• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Meta uron Festën e Krishtlindjeve

December 25, 2017 by dgreca

Presidenti Meta uron Festën e Krishtlindjeve: Besoj se jo vetëm Kisha jonë Ortodokse është edhe më shqiptare, por jam i bindur që edhe shoqëria jonë është edhe më evropiane, edhe më mirënjohëse!

1 Presidentjpg

1 MetaPresidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta i shoqëruar nga fëmijët e Tij Bora, Besari dhe Era, ishte sot në mesditë në Bashkësinë Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për t’i uruar Krishtlindjet Kryetarit të VUSH-it, Pastor Ylli H. Doçi dhe drejtuesve e besimtarëve ungjillorë shqiptarë.

Më pas Presidenti i Republikës vizitoi Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastasi.

Presidenti Meta u përcolli personalisht urimet më të mira e të përzemërta besimtarëve të krishterë për Festën e shenjtë të Krishtlindjeve: “Kam kënaqësinë të uroj edhe njëherë gjithë besimtarët ortodoksë të krishterë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Krishtlindjet!

Dëshiroj që në këtë ditë shprese, dashurie, solidariteti, harmonie dhe paqeje të gjithë të jemi sa më pranë familjeve tona, sa më pranë njëri-tjetrit. Të punojmë dhe të bashkëpunojmë për më shumë paqe, mirësi dhe begati. Edhe më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj atyre që janë më të pambrojtur, më të përjashtuar, më në vështirësi në mënyrë që te kemi një shoqëri më të bashkuar, më optimiste dhe më të fortë për të ardhmen.

Njëkohësisht, Krishtlindja është pak më e veçantë. Besoj se jo vetëm Kisha jonë Ortodokse është edhe më shqiptare, por në mënyrë të veçantë, jam i bindur që edhe shoqëria jonë është edhe më evropiane, është edhe më gjithëpërfshirëse, është edhe më mirënjohëse. Është edhe më e vendosur në ato vlera të solidaritetit, të mirëbesimit, të bashkëpunimit, të mirëkuptimit, që e çojnë këtë shoqëri më me besim drejt evropianizimit të saj të plotë dhe natyrisht kjo është një ditë e cila ka dhe shumë diell, ka dhe shumë shpresë.”

Në përgjigje të interesimit të përfaqësuesve të medias lidhur me arsyet pse pikërisht në këto momente i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkop Janullatosit dhe a është njohur me kontenstimin që ka pasur vendimit i Tij, Presidenti i Republikës tha: “Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Fortlumturia e Tij: Është si puna e verës.

Mendoj se është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes për këtë vepër të madhe që ai ka krijuar me lidershipin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për njëzet e pesë vite duke ringritur nga hiri Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me një infrastrukturë të jashtëzakonshme. Mjafton të shohim Katedralen përballë, e cila vite më parë nuk ekzistonte apo kishat kudo në të gjithë vendin që ishin të shkatërruara dhe ajo që është shumë e rëndësishme do të thoja, investimi, frymëzimi dhe edukimi i tij për të krijuar një plejadë tashmë të shkëlqyer të klerikëve shqiptarë të Kishës Ortodokse, të cilët kanë arritur në këto nivele kaq të larta padyshim falë lidershipit të tij.

Dhe njëkohësisht duhet të theksoj se lidershipi i tij në krye të kësaj Kishe ka qenë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për t’u afirmuar në të gjithë botën e ortodoksisë, por ka qenë edhe një mundësi shumë e mirë për të promovuar edhe Shqipërinë si një vend evropian, si një vend me vlera, por mbi të gjitha si një vend i bashkëjetesës shqiptare, të tolerancës e të dashurisë, dhe Fortlumturia e Tij gjithnjë ka predikuar jo vetëm për besimtarët ortodoksë, për për të gjithë shqiptarët paqe, dashuri dhe mirëkuptim.”I pyetur nëse ky vendim lidhet me faktin se Kryepeshkopi Anastas ka bërë të qartë se pasardhësi do të jetë një shqiptar, dhe jo më një grek, Presidenti Meta u përgjigj: “Mendoj se kjo lidhet me veprën e tij, dhe ashtu sikurse ai u shpreh se ‘vera, sa më e vjetër të jetë, aq edhe më shumë vlera ka’, unë do të thoja se sa më shumë vite do të kalojnë nga sot, aq edhe më shumë do të lartësohet figura dhe vepra e tij në ringritjen, zhvillimin, modernizimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sidomos, në investimin e tij gjithmonë në funksion të bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare midis shqiptarëve.”

Letra e Presidentit Meta dërguar Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos

1 fete bashke

Tirane, 24 dhjetor 2017/

Fortlumturi,

Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit, më jep gëzimin e madh t’Ju uroj nga zemra, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë Gëzuar Krishtlindjet!Uroj që kjo festë e bukur e Krishterimit, e cila mishëron njëkohësisht vlera hyjnore dhe njerëzore, të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, si kusht i domosdoshëm i begatisë së shoqërisë dhe përparimit të njerëzimit.

Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë dhe për të gjithë shqiptarët, vlerat e tyre të veçanta të besimit, trashëgimia e harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer ndër-fetare, na bëjnë më të vetëdijshëm e njëkohësisht krenarë për këtë pasuri shpirtërore e njerëzore dhe rëndësinë e dimensionin e saj të patjetërsueshëm e të pazëvendësueshëm.

Kjo vlerë e pasuri shpirtërore unike, historike dhe kombëtare e popullit tonë është trashëguar dhe është ruajtur, kultivuar e përcjellë brez pas brezi falë mundit, sakrificës, përpjekjeve, përkujdesjes dhe ndjenjës së lartë të përgjegjësisë e detyrimit të besimit të fortë shpirtëror të udhëheqësve të besimeve fetare të shqiptarëve.

Jam i lumtur të pohoj se Fortlumturia Juaj i përket pikërisht këtyre udhëheqësve të nderuar të besimeve fetare të popullit shqiptar.

Gjatë 25 viteve si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke kontribuar me përkushtim në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besimit ortodoks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e traditës shumëshekullore të besimit ortodoks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga besimi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet e veprat e shenjta të Zotit.

E kam ndjekur me vëmendje aktivitetin Tuaj të palodhur ndërkombëtar, vizitat në Vatikan dhe në vende të shumta të botës, duke i shërbyer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por veçanërisht përhapjes, përtej kufijve të Shqipërisë, të vlerave e pasurisë së harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.

Përkushtimi Juaj shembullor shpirtëror dhe kontributi juaj gjatë këtyre viteve, është vlerësuar me të drejtë me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës dhe Durrësit dhe me urdhrin e lartë të Presidentit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe forcimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.

Çmoj e shpreh mirënjohje, veçanërisht për ndihmën Tuaj dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj vëllezërve tanë nga Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.

E vlerësoj lart kujdesin dhe vëmendjen që keni treguar për arsimimin dhe përgatitjen e brezit të ri të klerikëve shqiptarë dhe krijimin e qendrave rinore në qytete e fshatra të ndryshme, duke ruajtur kështu trashëgiminë e çmuar shqiptare të këtij besimi dhe identitetin e tij, larg influencave, tendencave dhe ndikimeve të huaja, të padobishme dhe të rrezikshme për bashkësinë shqiptare ortodokse dhe për vetë popullin shqiptar.

Fortlumturia Juaj,

Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjeve, jam shumë i lumtur t’ Ju bëj me dije se kam marrë vendimin, edhe në vijim të vullnetit Tuaj “…për të vërtetuar lidhjen e pandashme me vendin që doni sinqerisht dhe i shërbeni me vetësakrifikim…”, t’Ju jap shtetësinë shqiptare, nëpërmjet Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 10700, të datës 22 dhjetor 2017.Duke shprehur bindjen time se ky veprim, jo vetëm përmbush një detyrim institucional, por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpirtëror në Shqipëri, Ju uroj sërish Juve, besimtarëve ortodoksë, të krishterë e të gjithë shqiptarëve, të kalojnë Krishtlindje të bukura, të gëzuara dhe të lumtura dhe lutjet e kësaj ditë të shenjtë të sjellin më shumë paqe, dashuri, harmoni e mirëkuptim jo vetëm mes nesh, por edhe mes të gjithë kombeve të botës.

Me respekt,

Ilir Meta

Filed Under: Featured Tagged With: e Krishtlindjeve, Presidenti Meta, uron Festën

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT