• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË: GËZUAR FITËR BAJRAMIN

May 2, 2022 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Islam Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Fitër Bajramin. Kjo ditë e shenjtë është festa e pranverës në shpirtin e çdo njeriu që ka agjëruar. Çdo besimtar sot përulet para krijuesit të tejetlartë në shenjë falenderimi për kalimin me sukses të një muaji sakrifice e përshpirtshmërie ndaj Zotit tonë fuqiplotë.Uroj ta kaloni bukur dhe gëzuar me familjen, të dashurit dhe miqtë tuaj.Me rastin e kësaj feste të madhe ju uroj me shpirt të gjithëve që të jeni solidarë, paqësorë dhe të jemi udhërrëfyes i fjalës së Zotit. Sot më shumë se kurrë duhet të mendojmë për të sëmurët, të varfërit, të braktisurit dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë.Kjo festë e madhe le të na afrojë sa më shumë me Zotin dhe njëri-tjetrin.I bekuar qoftë gjithmonë ai që lartëson emrin e Zotit.Begati, bekime dhe lumturi në familjet tuaja.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra Tagged With: Elmi Berisha, Fiter Bajrami

VATRA & DIELLI: GEZUAR FITER BAJRAMIN!

May 23, 2020 by dgreca

VATRA & DIELLI: GEZUAR FITER BAJRAMIN!
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKES”VATRA” DHE GAZETA E SAJ “DIELLI ” UROJNE BASHKATDHETARET E BESIMIT MYSLIMAN: GEZUAR FITER BAJRAMIN-FESTEN E PAQES,DASHURISE, ADHURIMIT NDAJ ZOTIT TONE TE MADHERUESHEM!
LE TE UDHEHIQEMI EDHE NE KETE FESTE NGA NDJENJA E DASHURISE PER NJERI-TJETRIN, DUKE PATUR SI MOTO FJALET PREJ ARI TE AT’ GJERGJ FISHTES: VERTETE KEMI BAJRAM E PASHKE, SHQIPTARINE E KEMI BASHKE…!

Filed Under: Komunitet Tagged With: dielli, Fiter Bajrami, Vatra

MIJERA BESIMTARE MUSLIMANE SHQIPTARE NE SHBA DHE KANADA FESTOJNE FITER-BAJRAMIN

July 17, 2015 by dgreca

Fitër Bajramit, festë e simbolit të paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë së përbashkët/
NGA BEQIR SINA/
17 Korrik 2015- BROOKLYN, New York: Në disa shtete në Amerikën e Veriut – SHBA dhe Kanada, shqiptaro-amerikanët myslimanë u mblodhën të premten heret në mëngjes për të festuar Fitër Bajramin – për të shënuar fundin e Ramazanit muajit të gjatë të agjerimit, që nisi prej 18 qershorit dhe përfundojë sot më 17 korrik.
Pas 30 ditëve agjërim, sakrifice, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, duke iu bashkuar edhe atyre në mbarë botën islame, sot festuan Fitër Bajramin, një nga festat më të mëdha të besimit islam në kalendarin hynor.
Atmosfera e festës së Bajramit të Madh në Shtetet Bashkuara dhe Kanada, në mesin e shqiptarëve të besimit Islam, është ndjerë kudo, sot ditën e premte gjatë gjithë ditës. Ku, me mijëra besimtarë shqiptarë muslimanë së bashku me fëmijët e tyre, në disa shtete, ku më së shumti jetojnë shqiptarët, që në orët e para të mëngjesit, mbasi kanë agjëruar 30 ditët e Ramazanit, janë mbledhur për të falur Bajramin në xhamitë e tyre.
Kjo festë, këtu, ka nisur me faljen e Bajramit, ku si zakonisht, besimtarët myslimanë shqiptarë, janë mbledhur në xhamitë e tyre, për të kryer ritet , që i takojnë kësaj dite të shënuar.
Kurse, me rastin e kësaj feste, të gjithë Imamët shqiptarë në SHBA dhe Kanada, u kan uruar besimtarëve të vetë, dhe të gjithë shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, festën e madhe të Fitër Bajramit, e cila thanë ata është festë e simbolit të paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë së përbashkët.
Gjatë lutjes, së tyre ata kërkuan nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe vendin tonë, Shqipërinë , Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare, duke i përgëzuar me këtë rast të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej detyrimeve kryesore të fesë islame siç ishte agjërimi.
Ndërkohë, që edhe vetë besimtarët mysliman e kremtuan këtë ditë të shejtë të Fiter Bajramit me lutjet dhe urimet e përzemërta vëllazërore mes njëri tjetrit dhe për të gjithë, shqiptarët kudo që janë dhe përcollën mesazhe ; me dëshirën dhe bindjen, se do të thellohet dashuria ndaj njëri tjetrit dhe ndaj vendlindjes së tyre, duke u lutur së bashku, që kjo festë të rrisi edhe më shumë ndjenjat e mëshirës për të vobektët, mirëkuptimit, solidaritetit, paqes, tolerancës, besimit në forcat e njerëzve, me urimin dhe dëshiren që paqia dhe mëshira e Zotit të jenë kudo .
Ndërsa, sot në mëngjez heret, festimi i ashtuquajtur qëndror në SHBA, i cili mbahet për 35 vite me rradhë, u krye në xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York.
Xhaminë e Bruklinit në Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn, ku u mblodhën më shumë se 500 besimtarë musliman nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëria, në faljen e Bajramit.
Duke çelur ceremoninë, sipas zakonit në fillim u mbajt një ligjeratë e gjatë nga Imam Osman Zaka, i Xhamisë së Bruklinit deri sa filloi falja e Fitër Bajramit në orën 7:00 të mëngjesit.
Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij – Imam Roland Çinari dhe si heret e tjera ngaqë pjesamarja ka qënë majft e madhe, Fitër Bajrami, u falë dy herë.
Imam Zaka, i cili është lideri fetar i kësaj xhamie në Bruklin, gjatë ligjeratës së sabahut, ndër të tjera ceku, se me këtë ditë shënojm fundin e muajit të Ramazanit, periudha më e shenjtë e vitit islamik. Bajrami, nënvizojë , ai , është një kohë për t’iu falur Zotit për bekimin e ripërtëritjes së besimit dhe për të bërë akte bamirësie.
“Festa e Bajramit, u shpreh Imam Zaka, është kurorëzim i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe sakrificës, në emër të të gjitha të mirave që po na fal Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm,. Në emër të dashurisë e respektit për njeri tjetrin, e pastërtisë në shpirt, harmonisë dhe mirëqënies sonë. Festa e Bajramit, për besimtarët shqiptarë, tha ai, sidomos këtu në mërgim, duhet të forcojë gjithnjë e më shumë traditën e tonë, që kemi trashëguar, në ndergjegjen tonë, gjithçka nga e mira e në të mirës, të harmonisë e bashkëjetesës fetare”.
Sikurse, Imam Zaka, edhe ndihmësi i tij, imam Roland Çinari, iu drejtua besimtarëve, në këtë ditë feste, duke iu thënë se Bajrami, është një pjesë e bekuar kohe që mbart në vetvete begatinë, bereqetin, mirësinë dhe gëzimin e ditëve, javëve, madje të muajve dhe tërë vitit. Në këtë mënyrë Bajrami, është një lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë. Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi e sendërtuar në zekat, bamirësi dhe përkrahje.
Në fund Imam Roland Çinari u lut që le të gëzojmë dhe t’a shijojmë me shpirt e me zemër këtë festë të bukur e plot hijeshi, të gjithë muslimanët
Në ditët e Fitër Bajramit, bëhen vizita prindërve, miqve, dashamirëve, shokëve dhe fqinjëve, me ushqime të bollshme dhe ëmbëlsirat tradicionale, si bakllava, kadaif, tollumba, revani sheqerpare e tjere. Për Bajram besimtarët muslimanë shqiptarë sipas zakoneve Islame vazhdojnë me vizita familjare tek me të vjetërit, të sëmurët dhe të vobektit, me shpresë se nga këto vizita ata do të fitojnë më shumë sevape.
Një e mirë e kësaj feste , sipas tyre është që besmitarët sipas mundësive ndihmojnë të varfërit dhe jetimët, dhe japin sadoka në vendlidnjen e tyre.
Pas faljes së Fitër Bajramit, besmitarët muslimanë shqiptarë në shenjë dashurie dhe respekti për ata që nuk janë më midis nesh bëjnë vizita në varrezat duke vendosur buqeta me lule të freskëta.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, festohet ne SHBA, Fiter Bajrami, Kanada

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT