dhe përplot emocion me suksesin e Majlindës. Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari. Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë. Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!

Kryeministri Isa Mustafa: Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë.

Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim.

T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik.
Majlinda është e Artë, Kosova është e Artë!

Kryeparlamentari Kadri Veseli: Majlinda Kelmendi bëri historinë. Ajo sonte në mënyrë brilante, siguroi medaljen e parë olimpike për Republikën e Kosovës. Majlinda rrëmbeu emocionet tona duke dhënë dëshmi se ajo me të rinjtë tanë dhe përkushtimin e trajnerëve dhe institucioneve, mund të regjistrojnë suksese që gjenerata të tëra i ëndërruan. Fitove për ne – faleminderit kampione! Tani fito për vete dhe për ne! /b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: per Majlinda Kelmendin, Urimet nag kreret

Artikujt e fundit

  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT