Temë kryesore e këtij takimi ishte prezantimi i lidershipit të ri ushtarak të FARSH me përfaqësuesit ushtarakë amerikanë në Shqipëri si dhe rritja e bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet Forcave të Armatosura të dy vendeve. Gjeneral Kollçaku vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes si dhe mbështetjen e palës amerikane për përgatitjen dhe masat e mara për Takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 15-17 shtator 2017. Gjithashtu Gjeneral Kollçaku shprehu gatishmërinë e tij dhe të Forcave të Armatosura Shqiptare për vijimin e programeve dhe projekteve të mbështetura nga pala amerikane për modernizimin e FA shqiptare, siç janë mjetet e blinduara që sapo u dhuruan nga SHBA. Në përfundim të takimit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe përfaqësuesit ushtarakë amerikanë në Shqipëri, rikonfirmuan edhe njëherë thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok midis ushtrive të dy vendeve.
{Burimi i informacionit, Zyra e shtypit e Shefit të Shtabit të FA}.