Nga Sokol DEMAKU/
-Buqetë poetike e Vaso Popaj, botuar nga Shtëpia Botuese “Eugen” Tiranë/
-Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjëndje të marrë. (Albert Anjshtajn)/
Nëse njeriu do bënë një rrugëtim në retrospektiv në buqetën peotike, të Vaso Papaj, ”Një tjetër diell”, lexuesi bënë një ecje në kohën në të cilën poeti eci kryelart dhe i pamposhtur nga vitet, më të cilin rrugëtim dhe ecanake mundi të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut, në situata dhe kushte jetese të ndryshme. Në vagun e tij ai ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës me baticat dhe zbaticat në skenat e përditshmërisë sonë.
Vëllimi poetik “Një tjetër diell” është libri i radhës i autorit Vaso Papaj.
Ky vëllim me lirika vuajtje, dhe mjerimi të skajshëm vjen si pasqyrë e artit krijues të tij, ku e përballë me lexuesin dramën bashkëkohore të bashkëkombasëve tanë të përshkruar me mjaft mjeshtri prej krijuesi të vargut. Krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për realitetin e kohës në të cilën jeton autori.
Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës. (Mark Tuein)
Poezia e Vaso Papaj është një ndjenjë e shpirtit e shprehurë në vargje me plotë ndjenjë dashurie njerëzore dhe me mall për jetën.
Sesi më erdhe ashtu papritur,
S`e di ç`të solli, vërtet s`e di,
Kur gjumi befas më kish dremitur,
Natën më ndrite si një qiri.
Kështu shprehet autori tek poezi “Poezi e vonuar”.
Imagjinata prej poeti me frymëzim dhe ndjenjë patriotike Vaso Papaj e bënë aq madhështor sa njeriu në vargun e tij gjenë ate që shumë kujt i mungon në jetë, ndnjenja e atdhedashurisë, ndjenja për gjuhën, kombin, të cilat duhet të jenë sublime.
Ai në poezin e tij “Më kot në mesnatë” bënë një sheti gjeografike deri në Azi, por do ndalet në Stambollin Europian ku aty do kërkoj Naimin dhe ai do bisedojë me reliket e mbetura nga koha e Ti, por asesi ai të gjejë një përgjigje se ku mund ai ta takoj Naimin.
“E shkela me këmbë Stambollin e vjetër,
Kalldrëme, hotele dhe prapë s`po të gjej.
Ky vend ka parë sulltanër dhe mbretër
Po unë veç një mbret dua, ty Naim bej.
E poeti vazhdon me buqetëne etij poetike ku zë vend edhe një mortaj e cila është prekur nga të gjithë poetët e të gjitha kohërave duke u nisur nga Rilindja e deri me sot, por ndoshta kjo ka gjenezën edhe me herët, e është fjala këtu për mërgimin, i cili le vragë edhe në jetën e poetit Vaso Papaj. Është shumë brengosëse për poetin kjo brengë, kjo sëmundje që duket se është për ne e pashërueshme dhe shumë e kushtueshme me pasoja. Këtë e shprehë në përjetimin e tij në poezinë “Katër vjet në dhe të huaj” kur thotë:
“Ulur në tryzën pranë
S`ishit djem, por ishit yje
Nga larg ardhur me babanë
Gjuha u ish lidhur nyje.
Katër vjet në dhe të huaj,
Si s`mësuat dot një fjalë.
Një cicërim`të vendit tuaj
Prindërit kurrë nuk do t`i fal.
Pra ky është realiteti në të cilin jeton autori së bashku me bashkëkombasit e tij edhe në ditët e sotme, e vraga vazhdon dhe mbetet pjesë e jetës së njeriut tonë.
Êndërra dhe poezia janë një, kur kemi të bejmë me këtë vuajtje të kohës sonë kur autori thotë tek poezia: “Gurët”ku përdorë sintagmën “u bënë gurë” që ka kuptimin se ata shkuan nga jeta në aspektin figurativ pra.
Ikën djem, u kthyen pleq,
I kish lodhur udhë e gjatë
Sapo mbërritën te përroi,
U bënë gurë e mbenë në paqë.
Sipas tij nga përjetimet e kaluara mbetën vetëm përjetimet dhe parafytyrimet si ëndërra për vitete e shkuara:
Vite shkuan, atje mbenë
Udhëtarë, ai shikoni?
Tok me ta pini kafenë
E me lule i mbuloni.
Ose kur në qiellin e zymt paraqitën retë, në të cilat poeti sheh vuajtjet, mallin dhe ndjenjat e mërgimtarëve, të cilat paraqesin portretin e mërgimtarit e që trazon shpirtin e nënëlokes dhe trazojnë lotin në syrin e saj, i cili rrjedhë rreke sikur shiu nga lartë e as çatia nuk e mban, ku këtë autori e përshkruan për mrekuli tek peozia “Retë” kut thotë:
Hapu qiell, dërgona retë,
Le të vijnë dhe me vërtik!
Sjellin derte mërgimatri.
Nuk i sheh?…Pikojnë çatitë.
………………………….
Nuk është shi, por lot do jenë,
Do hap gjinë e t`i mbaj brënda.
Kur të vijnë çati të ngrenë,
Do ti kenë aromë nga nëna.
Pra sa duke autori posedonë një bagazh të duhur të stilistikës letrare dhe bënë me mjeshtri dehsifrimine të së kaluarës me ate të sotmen dhe ai është aktual në ritmet e jetes bashkëkohore.
Por edhe lirika e dashurisë në këtë përmbledhje zë një vend të rëndësishëm ku autori me vargun e ti prej mjeshtri të hollë të fjalës së shkruar nxjerrë në pah idilën e cila më shumë kujdes dhe ndjenjë është kultivua këtu. Dhe autori tek poezia “Parajsë dhe qeli” thotë:
Tek ajo më çuan këmbët,
Portës në mesnatë trokita.
Erdhi me një frymë, ma hapi
Dashurinë në krahë e ngrita,
Më ka lënë pa gojë gjithnjë,
Është parajsë, por edhe qeli.
Dashuria për autorinë është e shenjtë, është diçka e madhe në jetë, të cilën duhet ruajtë, kultivu sepse ajo është arsye e jetës së njeriut. Këtë më së mirir lexuesi e vëren tek poezia:
“Ti”.
Je mendimi im i parë:
Tingulli zgjues çdo mëngjes
Je e fundit dashuri:
Puhizë mbrëmjeje, që më ndez.
Je arsyeja më e thellë e çdo hapi që unë hedh.
Apo atëhere kur terri shuan gjurmët që trazojnë shpirtin e këtë e ndeshim tek poezia “Më mungon” kur autori shprehet fiugurativisht duke thenë:
Më mungon,
Kur terri shuan gjurmët nëpër gurë,
Kur dielli valët detit ia përkdhelë.
Poezia dhe ndjenja përbëjnë një subjekt të përbashkët dhe të veçantë, sepse autori posedon një përvojë të pasur të vargut dhe është ai i cili përjeton vargun dhe ate që vargu shprehë, sepse ai vet ndjen ritmin e jetës në vargje dhe baticat e zbaticat që e përcjellin ate kur ai thotë:
Më mungon,
Në shikime, në buzëqeshje, s`të kam gjetur
Në biseda lënë përgjysëm, më mungon
Në grukën time si një nyje më ke mbetur,
Bëj të të gëlltisë e kurrë poshtë nuk më shkon.
Jeta është me shtigje të pakalueshme dhe se këto e bejnë sa inetersante dhe magjike ate sepse ajo e cila jetën e bënë të embël dhe me plotë kuptim është dashuria e këtë e gjemë tek poezia “Venstrehimi im”
Në ato netë të ftohta me hënën kallaknisur
Kur s`dihej në të gjente në shtrat ndonjë agim
Në gjoksin tënd të zhytur, me heshtjen nanurisur
Të thosha lehtë te veshi: Je vendstrehimi im.
Por poetët janë gjithëmonë ata që ngrisin zërin kundër çod padrejtësie, duke aluduar në një jetë më të mirë dhe të qetë. Por filozofia e Vaso Popaj është shumë interesante dhe se si duket ai ka besim në zotin sepse shumë njerëz janë të mishëruar në te dhe kërkojnë ndihmën dhe shpërtimin atje, dhe se si duket edhe kjo ka anën e saj pozitive me vlera të larta morale për jetën në kushtet e veshtira, e këtë do e gjemë me një pershkrim filozfik tek poezia
“Një SMS zotit” kur njeriu nuk gjenë shpëtim apo rrugëdalje nga vështirësitë ai është në gjendje të filozofoj dhe të kërkoj një zgjidhje apo shpëtim edhe tek Zoti e ku autori shprehet kështu:
Në SMS po të dërgoj,
S`e di o Zot, në të arrinë?!..
Në do të më bëje me pushtet,
Ta hidhja tej këtë varfërinë.
Besoj, ta meritoj vërtetë,
Radhëve lodhur një jetë.
Lirika e Popaj e ka në brendin e saj universin i cili buron nga jeta e përditshme, nga jeta e njerëzve të rëndomt, ajo filozofi të cilën me mjeshtri prej një vargëtari bashkëkohor dhe një vargëtari të rryer ky di ta vë në jetë dhe ta përshtatë në kohë dhe vend të caktuar duke i dhënë lexuesit një peisazh aq aktual për ate çka ai rrefën në vargun e tij. Kjo filozofi ka burim në jetën reale të përditshme të njerzve të rendomt dhe se prap këtu na vjen në shprehje ajo ndjenja që autorin e lidhë me Zotin si njjë shpëtimtar të vegjëlisë nga vuajtja. Por pa lanë anash brengën që në fillim e potencuam e që është temë boshte e shumë vargjeve në këtë buqet poetike pra mërgimi, por lidhur me atë idlinë vendëse. Këtë e pasqyronë në mënyrë relae te peozia “Emigrant në tokën time” ku thotë:
Unë do të rilind sërish një pranverë,
Po qen rrugësh kurrsesi, asnjëherë.
Ndoshta lind pulëbardha përmbi detin blu,
S`do t`i harroj asgjë, nga kjo botë këtu.
…………………
Dhe do të jem me ty prapë, sa Zot të ketë,
S ` do kem frikë se bie jo, të dytën jetë
S`do të jem gjethe, që kthen faqen nga fryn era,
Emigrant në tokën time, por me vlera.
Të gjitha krijimet e Vaso Popaj në këtë vëllim poetik i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e njeriut të ri për ta transformuar të keqen me të mirë, vuajtjen në lumturi, robërinë me lirinë. Ai kështu e përshkruan këtë në vargun e tij tek vjersha “Emigrant në tokën time”:
Po, po do të rilind sërish, o miku im,
Vetëm ti e njeh aq mirë at`”vesin” tim
Dhe kësaj radhe, dije do të jem po ai,
I përndezuri ylber, kur bie shi.
Në tërsi në këtë buqetë poetike autori shpreh ndjenjën dhe mllefin e tij por edhe pesimizmin në ate që ka perjetua dhe perjeton dhe se nuk gjen apo më mirë të themi nuk shef një dritë ”në tunel” e cila dritë do jepte shpresë dhe vullnet për jetën.
Dhe ashtu nga ai deshprim ai dëshiron që të jetë me diellin në vargun e tij, dhe se nuk e do atë “Lirinë gabele me lloj-lloj ngjyra” e ai shprehet keshtu në poezinë e tij ”Kënga e nomadëve”:
Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon
E dorë më dorë më shumë të ndjej.
Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?
Se unë mbi to më majltë nuk gjejë.
…………………………………..
Lirinë gabele me ngjyra-ngjyra.
A ka vallë liri me xhepa bosh?!…
Lirinë që paska aq shumë fytyra,
Lirinë që qenka veç për kodosh.
Këtu do ndalem tek poezitë që përmbajtja është e lidhur më kohët dhe ngjarjet më tragjike të kohës sonë bashkëkohore, kohës së ndryshimve dhe kohës së zhberjes së shtetit, mjerimindhe vuajten që edhe sot e kësaj ditëështë aktuale dhe këta njerëz përjetojnë.
Është ky moment dhe kohë që prek ndjenjat e autorit, është gjendje e cila lenë vragë në penën e tij dhe në vargune e tij duke përshkruar ndryshimet që erdhën, pro të cilat ndryshime nuk bënë ate që ky popull priti, por edhe sot vazhdon “ Dhe ja, aty tek plehrat, i njejti burrë me zhele” këtë do e gjejmë tek poezia e tij me titull “Një tjetër diell” nga edhe përmbledhja mori emrin dhe ja se çka lexojmë në vargjet e saj:
Mëngjeseve e shoh, sa meken dritat e neonit,
Kur asnjë bar i vetëm qepenat s`i ka ngritur.
Makina e plehrave zhurmon me zërin e demonit,
Spërkat asfaltin boti, me copa jete ngjitur.
………………………….
Afrohem trotuarit, kërkoj ta përshendes,
Përkulet në kazan dhe plehrat nis trazon.
E njoh atë shumë mirë, dikur flisnim serbes,
Po sot nuk di nga vjen, nuk di as ku po shkon.
Por është shumë inetersant se në filozofinë e vargut të ti na paraqitet edhe besimi dhe mos besimi në Zot, por kemi edhe ata të cilët janë të misheruar në te.
Sipas Biblës, frika ndaj Zotit është një koncept pozitiv, por edhe adhurimi ndaj tij, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës e këtë e thekson në vjreshën e tij më simbolike me titull „Zot, je akoma mbi qytet” ku autori thotë:
Cngjyroset nata si një albatros gjigant
E vidhet ngadalë me flatra
Përgjatë Autostradës.
Po zbehen si me drojë
Sytë e verdhë të shumëkatsheve,
Ngordhin dritat e përkulura të rrugëve,
Të lodhura nga puna e natës.
………………….
Ndoshta nga terracat e kateve shtatembëdhjetë,
Me kopshte si parajsa vet,
Ka mbetur, në një qoshe Zoti e na shikon.
S`e di, ndoshta dhe na përgjon,…
E di Ai, që në këto rrugë, qielli nuk shihet më?!…
Do të jetë e fundit vepër e artit modern,
Pasuria mbyt lirinë…Edhe qiellin e rrëmben…
Dhe do e përfundoj këtë shkrim timin për vargun madheshtor të mikut dhe poetit Durrësak, Vaso Popaj me këtë fjalë të urtë filozofike shqipe:
Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm
nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.