• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VALSI VJENEZ

May 2, 2020 by dgreca

Nga Mustafa Xhepa/

– Po shkruaj për jetën e inxhinierit Selim Zyma, kushëririt tënd. Kur të jesh i lirë shkojmë në Tiranë të flasim me vajzën e tij. Dua të saktësoj pak gjëra.- Më thotë Kujtim Bevapi, drejtori i bibliotekës së Elbasanit. Jemi miq të kahershëm.
– Shkojmë të dielën.
Pranverë. Aromë lirie. Ata që kanë lyer duart me gjak, Sigurimi i Shtetit, janë arratisur në Çamërinë e pushtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Njerëzia thonë se janë nën mbrojtjen e Asfalisë. E tmerrshme, kur mendon që Sigurimi i Shtetit ekzekutoi qindra shqiptarë të pafajshëm, nën akuzën, “agjentë të Asfalisë”. 
Pranë urës së Zaranikës qëndrojnë në pritje disa mikrobusë të vjetër. Të blerë dorë e dytë apo e tretë në Itali. Shoferët që dikur punonin me taksitë e shtetit, tani kanë dalë privatë. Afrohet një i njohur i Kujtimit.
– Ejani tek unë! Edhe dy të tjerë e nisemi për Tiranë. 
– Të presim për dy pasagjerë do të thotë të rrimë edhe një orë këtu.- Kujtimi nguron. 
– Hajde! Dil prapa!- Shoferi i drejtohet një djali në sediljen e parë.
– Mos ma prishni! Uluni në dy vendet e para! 

Aeroporti i Budapestit “Ferihegy” gumëzhin me udhëtarë që lëvizin brenda kampit socialist. Në daljen qendrore është duke pritur një punonjës i ambasadës austriake. Është i shqetësuar. Gruaja nga Tirana nuk duket gjëkundi. Shkon të pyesë sërish punonjësin e informacionit. 
– Po! Hilda Zyma, me linjën e Malevit nga Republika Popullore e Shqipërisë, e ka kaluar kontrollin. Shikoni në sallën e pritjes!
Diplomati kërkon me sy. Fotografia, të cilën i treguan në ambasadë, nuk i shembëllen me ndonjë grua në sallë. Duke i buzëqeshur afrohet një hije. Nuk i është ndarë që kur ka ardhur në aeroport.
– Ajo plaka atje!- Tregon me gisht dhe largohet “syri vigjilent”. 
Ulur në fundin e radhës së karrigeve, gri të errët, është një plakë e kërrusur. Veshur me kostum të kaltërt, i zbardhur, i gjërë për trupin e saj të rrëgjuar. Moda e viteve dyzetë. Nuk i shkon me moshën.
– Zonja Zyma, mirësevini!- I shtrëngon dorën e tharë. 
Hildës i mbushen sytë me lot. Fjala zonjë i duket prej një bote tjetër. Ajo nuk ekziston më. E shembur, njëherë e përgjithmonë. Kërkon ta falenderojë. Fjalët i mbyten në dashurinë që ka lënë pas. Vajzën, Ismeten. E ka rritur me thonj. Ngrënë e pangrënë. Punë të rënda. Jetë kasolleje, me çati e derë llamarine. 

Mbi atë llamarinë të ndryshkur trokitën një natë dimri të akullt dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit. Ajo nuk ua hapi. E mbante me të dy duart, fort. Kishin tentuar edhe herë të tjera. Ishte metodë e mësuar nga shefi Beria i BRSS-së, babai i përdhunimit. Në shoqërinë e re të klasës punëtore e fshatare, përdhunimi, instikti i njeriut të ri, ishte arma që përdorej kundër klasës së përmbysur. Oficeri më i bëshëm në trup e hapi me forcë.
– Dëgjo ti e huaj! Partia ta ka shpallur burrin …- Hilda shtrëngoi Ismeten e vogël në krahëror.
– Të pafajshëm …- Hildës i ra të fikët.

Diplomati austriak e mban prej krahu, sikur ta ketë nënën e tij.
– Zonjë nuk ndjeheni mirë? Dëshironi të pushoni pak në ambasadë?
– Dua të nisem. Ta shoh, para se…!- Fshin lotët me duart që i dridhen.
– E kam këtu.- I tregon biletën për në Vjenë.  
Avioni ngjitet mbi re. Hilda mbështet kokën prapa. Mbyll sytë.

– Mami, mami!- Ismetja e vogël e tërheq nga dora. Është hera e parë që i lejojnë të takohen me Selimin. E rrëmbyen natën. Akuza sabotator. I vunë prangat në duar inxhinierit topograf Selim Zymës që kishte punuar për caktimin e kufinjve të vërtetë të Shqipërisë në vitin 1942. U përpoqën serbët ta vrisnin, ashtu si një palë pushtuesish të tjerë kishin vrarë gjeneralin italian Enriko Telinin, kryetarin e Komisionit Ndërkombëtar Kufipërcaktues mes Shqipërisë dhe ardhacakëve të përtej detit. Gjenerali kishte futur brenda kufirit të Shqipërisë Janinën dhe pjesët e tjera të Çamërisë. Me duart e pushtuesve të rinj, “Bijtë e Stalinit”, serbët ia arritën qëllimit.  
– Mami! Këtu do të dali babi! Hajde! Afrohemi te dera!
– Qëndroni aty ku jeni! Takimi sot është vetëm me të parë. Do ti shikoni armiqtë në dritaren e katit të dytë.- Polici largon me të shtyrë disa gra të moshuara që mbajnë në duar boçe me ushqime.

Fillojmë të ngjisim Krrabën. Pa vajtur te Ura Trembëdhjetë, ndërsa zbret marshin me të kërcitura, mikrobusi bën prapa.
– Një muaj kam që e ndërrova dreqin e freksionit. Do të ketë vendosur të përdorur.- Flet i trembur shoferi.
– Hajde gjeje këtë punë,- thotë Kujtimi.- Paratë t’i marrin për të ri.
Rruga është e ngushtë me dredha, e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore. Pak është vënë dorë për ta mirëmbajtur. Qarkullimi është shpeshtuar dhe në kthesat e shumta, pa pamje, mundet fare lehtë të ndodhin aksidente.
– Ja këtu ra një Opel dje.- Vajza prapa nesh i tregon gruas që ka në krah.
Poshtë në faqen e shkëmbit rri ngecur në mes shkurresh një Opel i shtypur në pjesën e përparme. Lutemi të mos ketë patur viktima. Në Tiranë arrijmë rreth orës njëmbëdhjetë. Shoferi ndalon prapa Piramidës. Marrim në këmbë rrugën për te shtëpia e Ismete Zymës. Është në pjesën e bulevardit pranë stacionit të trenit. Derën e apartamentit e hap vetë Ismetja. Takohemi me mall. Është disa vite më e madhe se nëna ime, por kanë shkuar shumë. Ka ardhur edhe te Banesat në Elbasan, kur na kishin degdisur pasi na kishin rrëmbyer shtëpinë.  
– Ylli nuk do të vonohet, doli për të bërë pak pazare.- Ylli Kostreci është bashkëshorti i saj dhe kushëriri i mikut tim Uran Kostrecit. Njeri shumë i mirë. 
– Rrimë në kuzhinë, jemi më rehat këtu.- Ulemi në divanin përballë bufesë, ndërsa Ismetja afron një karrige dhe ulet pranë nesh. Bisedat zënë njëra-tjetrën. Kujtimi e falenderon për mikpritjen dhe informacionin.
– Porsa ta botoj do t’ua sjell vetë në Tiranë.
– Të falenderoj me zemër në dorë.- Ismetja e përqafon.
– Jeni i pari që po shkruani për babanë tim.
– Me inxhinierin Selim Zyma krenohet jo vetëm Elbasani, por e gjithë Shqipëria.- Kujtimi flet i emocionuar.

– Vajta me mamanë ta takonim.- Fshin lotët.
– Në dritaren e burgut bënte me dorë një plak me mjekër të zezë, të madhe…- Shkundet me ngashërim. 
– Më falni!- Pret të qetësohet.
– As mamaja nuk e njohu.- Fshin sytë.
– I dukej i huaj. Jo njeriu që kishte dashur më shumë se jeta.
– Selim! Selim!- Thërriste.
– Jam Hilda!- Babai na puthte me dorë.
– Është Ismetja!- Ai vazhdonte të na puthte. Nuk e lanë. E tërhiqnin nga prapa. Mbahej fort te dritarja. E morën. E pushkatuan.
Heshtje…Stjuardesa pyet Hildën nëse dëshiron të pijë diçka. Ajo e refuzon me tundjen e lehtë të kokës. Mbyll sytë përsëri. Ditëlindja. Ishte ftuar edhe një djalë i ri, student i inxhinierisë.
– Selimi është i zgjuar, i pashëm. Kam frikë se do të të rrëmbejë zemrën.
– Baba, unë jam e rritur tani. Tetëmbëdhjetë. Pastaj e kam takuar edhe herë të tjera.
– Të paska lënë gjurmë! 
– Është nga një vend i vogël. Kemi lidhje gjaku me ta. Princ Vidi quhej mbreti i tyre. Albania. 
Hilda hap sytë. Zonja që është ulur pranë saj në avion i buzëqesh. 
– Isha në ëndërr.
– Me siguri e bukur, sepse po qeshnit.
– Si ëndrrat.

– E humba fare. Ylli po vonohet. T’ju nxjerr pak raki dhe diçka për të ngrënë.
– Jo,- thotë Kujtimi,- kafeja është tamam.
– Mbas lajmit që morëm për pafajsinë e babait, nëna u përpoq të kontaktonte me përfaqësuesit e ambasadës austriake. E pengonin. Një ditë arriti të takojë konsullin austriak. Ia tregoi të tërën. Ai premtoi se do të na merrnin në Austri. Nuk ndodhi ashtu. Tirana komuniste lejoi vetëm nënën. Mua më mbajtën peng këtu. Në Austri vajti te vëllai im, më i madh në moshë, që kishin lënë me gjyshin, kur erdhën në Shqipëri. Verin. Tani siç e shihni, pas ndryshimeve, do të shkojmë edhe ne si familje. 
U ndamë me Ismeten duke i uruar udhë të mbarë. Rrugën për te “Piramida e Djallit” e bëmë pa folur. Ishim prekur thellë.

– Tani, Valsi Vjenez! Çiftet të zgjedhin partnerët.- Na ftoi babai. Eh i dashuri baba! Nuk të dëgjuam.
– Po shkoni në strofkën e ujqve.- Na këshillove. Ishim të rinj plot ëndrra. Selimi donte që Shqipëria e vogel t’i ngjasonte Austrisë.
– Do ta bëjmë! S’i mungon gjë.- Më mbulonte me të puthura.- Është e pasur me minerale, njerëz … e bekuar nga Zoti natyra e saj.- Po ujqit Selim rrinin gati për ta shqyer?  
– Vajzat rendën te partnerët. Mua këmbët … drejt Selimit.
– Zoti Zyma, pricesha e mbrëmjes ju zgjodhi juve. Jeni me fat!- Babait i shkëlqenin sytë. Vlerësonte krenarinë dhe burrërinë e Selimit.

– Zonjë avioni ka ndaluar.
– Më falni!
I tërë bagazhi i Hildës, çanta e dorës që e ka qepur vetë. Shoferit të taksisë i jep adresën dhe mbështet kokën te xhami.
Në modë ishte vallzimi me trupat pranë, “International-style Viennese waltz”.
– Gjatë çdo rrotullimi kontakti i trupave rriste ndjenjën që kishim për njëri-tjetrin. Dora e djathtë e Selimit vendosur në kurrizin tim; dora ime e majtë mbi shpatullën e tij të djathtë. Dy duart e tjera kapur pranë lartësisë së gjoksit. Kur më takonte, një zjarr më diqte përbrënda.
– Të dua,- tha,- më shumë se jeta ime.- Vendosa kokën pranë zemrës së tij,- edhe unë.
– Zonjë arritët te shtëpia.- Shoferi hap derën e taksisë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Mustafa Xhepa, Valsi Vjenez

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT