• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA & DIELLI: GEZUAR FITER BAJRAMIN!

May 23, 2020 by dgreca

VATRA & DIELLI: GEZUAR FITER BAJRAMIN!
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKES”VATRA” DHE GAZETA E SAJ “DIELLI ” UROJNE BASHKATDHETARET E BESIMIT MYSLIMAN: GEZUAR FITER BAJRAMIN-FESTEN E PAQES,DASHURISE, ADHURIMIT NDAJ ZOTIT TONE TE MADHERUESHEM!
LE TE UDHEHIQEMI EDHE NE KETE FESTE NGA NDJENJA E DASHURISE PER NJERI-TJETRIN, DUKE PATUR SI MOTO FJALET PREJ ARI TE AT’ GJERGJ FISHTES: VERTETE KEMI BAJRAM E PASHKE, SHQIPTARINE E KEMI BASHKE…!

Filed Under: Komunitet Tagged With: dielli, Fiter Bajrami, Vatra

VATRA PËRKUJTOI REVOLTËN E SPAÇIT DHE TË QAFË-BARIT

May 22, 2020 by dgreca

– Revoltat i sollën në Kujtesë ata që kaluan në ferrin e diktaturës: Pëllumb Lamaj, Lek Mirakaj, Dine Dine, dhe bijtë e të dënuarëve politikë: Ervin Dine, Mark Mrnaçaj, Agustin Mirakaj, dhe ish i dënuari në burgjet e Serbisë Shaqir Salihu….Përshëndeti kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha.Moderator-Ervin Dine.

– Kërkesë: Maji të shpallet muaji i Martirëve antikomunistë…

-Vatra do të përgatisë një Rezolutë të dokumentuar për krimet e komunizmit për në Kongresin Amerikan dhe do të përkrah lëvizjen: – Një Nuremberg i ri për Krimet e Komunizmit.

Nga Dalip Greca/

Në pamundësi për të shkuar në Washington pranë Monumentit kushtuar viktimave të komunizmit, për të bërë homazhe si çdo vit, Federata Pan Shqiptare e Amerikës’VATRA”, në kushtet e Pandemisë së Koronavirusit, organizoi një përkujtesë të veçantë virtuale, kushtuar Revoltave antikomuniste të Spaçit dhe të Qafë Barit.

Veprimtarinë e ka moderuar nënkryetari i Vatrës, i lindur në kampet e internimit,me baba të burgosur, që kur ai ishte foshnjë 1 vjeç, Ervin Dine.

Nënkryetari Dine pasi u ka uruar mirëseardhjen të gjithë pjesmarrësve në këtë veprimtari virtuale, tregoi se idenë për këtë lloj organizimi e kishte imponuar situate e kufizimit të lëvizjes, e diktuar nga Pandemia. Ideja, tha ai, na lindi tek bisedonim me Merita McCormack.

Është detyrë e Vatrës, tha Dine, që dy revoltat që tronditën sistemin komunist, ajo e Spaçit dhe Qafë Barit, t’i përkujtojë dhe të evokojë qëndresën antikomunistëve të dënuarëve politik shqiptar. Kujtesa është e domosdoshme jo vetëm për brezin tonë por edhe për brezat e ardhshëm. Siç po e shohim, politika nuk është e interesuar për ta ruajtë kujtesën dhe për të dënuar krimet e diktaturës. Është fat për ne, që sonte kemi ata që e përjetuan ferrin e Spaçit dhe të Qafë Barit. Pëllumb Lamaj, Lek Mirakaj dhe babai im, Dine Dine, do të dëshmojnë dhe do të sjellin në kujtesë ato ngjarje, përfundoi fjalën hyrëse Ervin Dine, i cili fillimisht ka ftuar kryetarin e Vatrës z. Elmi Berisha, që të përshëndes pjesmarrësit.

Kryetari Berisha i ka uruar të gjithë pjesmarërsit dhe ka përshëndetur seicilin. Ai tha se: Dua t’ju falenderoj nga zemra Ju Ervin dhe të gjithë organizatorët e pjesëmarrësit; ju të rinjët e Vatrës jeni gjenerata  e re, gjenerata e shpresës, pa harruar themeluesit dhe paradhësit tanë vatranë. Ju jeni shpresa e nesërme dhe energjia e Vatrës. Vatra nderohet me këtë përkujtesë virtuale kushtuar dy ngjarjeve madhore, dy revoltave që tronditën diktaturën shqiptare, Revolta e Spaçit dhe ajo e Qafë Barit.Nuk e kam të lehtë me gjetë fjalët për të treguar vuajtjet e atyre që përjetuan ferrin e diktaturës, një pjesë prej të cilëve i kemi sot në këtë bashkëkonferencë virtuale.

Duke iu drejtuar atyre që kaluan në burgjet e diktaturës dhe kampet e internimit kryetari Berisha tha:  Ju jeni kujtesa e kombit, me vuajtjet dhe qëndresën tuaj,ju keni rritur krenarinë Kombëtare. Ju na keni ruajtë identitetin tonë, krenarinë Kombëtare, historinë tonë që kanë dashtë t’na e fshehin. Ju brezi i vuajtur në diktaturën komunsite mbeteni inspirim i demokracisë shqiptare. Faleminderit për këtë veprimtari nderuse e përkujtuese. Unë dua që të shpreh mirënjohjen për të gjithë heronjt e qëndrestarët e burgjeve dhe kampeve të internimit të diktaturës. Mirënjohje për organizatorët! I përjetshëm Kujtimi i martirëve antikomunistë!

Dr. Pashko Camaj, nënkryetar i Vatrës ka përshëndetur veprimtarinë. Ai tha se: Dua t’ju falenderoj për këtë përkujtesë virtuale. Falenderoj Ervinin për këtë organizim emocional. Sot po e mësoj që babai i Ervinit, z. Dine ka vuajtur në ferrin e burgjeve të komunizmit. Dua ta dëgjoj sonte atë dhe bashkëvuajtësit e tij për të të ndricuar të vërtetën e qëndresës së antikomunistëve shqiptarë. Nuk duhen harruar vuajtjet. Kjo formë përkujtimi është një mrekulli. Kryetari i ri, z Berisha, në Kuvendin e 19 Janarit në Detroit shpalosi platformën e shekullit XXI, mendoj se edhe organizimi i kësaj veprimtarie, bën pjesë në këtë platformë.Të mos e lëmë pluhurin e harresës të mbulojë kujtesën kombëtare. Respekt e nderim për të gjithë ata që vuajtën në burgjet e komunizmit!

*** 

Z. Pëllumb Lamaj,një nga dënuarit politk, që e përjetoi prej moshës 19 vjeçare ferrin e burgjeve të tmerrshëm, falenderoi Vatrën për organizimin e kësaj përkujtese.Ai tha: Ju falendenderoj Ju vatranët që po organizoni këtë kujtesë për Revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit. Ju mertitoni vlerësim jo vetëm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por nga i gjithë opinion shqiptar. Ka shumë rëndësi që kjo kujtesë vjen nga  VATRA, një organizatë Kombëtare që i është gjendur Kombit edhe kur ai ka qenë në buzë të greminës…Unë kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj me Vatrën, edhe pse nuk jam anëtar i saj.

Lamaj e përshkroi revoltën e Spaçit, që nisi me 21 Maj 1973, jo si një revoltë të thjeshtë, por si kryengritjen e parë antikomuniste në perandorinë komuniste të të gjithë vendeve të Lindjes, ndërsa të burgosurit që ngritën krye nga puna e rëndë, kushtet ekstreme, nga torturat fizike dhe psikologjike, Lamaj i përshkroi si heronj, që me kurajo iu kundërvunë policisë së regjimit, hoqën flamurin me yllin bolshevik, dhe ngritën flamurin pa yll, për tri ditë u bënë zotër të burgut. Burgu u rrethua me forca të shumta policore, të burgosurit u lanë pa ushqim e ujë, mbi ta u hodhën si bisha forcat speciale të sigurisë. Revolta e 21 Majit 1973 u shtyp me egërsi nga autoritetet, duke përdorur trupa dhe mjete ushtarake. Nxitësit, organizatorët dhe pjesëmarrësit më aktivë u ndëshkuan me rritje të dënimit, ndërsa katër prej tyre u dënuan me pushkatim. Katër martirët e revoltës së Spaçit ishin: Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, ndërkohë, rreth 110 të burgosur u ridënuan me 25 vjet. 
Lamaj foli edhe për ekzekutimin e Xhelal Koprencka dhe dënimin me vdekje të dy gazetarëve Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani. 

Xhelal Koprenca, tha ai, ishte nacionalist, mbante emrin e gjyshit, që kishte firmosë aktin e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe nën/ministër i parë i Lufëts në Qeverinë e Ismail Qemalit. Komunistët nuk e donin historinë reale, por krijonin historinë e fallsifikuar.

Kanë kaluar 3 dekada dhe politika shqiptare hesht. Martirët e revoltës nuk kanë një varr ku ne bashkëvuajtësit dhe familjarët e tyre të vendosin një tufë lule.

 Politika shqiptare i ka mbuluar me harresë revoltat antikomuniste. Bijtë e atyre që persekutuan janë sot në Parlament, qeveri, në biznes, kudo…Ne duhet të luftojmë, tha Pëllumb Lamaj, ne nuk duhet të lejojmë që padronët e Shqiëprisë të vjedhin historinë dhe vuajtjet tona.

Lamaj i propozoi Vatrës që të hartojë një rezolutë të dokumentuar për krimet e komunizmit dhe t’i bashkohet Lëvizjes antikomuniste në Evropë për organizimin e Nurmebergu për krimet e komunizmit. Vatra, tha ai, do të ishte mirë që të këkrojë zyrtarisht që Muaji maj të emërtohet si Muaji i Kujtesës së martirëve antikomunistë….Lamaj e ka mbyllë fjalën e tij : I paharruar kujtimi i martirëve antikomunistë!

Lek Mirakaj, që e ka nisë kalvarin e vuajtjeve në kampet e diktaurës dhe që provoi ferrin e burgjeve, falenderoj kryetarin Berisha për respektin dhe mesazhin që përcolli në hyrje ët kësaj Konference përkujtimore virtuale. Ai tha se ndjehej mirë që së bashku me bashkvuajtësit me Pëllumb Lamaj, që ishte më i riu në burg, krahasuar me atë vetë dhe Dine Dinen, dëshmojnë sonte në këtë veprimtari-homazh për martirët antikomunistë dhe si Kujtesë për Revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit…Politika dhe qeveritë në këto 30 vjet nuk i kanë vlerësuar këto revolta. – Pëllumb Lamaj, tha Mirakaj, është ndër ata luftëtarë antikomunist, që nuk ka heshtur në këto tri dekada të pas shembjes së diktaturës. Ka kritikuar ashpër, publikisht, ka kontribuar me organizimin e veprimtarive të kujtesës, ka bërë me shpenzimet e veta edhe dokumentar, por që propaganda shurdhuse e shtetarëve i ka mbuluar me harresë.

Duke vlerësuar veprimtarinë kushtuar Revoltës së Spaçit dhe Qafë Barit, Mirakaj tha se këto dy revolta janë ngjarje të rëndësishme historike. Në 100 vjet histori të shqiptarëve, dy revoltat nuk mund të mbeten jashtë historisë kombëtare.

Të mos harrojmë kohën kur ato ndodhën, e para dy dekada para shembjes së diktaturës. Parullat që u hodhën, dëshmuan orientimin perëndimor të organizatorëve : Poshtë diktatura!… e Duam Shqipërinë si gjithë Europa…parulla që u dëgjuan në sheshet e demonstrimit të studentëve në kohëshembjen e diktaturës… 

Ne sonte këtu dëshmojmë për revoltat, por edhe për vuajtjet e brezit tonë, fëmijëve tanë. Unë së bashku me Dinen kemi bërë nga 45 vjet internim e burg, Pëllumbi 12 vjet burg e vuajtje, e pushkatime në familje. Në kujtesën tonë janë vuajtje të tmerrshme,ne kaluam në ferrin e Tepelenës, ku vdiqën 300 fëmijë…Ne kaluam në porto Palermo, diktatori na mbylli në kështjellën e Ali Pashës…Po si mund të harrohen këto?…Pasardhësit dhe bijtë e atyre që na mohuan lirinë, kanë 30 vjet që kujtojnë e nderojnë Kongresin e Përmetit të 24 Majit, ku u sanksionuan krimi e dhuna, festojnë me banderola, brohorasin Parti-Enver, po si ka mundësi që nuk reflektojnë? Mendoni, a mund ndodhë në Gjermani sot, të kujtohen e festohen ngjrjet e nazizmit dhe të shfaqet Hitleri?!

Po, si nuk na i shfaqën asnjëherë në ekrane pamjet e revoltës së Spaçit dhe të Qafë-Barit?…Jam I bindur se janë të filmuara. Nuk lini ngjarje ata pa filmuar se u duhej edhe për dëshmi… 

Pa u njohur këto dy protesta nuk ka dekomunistizim real të Shqipërisë, ka thënë Mirakaj.Duke u drejtuar nga më të rinjët pjesmarrës në këtë përkujtesë, Lek Mirakaj tha: Mark Mrnaçaj, është djal i një miku tim bashkëvuajtës, i Nikollë Mërnaçaj. Jemi arrestuar për një ditë.Kemi qenë lidhë me një prangë, duar më duar, na kanë çuar me një makinë në burg…Burrë zotni, trim… Dy herë e burgosën. A mund t’i harrojmë. Harresa do të ishte krim për brezat e rinj.Vatra mund të hartojë një antologji me kujtimet, propozoi ai.

***

       I burgosuri politik, shkrimtari Dine Dine, ka qenë fëmijë, kur nisi kalvarin në kampet e internimit. Edhe ai mbanë mbi shpinë 45 vite burg e internim. Kur e ftuan të fliste tha: E kam shumë të vështirë të flas në publik, veçanërisht të flas për vet. Është zakoni im që të mos flas gjatë për veten. Kështu më ndodhi edhe kur promovova librin tim në Tiranë. Më kërkuan të flas, edhe pse ishin të lodhur nga diskutantët e shumtë që kishin folë gjatë për librin tim. Thjesht i falenderova. Ata më duartrokitën shumë.Në fakt kisha folë përmes librit.

 Sonte, po kujtojmë Revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit. S’mund të hesht sepse heshtja përsërit të shkuarën që harrohet. E kanë thënë këtë njerëz të mëdhenj, por dhe shkrimtarë të njohur si, Leon Tolstoi, Fyodor Dostojevski, Alexander Solzhenitsyn etj. Ma ka thënë këtë edhe profesorja amerikane Lori Amy. Prandaj Vatra bën mirë që i kujton e bën homazhe për martirët antikomunist. Të dyja revoltat, veçanërisht ajo e Spaçit, është një moment kulmor në rezistencën e antikomunizmit shqiptar. Spaci e tronditi sistemin, madje edhe botën komuniste. Mund të shkruash libra të tërë për këtë e të tjera ngjarje. Ju kërkoni kujtesë nga politika dhe shteti? Kot e keni! Edhe aq sa bëjnë , ata thjeshtë bëjnë për ”Show”.. Unë them se nuk u intereson kujtesa. U duhet vetëm si fasadë, jo kujtesë. Kam qenë i pranishëm në veprimtari të shumta. Më kujtohet promovimi i Memorialit të kampit të Tepelenës, ku unë kam qenë fëmijë i internuar. Gjithë ajo zhurmë, reklamë…kur shkuam atje pamë një memorial të zakonshëm, vendosur në një bazament mjeran…

Dua të falenderoj Pëllumb Lamajn që ka qenë një nga zërat e pakët që kërkon kujtesë. Ne duhet të kujtojmë edhe duke shkruar çfarë kemi përjetuar. E mbajta 25 vjet nëpër duar librin tim. I bënë një promovim madhështor. Por a e dini sa kopje printuan? Jo më shumë se 50-100. Kur u thashë se kam kërkesa për librin se është mbaruan. Çuan sa për sy faqe 2-3 kopje dhe aq.Nuk ju interson kujtesa jonë!

Ne këtë konferencë virtuale duhet të kujtojmë edhe bashkëvuajtësit…Ndjehem mirë që shoh Mark Mrnaçaj këtu sepse ia kam njohur babën Nikollë në Zejmen të Lezhës. Kemi kaluar pak kohë bashkë atje. Zotni burrë! Ne duhet të ngremë zërin dhe të mos lejojmë që të na kalojnë në harresë vuajtjet.Ta shfrytëzojmë Vatrën, institucionin më të rëndësishëm kombëtar. Noli dhe Konica edhe grindeshinmes vetes, por kur ishte fjala për Kombin, ata bëheshin bashkë. Mos e bëni Vatrën instrument të ndonjë partie politike, po mbajeni të pavarur dhe ngrijeni zërin dhe denonconi padrejtësitë!

***

      Në konferencë ishte i praniëshm edhe ish gazetari i Zërit të Amerikës, z. Shaqir Salihu,i cili kaloi nëpër burgjet e Serbisë. Pas përshëndetjes ai tha: Unë falenderoj zonjën Merita B MCormack, që më ftoi në këtë konferencë. Vuajtjet në diktaturën komuniste në kufijtë e shtetit amë kanë qenë tepër të rënda…Respekt për vuajtjet tuaja! Mësova shumë nga ky bashkëbisedim.

Mark Mernaçaj, që lindi dhe u rrit në kampet e internimit, që përjetoi kalvarin e babait të tij në dy burgosje të gjata të babit të tij, Nikollë, që nuk arriti të përjetoi shembjen e diktaturës, vdiq menjëherë pas daljes nga burgu i dytë, tha se ndjehej i nderuar që ndodhej mes bashkëvuajtësve të babait të tij. Ai falenderoi organizatorët dhe kryetarin e Vatrës për praninë dhe përshëndetjen e tij të ngrohtë.

Unë mendoj se kujtesa do ta mundë harresën që përpiqet të imponojë shteti dhe politika shqiptare ndaj krimeve të diktaturës komuniste. Kam mendimin se dy revoltat, janë të vetmet në Europën Lindore, dhe të pangjajshme me asnjë tjetër. Gati në të gjithë Europën Lindore është gjetur rruga drejt demokracisë, ndërsa Shqipëria akoma është në mjegull. Fajin ua vënë sistemeve, por harrojnë njerëzit, harrojnë diktatorët, individin fajtor, kjo shpërndanë përgjegjësinë. Komunistët e nisën që gjatë luftës krimin dhe vrasjen e kundërshtarëve nacionalistë. Besoj se ju kujtohet që në gjyqin e parë të intelektualëve që u gjykuan nga gjykatës dhe prokurorë që kishin zbritë nga mali dhe i kryeqzuan intelektualët nacionaistë në sallën-Gjyq të Teatrit Kombëtar. Përse i pushkatuan ata? Ishin dhe vatranë ndër të pushkatuarit. I pushkatuan sepse donin të zhduknin kujtesën. Kështu edhe me revoltat antikomuniste.Nuk duan t’ua dëgjojnë emrin!

   

Agustin Mirakaj, anëtar Kryesisë së Vatrës, vjen nga një familje që e ka luftuar komunizmin me armë në mal, dhe ka përjetuar burgime, pushkatime e internime. Duke u bërë pjesë e video-konferencës ai kërkoi jo vetëm kujtesë, vlerësim e nderim për martirët antikomunist, por edhe dënim të krimeve të komunizmit. Ai propozoi hartimin e një peticioni, ku të denoncohen krimet e komunizmit dhe të provohet se komunistët shqiptarë kanë qenë terroristë. Ata na vranë, na zhdukën familjet tona. Na kanë marrë fëmijërinë. Nuk na lanë të shkollohemi. Na kanë terrorizuar. Ta çojmë peticionin në Kongresin amerikan dhe të bëhen botërisht të njohura krimet e komunizmit.

Dje diktatura bënte bunker sot bijtë bëjnë Kulla.Popullin e bëjnë që të vuaj…

   ***

Në mbyllje Pëllumb Lamaj tha: Tash Vatra ka kapacitete, ka djem e vajza të reja, të shkolluar në universitete të Amerikës e Europës; ata janë të aftë që të hartojnë një Rezolutë për ta dërguar në Kongresin e Amerikan. Duhet të lëvizimi siç po bën Europa. Duhet një Nuremberg i ri për të dënuar krimet e komunizmit. Do të ishte mirë që kryetari i Vatrës të na udhëheqë për të konkretizuar këtë nismë. Mos prisni që krimineli të dënojë vetëveten.  

Editori I Diellit tha se kjo ishte një veprimtari emocionuese dhe me shumë vlerë. Ai tregoi se ishte njohur me revoltat në fillimet e demokracisë, ku kishte intervistuar pjesmarrës të revoltave, si vëllezërit Çoku. Ai tregoi se cilët ishin motivet që e bashkonin me kauzën e të burgosurve politik. Më pas ai informoi për pasqyrimin që u ka bërë revoltave gazeta Dielli si zë i Vatrës. Ka qenë kënaqësi bashkëpunimi i Vatrës me Pëllumb Lamaj, ku janë organizuar veprimtari pë revoltata, është shfaqur dokumentari i z. Lamaj etj.

***

Ndërsa kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, që e mbylli veprimtarinë tha: Personalisht ndjehem mirë që isha pjesë e kësaj veprimtarie me shumë emocione e vlera njohëse. Nuk e kam ndjerë fare kohën që kaluam bashkë. Jam gati të qëndroj deri në mëngjes. Ne të Kosovës nuk kemi qenë të informuar rreth burgjeve dhe kampeve të diktaturës. Shqiptarët e Kosovës kanë vuajt e përjetuar dhunën e pushtusit, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë, kanë përjetuar vuajtjete e vetëvetes, të diktaturës komuniste. Spaçi, Qafë Bari, Goli Otoku, ftakeqësisht kanë marrë jetë shqiptarësh, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ju falenderoj për Kujtesën.

Vatra do të veprojë në Washington për ta çuar atje zërin tuaj, dëshmitarë të ferrit të diktaturës komuniste dhe zërin e të gjithë të burgosurve politik shqiptar.

Vitet ’90 për shqiptarët, veçanërisht këtu në SHBA, kanë meritën e finalizimit të përpjekjeve të shqiptarëve për liri e demokraci, për çlirimin e Kosovës, e rrëzimine  diktaturës nv Shqipëri.E përjetoj dhimbjen tuaj që është dhe dhimbja ime. ..

Veprimtaria ishte e organizuar mjaft mirë dhe meriton fjalët më të mira nënkryetari Ervin Dine.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Revolta e Spacit, Vatra

Response to Washington Times- ANALYST’S DISTORTED VIEWS ON US POLICY IN KOSOVO

April 24, 2020 by dgreca

By Elmi Berisha/

President of The Pan-Albanian Federation of America VATRA/

The opinion piece “Let Bill Clinton’s failed Kosovo strategy wither amid the COVID-19 pandemic,” published by Washington Times on 22 April 2020 by J. Michael Waller is factually incorrect and dangerously inflammatory. Although his position is articulated clearly in the title, his opinion is not informed by facts nor reality. The US policy in Kosovo has been shaped and defined by meaningful bipartisanship in Washington. 

Mr. Waller, a Senior Analyst for Strategy at the Center for Security Policy, should recall that President George H. W. Bush sent a letter on December 1992 to Slobodan Milosevic, which is documented and referred to as “Christmas Warning”. In it, then President Bush Senior warned Serbian leader to keep away from Kosovo to avoid military action. Then, it is was during the presidency of George W. Bush that Kosovo was recognized by the United States. Throughout the 1980s and 1990s, a great number of Republican leaders such as former Secretary of State James Baker, Member of the House of Representatives, the late Benjamin Gilman, former Leader of the Senate, Robert Dole, late Senator John McCain, Senator Malcolm Wallop, Senator Mitch McConnell, Congresswoman Sue Kelly, to mention only a few, have consistently supported Kosovo. The Albanian community in the US has continuously expressed gratitude for their efforts and for introducing resolutions concerning the abuses of human rights by the Serbian forces in the former Yugoslavia. 

The author slides further into debunked and perverted misconceptions regarding the 1999 Kosovo War by characterizing it as religious: Muslims vs. Christians. Historically, Albanians including ethnic Albanians of Kosovo belong to three denominations living in harmony: Muslims, Catholics and Orthodox. In fact, mosques, churches and cathedrals stand next to one another in townships and municipalities all around Kosovo. It has been Serbia’s policy to continue to push hard to convince the world that the conflict in Kosovo was of religious nature or that religion was a major component. So, in his piece, Mr. Waller brings back one of the Serbian myths that Kosovo’s conflict was between Christian Serbs and Muslim Albanians. Fact is that the conflict was purely political and the extreme oppression of Albanians at the hands of Serbian authorities fueled by war-crime criminal Slobodan Milosevic resulted in several wars in former Yugoslavia. Furthermore, a senior analyst such as Mr. Waller with knowledge of the region’s history should know that Serbia waged wars against Slovenia and Croatia, constituent republics of the Former Yugoslavia with an overwhelming majority of Catholic Christian populations. It was Milosevic’s nationalist rhetoric coupled with his thirst for Serbia’s domination and control that fueled the conflicts and the breakup of the Yugoslav Federation.    

The statement of Mr. Waller that “the breakaway landlocked province has zero strategic value to the United States” has no merit and has been proven false by American politicians on both sides of the isle. As recently as last February, America’s Ambassador to the Republic of Kosovo, Philip Kosnett, nominated by President Trump last year, speaking at meeting with the community in New York stated that the US presence in Kosovo enjoys bipartisan support. 

As a matter of accuracy, even the picture of Kosovo that Mr. Waller paints for the readers is incomplete. He opens his piece with descriptions of boulevards and objects named after US Democratic politicians. To be true, the author speaks of Bill Clinton Boulevard, yet sidesteps, literally, George W Bush Boulevard in Prishtina, which runs from Grand Hotel up to the Cathedral of Saint Mother Teresa. This is only one ‘urban’ example that deflates the author’s uninformed position of the physical landscape as well as the US policy on Kosovo. Mr. Waller need only recognize that the Cathedral of Saint Mother Teresa in Kosovo’s capital is dedicated to the founder of Catholic missionaries of charity, who was born in an Albanian family and whose parents were ethnic Albanians of Kosovo.

We wish to thank the editor for allowing the reader to have an informed view based on facts presented in this response.  

Elmi Berisha

President of The Pan-Albanian Federation of America VATRA

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, kosovo, Response to Washington Times, Vatra

FALEMINDERIT Z. KADRI MORINA, GRUPIT EUROSIG DHE UBA BANK TIRANA!

April 8, 2020 by dgreca

  • Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank në Tiranë, akordojnë  10.000 USD për Shoqatën Vatra në New York Nga Kadri Morina, Tiranë, 8 prill 2020-/
  • Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha falenderon biznesmenin e njohur Kadri Morina…
  • Nga një njoftim të  lëshuar nga zoti Kadri Morina, në emër të Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank në Tiranë, ky grup fianciar ka  “akorduar sot  10.000 USD për Shoqatën VATRA në  Neë York, për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të kërcënuar nga kjo pandemi.” Në këtë njoftim thuhet më tej”
  • “Përshkak të COVID-19, Shqipëria dhe e gjithë bota po përballet me një situatë të pazakontë mjaft të vështirë. Jetët njerëzore janë seriozisht të kërcënuara nga kjo pandemi, duke I bërë ata të izolohen në shtëpitë e tyre.
  • Ekonomia shqiptare ështtë kurrur si asnjëherë më pare dhe mjaft familje shqiptare janë përballur me vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën nga COVID-19.
  • Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank kanë ndërmarrë një nismë për t’u qendruar pranë mbi 12 mijë familjeve shqiptare, duke shperndare ndihma ushqimore dhe higjienike ngaTropoja ne Konispol.
  • Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank morën një vendim unik dhe ndezën motored për të bërë atë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në një kohë rekord, të ndihmoj në njerëz në nevojë në të gjithë Shqipërinë.
  • Në një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha njësitë vendore, përhapja e këtyre ndihmave ka qenë shumë më e shpejtë se perhapja e pandemisë në të gjitha bashkitë e vendit.
  • Janë dërguar ndihma edhe për Shoqatën Kombëtare të Jetimëve.
  • Gjithashtu janë akorduar 10.000 USD për Shoqatën Vatranë Neë York, për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të kërcënuar nga kjo pandemi.
  • Humanizmi i treguar nga Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank ka kaluar çdo parashikim jo vetëm të publikut të gjerë, por edhe atë që kishim menduar në fillim të gjithë kësaj nisme madhështore.
  • Bordi drejtues ka vendosur për të gjitha sigurimet 1-vjeçare, t’u jepet 1 muaj bonus për t’u ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të saj.
  • GRUPI u bën thirrje të gjithë klientëve të Eurosig, Insig dhe UBA Bank të na kontaktojnë për çdo problem apo shërbim që u nevojitet nga ana jonë. Jemi të gatshëm t’ua sjellim sigurimin që ju kërkohet në banesat tuaja.
  • Jemi pranë jush në këto moment të vështira për të përballuar së bashku COVID-19. Qëndroni në shtëpi dhe ruanidistancat jashtë shtëpisë që ta mundim së bashku këtë armik të padukshëm.
  •  
  • Urojmë që kjo situate të kalojë sa më shpejt dhe shqiptarët t’I kthehen normalitetit.
  • Zoti i bekofte shqiptarët!”
  • Nga Kadri Morina, Tiranë, 8 prill 2020

*** 

  • Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha falenderon biznesmenin e njohur Kadri Morina për kontributin e madh që po jep për shqiptarët në lehtësimin e situatës së krijuar nga Koronavirusi. Një falenderim të veçantë kryetari i Vatrës i drejton biznesmenit Kadri Morina, Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank në Tiranëpër paketën e ndihmës që dërgoi për Vatrën në këtë situatë të rënduar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, Kadri Morina, Vatra

PIKTORI PJETER MARKU, KRYETAR I AKADEMISË “MIRDITA” VIZITOI VATRËN

March 10, 2020 by dgreca

Të Martën në mesditë, 10 Mars 2020, Kryetari i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave”Mirdita” piktori Pjetër Marku, vizitoi selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”. Ai u prit nga anëtari i kryesisë së Vatrës, Zef Balaj dhe Asllan Bushati. Editori i Diellit e njohu mysafirin me historinë dhe veprimtaritë e Federatës Vatra për gjatë 108 viteve si dhe historinë 111 vjeçare të gazetës’Dielli”.

Mysafiri prezantoi aktivitetin e Akedemisë”Mirdita” e cila ka si qëllim që të bëjë bashkë mirditorët, kudo ku ata jetojnë, në vendlindje e në mërgim. Përmes veprimtarive dhe revistës “Mirdita” synon që të bashkojnë personalitetet dhe krijuesit e të gjitha fushave, pavarësisht ku ata jetojnë.

Kryetari i akademisë”Mirdita” dhuroi për bibliotekën e Vatrës 5 numrat e fundit të revistës së ilustruar 3 mujore “Mirdita”.

Një dhuratë e çmuar për bibliotekën e Vatrës ishte edhe Albumi me piktura dhe Grafika të përzgjedhura të piktorit Pjetër Marku, Kryetar i akademisë”Mirdita”.

Anëtari i kryesisë së Vatrës, biznesmeni Zef Balaj, pranoi “Mirënjohjen e Artë” që Akademia”Mirdita” ia dhuroi Vatrës.

          Kryetari i Akademisë “Mirdita”, piktori Pjetër Marku, ndër të tjera, shkroi në librin e mysafirëve:”O sa i lumtur u ndjeva sot në selinë e Vatrës Shqiptare në Nju Jorkun e mrekullueshëm.Njohja e historisë së kësaj Vatre historike është impresionuese. Vetë Vatra është mbreslënse, patriotike, atdhetare, besëlidhëse, fjalëmbajtëse, e ngrohtë , e zjarrtë, e lartësuar në kujtesën shqiptaro-amerikane. Vatra, më shumë se shoqatë, më shumë se bashkim,-vatranët, më shumë se të dashuruar me Atdheun. Faleminderit atdhetar Zef Balaj, Asllan Bushati për mikpritjen, faleminderit Dalip Greca për përcjelljen e historisë së Vatrës Atdhetare. E kam prekë me shpirt sot në këtë vizitë të paharruar, Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës….Kryetari i akademisë”Mirdita” shoqërohej në vizitën e tij nga Vat Biga dhe i biri.

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT