Ushtarakë të NATO-s vizitojnë Qëndrën tonë Ndërinstitucionale Operacionale Detare {QNOD/
Nga Shefqet Kërcelli/
Nga data 9 deri më 13 maj 2016, në zbatim të programit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes të RSH dhe Komandës së NATO-s, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë Përfaqsuesit Ushtarakë Kombëtarë {PUK} të Vendeve të Aleancës. Në zbatim të programit, grupi i ushtarakëvë të NATO-s ka zhvilluar vizita dhe takime në MM, Shtabin e Përgjithshëm si dhe Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare. Paraditen e 11 majit, përfaqsuesit e vendeve të Aleancës, nën drejtimin e GjeneralBrigade Reinhard Kuhn, vizituan Qëndrën tonë Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ushtarakët e NATO-s u pritën nga Drejtori Administrativ i QNOD, Gjeneralbrigade{R} Zyber Dushku, Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë, Adnand Agastra dhe kuadro kryesorë të QNOD. Fillimisht Zoti Dushku i uroi mirëseardhjen ushtarakëve miq në QNOD dhe qëndrim sa më të këndshëm në vendin tonë. Në vijim të takimit i njohu shkurtimisht me krijimin e QNOD më 17 maj 2010, si një strukturë efektive për ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare, institucionet përbërëse të QNOD, si Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, MTransportit, e Financës, e Bujqësisë dhe e Mjedisit, të cilat nëpërmjet bashkëpunimit midis tyre sigurojnë hapësirën detare të vendit tonë. Gjithashtu zoti Dushku prezantoi dhe strukturën e QNOD, asetet e cdo institucioni pjesmarrës, legjislacioni bazë, trajnimi, stërvitjet dhe përgatitja e personelit të institucioneve detare në bashkëpunim me aleatët EuroAtlantikë, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të zbatimit të ligjit në hapësirën detare gjatë vitit 2015 e periudhës 4 mujore të 2016, rezultatet e tyre si dhe analiza e riskut. Në fund zoti Dushku evidentoi disa nga synimet e institucionit që ai drejton dhe nevojën e bashkëpunimit efikas midis institucioneve shtetërore dhe private që kanë interesa në det. Nga ana e tyre ushtarakët e NATO-s vlerësuan punën dhe rolin e këtij institucioni në luftën kundër trafiqeve dhe shkeljeve të hapësirës detare, ndërkohë bënë dhe pyetje të ndryshme për funksionimin e QNOD, përgjegjsinë e institucioneve, përgjegjsi kryesor gjatë operacioneve detare, kapacitetet operacionale të cdo strukture përgjegjse, sistemet e komunikimit, mundësitë e bashkëpunimit me strukturat homologe të NATO-s, etj. Zoti Dushku i falenderoi ushtarakët aleatë për vëmendjen dhe pyetjet interesante në drejtim të punës së institucionit të QNOD, duke i uruar dhe njëherë vizita të këndshme në Shqipëri bashkë me familjet e tyre. Po sot paradite, ushtarakët e NATO-s u njohën me portin e Durrësit, vizituan Muzeun Arkeologjik dhe mbasdite Kalanë e Shkodrës. Më parë ata vizituan Muzeun Historik Kombëtar, Kalanë e Krujës dhe Pallatin e Brigadave, ndërsa më datën 12 maj do vizitojnë bazën e Pashalimanit dhe pasuritë turistike të bregdetit të Vlorës. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri ushtarakët përfaqsues të vendeve anëtare të NATO-s vlerësuan ecurinë e FA shqiptare si aleate e NATO-s dhe mikpritjen e bukuritë natyrore të vendit tonë. Më datë 13 ushtarakët e NATO-s mbyllin vizitën në vendin tonë.