NGA LULZIM MULLIQI/
Organizimi i veprimtarive te shumta kombetare dhe kulturore viteve te fundit ne shtetin e Arizones,deshmon per nje perpjekje dhe ngritje cilesore te Komunitetit shqiptar ne kete shtet te larget te Amerikes.Mergata shqiptare ne kete shtet gjithnje e me teper eshte ne nje proces rilindjeje dhe gjallerimi qe po tregon me perpjekjet e saj per tu integruar ne shume veprimtari tona kombetare.Si perfaqesuese e ketij komuniteti,Shoqata Shqiptaro-amerikane”Shqipe e Arizones” pothuajse cdo vit organizon veprimtari te ndryshme me rastin e festive tona kombetare si dhe nderon figurat madhore qe kane mbeshtetur ceshtjen shqiptareve ne periudha te ndryshme kohore.Keshtu ne nderim te kontributit te madh qe ka dhene ish kongresisti,Joe DioGuardi,per Kosoven dhe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi,ne mbledhjen e kaluar te Bordi Drejtues te kesaj Shoqate,anetari i Bordit,Dhimiter Rrera Propozoi qe ti dergohet nje telegram urimi,Joe DioGuardit me rastin e 75 vjetorit te lindjes.Me kete rast telegramin ne gjuhen Shqipe e pergatiti,ushtruesi i detyres se sekretarit,mr.Lulzim Mulliqi,nderkaq ne gjuhen Angleze,prof dr.Arben Lasku.Ne vijim te ketij telegrami nder te tjerash thuhet”Me rastin e ditelindjes dhe rrugeve te jetes me gjakun e arberit per kauzen e madhe shqiptare,Komuniteti Shqiptaro-Amerikan,ne Phoenix,(Arizona),permes ketij telegrami urojme ditelindjen tuaj ,duke iu deshiruar shendet,jete te gjate,begati dhe mbaresi ne jete!Per keto 25 vjet te aktivitetit politiko-kombetar te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane,keni qendruar ne balle te luftes politike dhe diplomatike per kauzen e madhe kombetare per te sendertuar vlerat e lirise,te demokracise dhe te Pavaresise se Kosovës.Sahere qe permendet emri i juaj i nderuar,Joe DioGuardi,na e kujton me krenari angazhimin tuaj kombetar,politik dhe diplomatik te ish kongresistit te respektuar ne Shtepine e Bardhe ne Uashington,qe beri te mundur per te levizur tere mekanizmat relevant vendimmarres amerikan dhe boterore per lirine dhe pavaresine e Kosovës,pastaj demokratizimin e jetes ne Shqiperi,dhe mbrojtjes ne vazhdimesi te ceshtjes shqiptare ne Ballkan.Veprimtaria e Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane nen udheheqjen dhe vizionin tuaj,pati suksese per vite dhe dekada me radhe ne sensibilizimin e Kongresit,Senatit,
Shendet dhe suksese te reja Joe,DioGuardi!,thuhet ne fund te telegramin te urimit te Shoqates “Shqipe te Arizones” derguar ish kongresistit,Joe DioGuardit me rastin e 75 vjetorit te lindjes.
Bordi Drejtues i Shoqates “Shqipe e Arizones” ne Phoenix,Arizona
Kryetari,Burim Gashi-Ekonomist
Ish kryetari dhe anetar i Bordit Drejtues,prof.dr.Arben Lasku
Sekretari (ushtruesi i detyres),mr.sci.Lulzim Mulliqi
Financiare,Paulina Kalaj