• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Varfëri e pasur” të Poetit Qerim Skënderaj

November 15, 2014 by dgreca

Në promovimin e një libri-përshtypjet e një pjesëmarrësi/
Nga Përparim Hysi/Në datën 13 nëntor, në një nga sallat e Muzeut historik, u bë promovimi i librit me poezi “Varfëri e pasur” të poetit Qerim Skënderaj. Nuk marr përsipër që të them se në ç’masë është i njohur për lexuesin shqiptar, poeti dhe prozatori Qerim Skënderaj. Por, para se të flas për një poet lirik si Qerim Skënderaj, e gjej të udhës që, përciptas, të bëj një biografi letrare të tij. Me origjinë, Qerim Skënderaj, është nga Ninshi, një fshat i largët i Mallakastrës. Aq i largët është, sa “për dy çapa”, sos në Tepelenë. Profesioni i tij nuk lidhet me letërsinë dhe aq më shumë me poezinë. E, megjithatë, të them në fillim atë që do them në fund: Qerim Skënderaj është një poet i bukur lirik me një zë të ëmbël dhe të vetin që, pa një grimë subjektivizmi, zë vend krahas lirikëve të bukur që ka SHqipëria: duke filluar nga Poradeci, Ali Asllani e për të vazhduar me të tjerë, si: Frederik RReshpja, Koçi Petriti, MIljanov Kallupi, Pano Taçi, Jorgo Bllaci, Skënder Rusi e të tjerë. Linja e lirizmit të tij i ngjet atij burimit ku ka pirë ujë krojeve dhe burimeve të fshatit. Dhe çuditesh: Qerim Skënderaj ka mbaruar shkollën e bashkuar dhe është diplomuar si oficer kondraajror! Tek i hedh një sy skiç biografisë tij, nuk kam pse mos ndaloj në një fakt gati historik: ( e thashë dhe në fjalën time) asaj shkollës së bashkuar i detyrohemi jo vetëm se nga ajo kanë dalë ushtarakë të zotë, por, veç tjerash, se nga ajo shkollë kanë dalë dhe një aradhë e vërtetë që me penën e tyre, në prozë e poezi janë kthyer në vlera. Kur them kështu, sikur të rreshtoj para jush vetëm disa syresh, patjetër që do jini me mendimin tim. Emra si: Ibrahim Gani, Roland Musta, Lirim Deda,Iliriana Sulkuqi, Shpend Topallaj, Myrteza Mara,Petraq Kote,Riza Lahi, Agim Bacelli dhe të tjerë që t’më falin për listën shumë të cunguar timen, kanë shkruar dhe vazhdojnë të pasurojnë fondin e Letërsisë SHqipe. Po ka dhe një fakt tjetër shumë domethënës: “produkt” i kësaj shkolle ( në rast se mund të shprehem kështu), ka qenë disidenti më përfaqësues dhe më i bukur në letërsinë tonë. Qe oficeri dhe Poeti, Trifon Xhagjika që bërtiti:- Atdhe, të shoh lakuriq! Një britmë e tillë nuk qe britmë lufte, por apel i një Prometeu të vërtetë që nuk ishte mitologjik, por real. Kjo britmë që nuk qe një metaforë, as klithmë vaji, është dafina më e bukur në ballin e atij martiri që, për çudi, në gjykimin tim (qofsha unë i gabuar), nuk është evendituar në shkallën që e meriton. E, pra nga kjo shkollë, ka dalë dhe Qerim Skënderaj.

* * *
Qerim Skënderaj ka botuar 9 libra me poezi dhe tri në prozë. Në vitet e demokracisë ai ka emigruar në Itali dhe, edhe atje, krahas punëve të rëndomta, mësoi itlaisht dhe aq përparoi,sa shkroi në gjuhën italiane dy libra: “Shqipëria- akti i fundit” dhe”Itaka e fundosur”. Atje është nominuar me çmim të posaçëm dhe jo më kot: nga pena e Qerim Skënderajt, qoftë në prozë dhe qoftë në poezi kanë ardhur para lexuesëve, shkrime me vlera. Qerim Skënderaj nuk shkruan sikur ta ndjekë dikush nga prapa me shkop, por është i tillë që, mat shtatë herë e pret njëherë. Pse është i tillë, ai është pritur aq mirë nga lexuesi: brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Tek fliste për fillimet e tij letrare, me një modesti aq njerëzore sa ç’ndodh me çdo fillestar që kanë nevojë për një mentor si mbështetje, mirënjohës si gjithnjë, në promovim ai lakoi: poetin dhe prozatorin Faslli Haliti. Transferimi i oficerit Qerim Skënderaj nga Tirana në Lushnje kish një prapavijë të lexueshme: është shpallur “nongrata” për Tiranën dhe dërgohet në Lushnje. Por ashtu si çdo e keqe nuk vjen vetëm për keq, kështu ndodhi dhe me Qerimin. “Ngacmimet” letrare që “flinin” në sepeten e tij prej ushtaraku, ra në dorën e një “Ustai” të Letrave si Faslli Haliti. Do t’ju lutem , ndjashtimin “Usta” për Faslli Haltitn mos ma merrni si metaforë. E kam thënë dhe e përsëris: Faslli Haliti jo vetëm që është një emër i nderuar si krijues gjithëplanësh, por dhe një altruist që nuk ka shok. Në atë personalitet made in Faslli Haliti, gjen mësuesin, piktorin, poetin, prozatorin, publicistin, përkthyesin dhe, sikur mos mjaftonin të gjitha këto: Njeriun me zemër të madhe. Dhe në fjalën time, kur fola, e theksova: ashtu siç ka thënë një shkrimtar rus për Gogolin:” Ne, të gjithë, sikur kemi dalë nga “Manteli” i Gogolit, kështu dhe krijuesit lushnjarë janë bërë aq të bukur,se kanë patur një mentor si Faslli Haliti. Qerim Skënderaj e tha, por këtë e thotë dhe Bajame Çeliku (Hoxha), e thotë dhe Visari, Fatbardh Rustemi, Elmaz Qerreti, Sherif Bali për të mos vazhduar me emra të tjerë.
* * *
Dhe së fundi: pse ka të tillë vlera si poet e prozator, libri u promovua nga një shtëpi botuese nga më prestinciozet, siç është Shtëpia Botuese “Toena”. Unë shkruaj dhe vet: në prozë e poezi dhe ia di mirë vlerat kësaj shtëpie. “Toena” është shtëpi e mirë. Domosdo dhe “krushqinë” do ta zgjedh të mirë. Pse ishte i tillë,Qerim Skënderaj, pa u bë dhe “krushqia”. Parë me një sy kritik dhe të paanshëm, mund të them: qe jo vetëm një promovim i bukur, por dhe një përkim i vlefshëm. Recencën të parapërgatitur për librin e kishin bërë: Profesor-doktor Klara Kodra së bashku me Faslli Halitin. Recenca u dëgjua me shumë vëmendje dhe, “thela përmbi bisht”, në të gjithë këtë “gosti letrare” qe nga Zonja Irena Toçi si moderatore e Shtëpisë Botues “Toena”. Zonja Irena shkaktoi ilaritet të vërtetë, tek recitonte disa nga peozitë më pikante nga libri “Varfëri e pasur”. Ajo që ia rrit prestigjin dhe vlerat kësaj shtëpi botuese, se nuk e lënë punën në mes rrugës. Ata bëhen promotorë skrupulozë deri në reklamimin dinjitoz të autorit që ka “trokitur” atje. S’kish më bukur kur shikoje zonjën Irenë në tribunë dhe Fatmir Toçin në plate. Si pjesëmarrës në këtë promovim, u mbresova aq, sa nuk mund të heshtja. Ç’pata për të thënë, i thashë atje. Sidoqoftë, ky shkrim imi ka për qëllim që ta bëjë të njohur atë atmosferë aq të bukur të atij promovimi. Qerim Skënderajt, siç i thashë dhe atje, i uroj; me botime të tjera e me bereqet të bardhë!

Tiranë, 15 nëntor 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: "Varfëri e pasur" të Poetit, perparim Hysi, Qerim Skënderaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT