• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sulejman Gjana: Po studiojmë variantet për koalicion

February 1, 2017 by dgreca

Nëse reforma zgjedhore sabotohet edhe zgjedhjet…/1 Sulejman

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Sulejman Gjana shprehet se po studiojnë të gjitha mundësitë dhe variantet për të dalë në koalicion në zgjedhjet e 18 qershorit. Në një intervistë për “TemA”, kreu i PLL Gjana thotë se aleat traditcional kanë PD, por janë në bisedime dhe me PBK dhe partitë e tjera të spektrit të djathtë.

Kryetari legalistëve vlerëson bashkëbisedimin me Bashën dhe beson se e ka mundësinë për të udhëhequr opozitën për një rezultat pozitiv, por nuk përjashton dhe kontributin e ish-kryetarit të PD Sali Berisha. Për të cilin thotë se çdo largim i tij i shërben vetëm mazhorancës. Nga ana tjetër, Gjana nënvizon faktin se është kundër përfshirjes së krerëve të partive të vogla në listat e kandidatëve të PD në një vend prioritar, duke thënë se kjo u humbet identitetin partive.

Jemi më pak se 5 muaj para zgjedhjeve. PLL si e sheh situatën parazgjedhore, dhe mendoni se janë gjasat për të arritur realizimin e një fushate që do prodhojë rezultat pozitiv?

Të gjitha fushatat zgjedhore të derisotme kanë qenë me mangësi të dukshme që janë evidentuar edhe në raportet e partnerëve ndërkombëtarë si OSBE/ODIHR-i dhe nuk besoj se kjo gjendje do të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme të 18 Qershorit. Opozita ka propozuar disa ndryshime të Kodit Zgjedhor për të siguruar zhvillimin e ndershëm dhe demokratik të zgjedhjeve. Por Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat deri më sot, pasi mazhoranca nuk e ka vullnetin e duhur për të pranuar kushtet minimale të opozitës siç është përfshirja e teknologjisë në procesin e votimit dhe të numërimit të votave. Nëse reforma e Kodit Zgjedhor vazhdon të sabotohet, kuptohet se edhe zgjedhjet do të komprometohen dhe rezultati i tyre nuk mund të jetë pozitiv për qytetarët dhe vendin pasi paraja, krimi dhe pushteti do të bashkohen përsëri.

Duke qenë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas kërkesave të partive të ashtuquajtura të vogla nuk janë realizuar, do të hyni vetëm në zgjedhje apo në koalicion parazgjedhor?

Ekzistojnë disa skenarë të mundshëm. Për fat të keq, koalicionet që krijohen në vendin tonë janë vetëm koalicione teknike ose aritmetike dhe aspak ideologjike dhe programore, sepse Kodi Zgjedhor është hartuar për këtë qellim. Besoj se ky realitet duhet të merret parasysh në përcaktimin e secilit subjekt për të dalë veçmas apo në një koalicion.

Partia më e madhe opozitare, PD dhe lidershipi i saj janë pak skeptike në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke vënë kush votimin elektronik. Mendoni se është pak vonë dhe PD duhet të përgatitet për zgjedhjet e 18 Qershori?

Ndaj të njëjtat shqetësime me PD dhe mund t’u them se kemi qenë ndër të parët qe kemi propozuar votimin dhe/ose numërimin elektronik. Kjo është një kërkesë minimale për të siguruar një proces te ndershëm dhe të lirë. Dhe nuk është vonë për realizimin e këtij hapi cilësor pasi nuk po i kërkohet askujt që të “shpikë rrotën” por thjesht që të pranohet implementimi i teknologjisë ekzistuese si në disa vende të tjera.

Lulzim Basha dhe drejtuesit e lartë të PD janë pak skeptikë për aleancat dhe për më tepër nuk preferojnë të vendosin krerët e partive aleate në listat preferenciale të kandidatëve për deputetë, pavarësisht se këto parti i kanë dhënë mbi 9 deputetë PD në zgjedhjet e kaluara. Cili është vlerësimi juaj?

Personalisht, për arsye parimore, kam qenë gjithnjë kundër përfshirjes së kryetarëve të partive aleate në listat e PD. Përveç faktit që kjo metodë nuk prodhon motivim dhe angazhim maksimal të subjekteve dhe të strukturave të tyre në fushatë, vazhdoj të besoj se në këtë mënyrë humbet edhe identiteti i një subjekti politik. Megjithatë, ekzistojnë forma të ndryshme siç mund të jenë listat e përbashkëta ose formula më të drejta të përllogaritjes dhe shpërndarjes së mandateve. Dhe besoj se Kryetari i PD, z. Lulzim Basha, e ka vullnetin pozitiv për të gjetur një kompromis me aleatët.

A frymëzon lideri i PD Lulzim Basha për një fitore të mundshme të së djathtës në zgjedhjet e 18 qershorit dhe si e shihni ndikimin e ish-kryetarit Sali Berisha tek PD, grupi parlamentar dhe vetë kreu Lulzim Basha. Mendoni se duhet të kishte pasur një shkëputje tashmë, dhe një fillim i ri për Bashën, PD dhe të djathtën? Pasi dihet përçarja ndër vite?

Unë kam një respekt të veçantë për z. Lulzim Basha dhe besoj se ai i gëzon të gjithë parametrat për të udhëhequr opozitën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht z. Basha ka nevojë për mbështetje nga forcat e ndryshme brenda dhe jashtë PD. Sa i përket z. Sali Berisha, besoj se ai luan një rol të rëndësishëm dhe se një largim i tij nga PD dhe politika do t’i shërbente vetëm mazhorancës aktuale.

Ekziston mundësia e krijimit të një koalicioni me bazë partitë tradicionale të djathtë, këtu e kam fjalën për PBK, por dhe duke u shtrirë nga partitë e qendrës, qendrës së djathtë apo qendrës së majtë?

Kemi pasur disa kontakte ndërmjet PLL dhe PBK dhe dihet se Legaliteti dhe Balli kanë shumë emërues të përbashkët. Ne kemi qenë në shumicën e rasteve në koalicion me PD por ka pasur edhe raste kur kemi dalë më vete. Jemi duke studiuar të gjitha mundësitë me qëllim që të maksimalizojmë votat e opozitës dhe të sigurojmë largimin e kësaj qeverie.

Filed Under: Interviste Tagged With: për koalicion, Sulejman Gjana: Po studiojmë, variantet

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT